Është një nga ligjëratat për të papriturat e fatit Qoftë i lavdëruar Zoti, Që dëshmohet përpara krijesave të Tij nga vet ato; Që është i natyrshëm në zemrat e tyre për shkak të natyrshmërisë së Dëshmisë; Që krijoi pa e vrarë mendjen, sepse mendimi i përshtatet veçse atij që ka organe të të menduarit, ndërsa Ai e vepra e Tij qëndrojnë përmbi çdo përpjekje mendore. Dija e Tij zbërthen përmbajtjen e sekreteve të panjohura dhe hedh bazament për bindje të thella.
Pjesë e po asaj ligjërate mbi Profetin e Shenjtë:
Zoti e zgjodhi atë nga linja gjenealogjike e profetëve, nga drita e aure olës, nga balli i madhështisë, nga ajka e luginës së Bathas, nga fenerët që shpërndanë terrin e nga burimi i mençurisë.
Pjesë e po asaj ligjërate:
Ai ishte si mjeku endacak, që bënte gati melhemet e përvëlonte veglat për t’i përdorur sa herë duhej për kurimin e zemrave e syve të ver bër, veshëve shurdhë1060 e gjuhëve memece
Duke qortuar muslimanët
Ai pastroi me ilaçet e tij pasojat e mospërfilljes dhe vatrat e pështje llimit, po njerëzit nuk marrin dritë nga dritat e mençurisë së tij, dhe as pro dhojnë flakë nga stralli i dijeve të tij shkëndijuese. Dhe kështu sillen si gjedhët që dinë vetëm të kullotin, apo si copa gurësh të pagdhendur, të pandjeshëm dhe të ftohtë. Po sapo u ngrit fare pak vetëm një cep i velit që mbulon misterin e madh, kërkuesi pa diçka nga shenjat e tij, atij që ndjen iu shfaqën të fshehta dhe të çoroditurve iu tregua e qartë fytyra e së drejtës.
Por ç’po ndodh kështu me mua! Ju shoh si të ishit trupa pa shpirt e shpirtra pa trupa, ithtarë zellshuar, tregtarë dështakë, zgjuar e të përgju mur, të pranishëm si të padukshëm, shikonjës me sy të verbuar, dëgjonjës me veshë të shurdhuar dhe folës me gjuhë memeci. Shoh që çoroditja është bërë qendër e gjithçkaje dhe i ka lëshuar lastarët e saj gjithandej.
Shoh si ju shtyp me peshën e saj e ju kall datën me përmasat e saj. Frymëzuesi i saj është një i dëbuar nga komuniteti, i cili këmbëngul në mis ionin e tij për t’i futur njerëzit nëpër rrugë të mbrashta. Kështu pra, asgjë s’do të mbetet prej jush atë ditë, përveç ndonjë çmërsi enësh të gatimit apo pluhuri që mbetet kur shkundim ndonjë çull. Ai do t’ju gërryejë siç gë rryhet lëkura, do t’ju shkelë me këmbë si grurin në lëm, dhe do dijë ta gjejë besimtarin siç qëmton zogu kokrrat e tij mu në mes të bykut.
Ç’janë këto rrugë që ju firojnë, këto mugëtira që ju shtyjnë në udhë të gabuara dhe këto iluzione që ju mashtrojnë? Prej ç‘vendi ju kanë sjellë, për ku jeni nisur? Sepse çdo kohë ka një dokument të shkruar dhe kush mungon duhet të kthehet prapë. Kështu pra, t’i vini veshin prijësit që ju dha Zoti, dhe t’i jeni pranë me zemrat tuaja. Kur ju flet ai, ju të rrini zgjuar. Kjo është detyra e Lajmëtarit - t’i thotë popullit të tij atë që është, të përqendrojë energjitë e mendjes së tij dhe të ruajë qartësinë e mendimit të njerëzve të tij. Se vetëm ai mund t’jua heqë qelbin duke ia hapur gojën plagës e duke e gërryer si rrëshirë nga trungu i pemës. Tani e keqja ka zënë vend dhe injoranca ka përmbytur gjithçka.
Kaosi ka mbuluar dheun kurse thirrja e virtytit del fare mbytur. Koha përpin vitet si mishngrënës i panginjur dhe e keqja bulërin si ajo gamilja që deri para pak ka ndenjur heshtur. Njerëzit u vëllazëruan në vepra të këqija, braktisën fenë, thonë gënjeshtra në një zë dhe ushqejnë urrejtje të verbuar ndaj çështjeve të së vërtetës.
E kështu, bijtë bëhen burim ankthi e zemërimi për prindët, e shiu - shkak i zagushisë, kurse vesi lulëzon dhe virtyti vyshket. Njerëzit e kësaj kohe do jenë ujq, sundimtarët e saj bisha, njerëzit e klasës së mesme grykës, kurse të varfrit do të kenë vetëm jetë, po shpresë kurrsesi. E vërteta do perën dojë e mashtrimi do lulëzojë; me gjuhë do flitet gjithandej për dhembshuri, por zemrat do kenë veç helm e grënjë1069; çelësi i prejardhjes familjare do bëhet tradhtia bashkëshortore, dëlirësia do jetë gjë e rrallë, e Islami do vishet si lëkura e kthyer së prapthi.