Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 109

 

Lidhur me Pushtetin e Zotit

 

Gjithçka i nënshtrohet Atij, gjithçka është përmes ‘Tij. Ai është ngush ëllimi për të varfrit, dinjiteti për të poshtëruarit, fuqia për të pafuqishmit e mburoja për të shtypurit. Ai dëgjon ç’thotë këdo që flet e ia di të fshehtën kujtdo që hesht. Te Ai gjen ushqim çdo gjallesë, tek Ai rikthehet çdo gjë që mbaron.

 

 O Zot! Sytë tanë nuk të kanë parë, që të jemi të vetëdijshëm për Ty, po dimë që Ti ke qenë përpara se të përshkruhej krijimi Yt. Ti s’e bëre krijimin sepse ndiheshe vetëm, as e bëre për të nxjerrë fitim. Ai që thërret Ti, nuk mund t’i shpëtojë thirrjes Tënde, dhe ai që e kap Ti, nuk mund t’i shpëtojë kapjes Tënde. Ai që s’të bindet Ty, s’e mpak autoritetin Tënd, e ai që të bindet Ty, nuk i shton gjë Fuqisë Tënde. Ai që nuk pajtohet me Gjykimin Tënd, nuk mund të ta ndryshojë, dhe ai që largohet nga Vullneti Yt, nuk mund të bëjë pa Ty. Të gjitha sekretet janë të hapura para Teje, e të gjithë të munguarit janë të pranishëm pranë Teje.

 

Ti je i përjetshëm, për Ty nuk ka fund; Ti je pikësynimi më i lartë e tej Teje s’ka më tjetër stacion; Ti je vendi i premtuar i rikthimit, nga i cili s’shkon dot më tjetërkund, veçse drejt Teje. Në dorën Tënde është fati i çdo krijese, tek Ti është rikthimi për çdo qenie të gjallë. Lëvduar qofsh! Sa madhështor është krijimi Yt i dukshëm e sa e vogël është madhështia e tij në krahasim me Fuqinë Tënde! Sa e jashtëzakonshme është Mbretëria Jote e dukshme e sa modeste është ajo ndaj asaj, që na fsheh Hiri Yt. Sa të shumta janë mirësitë e Tua në këtë botë e sa të pakta janë ato në krahasim me bujaritë e botës tjetër.

 

 Pjesë e po asaj ligjërate për engjëjt

 

Ti, o Zot, i bëre engjëjt të banojnë në Qiejt e Tu e i ngjite lart, mbi tokën Tënde. Në tërë krijimin Tënd, janë ata që e kanë më të shumtë dijen rreth Teje, më të thellë drojen prej Teje e më të madhe afërsinë ndaj Teje. Ata s’kanë ndenjur kurrë në kryqe meshkujsh, as në mitra1073. Ata s’u krijuan nga ‘ai lëngu emër ndyrë’, që quhet farë; as shpërbëhen nën veprimin e kohës. Aty ku janë, janë përherë nën shikimin Tënd - te rrinë në vendet që u ke dhënë pranë Teje. E përsëri, dëshirat e tyre mbeten vetëm tek Ti dhe adhurimi i tyre për Ty s’njeh fund. Ata s’dinë t’i lënë pas dore urdhrat e Tua. Mjaft të kujtojnë misterin që Të rrethon1075, për t’i parë punët e tyre si tepër të vogla. Pastaj nisin e qortojnë veten, duke menduar se nuk Të adhuruan aq sa ç’e do e drejta Jote për të qenë i adhuruar, dhe se nuk T’u bindën aq sa ç’e do e drejta Jote për të Të qenë i shërbyer.

 

Për mirësitë dhe udhëheqjen e Zotit, si dhe për ata që janë mosmirënjohës

 

Qofsh i Lavdëruar, o Krijues i Adhuruar, për provat e mira që bëre për të vënë në sprovë Krijimin Tënd! Ti e ngrite shtëpinë duke e pajisur për gostira plot me pije, ushqime, bashkëshortë, shërbëtorë, sheshe, lumenj, pemishte e fruta. Pastaj dërgove lajmëtarët me ftesa, por njerëzit s’iu përgjigjën ftonjësve të Tu. Ata s’u ndjenë të bindur për atë që doje Ti t’i bindje, dhe as treguan padurim ndaj asaj që Ti doje të pritej me padurim. Në vend të kësaj iu përveshën kufomës dhe merituan turp duke ngrënë prej saj, e u bashkuan në dashurinë ndaj saj.

 

Kur dashuron dikush një gjë, zemra e tij verbohet e sëmuret. Shikon edhe më pas, por me sy të sëmurë, dëgjon edhe më pas, po me veshë të shurdhuar. Pasionet e bëjnë copë e çikë mençurinë e tij, bota e vdes zemrën e tij e mendja i digjet pa pushim nga dëshira; në këtë mënyrë, bëhet skllav i saj e i kujtdo tjetri që ka të bëjë me të. Sa herë që kthehet, kthehet drejt saj, e sa herë që vazhdon, vazhdon drejt saj. Asnjë ndalim prej Zotit s’e bën të heqë dorë, e as pranon këshillë nga ndonjë predikues. I sheh ata që janë kapur në pakujdesi, po nuk nxjerr qortim, as kthehet në rrugën e mbarë.

 

Lidhur me vdekjen

 

Ajo që ata shpërfillën, u bie mbi kokë. Papritur vjen ndarja nga kjo botë, ku ndiheshin aq të sigurtë, dhe bashkë me të vijnë edhe gjërat që ishin thënë rreth botës tjetër. Sa e vështirë është të tregohen ato që u ndodhin gjatë kësaj rruge! Në çdo anë kanë ankthin e vdekjes dhe pikëllimin1078 për humbjen e kësaj bote, e kjo i bën të ngathët gjymtyrët e tyre dhe ua ndërron ngjyrën e fytyrës.

 

Dhe vdekja e shton akoma më shumë presionin mbi gjahun e saj. Herëherë hyn midis tij e fuqisë së tij për t’u shprehur, ndonëse ai ndodhet shtrirë mes njerëzve të tij duke i parë me sytë e tij dhe duke dëgjuar me veshët e tij, me mendjen në vend e me intelekt të plotë. Atë kohë sjell ndërmend si e shpenzoi jetën e me ç’punë e mbushi kohën; kujton pasurinë që ka mbledhur duke nxjerrë sytë për kërkimin e fitimin e saj, qoftë me nder apo gjëra të dyshimta. Tani e kanë vënë poshtë pasojat e mbledhjes së saj e po bëhet gati ta braktisë e t’ua lërë atyre që mbeten pas tij. Ata do gëzojnë e fitojnë prej saj. Sa lehtësisht do ta fitojnë të tjerët, po për vetë atë do bëhet zgjedha, nga e cila s’do mund t’i lirohet më zverku. I mbetet vetëm të kafshojë gishtat me dhëmbë nga turpi për gjithçka që iu zbulua për gjërat në çastet e vdekjes. Dhe kështu, pështiroset nga gjithçka që lakmoi sa kohë që jetoi e nis t’i vijë keq pse s’i mblodhi në vend të tij ai që ia kishte zili dhe ishte bërë xheloz për shkak të tyre.

 

Po vdekja vijon punën me trupin e tij; dhe ja! nisin dhe veshët t’i sillen si gjuha1079. Dhe kështu mbetet shtrirë midis njerëzve, pa folur me gjuhën e tij dhe pa dëgjuar me veshët e tij, me vështrimin që e shetit mbi fytyra, duke vëzhguar lëvizjet e buzëve të tyre, por pa i dëgjuar fare çfarë thonë. Pastaj vdekja e rrit pushtetin e saj mbi të dhe ia merr dhe sytë, si i kishte marrë më parë dëgjimin. Vjen kështu çasti kur shpirti ndahet nga trupi e ai mbetet kufomë mes njerëzve të tij, që e ndiejnë veten të ndarë prej tij e i largohen me frikë. S’do mund t’i afrohet asnjë ngushëlluesi, as t’i përgjigjet ndonjë vizitori. Pastaj e shpien në një copë të vogël toke për t’ia dorëzuar pasojave të besimit e veprave të tij. Pastaj shterin dhe vizitat pak nga pak.

 

Lidhur me Ditën e Gjykimit

 

S’do ta shohë më njeri, derisa t’i afrohet fundit të saj ç’u shkrua e urdhërua, punët të përmbushin caqet që u janë caktuar, pasardhësit t’u bashkohen paraardhësve dhe gjithçka të shkojë drejt ringjalljes së krijimit të Tij, ashtu siç vendosi Ai. Pastaj Ai do ta tronditë qiellin e do ta çajë më dysh, do tundë dheun e do ta kthejë përmbys, do t’i çrrënjosë malet e do t’i hallakatë andejkëtej duke i përplasur e thërmuar me njëri-tjetrin me Fuqinë dhe me Pushtetin e Tij. 

 

Atëhere do të nxjerrë nga gjiri i tyre këdo që ata mbajtën brenda, pastaj do t’i ripërtërijë pas një kapitjeje shumëvjeçare e do t’i mbledhë bashkë, pasi i kish hapërdarë gjithandej. Pastaj do t’i marrë një nga një për t’i pyetur për veprat e tyre të fshehta dhe për mendimet e tyre sekrete. Pastaj do t’i ndajë në dy grupe, duke shpërblyer njërin e ndëshkuar tjetrin. Të bindurit do t’i shpërblejë me afërsinë e Tij dhe do t’i mbajë përherë në shtëpinë e Tij, prej nga s’largohet më asnjë banor. Gjendja e tyre nuk do të pësojë më ndryshime, nuk do t’i torturojë më frika, nuk do t’u bjerë më lëngatë mbi kokë, nuk do t’u kanoset më asnjë rrezik, dhe nuk do ndiejnë më nevojën për të udhëtuar.

 

E sa për mëkatarët, ata do lihen në vendin më të keq, me duart lidhur pas qafe, balluket të mpleksura për këmbësh, veshur me këmisha katrani e me rroba që marrin përherë trajta të reja nga gjuhët e kuqe të flakëve. Do jenë vazhdimisht në ndëshkim e zjarri zhuritës nuk do ketë për ta asnjë pikë mëshire. Dyert nuk do hapen më kurrë për ata që ndodhen prapa tyre, dhe nga brenda do ngrihen veç britma ngjethëse, ulërima, flakë dhe zëra të frikshme. Bujtësit e këtij vendi s’do mund të largohen më prej tij. S’ka çmim t’i lirojë të burgosurit në të, dhe s’ka gjë që do mund t’ua priste prangat. Kjo shtëpi nuk ka moshë, që të mund të shpresohet prishja e saj, dhe as ndonjë cak kohor, që do mund të kapërcehej.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për Profetin e Shenjtë

 

Ai e trajtonte këtë botë si të dyshimtë dhe e gjykonte si të ulët, e mbante si të përbuzshme dhe e urrente. Ai mendonte se Zoti e kishte mbajtur larg saj me qëllim1083 dhe ua kishte shpalosur të tjerëve me përbuzje. Kjo e mbajti larg saj zemrën e tij, syrgjynosi kujtimet e saj nga mendja e tij e bëri që joshjet e saj të mbeteshin të fshehta për sytë e tij, në mënyrë që të mos mund të merrte prej saj veshje, as të shpresonte për të qëndruar në të. Ai pruri nga Zoti thirrjen, e këshilloi popullin e tij si paralajmërues e i ftoi njerëzit për në Parajsë si kasnec i lajmeve të reja dhe të mira.

 

Për pasardhësit e Profetit të Shenjtë

 

Ne jemi pema e Profetësimit, burimi i mençurisë dhe vendi ku ruhet Mesazhi Hyjnor e ku zbresin engjëjt e Tij. Mbështetësit dhe përkrahësit tanë shpresojnë mëshirë, dhe ata që na urrejnë e na janë armiq presin ndëshkim.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top