Me Emrin e Zotit, Mëshiruesit, të Gjithëmëshirshmit.
Kështu pra, Lavdia është e Zotit, që e bëri mirënjohjen çmim për mirësitë e Tij, mbrojtje nga shpagim’ i Tij, rrugë për në Parajsë të Tij, dhe mjet për shumë-zimin e mirësive dhe ndereve, të dhëna prej Tij; qoftë i bekuar lajmëtari i Tij, Profeti i Mëshirës, pishtari i njerëzimit, i zgjed huri nga burimet e Madhështisë, nga familja e nderuar qysh në thellësi të ko hëve, pemishte e lavdisë që lartësohet përherë, dega e fisnikërimit, ngarkuar me fruta e gjethnajë, si dhe Ehl-i Beiti - feneri që çan terrin me dritën e Tij, mbrojtja e njerëzve, minarja e shndritshme e fesë dhe flamuri i shpalosur i madhështisë; Zoti derdht’ mbi ‘ta gjithë bekimet që u përgjigjen meritave të tyre, në shpërblim të punëve që bënë, e që janë hak i dëlirësisë së fisit të tyre sa kohë do të agojnë mëngjese dhe do të shndrisin yje përmbi këtë dhé.
Në agimet e rinisë sime, ende i ri në moshë, kisha nisur të shkruaja një libër për cilësitë e Imamëve, duke dashur të nxirrja në pah majat e larta të virtyteve dhe të veprave të tyre. Këtë synim të përmbledhjes e bëja të njo hur qysh në fillim të librit. Por prej tij munda të përfundoja vetëm pjesën që kishte të bënte me figurën e Prijësit të Besimtarëve( Imam Aliu, të cilit iu dha ky titull nga Profeti Muhammed në Ghadir Khum, në përfundim të Haxhxhit të Lamtumirës.)
Pjesët që duhej të mer reshin me Imamët e mëpastajmë nuk i mbarova dot, për shkak të pengesave të asaj kohe dhe të problemeve të jetës së përditshme. Librin e kisha ndarë në disa kapituj e seksione. Në pjesën e tij të fundit përfshiheshin shprehje të ndryshme, që Imam Aliu i kishte thënë në ligjërimet e tij të shkurtra, si dhe këshilla, fjalë të urta e proverba të tij. Po ende nuk kisha mbërritur në fjalimet e tij të gjata dhe analizat e tij të hollësishme.
Tek mahniteshin me shprehjet e tij të hajthme e shumëngjyrëshe, disa miq e vëllezër të mi në besim, që e admironin në mënyrë të veçantë përmbajtjen e këtij seksioni përmbyllës, më shprehën dëshirën që të punoja për një libër, ku të futeshin të gjitha llojet e veprave të Prijësit të Besimtarëve, duke përfshirë dhe punimet e tjera të tij, si ligjëratat, letrat, këshillat, aspektet etike, etj., me bindjen se një libër i tillë do mund të mblidhte në një vend të vetëm mrekullitë e çuditë e elokuencës e të retorikës, margaritarët e shkëlqyer të gjuhës Arabe, dhe shprehjet tërë dritë për besimin, gjëra këto, që nuk ishin mbledhur kurrë më parë në ndonjë libër e as ishin gjendur të gjitha bashkë në ndonjë punim tjetër. Imam Aliu ishte burim i elokuencës, gurrë e retorikës. Prej tij dolën në dritë delikatesa të pan johura të shprehjes e të artit të të folurit, prej tij u mësuan principet e ligjsh mëritë e tyre.
Janë të panumërt folësit dhe oratorët që kanë ecur në gjurmët e tij, si dhe predikuesit elokuentë, që kanë nxjerrë dobi e vlera prej fjalës së tij. Por askush prej tyre nuk ka mundur të bëhet i barabarti me të; në asnjë fushë. Kështu pra, nderi i qenies më i pari e më i shquari i mbeten vetëm atij, sepse vetëm fjalët e tij përndriten nga aureola e dijes Hyjnore e mbartin aromën e fjalës së Profetit të Shenj-të. Kështu pra, e dëgjova kërkesën e tyre, sepse e dija që do të shpinte në një çmim më të lartë e një famë më të madhe, si dhe në shpërblimin me thesare të pafundme.
Me këtë përmbledhje më duhej të nxirrja në dritë madhështinë e përparësinë e Imam Aliut në artin e fjalës, që t’ua shtoja cilësive e meritave të tjera, të panumërta të tij, si dhe të dëshmoja qenien e tij në ballë të radhëve më të para të pararojës së saj, duke provuar veçanësinë e tij nga gjithë ata pararendës, të cilëve u citohen herë pas here fjalimet, nëpërmjet ligjëratave të tij si lumenj të vrullshëm, të cilëve vështirë se ua ndal dot kush rrjedhën, e si një thesar me stoli që nuk kanë të kraha suar. E meqë unë e gjurmoj krenarisht prejardhjen time deri në gjak’n e tij, e shijoj në palcë kënaqësinë që më jep citimi i këtyre vargjeve të FerezdekutI: (Ferezdek, emri i vërtetë i të cilit ishte Hemam bin Ghalib, ishte një poet i shquar që vinte nga fisi Beni Darim. A)
Pa eja, Xherír, edhe shih:
Këta janë të parët e mi!
Në patsh si ata edhe ti,
M’i thuaj dhe mua, t’i di!
Sipas mendimit tim, vepra e Imam Aliut mund të ndahet në tre kat egori: Në fillim janë ligjëratat dhe dekretet e tij, pastaj letrat dhe udhëzimet, e, më në fund, fjalët e urta dhe këshillat e tij. Për çdo kategori u zgjodhën kapituj më vete, duke lënë midis faqe boshe, për të futur gjëra që mund të kishin mb etur jashtë e që mund të gjendeshin ca më vonë; sa për fjalimet standarde në përgjigje të pyetjeve të ndryshme a për ndonjë qëllim tjetër, të gjitha rastet, që nuk i shkonin asnjërës nga ndarjet e mia, i kam futur në kategorinë më të afërt, që u përshtatet më mirë. Në përmbledhje hasen edhe fragmente e shprehje që, me mënyrën si janë renditur, japin përshtypjen e rrëmujës e të pështjellimit. Kjo vjen ngaqë unë vetëm sa i kam mbledhur fjalët e hijshme e të shkëlqyera dhe as kam menduar fare si t’i sistemoj e radhit. Ekziston një cilësi e Imam
AliutI, (2) ku ai s’ka shok e është krejt i paarritshëm: Po të lexosh me vëmendje e të thellohesh në veprat e tij pa mbajtur parasysh që autori i tyre ishte një njeri në pozicion të lartë, që mund të bënte ligjin e të kontrollonte fatet e njerëzve, qortimet që bën e fjalët që thotë për jetën e përkorë, përkushtimin dhe frikën prej Zotit mund të krijojnë përshtypjen se i takojnë një njeriu që nuk ka inte resa të tjera, përveç oshënarisë (Veçimi nga bota dhe njerëzit, për t’iu kushtuar vetëm Zotit.)
, që nuk njeh punë tjetër, përveç adhurimit, që rri mbyllur brenda mureve të ndonjë shtëpie apo shpelle mali, ku nuk dëgjon tjetër, përveç murmuritjeve të veta, e ku nuk sheh tjetër, përveçse vetveten. Askush nuk do ta besonte, që kjo është fjala e atij që mund të vërsulej në zjarr të betejës me pallën zhveshur për të mposhtur heronj e për t’ua prerë fillin e jetës, e që pastaj kthehej tek ishte me shpatën larë në gjak. E, prapë, ai mbetet më i larti oshënar e më i madhi shenjtor. Ky tipar dallues është një nga ato veçori mahnitëse të Imam Aliut, me të cilat ai mishëronte cilësi që nuk para shkojnë lehtë me njëra tjetrën, duke mbledhur në një person të vetëm mad hështi të llojeve të ndryshme. Shpesh ua them këto gjëra edhe vëllezërve të mi në besim, e ata vihen në mejtime për to. Është një temë, për të cilën duhet vrarë vërtet mendja e që ia vlen të diskutohet.
Në disa vende të përmbledhjes hasen edhe përsëritje të fjalëve e shpre hjeve; kjo, sepse fjala e Imam Aliut kumtohet në mënyra të ndryshme. Ka ndod hur që ndonjë fjalë e dhënë të jetë gjetur në traditë në një formë të veçantë, kësh tu që është regjistruar pikërisht në atë formë; më vonë, po ajo fjalë mund të jetë gjetur në një traditë tjetër me ndonjë shtesë të pranueshme apo me stil shprehjeje më tërheqës. Në rastet si këto është pranuar regjistrimi i përsëritur i saj, thjesht për të shmangur humbjen e një fjale të bukur, duke i mbetur kështu besnik qël limit të përmbledhjes. Ka ndodhur, gjithashtu, që disa fjalime të jenë shfaqur përsëri, pasi janë takuar më parë; kjo, për shkak të largësisë nga njëri rast te tjetri, gjë që, tek e fundit, shpreh pakujdesi dhe shpërfillje.
Natyrisht, nuk them dot se e kam mbledhur fjalën e Imam Aliut përfundimisht e nga gjithë anët, as që jashtë përmbledhjes nuk ka mbetur asnjë frazë a shprehje e tij, e çfarëdo lloji qoftë. Madje nuk përjashtohet mundësia që ajo çfarë ka mbetur jashtë saj, të jetë shumë më tepër nga ç’është mbledhur, apo që ajo që njihet dhe përdoret, të jetë shumë më e paktë nga ç’ka mbetur përtej dorës sime. Detyra ime ishte të përpiqesha me gjithë fuqitë e mia, pastaj ka qenë në Dorë të Zotit të ma bënte rrugën më të lehtë e të më shpinte ku doja; u bëftë siç ka dashur Ai!
Pasi e mblodha dhe e shkrova të gjithë materialin, mendova se duhej quajtur ‘Nehxhul Belaga’, që do të thotë ‘Shtegu i Gojëtarisë’. Në fakt ky libër u hap lexuesve të tij dyert e elokuencës dhe e bën më të lehtë qasjen e tyre drejt saj. Përmes tij, dijetari e studenti do përmbushë nevojat që ka, po ashtu oratorët dhe klerikët, të cilët do gjejnë në të të gjitha aspiratat e tyre. Në këtë libër gjendet shtjellimi i mrekullueshëm e i padëgjuar ndonjëherë i temës së Njëshmërisë e Drejtësisë së Zotit e i Qenies së Tij i lirë nga forma e trupit, shtjellim ky, që do ta shuajë një herë e mirë etjen për të mësuar më shumë lidhur me këtë temë, duke ofruar kurimin e duhur për çdo sëmundje herezie e duke larguar çdo dyshim mbi këtë çështje. Unë i lutem Zotit për mbështetje e i përgjërohem të më ruajë nga shmangia në udhë të gabuar, i kërkoj drejtësi për veprimin tim e lus ndih-mën e Tij. Dhe i kërkoj të më mbrojë nga gabimet e zemrës, përpara se të më mbrojë nga gabimet e gjuhës, si dhe nga gabimi në të folur, përpara gabimit në të vepruar. Ai është Mbështetja ime, Ai është Kujdestari im.
Është her’ e parë që lexuesi shqiptar njihet drejtpërdrejt në gjuhën e tij me veprën dhe mendimin e Imam Aliut. Kjo është, pa dyshim, nga ato njohje që përfundojnë me dashuri, me një nga ato dashuri që flakëro jnë tërë jetën dhe që me zjarrminë e tyre djegin të keqen, duke pastruar e përsosur. Shkaku është i thjeshtë: Imam Aliu është në çdo vështrim vepër mjeshtërore e një mjeshtri që s’e kalon dot kush: Zotit.
Kur njeriu futet në librat e shenjta e njihet me fjalën e shenjtorëve të mirëfilltë, siç është Imam Aliu, ndjen se ajo është nga Fjal’ e Zotit. Gjuha në të cilën ajo është shkruar e koha kur është thënë mund të jenë të ndryshme, e kjo është e natyrshme, sepse u është dërguar popujve të ndryshëm, me za kone dhe probleme të ndryshme e në epoka të ndryshme. Por mesazhi i saj mbetet përherë i njëjtë dhe i pandryshuar. Është ai mesazh, pikërisht, që jep një bazë reale për bashkëjetesë vëllazërore të besimeve të ndryshme. Njeriu dhe besimtari bindet se kjo fjalë është e pastër si kristal dhe e kupton men jëherë se, nëse ndonjëherë ka dyshuar në të, kjo ka ndodhur ngaqë njerëzit që ia kanë prurë, nuk i kanë patur kurdoherë kapacitetet apo virtytet që do duheshin për këtë punë, por u janë përshtatur interesave të kohës apo atyre vetiake, si dhe të njerëzve të pushtetshëm të kësaj bote.
Kështu, njerëzit e besimtarët e thjeshtë ndeshin dy lloje predikue sish të dogmave fetare. Të parët janë ata që puna ua kërkon të futin ndër to lëshime e symbyllje ndaj antivlerave dhe djallëzores. Zakonisht këto u vijnë për mbarë atyre që e shikojnë fenë si një lloj mode e kozmetike, me të cilën mund të zbukurojnë e maskojnë jetën e tyre boshe e mëkatare. Numri i të til lëve sa vjen e rritet në kohët tona, se këto lloj dogmash përligjin kënaqësitë e kësaj jete tokësore, sado të shfrenuara e të çfarëdolloji qofshin, së bashku me të këqijat që sjellin me vete; po prapë, këta njerëz e shohin veten besimtarë, pra dhe të falur.
Në fakt këto prirje i mëkon dhe grupi i atyre që puna ua do të futin në dogma intolerancë, padije e mospërfillje ndaj vlerave pozitive e vërtet të perëndishme. Dhe kështu ndodh që Fjala e Zotit të shihet në njërin rast si ‘liberale e moderne’, e në tjetrin si ‘jashtë kohe dhe e prapambetur’.
Po ai që e ka Zotin në zemër vërtet dhe vetvetiu e që dëshiron ta njohë Atë në dritën e Tij të vërtetë, e ka një mundësi t’u shpëtojë këtyre kurtheve: Mjafton që ta dojë sinqerisht një gjë të tillë e të njihet drejtpërdrejt me Fjalën e Tij, të profetëve të Tij dhe të shenjtorëve e martirëve të mirëfilltë të çështjes së Tij. Dhe atëhere ai do kuptojë sa djallëzore është ta gjykosh këtë Fjalë nga këndvështrime thjesht oportune, duke mohuar vlerën e saj të përjetshme e universale. Sepse s’ka fare dyshim që aspirata për mirësi e për jetë dinjitoze e të dëlirët, që është thelbi i saj i vërtetë, nuk mundet asnjëherë dhe në asnjë mënyrë që të vjetrohet e zëvendësohet me të kundërtën e saj.
Më tutje, do të thosha se lexuesi, në veçanti ai musliman, që e ka patur zemrën kurdoherë te Zoti i Madhërishëm e Profeti i Tij i Shenjtë, dhe veça nërisht bektashinjtë, që kanë pirë edhe në burimin ujëkthjellët të Imam Aliut, do të ndihet krenar për këtë fenomen të rrallë e të mrekullueshëm të ekzis tencës njerëzore, duke ardhur natyrshëm në bindjen se nuk ka si të jetë e pra pambetur e jashtë kohe Fjala që ai ka përhapur, përfaqësuar e lënë amanet. Ky libër është vet Aliu, tashmë dhe në gjuhën tonë, është dëshmia më e besuar e dhuratës hyjnore, që Zoti ynë i Vetëm i ka dhënë Ehli Bejtit. (Families së Profetit Muhamed.)
Fryma që marrim prej tij ka qenë e paskëtaj do të jetë edhe më shumë theme li i fortë i ringjalljes, ekzistencës dhe përparimit të mëtejshëm të Islamit e Bektashizmës në vendin tonë e gjithë vendet e tjera, ku regëtin akoma pulsi i Besimit.
Botimi i këtij libri jep rast të mbushet një boshllëk i madh në univer sin shpirtëror të atyre që ende e shohin veten krijesa të Zotit, e u trazon ndërgjegjen atyre që tashmë jetojnë, për fat të keq, në shkretëtirën shpirtërore të indiferencës e dorëzimit te iluzionet e kësaj bote e të lloj-lloj ideologjive e autoriteteve djallëzore. Me botimin e këtij libri përmbushim të gjithë nga një detyrim e shly ejmë të gjithë nga një borxh: Kryegjyshata Bektashiane - ndaj etërve e frymë zuesve shpirtërorë të Bektashizmit e klerikëve, besnikëve, simpatizantëve e martirëve të tij në gjithë kohët e vendet; vet unë - ndaj Dede Ahmed Myftarit të Ndritur, mësuesit tim, që më formoi e brumosi me bindje të patundura bektashiane; vëllezërit e mi bektashianë - ndaj sivëllezërve të tyre të çdo feje tjetër hyjnore në Shqipëri, në një çast të vështirë të historisë së saj.
( Shkrimi i kësaj ‘Fjale’ përkon me ngjarjet tragjike të viteve 1997-98 në Shqipëri.)
Për këtë u jam mirënjohës të gjithëve; megjithëse s’ka dyshim se tu i kanë shërbyer më mirë Vet Zotit e vetes së tyre, në radhë të parë.
Ky hap e kjo arritje jep shpresë se bektashinjtë do ta rindërtojnë, më në fund, identitetin e tyre të plotë dhe do të bëhen të ndërgjegjshëm për përma sat e vërteta të forcës së tyre e të vendit të tyre në Shqipëri e botë, si dhe për rolin që u takon të luajnë e për detyrat e secilit anëtar të vëllazërisë sonë në emër të Zotit të Madh, të Vetëm, të Vërtetë e Mëshirëmadh.
Për lehtësi botimi, ‘Nehxhul Belaga’ botohet fillimisht në tre vëllime të veçanta, që janë: ‘Thënie të zgjedhura të Imam Aliut’, ‘Letra e shkrime të zgjedhura të Imam Aliut’ dhe ‘Ligjërata e fjalime të zgjedhura të Imam Aliut’ (Në fakt, për shkaqe të ndryshme, botimi I i këtij libri u bë në dy vëllime. I pari përmbledh thëniet e zgjedhura të Imam Aliut (Teheran, 1998), kurse i dyti (Teheran, 2000) – letrat dhe ligjëratat e tij të zgjedhura. Botimi II bëhet në një vëllim të vetëm, duke ruajtur të njëjtën renditje të pjesëve përbërëse)
Në fakt kjo radhë përkon me shkallën e vështirësisë së përmbajtjes së secilit vëllim dhe synon që në krye t’i japë lexuesit atë që është më e lehtë e më e asimilueshme, për ta përgatitur të kuptojë e shijojë, më pas, edhe thellësitë e filozofisë e të universit mistik të Imam Aliut. Zoti na ndihmoftë t’ia dalim mbanë kësaj pune që mund të mbushë, pa e tepruar, një jetë të tërë njeriu!
Prof. Dr. Sokrat AMATAJ
Kanë kaluar rreth pesëmbëdhjetë vjet që nga botimi i parë i plotë në Shqip i librit ‘Nehxhul Belaga’. Sot jam më i bindur se asnjëherë tjetër që jeta e një njeriu është vërtet pak për të shquar e përcjellur tek lexon jësit të gjitha vlerat e një vepre si ajo. Tërë këtyre viteve i jam kthyer e rikthyer shqipërimit tim vazhdimisht duke e përkëdhelur e ledhatuar, sa shpesh herë më është dukur si fëmija ime e si pjesëtar i familjes sime. Kjo ‘fëmijë’ kishte përherë një pushtet të çuditshëm e të parezistueshëm mbi mua: Mund të më merrte për dore e shpinte drejt mrekullive e zbulimeve të reja, e të më bëhej mësues i rreptë dhe i pagabueshëm në çështjet e kuptimit të jetës, formimit tim si njeri, Zotit dhe Emrave të Tij, sjelljes, etikës, vetëpërmbajtjes, qëllimshmërisë së qenies në këtë botë, etj.
Përtej lustrave bajate, që u vijnë për shtat veç interesave të vogla e me skine të një pjese të mirë të klasës sonë politike e sahanlëpirësve tanë të çdo kohe, mbetem përherë i mendjes se ne Shqiptarët kemi nevojë të ndryshojmë më shumë se çdo popull tjetër në këto çështje e ta largojmë një herë e mirë mallkimin që na bën ta kërkojmë të keqen tonë tek tjetri, e jo te vetja; përn dryshe do mbetemi si jemi - modele të krenarisë boshe, papërgjegjshmërisë, dembelizmit, injorancës, paqytetarisë, egoizmit, makutërisë, tradhtisë, lak misë, vanitetit, servilizmit, mosnjohjes dhe shpërfilljes së autoritetit e të ligjit, nënshtrimit ndaj së keqes e së ligës, mburrjes, kapadaillëkut, mungesës së dinjitetit, thashethemit, arrogancës e të shumë e shumë paudhësive të tjera, që na kërrusin përditë, na korruptojnë në çdo nivel e qelizë dhe na shpien larg e më lag asaj që kemi qenë e që duhet të jemi.
Imam Aliu mëson: Mjaft më me këmbënguljen kokëfortë në përqafi min e së keqes, vetëm sepse ka të tjerë, që rrijnë ende qafë-më-qafë me të! Mjaft me të tjerët! Bëj vetveten! E ky mësim i tij vlen për të tërë, edhe për ata që nuk besojnë në Zot e amshim, nëqoftëse duan vërtet që të ketë human izëm e drejtësi në shoqëritë ku jetojmë. Si e tillë, vepra e Imam Aliut nuk e ka vendin vetëm në këndin e li brit bektashian. Ajo u drejtohet zemrave të të gjithë njerëzve, pavarësisht besimit e bindjes që kanë. Nëpërmjet saj njeriu mund ta ndryshojë vet veten përnjëmend, mjafton që ta kuptojë vërtet nevojën e ndryshimit dhe të dëshirojë vërtet që ta ndryshojë.
Sigurisht, Zoti e ka bërë të bukurën që t’u tregojë njerëzve udhën drejt Tij. Ky është edhe parimi kryesor, që unë respektoj më shumë në punën time si propagandues dhe përhapës i vlerave të botës islame e të botëkuptim it islam kryesisht në rrafshin personal, por edhe në atë shoqëror, larg çdo politizimi, ideologjie dhe sëmundjeje tjetër të kohës. Po ai më është bërë një obsesion i vërtetë, sidomos gjatë shqipërimit të kësaj vepre, sepse gjithmonë kam dashur që ajo të zinte vend në bibliotekat e atyre që s’janë çliruar ende nga paragjykime e ide të gabuara për fenë Islame dhe personalitetet e saj. Nuk përjashtoj këtej besimtarët e Islamit. Po duket se ata që lëvrojnë e kon sumojnë letrat islame i drejtohen më shumë, për fat të keq, vetëm njëri-tjetrit, vetëm muslimanëve, duke krijuar, dashje pa dashje, mjedise të mbyllura, ku është e natyrshme të mendohet për ngritje muresh e thellim hendeqesh që ndajnë, pa vrarë mendjen se si i shohin ‘të tjerët’ të ngujuarit brenda tyre. E pra, për mua, ruajtja e urave dhe folja e një gjuhe të kuptuar e pranuar nga të gjithë është një instrument që i jep shumë mirëkuptimit dhe bashkekzis tencës së të gjithëve. Kjo është arsyeja pse në shqipërimet e mia s’u përmba hem disa konvencioneve rutinë, herë-herë të detyrueshme, për besimtarët muslimanë: Jo se i shpërfill a i quaj të tepërta, por sepse çdo gjë duhet t’i përshtatet kohës, vendit dhe qëllimit të përdorimit të saj.
Dua të besoj se kjo është më e mira mënyrë për të qenë të njohur e të mirëkuptuar nga të gjithë vëllezërit tanë në krijim. Sepse, siç thotë Imam Aliu, njerëzit janë armiqësorë ndaj asaj që nuk njohin e nuk kuptojnë. E nëse kështu ia dalim të përfaqësojmë vlerat e vërteta të kulturës, qytetarisë, fesë, f ilosofisë e traditës islame dhe t’i bëjmë të respektohen, siç e meritojnë, nga ‘të tjerët’, patjetër që do ta kemi vëmendjen, res-pektin, mbështetjen, madje edhe zemrën e mendjen e gjithë bashkëqytetarëve tanë të kësaj bote.
Prof. Dr. Sokrat AMATAJ
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit. Falenderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!
Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu! Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!
Allahu i Madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tua ja…” (Sure “Nisa”, ajeti 59)
Në historinë e njerëzimit personaliteti i profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) zë vendin më të lartë. Ai është personaliteti më ndikues, jo vetëm tek muslimanët por edhe tek jomuslimanët. Po ashtu, personaliteti i tij i pastër dhe fisnik ka ndikuar edhe në civilizimet dhe qytetërimet që u përhapën pas tij. Sigurisht, feja e pastër islame u përhap falë ndihmës së Allahut, përpjekjeve dhe sakrificave të pro fetit Muhamed dhe ndihmës e përkrahjes së personaliteteve të shumta is lame, meshkuj dhe femra. Një prej atyre personaliteteve islame, i cili e ndi hmoi dhe e përkrahu profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)ka qenë imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka qenë më pranë profetit, ka jetuar më gjatë me të dhe është mbartësi i cilësive dhe i virtyteve të larta.
Atë e edukoi dhe e mësoi vetë profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Gjatë gjithë historisë shohim se disa persona e nderonin dhe e respektonin, disa të tjerë e ngritën deri në pra gun e adhurimit (Zoti na rujatë!) dhe disa të tjerë e urrenin, e shanin e ofen donin, nënvleftësoin e luftonin dhe përpiqeshin ta zhvishnin nga virtytet e larta duke hedhur baltë mbi personalitetin e tij. Imam Shafiiu ka thënë: “Çfarë të them për atë njeri të cilit të dashurit e tij ia fshehën virtytet nga frika dhe armiqtë e tij ia fshehën atij nga smira...”. Të shumtë janë ata që thonë se e dua imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!), por të paktë janë ata që e ndjekin atë dhe zbatojnë porositë dhe këshillat e tij!
Personaliteti i imam Aliut është i thurur me madhështi e krenari. Për të janë shkruar libra të ndryshëm, qoftë nga muslimanët dhe jomuslima nët. Janë përcjellë tregime, histori dhe urtësi të shumta nga ai. Personaliteti i imam Aliut ka qenë më lart se personaliteti i sahabëve të tjerë dhe këtë e dëshmon historia e pastër islame.
Dikush mund të pyesë: Përse personaliteti i imam Aliut ishte ndryshe nga personalitite i sahabëve të tjerë të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)? Përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kushdo që lexon historinë e pastër is lame, me logjikë dhe arsyetim, larg nervozizmit dhe fanatizmit verbues, do ta kuptojë qartë se kush është imam Aliu dhe çfarë personalieti kishte.
Historia islame na thotë se Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në vendin më të begatë e të shenjtë që është Qabeja dhe u martirizua brenda në shtëpinë prej shtëpive të Allahut, në xhami në Kufe. Ai është djali i xhax hait të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Profeti Muhamed e ka rritur dhe e ka edukuar atë. Imam Aliu është bashkëshorti i vajzës së tij të dashur, Fatime Zahrasë (Paqja qoftë mbi të!), zonja e të gjitha grave, megjithëse disa muslimanë donin të martohesin me të, mirëpo profeti Muhamed u tha atyre se pres urdhrin nga Allahu për martesn e saj. Është i pari mashkull, i cili i besoi profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe mesazhit të tij, edhe pse ishte në moshë të vogël. Është muslimani i parë që është falur me profe tin dhe me nënën e besimtarëve hazreti Hatixhenë (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka qenë më i devotshmi, më i dituri, më i forti dhe më i drejti ndër muslimanët. Këtë e dëshmon historia islame dhe nuk janë thejsht deklarata.
Vallë, përse e duam imam Aliun dhe e ndjekim rrugën e tij?
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Allahu i Madhëruar e ka dashtë atë po ashtu edhe profeti Muhamed. Në një hadith të njohur nga të gjithë muslimanët, sunii dhe shiia, lexojmë se profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:
“Do t’ia jap flamurin nesër një burri që e do Allahun dhe të Dër guarin e Tij dhe atë e do Allahu dhe i Dërguari i Tij, i palëkundur dhe jo ikacak.”Në një transmetim thuhet: “… atë nuk e poshtëron kurrë Allahu e që kthehet çlir imtar.”
(Sahijhu’l-Bukharij, 5: 87/197-198 dhe 279/231 kapitulli Fadailu’s-Sahabe. Sahijhu Muslim, 4: 1871/32-34. Sunenu’t-Tirmijdhij, 5: 638/3724. Sunen Ibn Maxheh, 1: 43/117. Musnedu Ahmed, 1: 185 dhe 5: 358. El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 37 dhe 109. Mesabijhu’s-Sunneh, 4: 93/4601. El-Khasais i Nisaijut, 4-8. Delailu’n-Nubuve i Bejhaki jut, 4: 205-206. El-Istij‘ab, 3: 36. Fadailu’s-Sahabe i Ahmed ibn Hanbelit, 2: 584/987 dhe 988 etj. Tarijkhu’t-Tabarij, 3: 93. El-Kamil fi’t-Tarijkh, 2: 219. Usdu’l-Gabe, 4: 104 dhe 108. El-Bidaje ue’n-Nihaje, 7: 224 dhe 336 Hiljetu’l-Eulija, 1: 62. Xhamiu’l-Usul, 8: 650/6491, 6495 dhe 6497 e shumë të tjerë.)
Nga ky hadith sqarohet më së miri dashuria jonë për imam Aliun, e cila nuk është thjesht se ai ka qenë kushëriri i profetit Muhamed dhe bash këshorti i vajzës së tij, hazreti Fatime Zahra (Paqja qoftë mbi të!), por se ai me virtytet që kishte e meriton të duhet dhe të ndiqet. Është e qartë se kush e do Allahun, i do edhe të dashurit e Allahut.
Ne e duam Aliun, sepse dashuria për atë është dashuri për profetin Muhamed. Për këtë, profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ai, i cili e do Aliun, më do mua dhe ai, i cili e urren Aliun, më urryen mua.”
(El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 130. Menakibu’l Khavarizmij, 41. El-Xhamiu’s-Sagijr, 2: 554/8319. Usdu’l-Gabe, 4: 383. El-Isabe, 3: 497. Dhekhairu’l-‘Ukba, 65. Er-Rijadu’n-Nadira, 1: 165. Mexhmau’z-Zeua‘id, 9: 108 dhe 129. Kenzu’l-‘Ummal, 6: 154)
Nga ajo që përmendëm më lart, qartësohet se dashuria ndaj prijësit të besimtarëve, imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), çon në dashurinë ndaj Profetit dhe ndaj Allahut të Lartësuar, gjë e cila është edhe qëllimi që synojnë besim tarët dhe është shpresa e atyre që ata shpresojnë.
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse dashurinë e tij për Allahun dhe për profetin ai e shfaqi në shumë ndo dhi e ngjarje të ndryshme. Për hir të dashurisë që kishte për Allahun dhe për profetin Muhamed, imam Aliu nuk ngurroi që të flijonte veten e tij. Një ndër ato ndodhi është fjetja e tij në shtratin e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) natën që doli profeti nga Meka për të emigruar në Medine me urdhrin e Allahut.
Pas dështimit të planeve dhe përpjekjeve të kurejshitëve idhujtarë, që udhëhiqeshin nga Ebu Sufjani, për të penguar misionin e profetit Muhamed për përhapjen e Islamit, kurejshitët mekas ranë dakord që profetin Muhamed ta ekzekutonin. Ata mendonin se me këtë krim, do ta shfarosnin profetin Muhamed dhe sëbashku me të edhe mesazhin e tij. Kurejshitët jobesimtarë harruan se Mbrojtësi i profetit ishte vetë Allahu i Madhëruar dhe melekët e Tij. Për këtë, meleku Xhebrail (Paqja qoftë mbi të!), me urdhër nga Allahu, e lajmëron profetin Muhamed për planin e kurejshitëve dhe e urdhëroi atë që të emigroi në Medinen e Ndritshme.
Pas këtij lajmi profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ftoi imam Aliun dhe e lajmëroi për planin e kurejshitëve dhe për emigrimin e tij në Medine. Pastaj i tha: “O Ali. Vërtet, Xhebraili më erdhi dhe më zbriti ajetin: “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (Sure “Enfal”, ajeti 30) Ky ajet më lajmëron se kurejshitët janë tubuar dhe kanë planifikuar dëbimin tim dhe vrasjen time. Xhebraili më inspiroi nga Zoti im që të emigroj, të lë vendlindjen. Ai më ka urdhëruar që të të urd hëroj ty që të flesh në shtratin tim. Me këtë veprim ti do të mbulosh gjurmët e mia. Si thua? Çfarë do të bësh? Aliu i tha: “A do të vazhdosh të qëndrosh e të përhapësh mesazhin me fjetjen time në shtratin tënd o i Dërguar? Po rofeti i tha: “Po.” Aliu Buzëqeshi dhe bëri sexhde si falenderim për atë që e lajmëroi profeti.” Në ato çaste zbriti ajeti i Kur’anit: “Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.” (Sure “Bekare”, ajeti 207)
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë i dashur te shokët e profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ata konsultoheshin me të dhe ndiqnin udhëzimet e tij. Ata kanë dëshmuar pozitën e lartë të imam Aliut. Umer ibn Khatabi ka thënë: “Allahu mos më lëntë në atë vend ku nuk je ti o babai i Hasanit.” Dhe: “O baba i Hasanit, Allahu nuk ka dhënë mirësi në ndonjë problem që nuk e ke gjykuar ti.” Po ashtu ka thënë: “Në kohën e profetit ne e shikonin Aliun, sikur shikonim yjet.”
Është transmetuar nga Ebu Bekri se ka thënë: “Pashë të Dërguarin e Allahut që ngriti një tendë dhe ishte i mbështetur mbi një hark arab.
Në çadër ishte Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Hysejni. Në këtë moment tha:
“O myslimanë, unë jam në paqe me ata të cilët janë në paqe me banorët e tendës, në luftë me ata që i luftojnë ata, kujdestar i atyre që i ndjekin ata, mbrojtës i atyre që i mbrojnë ata; nuk i do ata, veçse një gjysh i lumtur e një i lindur i mirë dhe nuk i urren ata, veçse një gjysh fatkeq e një i lindur i rëndomtë.”
(Er-Rijadu’n-Nadirah, 2: 189. Menakibu’l ‘Ashera, 189. Erxhahu’l-Metalib, 309.)
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë baba për jetimët. Në historinë islame janë shënuar shumë ndodhi lidhur me këtë temë. Ndër to përmendim:
Një ditë imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) po ecte rrugës dhe papritur pa një djalë të vogël duke qarë. Imami iu afrua, e përqafoi ia fshiu lotët dhe e pyeti: “Përse po qan?” Djali iu përgjigj: “Erdha këtu që të luaj me ata djemtë por më përzunë sepse jam jetim pa baba. Ata më thanë mua: “Ne nuk luajmë me ata fëmijë që nuk kanë baba.” Imam Aliu u prek shumë nga fjalët e djalit dhe sytë i lotuan. E përqafoi djalin, i dha para dhe i tha: “Shko luaj me ata fëmijë. Nëse të thonë se nuk ke baba u thuaj atyre që unë jam djali i Ali ibn Ebi Talib.”
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë përkrahës i nevojtarëve dhe i të varfërve. Në historinë is lame lexojmë: Kur imam Hasani dhe imam Huseini po ktheshin nga varrimi i prijësit të besimtarëve, imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) panë një burrë të moshuar, të verbër e të sëmurë që po qante. Imam Hasani (Paqja qoftë mbi të!) iu afrua dhe e pyeti: “Përse po qan o xhaxha?”. I moshuari iu përgjigj: “Çdo ditë tek unë vinte një burrë dhe më sillte bukë dhe qumësht. Ka tre ditë që ai është larguar dhe nuk vjen tek unë.” Imam Hasani e pyeti: “Kush është ai burri?” i moshuari i tha: “Nuk e njoh.” Imami i tha: “Ma përshkruaj atë burrë.” I moshuari i tha: “Unë nuk ia kam parë fytyrën që të ta përshkruaj ty atë. Ai ishte për mua si ajo nëna e dhimbshme për fëmijën e saj. Ai më f liste me butësi. Më shërbente me butësi, më fliste dhe më bënte të qeshja e pastaj largohej. Imam Hasani i tha: “Këto cilësi janë të babait tonë, prijësit të besimtarëvve, Aliut. Ai u martirizua dhe ne po kthehemi nga varrimi i tij. I moshuari bërtiti aq shumë derisa vdiq.”
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai specifikohet me virtyte që nuk përafrohen e me pozita që nuk kra hasohen. Virtytet e tij të qarta për pozitën e tij të lartë tek Allahu i Lartësuar janë të shumta dhe i kalojnë limitet e statistikave që i kanë veçuar shumë di jetarë e muhaddithë në përshkrime e libra. Transmeton Hakimi me zinxhirin e tij nga Ahmed ibn Hanbeli ku ka thënë: “Nuk kanë ardhur për ndonjërin prej bashkëkohësve të të Dërguarit të Allahut më shumë virtyte e cilësi, sesa për Ali ibn Ebi Talibin.” (El-Mustedrek ‘ala’s-Sahijhejn, 3: 107.
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai ka qenë përkrahësi besnik i profetit Muhamed në të gjitha betejat: në betejën e Bedrit, Uhudit, Khajberit, Khandekut, etj. Ai ishte që u përball me Amru ibn Abdu Vud, kreu i mushrikëve (idhujtarëve) në betejën e Khanda kut. Imam Aliu ishte ai që ju përgjigj thirrjes së këtij idhujtari, i cili bërtiste më zë të lartë: “A ka ndonjë musliman që të përballet me mua?” Kur doli imam Aliu në dyluftim me këtë mushrik profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “I gjithë besimi po ballafaqohet me tërë mosbesimin.”
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse ai është i vetmi, pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Më pyesni para se të më humbisni. Betohem në Allahun se unë jam më i ditur për rrugët e qiellit se sa të Tokës.”
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për atë:
Këto hadithe gjenden në: Mustedrek Sahihejn, 2/385; Sunen Bejhakij, 3/376; Ibn Megazilij, 197; Et Tabarij 2/514; Er Rijadu En Nedretu 2/190; Kenzul Ummal 6/122; Et Tabarij 2/201; El Khauarizmi 250; El Fadail i Ahmedit 253; Ibn El Megazelij, 42/200; El Khasaiu i Nisait 13; Mustedreku Sahihejn i Hakim Nijsaburij 3/125; Tirmidhij 13/173; El Bejhakij, 7/65; Jenabiul Meuedeh 282; Musned Ahmed 4/369; El Xhamiu i Sujutit 2/83; Menakibul Imam Ali i ibn Megazil Esh Shafiij; El Menakib i Ahmedit 194; Kenzul Ummal 5/31.
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i ka thënë atij: “Ti për mua je në pozitën e Harunit tek Musai, veçse nuk ka profet pas meje.”
(Sahijhu’l-Bukharij, 5: 89/202. Sahijhu Muslim, 4: 1870/2404. Sunenu’t-Tirmidhij, 5: 640/3730. El-Mustedrek i Hakimit, 2: 337. Musnedu Ahmed, 1: 173, 175, 182 dhe 184. Mesabijhu’s-Sunneh, 4: 170/4762. Xhamiu’l-Usul, 8:649/6489, 6490 dhe 6491.)
Në Kur’an lexojmë se Haruni ka qenë ministër i Musait dhe zëvendësi i tij tek kombi i tij (Shih: Suren “TaHa”, ajetet 29-32. Suren “El-Furkan”, ajeti 35. Suren “El-A’raf”, ajeti 142.), gjithashtu, edhe prijësi i besimtarëve, imam Aliu, i tillë është te profeti Muhamed dhe te ummeti i tij. Ky është tekst i hapur deklarativ dhe i qartë për udhëheqësinë e tij dhe për pasimin e tij pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse me ndjekjen e tij ne ndjekim profetin Muhamed. Rruga e tij është rruga profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Në një hadith të ardhur nga profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Al lahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhet: “Me të vërtetë, Aliu është prej meje dhe unë jam prej tij dhe ai është udhëheqësi i çdo besimtari pas meje.”
(Musned Ahmed, 4: 439. Sunenu’t-Tirmidhij, 5: 632/3712. Khasaisu’n-Nisaij, 63: dhe 75. El-Mu sennef i Ibn Ebi Shejbes, 7: 504/58,Daru’l-Fikr, Bejrut, botimi 1. El-Mu’xhemu’l-Kebijr i Taberanijut, 18: 128/265. Xhamiu’l-Usul, 8: 652/6493.)
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë për atë: “Për çdo profet ka një zëvendës dhe trashëgim tar dhe Aliu është zëvedësi im dhe trashëgimtari im.”
(Biografia e Imam Aliut nga Tarijkh Ibn Asakir, 3: 5/1030 dhe 1031. Er-Rijadu’n-Nadireh, 3: 138. Dhekhairu’l-‘Ukba, 71. Menakibu’l-Khauarizmij, 42. El-Firdeus i Dejlemijut, 3: 336/5009. El-Menakib i Ibn Megazilit, 201/238. Kifajetu’t-Talib, 260.)
Ne e duam imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!) dhe ndjekim rrugën e tij, sepse profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na ka urdhëruar në ndodhinë e Gadir Khum, kur u kthye nga haxhi I lamtumirës. Kjo është vërtetuar nga metoda të shumta të transmetuesve të besueshëm, që kanë transmetuar nga një numër i madh sahabësh (shokësh). Prej tyre: Ali ibn Ebi Talibi, Abdullah ibn Abbasi, Ebu Said El-Khudriju, El-Bera ibn ‘Azibi, Zejd ibn Erkami, Selman Farisiju, Ebu Dherr El-Gifarij, Ammar ibn Jasiri, Mikdad ibnu’l-Esuedi dhe Ebu Hurejreja.
Në Gadijr Khum, profeti Muhamed ka mbajtur një ligjëratë. Në atë ligjëratë thuhet se Profeti, ditën që i ftoi njerëzit nëGadijr Khumka qenë ditë e enjte, më pas i ftoi njerëzit për tek Aliibn Ebi Talibi.
Ndërkohë, mori dorën e tij dhe ngriti atë deri sa njerëzit panë të bard hën e pëllëmbës dhe tha: “Për atë që kam qenë udhëheqës i tij edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah i Plotpushtetshëm, duaje atë që që e do Aliun dhe bëhu armik i atij që armiqëson Aliun. Përkrahe atë që përkrah Aliun dhe poshtërje atë që e poshtëron Aliun.”Pastaj ata të dy nuk u ndanë derisa zbriti ky ajet: “Sot për sosa për ju fenë tuaj...” I Dërguari i Allahut tha: “Allahu është më i Madhi ndaj përsosjes së fesë, plotësimit të begative dhe kënaqësisë së Tij me mesazhin tim dhe udhëheqjen e Aliut.”
(Shih Menakibu’l-Khavarizmij, 80. Maktelu’l-Imami’l-Hysejnpo i tiji, 47. Terxhemetu’l-Imami Alij i Ibn Asakirit, 2: 75/577-580. Tarijkhu Bagdad, 8: 290. Tarijkhu’l-Ja’kubij, 2: 43. Shevahidu’t-Tenzijl, 157/210-215. El-Menakib i Ibnu’l Megazilit, 19. Tedhkiretu’l-Khauass i Ibnu’l-Xheuzijit, 29. Feraidu’s-Simtejn, 1: 315. Ed Durru’l-Menthur i Sujutijut, 2: 259. El-Itkan po i Sujutijut, 1: 75.)
E të tjera e të tjera thënie dhe dëshmi që tregojnë qartë pozitën e lartë të imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së rrugës së tij, pas profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është detyrë e çdo besimtari që të njihet me historinë e personaliteteve të larta islame dhe t’ua japin të dre jtën dhe hakun atyre ashtu siç e meritojnë dhe secilin ta vendosin në pozitën që e meriton.
Disa lexues do të thonë që këto fjalë i dimë dhe i kemi dëgjuar. Sigur isht që këto thënie dihen dhe janë dëgjuar. Mirëpo sa kuptohen dhe sa zbato hen? A nuk janë thënie të profetit Muhamed? Sigurisht, që po. Për imam Aliun dhe për gjenialitetin e tij, kanë shkruar dhe janë shprehur shumë dijetarë, filozofë dhe mendimtarë jo muslimanë.
Shibli Shumejl, i krishterë libanez, ka thënë:
“Imam Ali bin Ebù Tàlibi, i madhi i të mëdhenjve, kopje e vetme. Si kjo figurë s’kishte parë as Lindja, as Perëndimi, nuk ishte parë as në kohët e hershme e as do të shiko het më vonë. Figurë plotësisht origjinale.”
Bulis Selameh, poet i krishterë libanez, në një poemë të tij kushtuar imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
O ti qiell dëshmo,
o ti tokë prano, poho dhe frikësohu,
sepse unë përmenda Aliun
Paqja qoftë mbi ty o prijësi i besimtarëve!
E lusim Allahun që të jemi në rrugën e Tij dhe të eulijave (të dashurve) të Tij në këtë jetë dhe na bashkoftë me ata në Jetën Tjetër!
Haxhi Shejkh Vullnet MERJA