Për Talhain dhe Zubeirin ShejtaniI ka grumbulluar besnikët e tij dhe ka vënë në radhë kalorësit e këmbësorët e tij. E unë kam veç dijen e urtinë time, sigurisht. Unë s’e kam gënjyer ndonjëherë veten time, as më kanë gënjyer të tjerët ndonjëherë. Për Atë Zot, do të mbush për ta një depo buzë më buzë me ujë, po prej saj vetëm unë do marr. Kurse ata as do mund të ikin prej saj, dhe as do mund të rik thehen drejt saj.
_____________
(Kur Talhai dhe Zubeiri u rebeluan duke shkelur betimin e besnikërisë e u nisën për në Basra të shoqëruar nga Aisheja, Imam Aliu mbajti një fjalim të gjatë, pjesë e të cilit është fragmenti i mësipërm. Sipas Ibn Ebi’l-Hadidit, ‘Shejtani’ që përmendet në këtë ligjëratë nënkupton She jtanin e vërtetë si dhe Mu’avien. Dihet që Mu’avia konspironte me Talhain dhe Zubeirin,
duke i nxitur të luftonin kundër Imam Aliut; megjithatë nënkuptimi i Shejtanit të vërtetë duket më i natyrshëm e më i qartë dhe pajtohet më mirë me situatën dhe rrethanat.)