Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

28. Letër

 

Përgjigje Mu’avies; një nga shkrimet e tij më elegante

 

Mora letrën tuaj, ku më kujtonit se si Zoti zgjodhi Muhammedin për fenë e Tij dhe si i dha shokë e bashkëluftëtarë për ta mbështetur. Kështu pra, koha na zbulon për ju gjëra të çuditshme, që nuk i kishim më parë; tani së fundi keni nisur të na tregoni dhe për sprovat, nëpër të cilat na futi Zoti, e për bekimet e Tij, që i gëzuam përmes Profetit. Kjo të kujton sjelljen e atij njeriut që mori famë ngaqë barti hurma për në HaxharI, apo atë tjetrin, që sfidon stërvitë sin e tij në një dyluftim me harqe.

 

Më thoni se filani e filani janë personat më të shquar në Islam ...! Në këtë mënyrë ju i futeni një diskutimi, që s’do t’ju sillte asnjë dobi, si person; po edhe sikur të ishte si thoni ju, kjo s’do ta bënte gjendjen tuaj më të mirë; e po të mos ishte, ju prapë s’do pësonit gjë nga e pavërteta e thënies suaj.

 

Po ç’jeni ju, tek e fundit, që të merreni me çështjen, kush është më i mirë e më i keq, apo kush është qeverisësi dhe kush i qeverisuri?

Ç’punë kanë ata, të cilëve iu  kursye jeta e liria, bashkë me bijtë e tyre, me dallimet midis të parëve të mu haxhirëve e me përcaktimin e meritave të tyre, apo me përkufizimin e rangjeve të tyre? Sa keq që fishkëllima e shigjetës që çan ajrin, prodhohet nga diçka që nuk i ngjan fare shigjetës! Sa keq për atë, kundër të cilit do merret vendim e që në pritje të tij merr poza gjykatësi!

 

O njeri, pse nuk shikon cenet e tua e të fshihesh në vete, pse nuk mendon për përmasat e tua prej xhuxhi e të rrish aty ku të vuri fati?! Se ju s’keni të bëni fare me disfatën e të mundurit, as me fitoren e ngadhnjimtarit. Ju flisni krejt përçart e i largoheni të vërtetës për t’iu futur injorancës. A nuk mendoni pak për këtë?

 

S’kam ndërmend t’ju mësoj gjëra të reja e të paditura, po vetëm do t’ju numëroj bekimet e Zotit për ne. Shumë nga mu haxhirët ranë dëshmorë në luftëra, e secili syresh ka meritë për këtë. Po kur binte theror një nga ne, do quhej i parë ndër të gjithë martirët e vet Profeti do t’i bënte nderime të veçanta e do thoshte shtatëdhje-të tekbire në xhenazen e tij. A e dini që disa nga ata humbën duart në xhihad e secili prej tyre ka për këtë një titull nderi?

 

Por po t’i ndodhte kjo dikujt prej nesh, për të do thuhej ‘fluturoi në Parajsë’ e do quhej ‘njeri me flatra’. Dhe, po të mos e kishte ndaluar Zoti vetëmburrjen, vetë shkruesi i këtyre radhëve do mund të përmendte plot merita të tij, që besimtari i njeh mirë e që ai që i dëgjon një herë të vetme ka ëndje t’i kujtojë përherë. Pra, mos u futni në radhën e atyre, shigjetat e të cilëve s’e arrijnë dot shenjën. Ne jemi marrësit e drejtpërdrejtë të bekimeve të Zotit, ndërkohë që të tjerët marrin nga ne vetëm favore.

 

E me gjithë këtë nder që na erdhi nga epokat, pa u njollosur dot prej tyre, me gjithë parësinë tonë të mirën johur mbi njerëzit tuaj, që nuk na e dha kush tjetër, po vet Zoti, ne s’iu shman gëm përzierjes me ju, po morëm e dhamë martesa, si të ishit të barabartët tanë, ndonëse ju s’ishit të atillë.

 

Se, si mund të ishit të atillë, përderisa në gjirin tonë është Profeti, e në tuajin armiku i tij më i egër; kur midis nesh është Esadull  ahu, e midis jush është Esad ul-Hulabi; kur ndër ne janë modelet e rinisë së Parajsës, e ndër ju janë fëmijët e Skëterrës; kur më e zgjedhura e grave të botës është te ne, kurse te ju është ajo që mblidhte hunj e shtronte ferra për Profetin?

 

Kur ka shumë e më shumë merita në anën tonë, e shumë e më shumë shëmti në anën tuaj? Islamin tonë e njohin mirë të gjithë, por s’mund të mohohet as mad hështia jonë e paraislamit. Ajo që kërkoni ju prej nesh është e mbrojtur, sepse na e ruan vetë Kur’ani. Lexojeni: “Sipas Librit të Zotit, lidhjet me njëri-tjetrin nga gjaku kanë përparësi më të madhe.” (Kur’ani, 33:6, 8:75).

 

 

 I Madhërishmi thotë gjithashtu: “S’ka dyshim që më afër Ibrahimit ndër njerëzit janë ata që e pasuan dhe ky Profet (i Yni)358, si dhe ata që besojnë; dhe s’ka dyshim që Zoti është mbrojtësi i besimtarëve.” (Kur’ani, 3:68). Pra, ne kemi parësi për shkak të afërsisë në fis, së pari, si dhe për shkak të bindjes e të besimit tonë. Në Sakife muhaxhirët debatuan me argumentin e afërsisë me të Dërguarin e Zotit dhe me të e korrën fitoren mbi të tjerët. E nëse fitoren e solli afërsia në fis, atëhere e drejta është jona më shumë sesa juaja, ndryshe s’do duhej hedhur poshtë ajo që kërkonin ensarët.

 

Ju mendoni se unë kam qenë xheloz për të gjithë kalifët dhe se jam revoltuar kundër tyre. Por edhe sikur të ishte kështu, kjo s’përbën për ju ndonjë fyerje, prandaj s’ju kam borxh asnjë shpjegim. As fama për fajin, pse ndodhi kjo gjë S’ka lidhje me ty: Ç’punë ke ti me të!? Ju talleni e thoni se më zvarritën për punë të betimit360 sikur të isha gamile që e tërheqin pas unazës së qepur për hunde! Për Atë Zot, në këtë mënyrë ju rrekeni të më shani, po veç më lavdëroni e kështu ju shkon huq mundimi që bëni për të më përulur, sepse poshtëroni veten. Se s’mund të quhet poshtërim viktimizimi i besimtarit për shkak të së padrejtës, ndërkohë që nuk ushqen dyshime në fenë e tij e nuk gjenden boshllëqe në besimin e tij të patundur. Në fakt, ky argument u drejtohet të tjerëve, jo juve; por jua them juve për aq sa mendoj se ju përshtatet.

 

Dhe hidheni pastaj në qëndrimin tim në lidhje me Uthmanin, e në këtë çështje ju takon një përgjigje, vërtet, për shkak të afërsisë që keni në gjak. Por, pa më thoni njëherë: Cili nga ne ishte më armiqësor ndaj Kalifit e bëri më shumë  që ai të vritej? Kush i ofroi ndih-më, e pastaj u detyrua të tërhiqej, sepse vet ai ia prapsi dorën e ndihmës? Dhe kë thirri në vend të tij363 që ta ndihmonte, por që, në vend që ta ndihmonte, ia ktheu shpinën e ia ndolli vdekjen më pranë, duke pritur që fati ta vinte poshtë364? Jo, jo, për Atë Zot! “Zoti i njeh ngatërrestarët midis jush dhe ata që i ftojnë vëllezërit e tyre të hidhen në anën e tyre e që vetë përfshihen fare pak në luftë.” (Kur’ani, 33:18). Nuk kam ndërmend t’i tërheq qortimet që u kam bërë disa prej re formave të tij; sepse, nëse këshilla e kërkesa ime e mirë për t’iu përmbajtur rrugës së drejtë ishte mëkat, ndodh shumë shpesh që ai që fajësohet të dalë i pamëkatë e ta shkarkojë ba-rrën e tij mbi shpinën e këshilluesitII të tij: “Unë nuk dua t’ju kundërvihem në çfarë jua kam ndaluar vetë; dua vetëm të përmirësoj atë që mundem; dhe udhëzimi im është vetëm te Zoti. Vetëm te Ai mbështetem e vetëm Atij i drejtohem.” (Kur’ani, 11:88).

 

Më shkruani se vetëm shpatën keni për mua e për pasuesit e mi. O Mu’avie ...! Kjo e bën të qeshë edhe një njeri tepër të zymtë e të trishtuar. Keni parë ndonjëherë pasardhës të Abdul Muttalibit, që t’i vidhen betejës dhe t’i frikësohen shpatës?

 

Prisni! Së shpejti do niset vetë HamaliIII ta kërkojë e dërrmojë me shpat’ e zjarr atë që e sfidoi

 

Prisni, sepse ai që ju e kërkoni do t’ju kërkojë vet së shpejti, dhe ai që mendoni se është tepër larg, do t’ju jetë pranë. S’do vonojë shumë e unë do nxi toj për tek ju me një forcë muhaxhirësh e ensarësh dhe me të tjerë që i ndjekin në virtyt. Numri i tyre do të jetë tepër i madh, aq sa çdo gjë do mbulohet nën pluhurin e këmbëve të tyre. Do mbajnë veshur qefinët e tyre të vdekjes dhe s’do duan gjë tjetër më shumë, sesa të takohen me Zotin. E ndër ta do të jenë edhe bijtë e atyre që luftuan në Bedër. Në duar do t’u vringëllojnë të njëjtat shpata Hashemite, tehet e të cilave i njihni tashmë nga plagët që i kanë bërë vëllait tuaj, dajos tuaj, gjyshit tuaj dhe farefisit tuaj. Ato nuk janë as tani “...shumë larg të padrejtëve.” (Kur’ani, 11:83).

 

__________

 

 (Ky shkrim i Imam Aliut i përgjigjet letrës që Mu’avia i dërgoi në Kufa me anë të Ebu Imran Bahelit dhe përmban shpjegime ndaj disa çështjeve që ngriheshin në një letër të tij të mëparshme, të dërguar me anë të Ebu Muslim Khulanit. Në letrën e Ebu Imranit, Mu’avia përshkruante ngjarjet e dërgimit të Profetit dhe ngjitjen e tij në pozicionin e lajmëtarit, duke shkruar në një mënyrë të atillë, sikur kjo të ishte një çështje e panjohur ose e keqkuptuar nga Imam Aliu dhe sikur ky të ndiente nevojën që dikush tjetër ta informonte e t’i tregonte për të. Kjo është njësoj sikur një i huaj të të vizatojë planin e shtëpisë tënde për të udhëzuar njerëzit e familjes tënde, me pretendimin se mund të të tregojë ca gjëra që për ty janë të stërnjohura. Ja pse Imam Aliu e krahason Mu’avien me njeriun që çon hurma në Haxhar, qytet ky tepër i njohur për prodhimin e hurmave. Thënia lidhur me Haxharin u referohet atyre që përpiqen t’u tregojnë të tjerëve gjëra që ata i njohin shumë më mirë. Historia që ndodhet në bazë të saj është kjo: Një burrë nga Haxhari, i cili është një qytet pranë Bahreinit, kishte shkuar në Basra për punë tregtie. Pasi kishte përfunduar shitjen e mallrave që kishte sjellur me vete, filloi të stu dionte tregun për të blerë të tjera, por nuk gjeti gjë më të lirë sesa hurmat, prandaj vendosi të blinte hurma. Po kur e solli ngarkesën e tyre në Haxhar, bollëku dhe lirësia e hurmave të atyshme nuk i la mundësi tjetër, veçse t’i ruante të tijat në magazinë, për t’i shitur në një moment më të përshtatshëm, kur çmimi të ngrihej ca. Por çmimi vazhdonte të ulej nga dita në ditë, kurse hurmat e tij u kalbën e prej tyre s’mbeti gjë tjetër, veç bërthamave. Pas tregimit se si Profeti erdhi tek Profetësia, Mu’avia rreshtonte nderet dhe meritat e të tre kalifëve të parë sipas pikëpamjes së tij. Lidhur me këtë ai shkruante: Më i shquari midis bashkëluftëtarëve dhe me rangun më të lartë në sytë e të gjithë muslimanëve ishte Kalifi i Parë, që i mblodhi të gjithë besimtarët nën një f lamur, zhduku përçarjen midis tyre dhe luftoi ata që kishin harruar Islamin. Pas tij ishte Kalifi i Dytë, që korri fitore, themeloi qytete dhe përgjunji të pafetë. Pastaj vinte Kalifi i Tretë, që ishte viktimë e dhunës dhe e padrejtësisë. Ai përhapi në çdo vend fenë e fjalën e Zotit. (Siffin, el-Minkari, ff. 86-87; el-Ikd ul-ferid, Ibn Abd Rabbih, vol. 4, ff. 334-335; Sherh Nehxhul Belaga, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 15, f. 186).

 

Qëllimi i Mu’avies me këtë lojë notash shurdhe ishte të lëndonte sedrën e Imam Aliut dhe ta detyronte të humbiste kontrollin mbi veten, që pastaj të lëshonte nga goja ose pena fjalë të atilla, që do mund t’i fyenin kalifët, në mënyrë që më pas të mund të   nxiste kundër tij me anën e tyre irakenët dhe sirianët. Ai kishte kohë që ushqente mendjet e këtyre njerëzve me shpifjen, sikur ishte Imam Aliu ai që e kishte nxitur popullin kundër Uthmanit, që kishte vrarë Talhain e Zubeirin, që kishte nxjerrë Aishen nga shtëpia e saj, dhe që kishte derdhur gjakun e mijëra e mijëra muslimanëve.

 

Duke mos qenë të njohur me faktet autentike, njerëzve u ishte mbushur mendja për vërtetësinë e këtyre deklaratave të pabazuara; megjithatë, që ta fuqizonte edhe më shumë frontin e kundërshtimit, Mu’avia nuk i reshti kurrë makinacionet që vet besimtarët të bindeshin se Imam Aliu nuk i njihte arritjet e tre kalifëve para tij e se kishte armiqësi e keqdashje ndaj tyre. Ai planifikonte ta arrinte këtë gjë duke e bërë publike përgjigjen e Imam Aliut, për të kthyer në anën e tij popullin e Irakut, një pjesë e mirë e të cilit ishte tepër e ndjeshme ndaj vanitetit, luksit e pompozitetit të kalifëve të mëparshëm. Por Imam Aliu e kuptoi qëllimin e tij dhe ia lidhi gjuhën me një përgjigje të tillë, që ai s’guxoi t’ia tregonte njeriu. Në të Imam Aliu qartësonte pozicionin e ulët të Mu’avies, duke iu referuar armiqësisë së tij kundrejt Islamit dhe pranimit të Islamit nën detyrimin e dhunës. Në këtë përgjigje, ai e këshillonte që të qëndronte brenda kufizimeve të tij, duke i kujtuar se nuk i takonte atij të fiksonte shkallë meritash e rangjesh midis muhaxhirëve.

 

Sido që të ishte puna, ata mbeteshin të gjithë shumë më të lartë se ai, përderisa kishin përparësinë e të qenit pjesëmarrës në Hixhret, ndërkohë që vet Mu’avia nuk kishte as lidhjen më të largët me ta, sepse, në fakt, kishte qenë një nga ata, të cilëve u ishte kursyer jeta ditën që ra Meka. Sipas Imam Aliut, kjo e bënte pozicionin e Mu’avies në lidhje me këtë çështje të ngjashëm me atë të një shigjete të thyer, që është futur midis shigjetave të vërteta, të gatshme për t’u përdorur; shprehje kjo, që përdoret për njerëz që mburren me meritat e personave, me të cilët s’i lidh gjë. Për sa i përket pohimit të tij se ‘filani e filani është më i madh në merita’, Imam Aliu nënvizon se ky ishte një opinion personal i Mu’avies, që nuk kishte as lidhjen më të vogël me të vërtetën, nëpërmjet shprehjes ‘për mendimin tuaj’, e cila përdoret në referim ndaj një pohimi fals ose jo realist.

 

 Pasi hedh poshtë këtë pretendim lidhur me meritat, Imam Aliu u referohet cilë sive dhe meritave të fisit Hashemit, që tregojnë qartë shkallën e lartë të arritjeve të pjesëtarëve të tij. Është e vërtetë që njerëzit që morën pjesë në xhihad përkrah Profetit dhe që ranë dëshmorë, arritën pozicione tepër të larta, por meritën që i ra në pjesë Hamzait, për shkak të veprës së tij të lartë, nuk e ka arritur njeri tjetër. Profeti e quajti me emrin ‘Më i Madhi i Martirëve’ dhe tha për të katërmbëdhjetë lutje funerale, gjatë të cilave numri i tekbireve arriti në shtatëdhjetë.

 

Po kështu, shumë luftëtarë humbën duart në beteja të ndryshme. Për shembull, në betejën e Bedrit mbeti pa duar Habib bin Jasafi dhe Mu’adh bin Xhebeli, në betejën e Uhudit Amr bin Xhemuh Seleme dhe Ubejdul lah bin Abku; por kur u prenë duart e Xha’fer bin Ebu Talibit në betejën e Moutas, Profeti e bëri të famshëm, duke e quajtur ‘Fluturuesi për në Parajsë’ dhe ‘i pajisuri  me dy flatra’366. Pasi tregon arritjet e veçanta të fisit Hashemit, Imam Aliu u referohet edhe arritjeve të tij vetjake, me të cilat janë mbushur plot historitë e traditat dhe të cilat s’njollosen dot me dyshime e mosbesim. Kështu për shembull, muhadithë të shquar si Ahmed ibn Hanbeli (780-855 A.D.), Ahmed ibn Ali en-Nesa’iu (830-915 A.D.) e të tjerë shprehen kështu lidhur me këtë çështje:

 

Në fakt, numri i haditheve që tregohen nga burime të besueshme për meritat e Ali bin Ebu Talibit, është më i madh se për çdo sahab tjetër të Profetit. (el-Mustedrek, el-Hakim, vol. 3, f. 107; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1115; Tabakat ul-hanabilah, vol. 1, f. 319; el-Kamil fi Tarikh, Ibn ul-Athir, vol. 3, f. 399; Tahdhib ul-tahdhib, Ibn Hax her el-Askalani, vol. 7, f. 339; Fet’h ul-bari, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 7, f. 57).

 

 Tipar i veçantë ndër të gjitha tiparet e shquara të Ehl-i Beitit, është ai që Imam Aliu e ka përshkruar me këto fjalë: “Ne jemi marrësit e drejtpërdrejtë të bekimeve të Zotit, kurse të tjerët i marrin favoret prej nesh”. Ky është ai dallim thelbësor e suprem, të cilin nuk mund ta arrijë as personaliteti më i lartë e ndaj të cilit çdo gjë tjetër duket e vogël dhe e mjerë. Duke njohur madhështinë e magjinë e kësaj shprehjeje, Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan:

 Imam Aliu synon të thotë se ata367 nuk janë nën detyrimin e ndonjë personi, sepse Zoti ua ka dhënë drejtpërdrejt bekimet e Tij, e sepse nuk ka ndërmjetës midis tyre dhe Zotit; ndërsa gjithë njerëzit e tjerë janë nën detyrimin dhe mbrojtjen e tyre, gjë që i bën ata ndërmjetës midis Zotit dhe njerëzve të tjerë. Ky është një pozicion vërtet i lartë. Kuptimi i tij i dukshëm jepet nga kjo fjali, kurse kuptimi i thelbit të tij është që anëtarët e Ehl-i Beitit janë shërbëtorët e Zotit, kurse të tjerët janë vartësit e drejtpërdrejtë të tyre. (Sherh Nehxhul Belaga, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 15, f. 194).

 

Pra, meqenëse këta njerëz janë pranuesit e parë të mirësisë së Zotit dhe burimi i mirësive për pjesën tjetër të njerëzve, asnjë nga këta të fundit nuk mund të merret e të vihet krah tyre. Askush nuk mund të quhet i barabarti i tyre, vetëm pse pati kontakte shoqërore me ta, le më ata që ishin në opozitë të drejtpërdrejtë me arritjet e tiparet e tyre e që e kishin praktikë të zakonshme kundërshtimin e të vërtetës e të së drejtës. Imam Aliu ia përplas në sy Mu’avies të dyja këto realitete dhe i thotë: Profeti ishte prej nesh, kurse babai juaj, Ebu Sufiani, ishte kundërshtari më i madh i tij. Hamzai ishte prej nesh dhe Profeti i dha titullin ‘Luani i Zotit’, kurse gjyshi juaj nga nëna, Utbe bin Rebije, ndihej krenar pse ishte ‘Luani i të betuarve’ kundër Profetit

 

Në betejën e Bedrit u ndeshën ballë për ballë Hamzai dhe Utbe bin Rebije. Hamzai   tha: “Unë jam Hamzai, biri i Abdul Muttalibit; unë jam Luani i Zotit dhe Luani i Profetit të Tij”. Kurse Utbe tha: “Unë jam Luani i të Betuarve”. Në një version tjetër është regjis truar fjala ‘Esadul Ahlaf’ në kuptimin ‘kryetar i palëve të lidhura në aleancë’.

 

Në këtë rast të dytë, kjo shprehje do t’i referohej epokës kur fisi i Abd Munafit filloi të luante një rol të shquar midis fiseve arabe dhe pretendoi t’i merrte fisit të Abd-i Darit ofiqet që lidheshin me Qa’ben, duke ia hequr këtë privilegj. Për t’ia arritur këtij qëllimi, fisi Abd Munafi u lidh me fiset Esad bin Abdil Uza, Tajim, Zuhre dhe Harith, duke bërë me ta një marrëveshje.

 

Kryetarët e secilit fis i zhytën duart në ujë trëndafili, për të treguar lartësinë e frymës së kësaj marrëveshjeje, dhe u betuan se do ta ndihmonin njëri-tjetrin. Për këtë arsye, këto f ise u quajtën ‘Fiset e betuara për një marrëveshje të lartë’. Nga ana tjetër fiset e Abd-i Darit, Makhzumit, Sahmit dhe Adit u betuan, edhe ato, që t’i rezistonin fisit të Abd Mu nafit e aleatëve të tyre. Këto fise u quajtën thjesht ‘Aleatët’ dhe Utbe u vetëquajt ‘Kryetar i palëve aleate’. Disa komentues i kanë marrë fjalët ‘Esadul Ahlaf’ sikur kanë parasysh Ebu Sufianin, sepse ai bëri që disa fise të lidhnin besë kundër Profetit në Betejën e Hendekut, kurse disa komentatorë nënkuptojnë me to Esad bin Abdil-Uzen. Por ky interpretim i fundit nuk qëndron, sepse në këtë rast adresimi i bëhet Mu’avies dhe një interpretim i tillë nuk do ta përligjte dot qëllimin e tij për të goditur Imam Aliun, meqenëse fisi i Abd Munafit ishte vetëm njëra nga palët e kësaj aleance 

 

Pastaj Imam Aliu thotë se midis tyre janë prijësit e rinisë së Parajsës, duke iu refer uar shprehjes së Profetit se ‘Hasani dhe Huseini janë prijësit e rinisë së Xhennetit’, ndërsa fëmijët e anës tjetër janë të Skëterrës, duke iu referuar bijve të Utbe Ibn Ebi Muitit, për të cilin Profeti ka thënë: “Për ju dhe bijtë tuaj është Skëterra”.

 

Pastaj Imam Aliu kujton që midis tyre është Fatime Zehraja - ‘më e para e të gjitha grave të botës’, kurse në anën tjetër është ‘Mbartësja e Druve’, që i referohet Ummi Xhemilesë, bijës së Harbit, gruas së Ebu Lehebit. Kjo grua e kishte zakon të shtronte driza në rrugën nga do kalonte Profeti. Së bashku me Ebu Lehebin, ajo është përmendur në Kur’an me këto fjalë: “Iu thafshin të dy duart Ebu Lehebit e vet ai mbaroftë me gjithëç ka. S’do t’i vlejë dot pasuria, as çfarë fitoi. Së shpejti do të digjet në zjarrin f lakërues; ndërsa e shoq-ja, që mbartte dru e ferra, do ketë për qafe një kapist ër nga fije palme.” (Kur’ani, 111:1-5).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top