Për Profetin e Shenjtë dhe pasardhësit e tij
Lëvduar qoftë Zoti që mbulon me Mirësinë e tij të gjithë krijimin e që e ka shtrirë përmbi të Dorën e Tij bujare. Ne e lavdërojmë Atë për të gjitha punët e Tij dhe i kërkojmë të na ndihmojë në plotësimin e të dre jtave të Tij. Ne dëshmojmë që nuk ka zot tjetër, veç Tij, e që Muhammedi është shërbëtori dhe Profeti i Tij.
Zoti e dërgoi të shpallte vullnetin e Tij e të fliste për kujtimin e Tij, dhe ai e kreu besnikërisht këtë mision, deri sa e mbylli jetën në udhën e drejtë, duke na lënë pas flamurin e së drejtës. Kushdo që shkon përtej tij, i shmanget Besimit, dhe kushdo që mbetet pas tij, shkon drejt fundit të tij. Kush mbërthehet pas tij, i bashko het së drejtës që drejton pa patur nevojë për fjalime dhe që është e ngadaltë në të ecur, po e shpejtë kur merr udhë.
Kur ju të përkulni kokat përpara tij e të tregoni me gishtat tuaj drejt tij, atij do t’i vijë vdekja dhe do ta marrë nga kjo botë. Ajo do të jetojë pas tij aq sa Zoti ka bërë ymër, derisa të nxjerrë në dritë për ju atë që do t’ju mbledhë të gjithëve dhe do t’ju bash kojë përsëri pas këtij shkretimi1011. Mos vini shpresa në atë që nuk del në ballëI, e mos i humbni shpresat tek ai që është pas velit të misterit. Mbase ndonjëra nga këmbët e të mbuluarit me mister mund të rrëshkasë, por, sido që të jetë, tjetra do mbetet mbërthyer për vendi, përderisa të bëhen bashkë të dyja aty ku ishin më parë dhe të ngulen fort përsëri. Kini mendjen! Shembulli i Ehli Beitit është si ai i yjeve të Qiellit, ku çdo yll i perënduar pasohet nga lindja e tjetrit. Bekimet e Zotit për ju janë bërë realitet, përderisa ju tregoi për gjërat që deshët.