• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 105

 

 

Duke lavdëruar Profetin e Shenjtë

 

Pastaj Zoti dërgoi Muhammedin dëshmitar, dhënës të lajmit të mirë e paralajmërues, më të mirin fëmijë në Univers, më të thjeshtin njeri të rritur, më të pastërtin e të pastërve në sjellje, dhe më bujarin ndër ata që mbahen për shembuj bujarie.

 

Për Umejjadët

 

Kjo botë s’u shfaq e ëmbël për ju, me gjithë ëmbëlsitë që ju dha. Ju s’molët qumësht nga gjinjtë e saj, përveç më vonë, kur e kish marrë mëgo jëzën nëpër këmbë e ish liruar nënbarkëza e saj e lëkurtë. Për ca nga ju, anët e saj të paligjshme u bënë si degët e përkulura nën peshën e frutave, ndërkohë që anët e saj të ligjshme ishin tepër lart dhe të pakapshme. Për Al lah, për ca kohë do arrini ta shihni si hije që zgjatet. Tokat rreth e qark do bien pa qira e mundim në duart që do shtrini ethshëm përmbi to, po atë  kohë s’do jenë për ju duart e prijësve1042. Shpatat tuaja do rrinë varur përmbi ta, kurse të tyret do t’ju rrijnë larg. Mbani mend: Për çdo pikë gjaku të derdhur ka një hakmarrës dhe për çdo të drejtë ka një pretendent. Ai që do të hakmerret për gjakun tonë do jetë si gjykatësi që mbron çështjen e tij. E ky është Zoti: Ai që e kërkon, nuk zhgënjehet prej Tij, e ai që i ikën vrap, nuk mund t’i largohet, as t’i shpëtojë. Betohem për Zotin, O Beni Umejjadë! S’do kalojë shumë e ju do ta shihni1043 në duar të të tjerëve dhe në shtëpitë e armiqve tuaj. Dijeni që syri që sheh më mirë është ai, shikimi i të cilit kap virtytin; dijeni që veshi që dëgjon më mirë është ai, dëgjimi i të cilit kap dhe pranon këshillën e mirë .

 

Për funksionet e Imamëve

 

O njerëz, merrni dritë nga fenerët e predikuesit që punon në pajtim me ç’thotë, e nxirrni ujë vetëm nga burimi që është pastruar nga pisllëqet. O krijesa të Zotit, mos u kënaqni me padijen tuaj e mos iu bindni ambicjes suaj. Në këtë vend jeni si puna e atij që rri buzë një bregu të gërryer nën vete. Një i tillë mbart mbi shpinë rrënimin nga njëra humnerë vesesh në një tjetër, më të thellë, duke kaluar nga një shthurje te një tjetër, më e rëndë, deri sa të shkojë në Skëterrë.

 

Një i tillë rreket të bëjë bashkë çfarë mund të rrijnë vetëm veç duke kërkuar pajtim për gjëra që s’mund të bëhen më bashkë. Kështu pra, kini frikë nga Zoti e mos u qani para atij që s’mund t’u japë zgjidhje halleve tuaja, as mos u ndikoni prej tij për të prishur atë që është caktuar të jetë detyra juaj. Sigurisht, mbi Imamin nuk ka detyrime, përveç atyre që i ngarkoi vetë Zoti për përçimin e paralajmërimit, dhënien e këshillës së mirë, ringjalljen e Sunnetit, ndëshkimin e atyre që meritojnë dënim dhe shpërblimin e atyre që meritojnë shpërblim. Kështu pra, nxitoni drejt dijes, përpara se të venitet  gjelbërimi i saj dhe përpara se t’ju fashitet dëshira për t’a kërkuar nga ata që e kanë. Largoini të tjerët nga e paligjshmja, duke qëndruar edhe vetë larg saj, sepse urdhri është të hiqni dorë nga e keqja ju vet, pastaj të bindni të tjerët që të bëjnë si ju.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top