Lidhur me përmbysjet që pritet të sjellë koha.
Ai është i Pari përpara çdo gjëje të parë, dhe i Fundit pas çdo gjëje të fundit. Parësia e Tij nënkupton që s’ka tjetër të parë përpara Tij e Pa fundësia e Tij nënkupton që s’ka tjetër të fundit pas Tij. Dëshmoj në të dy mënyrat - hapur e në mënyrë sekrete1016, me zemër e me gjuhë - që s’ka zot tjetër përveç Zotit.
O njerëz, mos bëni krimin e kundërvënes ndaj meje, mos u kandisni të rebeloheni kundër meje dhe mos i shkelni syrin njëri-tjetrit kur ju flas. Për Atë Zot, Që mugullon embrionet dhe vë erërat të fryjnë, ajo që ju bëj të njo hur unë vjen drejt e nga Profeti. As Lajmëtari ka gënjyer, dhe as dëgjuesi nuk ka dëgjuar gabim. E pra, më bëhet sikur shikoj një njeri të pafytyrëI, që është duke bërti tur nga Siria e që i ka ngulur flamujt e tij në periferitë e Kufas. Kur t’i hapet e tërë goja, arroganca e tij do bëhet e padurueshme dhe përmbi tokë do shkelin hapat e tija të rënda dhe tiranike; atë kohë trazirat do t’i bluajnë njerëzit me dhëmballët e tyre, lufta do të tërbohet me tërë tmerret e saj, ditët do bëhen mizore dhe do ndiqen nga netë edhe më mizore.
Kur drithi të jetë rritur dhe të qëndrojë mbi kërcej të fortë, shkuma e saj do marrë dhenë. Vetëtimat do ndezin qiejt, flamujt e rebelimit të të pabesëve do të shpalosen nëpër erë, do ta fshehin dritën si nata e errët dhe do uturijnë si det i egërsuar.
Kjo do ta copëtojë Kufan, së bashku me plot stuhi të tjera të mëvonshme. Mbi të do ulurijë era e ndërkryer, ndërkohë që kokat që do të mbeten më në fund përmbi supe, s’do kenë më të njëjtën mendje. Në këtë mënyrë drithi i mbetur më këmbë do të korret dhe të korrat do të shkatërrohen.