Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

17. Letër

 

Mu’avies, në përgjigje të një letre

 

Sa për kërkesën që bëni për Sirinë, unë s’mund t’ju jap sot atë që ju mohova dje. Sa i takon thënies suaj se lufta po e bluan Arabinë, aq sa vetëm fryma i ka mbetur ende pa dhënë, dijeni se kush bluhet për hir të së drejtës, shkon në Parajsë, e kush bluhet për hir të së padrejtës, shkon në Skëterrë. Sa për pretendimin tuaj për barazi vlerash në luftëra e numër të njerëzve që na pasojnë, ju s’mund të jeni më prapa në vënien e Besimit në dyshim e shkeljen e tij, nga ç’jam unë përpara në bindjen te Besimi e shërbimet ndaj tij; as njerëzit tuaj të Sirisë nuk janë më të etuar për këtë botë, nga ç’janë irakenët e mi për fa voret e Zotit e të Profetit të Tij.

Sa për thënien tuaj, se ne të dy jemi bij të Abdul Munafit, kjo s’vihet në dyshim. Por Umejái nuk mund të jetë Hashim, as Harbi Abdul Muttalib, as Ebu Sufiani Ebu Talib; një muhaxhir nuk mund të vihet kurrsesi në kandar me atë që u fut në liri vetëm ditën që ra Meka; një që ka prejardhje të kulluar, nuk mund të krahasohet me një që del nga mjegulla e nga prindër të adoptuar; mbrojtësi i së vërtetës s’mund të jetë kut për mbrojtë sin e së gabuarës, dhe as besimtari nuk mund të jetë masë e hipokritit. Sa të ligj janë pasardhësit, të cilët ngulin këmbë në gjurmët e paraardhësve, që e kanë zënë tashmë vendin e tyre në Skëterrë!

 

Për më tepër, ne317 kemi vetinë e shquar të profetësisë, me të cilën fren uam të fortin e ngritëm më këmbë të shkelurin me këmbë. Kur Zoti desh që Arabia të futej në gji të fesë së Tij e njerëzit iu shtruan asaj me ose pa dashje, ju ishit midis atyre që u futën në fé ose nga lakmia, ose nga frika, në një kohë kur rrugën e saj e kishin çarë të tjerët e kur muhaxhirët e parë kishin fituar e shijuar bekimet e Zotit për meritat e tyre të veçanta. Kështu pra, mos e lejoni Shejtanin të bëhet zot i punëve tuaja dhe mos i jepni dorë që ta forcojë pushtetin e tij mbi ju.

________

 (Gjatë betejës së Siffinit, Mu’avia mendoi t’i kërkonte Imam Aliut provincën e Sirisë, duke bllofuar me dinakëri për të arritur qëllimet e tij. Këtë ide e diskutoi me Amr bin Asin, po ky kishte tjetër mendim e i tha: “O Mu’avie, mendo pak ç’efekt do ketë kjo letër jotja te Aliu. Kështu nuk e bind dot të futet në kurthin tënd”. Por Mu’avia këmbëngulte: “Ne jemi të gjithë pasardhës të Abdul-Munafit. Ç’ndryshim ka mes meje e Aliut, që do mund t’i jepte epërsi mbi mua e do bënte të mos e fitoj këtë lojë?” Amri i tha: “Nëse ti mendon kështu, shkruaje letrën e prit ç’do të ndodhë”. Pas kësaj, Mu’avia shkroi një letër, ku i bënte Imam Aliut kërkesën për Sirinë. Në të i shkruante: “Ne jemi pasardhës të Abd Munafit. Mes nesh nuk ka ndryshim të njërit nga tjetri”. Atëhere Imam Aliu iu përgjegj me këtë letër, ku përmend paraardhësit e tij e të Mu’avies, dhe ia hedh poshtë gjithë pretendimet për vlera të njësojta. Vërtet që origjina e të dyve ishte e njëjtë e zinxhiri i tyre atëror bashkohej te Abd Munafi, po pasardhësit e Abd She msit kishin qenë burimi i gjithë të këqijave në moral e karakter. Ata u përfshinë dhe në herezi e vese, kurse shtëpia e Hashimit kishte adhuruar një Zot të Vetëm e iu shmang idhujtarisë.

 

Në  qoftë se degët që rriten nga e njëjta rrënjë mbajnë edhe lule, edhe gjemba, kjo s’do të thotë që lulja është e njëjta gjë me gjembin. Në fund të fundit, nuk është nevoja për shpjegime të hollë sishme, për të provuar që Umejai e Hashimi, Harbi e Abdul Muttalibi dhe Ebu Sufiani e Ebu Talibi nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin në ndonjë pikë. Këtë përfundim e pranojnë gjithë historianët e biografët e kohës. Pas kësaj përgjigjeje, edhe vet Mu’avia nuk guxonte dot të përgënjeshtronte, sepse nuk fshihet dot kurrsesi fakti që, pas Abd Munafit, prestigjin më të lartë te kurejshët e kishte Hashimi.

 

Pikërisht prandaj, atij i ishin besuar postet më të rëndë sishme në lidhje me Qa’ben, si dhe postet e Sikajes dhe Rifajes. Ushtrimi i detyrave të tilla të larta gjatë kohës së Haxhillëkut bënte që tek ai të vinin e të rrinin karvane të panumërta dhe ai të ishte në çdo rast mikpritësi bujar e i këndshëm i të gjithëve.

 

Të gjithë ata që patën rast të shijonin bujarinë dhe dashamirësinë e tij, e lëvdonin për shumë e shumë kohë më pas. Bir i denjë i këtij babai kaq zemërgjerë e kurajoz ishte Abdul Muttalibi, emri i të cilit ishte Shibe dhe mbiemri Sejid ul-Batha. Ndër kurejshët, ai ishte pasardhës i linjës fisnike të Ibrahimit dhe mishërim i madhështisë e aftësive për të udhëhequr. Kurajua e lartë dhe larg pamësia e famshme e bëjnë një nga yjet më të shndritshme të pasardhësve të Ibrahimit. Abd Munafi ishte një perlë dhe Abdul Mutalibi ishte lustra e saj.

 

Biri i Abdul Muttalibit ishte Ebu Talibi, prehri i të cilit u bë djep për fëmijën jetim të Abdullahut, si dhe vendi ku Profeti mori mësimet e tij të para. Ai e edukoi Profetin nën kujde sin e vet dhe i dha mbrojtje kundër armiqve. Të krahasosh me ta Ebu Sufianin dhe Umejen apo t’i mendosh këta njerëz si shokët e tyre, është njësoj sikur të mbyllësh sytë për të mos e parë ndriçimin si dritë, por si terr. Pasi nxjerr në dukje këto ndryshime në prejardhje, pika tjetër e dallimit ku fokuso het Imam Aliu është fakti se vet ai ishte muhaxhir, kurse Mu’avia ishte talik, pra një nga ata, të cilët Profeti i fali ditën që ra Meka. Kur Profeti u fut fitimtar në Mekë, i pyeti kurejshët, si mendonin se duhej të sillej me ta. Të gjithë i thanë se prej tij prisnin vetëm mirë, përderisa ishte biri zemërgjerë i një babai zemërgjerë. Atëhere Profeti u tha: “Ju meritonit të mba heshit të gjithë si skllevër, por po liheni të lirë vetëm për t’ju futur në borxh”. Midis këtyre jetëkursyerve ishin edhe Mu’avia dhe Ebu Sufiani. Lidhur me këtë, Sheikh Muhammed Abduhu dhe Ibn Ebi’l-Hadidi regjistrojnë këtë shënim në komentet e tyre për këtë letër: Ebu Sufiani dhe Mu’avia ishin që të dy midis atyre, të cilëve u ishte falur jeta. (Sherh Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 17, f. 119; Sherh Muhammed Abduh, vol. 3, f. 17).

 

 

Pika e tretë e dallimit është fakti që pema e prejardhjes së Imam Aliut është e  pastër dhe e qartë e në të nuk gjendet asnjë hallkë e dyshimtë. Përkundër kësaj, ai e cilëson Mu’avien me fjalën ‘Lasik’, të cilën njerëzit e mësuar e përdorin në kuptimin ‘personi, të cilit i vishet atësia e dikujt, që nuk është ati i tij biologjik’. Dyshimi i parë që ngrihet për Umejen lidhur me këtë çështje është nëse ai ka qenë vërtet bir natyral i Abd Shemsit, apo një skllav i tij, që e konsideronin si birin e tij të vetëm, ngaqë ishte edukuar prej tij. Alame Mexhlisi transmeton përmes Kamil Bahait në Bihar ul-Enwar: Umeja ishte një skllav bizantin i Abd Shemsit. Kur vuri re inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij, i dha lirinë dhe e birësoi, kështuqë ai filloi të quhej Umeje, bir i Abd Shemsit, si Zejdi që thirrej Zejd bin Muhammed, para se të zbulohej ajeti (Bihar ul-Enwar, bot. I, vol. 8, f. 383).

 

Dyshimi i dytë në linjën e Umejes është nëse Harbi, i cili njihet si pasardhësi i tij, ishte vërtet bir i tij, apo skllav i edukuar prej tij. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi citon nga libri el Aghani i Ebu’l-Faraxh el-Isfahaniut: Mu’avia kërkoi të dinte nga Debali, eksperti i gjenealogjive, nëse kishte bërë studime rreth Abdul Muttalibit, dhe ai i dha një përgjigje pohuese.

 

Më tej pyeti se si rezultonte, dhe Debali iu përgjigj: “Ai kishte prestigj të lartë, ishte i bukur dhe burrëror, kurse në fytyrë i rrezëllinte shkëlqimi i Profetësisë”. Pas kësaj Mu’avia deshi të mësonte nëse Debali kishte studiuar edhe për Umejen, e ai iu përgjigj: “Me trup të dobët e shën detlig, me shpinë të kërrusur dhe sy të verbuar. Përpara i printe një skllav që e çonte gjithandej”. Mu’avia i tha se ky duhej të kishte qenë biri i tij, Ebu Umeri (Harbi), por ai këmbënguli: “Ju thoni kështu. Por kurejshët e dinë që ai ishte skllav i tij”. (Kitab ul Aghani, Vol. 1, f. 12; Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 17, f. 231-232).

 

Lidhur me këtë problem, dyshimi i tretë bie mbi vetë Mu’avien. Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan: Nëna e Mu’avies, Hindi, bënte jetë të shthurur e të pamoralshme. Zamakhsheriu ka shkruar në librin e tij Rabi ul-Abrar se Mu’avia mund të jetë bir i katër etërve të mundshëm, që ishin: Musefir bin Amri, Ammar bin Welid bin Mugire bin Shube, Abass bin Abdul Muttalibi dhe Sabahu (Sherh Nehxhul Belaga, vol. 1, f. 336).

 

Pika e katërt e dallimit që ka vënë në dukje Imam Aliu është se ai vetë i ishte përkush tuar së Drejtës, kurse Mu’avia i ishte përkushtuar padrejtësisë. Në fakt, nuk ka nevojë të pro vohet që e gjithë jeta e Mu’avies i është kushtuar dhunës ndaj së drejtës dhe pasionit për të padrejtën. Nuk rezulton në asnjë rast të vetëm, që ai të ketë bërë ndonjë hap të sinqertë drejt të Vërtetës.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top