Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 1

 

Në këtë ligjëratë flitet për krijimin e Tokës e Qiellit, si dhe për lindjen e Ademit

 

Qoftë lavdëruar Zoti, të Cilit s’ia përshkruan dot vlerat asnjë gojëtar, të Cilit s’mund t’ia numërojë të mirat asnjë numërues, të Cilit s’mund t’ia njo hin kurrë hakun ata që përpiqen t’ia njohin, dhe të Cilin s’mund ta kup tojë e matë asnjë mendje e mençuri, sado e ndritur; lëvduar qoftë Ai, për cilësitë e të Cilit nuk ka asnjë cak, nuk bëhet asnjë përshkrim, nuk mjafton as një lëvdatë, nuk ekziston asnjë kohë fillimi dhe nuk është caktuar asnjë kohë mbarimi. Ai e pruri krijimin në qenie përmes Pushtetit të Tij, i lëshoi erërat nga Mëshira e Tij dhe e fiksoi dheun në lëkundje me anë të shkëmbinjve.

 

E para gjë në fé janë dijet për TëI; përsosmëria e dijeve rreth Tij synon dëshmimin e Tij, përsosja e dëshmimit të Tij arrihet me besimin në Njësh mërinë e Tij, përsosmëria e besimit në Njëshmërinë e Tij nënkupton të jesh i ndershëm ndaj Tij, e qenia i ndershëm ndaj Tij e arrin përsosmërinë kur nuk i vishen cilësi, sepse vetë cilësia është një provë e qenies së saj ndryshe prej gjësë së cilësuar, dhe sepse gjëja, së cilës i vishet diçka, është e ndryshme nga vet veshja.

 

 Kështu, kushdo që i vesh Zotit tipare, pranon të ngjashmin e Tij, dhe kush i njeh Atij të ngjashëm, e sheh Atë si dy, e kush e sheh Atë si dy, e pranon si të ndashëm; pra edhe të pjesshëm e të paplotë. Por pranimi i paplotësisë së Tij është si ta marrësh Atë tjetër për tjetër, dhe ngatërrimi i Tij tjetër për tjetër kërkon ta dëftosh, por të dëftosh në drejtim të Tij, është njësoj si t’i vësh kufij; dhe t’i vësh Atij kufij do të thotë ta numërosh. Kush thotë në çfarë është Ai, e mendon Atë të përmbajtur, dhe kush thotë se ku është Ai, thotë se Ai s’është diku tjetër. Ai është Qenie, po jo përmes ardhjes në ekzistencë. Ai është, por jo sepse del nga mosqenia.

 

Ai gjëndet në gjithçka, po jo përmes afërsisë fizike. Ai është jashtë gjithçkaje, por jo përmes ndarjes fizike. Ai vepron, por pa vënë në punë lëvizje dhe vegla. Ai e shikon krijimin e Tij edhe kur s’mund të shihet gjë në të. Ai është vetëm NJË; një NJË i tillë, që nuk ka një tjetër si Ai, me të cilin Ai do mundej të mbante shoqëri e të cilit do t’ia ndjente mungesën, po t’i mungonte.

 

 

Krijimi i Universit

 

Ai e solli krijimin në qenie në një mënyrë që s’i ngjan asgjëje tjetër: Pa u munduar për ta menduar, pa asnjë eksperimentim, pa përmirësuar asnjë lëvizje e pa zbatuar asnjë ëndërr intelektuale. Ai i caktoi kohë çdo gjëje, bëri bashkë në një tiparet e ndryshme të tyre dhe u dha karakteristika e u veshi veti që i njihte që përpara se t’i krijonte, duke bërë fakt kufizimet dhe caqet e tyre dhe duke vlerësuar prirjet e thelbit të tyre dhe ndërlikimet e prit shme, që lidhen me to.

 

Si krijoi volinë e hapësirës, Zoti i Plotpushtetshëm e urdhëroi kupën qiellore të zgjerohej për t’i hapur vend veprimit të erërave, pastaj derdhi në të ujin me tallazet e tij të furishme e me dallgë që pasonin njëri-tjetrin. Erërat e harbuara e shkulmet e dhunshme e morën dhe e shpërndanë e Ai i bëri (erërat) ta mpiksnin përsëri (si pikat e shiut); pastaj e vuri furinë e piklave të mpiksura nën kontroll të erërave dhe u caktoi kufijtë që duhej të respektonin. Kështu, erërat frynin nëpër rrjedhës e ky përhapej vrullshëm mbi shpinë të tyre.

 

 Pastaj Zoti i Plotfuqishëm krijoi një tjetër erë, për t’i bërë të përmba jtura lëvizjet e tij dhe të qëndrueshme vendndodhjet e tij. Kështu ia shtoi lëvizjet e i përhapi në çdo pikë, në thellësi e gjerësi. Zoti e urdhëroi erën të ngrinte përpjetë masat e zhytura thellë të rrjedhësit dhe t’i rriste dhe më shumë valët e oqeanit të tij.

 

Dhe kështu era i rrahu valët si rrihet në tundës qumështi kur i hiqet gjalpi, dhe i shtyu vërtik nëpër kupën qiellore, duke e f lakur ballin e tyre në thellësira, ndërsa pjesët e amullta i fuste në vorbull, deri sa niveli i tyre erdh’ e u ngjit lart dhe sipërfaqa e tyre u mbush plot me shkumë. Atëhere Zoti i Gjithëfuqishëm e përhapi këtë shkumë nëpër hapësirën e pamatë të gjithësisë në pajtim me fuqinë e erërave zotëruese e bëri me të shtatë qiejt, nga të cilët më të ulëtit i dha rolin e një vale të qëndrueshme, ndërsa më të lartmin e caktoi të ishte tavani mbrojtës i tyre; dhe ngriti kështu një ndërtesë të lartë, pa asnjë shtyllë për pështetje dhe asnjë gozhdë që t’i mbërthente gjërat bashkë.

 

Pastaj i zbukuroi me yje dhe me drita meteorësh, vari nën qiej që rrotullohen leqe diejsh verbues dhe hënash rrezëlluese, tavane që zhvendosen dhe hapësira lëvizjesh shtjellore.

 

 

Krijimi i Engjëjve

 

Pastaj, midis qiejve të lartë krijoi hapje dhe i mbushi me të gjitha llo jet e engjëjve të Tij. Disa nga ata rrinë shtrirë, në adhurim, e s’ngrihen as në gjunjë. Ka të tjerë të gjunjëzuar, që s’ngrihen kurrë më këmbë. Disa prej tyre qëndrojnë në rreshta e falen, pa lëvizur për asnjë çast nga vendi. Ca të tjerë madhërojnë përjetësisht e pa u lodhur Emrat e Tij qysh nga Krijimi. Mbi ta s’ndikon as gjumi i syrit dhe përgjumja e të medituarit, dhe as kapitja e trupit apo terri i harresës.

 

Mes tyre janë ata që punojnë si bartës të besuar të Mesazhit të Tij e që shërbejnë si gjuhë shprehëse për profetët e Tij, dhe ata që shpien gjithandej e poshtë urdhrat dhe vendimet e Tij. Mes tyre janë mbrojtësit e krijesave të Tij e rojtarët e dyerve të Parajsës. Ndër ta janë dhe ca me këmbët ngulur përgjithmonë mbi tokë, me kokët që dalin tej për tej qiejve, me gjymtyrë që zgjaten e shkojnë në çdo anë e pikë, me shpatulla si shtylla të Fronit Hyjnor, me sytë që i mbajnë poshtë, rrëzuar, sa herë që ndodhen përpara tij, dhe me krahët lutës të shtrirë drejt tij. Janë ata që mbajnë nderur përpara vetvetes e çdo gjëje tjetër perden që fsheh misterin. Ata s’e kanë nevojën e imagjin imit të Krijuesit të tyre, kur mendojnë për ‘Të, e as i veshin gjëra që cilësojnë krijesat e Tij. Ata nuk e kufizojnë Atë në banesa e vende të ngushta, as e përshkruajnë duke përdorur modele.

 

 

 

Përshkruhet krijimi i Ademit

 

Zoti mblodhi argjilë nga dhera të forta, të buta, të ëmbla e të tharta, pastaj e kaloi në ujë grimcë pas grimce, derisa e pastroi fare masën e saj; pastaj e zbrujti me lagështirë, sa erdh’ e u bë fibrore si pejza e rrëshirës.  Pastaj mbrujti në masën e saj një formë me trajta të kurbuara, kyçe, gjymtyrë dhe ndarje; pastaj e la të ngurtësohej për një kohë me zgjatje të caktuar e të njohur; pastaj fryu në masën e saj nga Shpirti i Tij e atë çast ajo mori tiparet që ka qenia njerëzore - me mendjen që e drejton, inteligjencën që i sjell dobi, gjymtyrët që i shërbejnë, organet që i japin gjendje të ndryshme, e urtësinë që dallon të vërtetën nga e pavërteta e që shquan aromat, ngjyrat dhe llojet. Kjo qenie është përzierje e argjilave të tipeve të ndryshme, e materialeve që pajtohen mes tyre, e cilësive që kundërshtojnë njëra-tjetrën, si dhe e vetive që ndryshojnë në kohë, siç janë nxehtësia, ftohtësia, butësia dhe fortësia.

 

Pastaj Zoti u tha engjëjve të plotësonin marrëveshjen e Tij me ta, ta përmbushnin zotimin e marrë e të përkuleshin përpara Ademit, në shenjë të njohjes së tij e duke iu përulur pozitës së tij të respektuar. Kështu, Zoti u tha “Mëgjunjuni përpara Ademit,” (Kur’ani, 2:34; 7:11; 17:61; 18:50; 20:116), dhe ata iu përkulën, me përjashtim të Iblisit, të cilin e mposhtën fodullëku e vesi dhe nuk e lanë të bindej. Ai ndihej krenar ngaqë buronte prej zjarrit dhe e shihte me përbuzje baltën e krijesës së re. Zoti i la kohë që ta vinte në provëdhe ta meritonte plotësisht zemërimin e Tij, si dhe të përmbushte, kështu, prem timin që i kishte bërë. Dhe i tha: “Të është dhënë kohë deri në Ditën e Caktuar.” (Kur’ani, 15:38; 38:81).

 

Zoti e paralajmëroi Ademin për armiqësinë e Iblisit kundrejt tij, pastaj e mori të banonte në Parajsë, ku i siguroi jetë të këndshme dhe qetësi e paqe. Armiku i tij u xhelozua që ai rrinte në Parajsë në shoqëri me të virtytsh mit dhe ia doli ta shndërronte bindjen e tij në lëkundje e vendosmërinë e tij në dobësi. Dhe atëhere, Ademi e ktheu në turp prestigjin që gëzonte dhe e këmbeu lumturinë me ankth e frikë. Por Zoti ia dha prapë mundësinë të pen dohej, i mësoi fjalët për Mëshirën e Tij, i premtoi rikthim në Parajsë dhe e zbriti atje, ku do duhej t’u shtrohej sprovave dhe të shumonte llojin e tij.

 

 

Zoti zgjedh profetët e Tij

 

Zoti i zgjodhi profetët midis pasardhësve të tij e u mori premtimin ta bënin fé Mesazhin e Zbulesës së Tij. Por kaluan kohë e dolën njerëz që e shpërdorën besimin e Tij e s’e përfillën pozitën e Tij, duke i vënë idhuj përkrah. Shejtani i shmangte nga njohja e Tij e i mbante larg adhurimit të Tij.

 

Atëhere Zoti nisi drejt tyre ush trinë e lajmëtarëve e profetëve të Tij, për t’u kujtuar të përmbushnin zotimet e marra si krijesa të Tij, për t’u sjellë në mend mirësitë e Tij, për t’i këshilluar me predikim, për t’u zbuluar virtytet e heshtura të urtësisë e për t’u dëftuar shenjat e Gjithëfuqishmërisë së Tij. Dhe ata folën për qiellin që lartohet mbi ta, për tokën që kanë nën vete, për mjetet e jetesës, që i mbajnë gjallë.

 

për vdekjen që i vdes, për lëngatat që i mplakin e për telashet e fatkeqësitë që u bien mbi kokë njëra pas tjetrës. Zoti nuk e la kurrë krijimin e Tij të mbetej pa profet të dërguar prej Tij, pa libër të zbritur prej Tij, pa argument të pakundërshtueshëm, apo pa thirrje të përhershme e të qartë. Prandaj, lajmëtarët e Tij nuk ndiheshin të vegjël për shkak të numrit të tyre të vogël apo të numrit të madh të atyre që i mohonin. Midis tyre do ndodhej gjithmonë një paraardhës për të emëruar pasuesin e tij, apo një pasardhës i paraqitur nga pararendësi i tij. 

 

 

 

Profetësia e Muhammedit

 

 Kështu kaluan kohë e u rrokullisën epoka, etërit vdisnin, kurse bijtë u zinin vendin, derisa Zoti dërgoi Muhammedin si profetin që do vinte në jetë premtimin e Tij dhe do përsoste Zbulesën e Tij. Ardhja e tij ishte shpal lur nga profetët dhe më parë. Tiparet e tij të karakterit ishin të shquara dhe lindja e tij lidhej me një pemë fisnike dhe me një vend të perëndishëm. Në atë kohë njerëzit ishin të grupuar në shumë parti, qëllimet e tyre ishin të ndara e rrugët e tyre ndryshonin. Ata e krahasonin Zotin me krijimin e Tij, shtrembëronin cilësitë e Tij e u besoheshin idhujve, jo Atij. Zoti i udhëhoqi me anë të Muhammedit për të dalë nga udha e shtrembër dhe i nxori nga padija përmes përpjekjeve të tij.

 

Pastaj Zoti vendosi që ta largonte Muhammedin e pasardhësit e tij nga kjo skenë sprove e u dha lejën të ktheheshin tek Ai për t’i qëndruar pranë, duke i parë si tepër të lartë për të ndenjur edhe më tej në këtë botë. Kështu erdhi koha dhe Zoti e mori pranë Vetes plot me ndere dhe respekte. Dhëntë Zoti të mbulohen me ndere e respekte edhe pasardhësit e tij.

 

 

Kur’ani dhe Sunneti

 

Por Profeti la ndër ju atë që lanë dhe profetët e tjerë ndër popujt e tyre, sepse ata s’i lënë kurrë popujt në terr, pa një rrugë të qartë e pa një flamur të përhershëm; ky është Libri i Krijuesit tuaj, që shpjegon gjërat e lejuara e të ndaluara, gjërat e detyruara e ato që i lihen maturisë së gjykimit e veprimit, vendimet shfuqizuese e të shfuqizuara, çështjet ku nuk lejohet përjashtimi apo butësia dhe çështjet ku pranohet butësi e ndjesë, porositë që vlejnë për raste e njerëz të veçantë dhe ato që kanë vlerë të përgjithshme, mësimet e shembujt, gjërat me vlera të përhershme e ato me vlera të përkohshme, si dhe gjërat e qarta e të përcaktuara e ato që mbahen fshehur e janë të vështira në të kuptuar.

 

Në të ka ajete qëII duhen njohur domosdoshmërisht, si dhe ajete, mosnjohja e të cilave nuk është e detyrueshme. Në të gjen atë që sipas Librit përbën barrë të detyrueshme, po që është shfuqizuar në praktikën që ka ndjekur vet Profeti, dhe atë, që në veprimet e Profetit duket e detyrueshme, por që Libri e lejon584 të mos bëhet; aty janë gjërat që janë të detyrueshme për një kohë të dhënë, por që nuk mbeten më të tilla, pasi kalon ajo kohë; aty ka shkallëzim dhe dallim për gjërat që ai i ndalon, duke i shikuar disa prej tyre si madhore e duke vënë kanosjen e Zjarrit për ndalimin e tyre, dhe duke i parë të tjerat si të vogla e duke dhënë shpresë për falje; aty ka dhe gjëra, të cilave u pranohen586 pjesë, sado të vogla, e në të cilat njeriut i lihet liri e fushë e gjerë veprimi.

 

 

Në po këtë ligjëratë flitet për haxhillëkun

 

Zoti jua ka bërë detyrë pelegrinazhin në shtëpinë e Tij të Shenjtë, si pikë kthese për ata që shkojnë drejt saj siç shkojnë drejt ujit gjallërues të burimit bishat e etuara të shkretëtirës, të buta a vrastare qofshin. Zoti i Lavdishëm jua ka bërë këtë detyrim masë të adhurimit tuaj nëpërmjet lutjes, masë të respektit të mendjes njerëzore për Madhështinë e Tij e masë të pra nimit të Pushtetit të Tij.

 

Ai zgjodhi nga krijimi i Tij ata që iu përgjigjën thirrjes së Tij me ta dëgjuar, ata që dëshmuan fjalën e Tij e ata që qëndruan në pozi cionet e profetëve të Tij. Tek sillen përqark Qabes, ata u për-ngjajnë engjëjve që qarkojnë Fronin e Tij Hyjnor, duke nxituar për faljen që Ai u ka premtuar dhe për bekimet që meritohen nëpërmjet adhurimit të Tij. Këtë shtëpi Zoti i Madhërishëm e bëri simbol të Islamit dhe respekt që e fiton kushdo që niset drejt saj për qetësi, paqe dhe shpresë, si dhe e shpalli detyrim, për përmbush jen e të cilit do përgjigjeni. Lidhur me këtë, Zoti i Lavdishëm ka thënë:

 

“Për hir të Zotit është i detyrueshëm haxhxhi në Shtëpinë e Tij, për këdo që e ka mundësinë e udhëtimit për atje. Dhe kushdo që e mohon589, ta dijë se Zoti është Suprem, përtej të gjitha botëve.” (Kur’ani, 3:97).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top