Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Kurani dhe Ehli Bejti

 

Kur ta përmendim Kurani, athua pse na bie ndër mend Ehli Bejti?

Kur t’i shikojmë librat burimor sahih të haditheve do të vërejmë një hadith shumë të rëndësishëm që është përgjigja në pyetjen tonë:

 

“Në mesin tuaj po ju lë dy gjëra me rëndësi të pakrahasueshme: Libri i Allahut që është i mbushur përplot me udhëzime dhe Ehli Bejtin tim. Këta do të bashkohen me mua te burimi i Kevtherit dhe deri atëherë nuk do të ndahen njëri prej tjetrit”.

 

Ndërsa, te Sahihi i Muslimit është edhe një pjesë e këtillë:

“...po ju përkujtoj që tani për dënimin e Allahut për shkak të qëndrimit tuaj kundrejt Ehli Bejtit tim”.

Këtë pjesë e ka përsëritur tri herë i Dërguari (s.a.v.)!

 

Para se të japim burimet e hadithit, dëshirojmë t’ju tërheqim vëmendjen në lidhje me rëndësinë e kohës dhe vendit të thënies së hadithit. Sipas rrëfimeve sahih këtë hadith i Dërguari (s.a.v.) e ka thënë gjatë kohës së haxhit lamtumirës përpara dhjetëra mijëra haxhive.

Përveç kësaj, ky hadith është aq i shquar në histori sa që dihet edhe data e saktë e shqiptimit të hadithit.

 

Në vitin e dhjetë të Hixhrit, në muajin Zilhixhe, i Dërguari (s.a.v.) kishte shkuar në haxhin lamtumirës me një grup të të afërmve dhe të myslimanëve. Në Meke e kishte kryer haxhin dhe ishte duke u kthyer në Medine. Ai ishte duke kaluar afër një liqeni me emrin Gadir Hum të krahinës Xhuhfe dhe erdhi urdhri i shpalljes që të ndalet aty. 

 

Në një skaj të liqenit u përgatit një vend për të Dërguarin (s.a.v.) nën hijen e drunjve. Ishte koha e namazit të drekës të një dite të nxehtë verore. Njerëzit i shtrinin teshat e tyre mbi rërë që të mund të uleshin. I Dërguari (s.a.v.) e fali namazin e drekës dhe hipi mbi një mimber të përgatitur aty për aty për t’iu drejtuar 90 – 120 mijë myslimanëve.

Afër vetes e morri Hz Aliun dhe tha:

“O njerëz! Shumë shpejt do të ndahem prej juve. Sigurisht, që do t’i përgjigjem thirrjes së Zotit tim. Më mesin tuaj po ju lë dy gjëra, vlera dhe rëndësia e të cilëve nuk mund të matet me asgjë, dhe kurrë nuk do ta humbni rrugën përderisa të kapeni për to. E para është libri i Allahut që përmban udhëzim dhe e dyta është Ehli Bejti im. Këto nuk do të ndahen njëra prej tjetrës deri në Ditën e Kiametit”.

Pastaj, e morri dorën e Imam Aliut dhe e ngriti lart. Aq shumë e ngriti sa që mund të shiheshin sqetullat e ty dyve, dhe tha:

“O njerëz! Kush është më i afërmi i besimtarëve?”.

Të gjithë të pranishmit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”.

Atëherë, i Dërguari (s.a.v.) vazhdoi: “Padyshim që udhëheqësi (mevla) im është Allahu. Unë jam udhëheqësi i besimtarëve dhe më i afërmi i tyre. Udhëheqësi i kujt jam unë edhe Aliu është udhëheqësi i tij."

Këtë e përsëriti i Dërguari (s.a.v.) tre apo katër herë përpara dhjetëra mijëra myslimanëve dhe pastaj i qoi duart kah qielli, duke e bërë këtë lutje.

“O Allahu im! Kush e pranon Aliun, edhe Ti pranojë atë dhe kush e urren Aliun, urreje edhe Ti atë! Kush e ndihmon Aliun, ndihmoje edhe Ti atë, kush e poshtëron Aliun, poshtëroje edhe Ti atë dhe, bashkoje gjithnjë të vërtetën me Aliun! Ata që janë prezent le t’i tregojnë atyre që nuk janë prezent!”.

Mbas kësaj, të gjithë të pranishmit filluan që ta urojnë Imam Aliun. Prej të parëve që ia uruan ishin Ebu Bekri dhe Ymeri. Ymeri tha:

“Urime për ty, urime për ty o djali i Ebu Talibit. Sot ke gdhirë si udhëheqësi im dhe i tërë myslimanëve”.

 

Ky hadith është transmetuar në shumë libra burimore në forma të ndryshme. Hadithin e përcjellin 110 sahabe dhe të gjitha këta sahabe e kanë përcjellë ngjarjen e Gadir Humit të tjerëve mbas tyre. Prej tabiinëve (ata që i kanë parë sahabet) këtë hadith e kanë transmetuar 84 prej tyre. 360 dijetar të mëvonshëm e kanë përmendur këtë hadith në librat e tyre. Vetëm për hadithin e Gadir Humit janë shkruar 26 libra.

 

Shprehjet që përmenden në hadith mund të kuptohen nga ana e të gjithëve. Kurani dhe Ehli Bejti janë të lidhur njëri me tjetrin dhe nuk do të ndahen deri në Ditën e Kiametit. Nëse lidhemi vetëm për njërin, kurrë nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.

Për këtë ekziston shprehja e qartë në hadith. Atëherë, si duhet që të lidhemi për Ehli Bejtin dhe Kuranin?

 

Në hadithin që e përcjellë Tabarani, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Mos tentoni që t'i mësoni ata sepse ata janë më të ditur se ju“.

 

Dituria e Ehli Bejtit sigurisht që është prijëse edhe për Kuranin. Allahu i Lartësuar ka thënë në shumë vende se, përveç të tjerave, në Kuran ka edhe dituri. Mbasi që na është dhënë si amanet Kurani dhe dituria e tij, si dhe Ehli Bejti që është i lidhur për të, atëherë si mund të jetë e drejtë kërkimi i diturisë në ndonjë vend tjetër jashtë Ehli Bejtit?

Për Kuranin na është bërë e ditur nga ana e Allahut se është i përkryer, atëherë a nuk duhet që të jetë i përkryer edhe Ehli Bejti që është i lidhur për të deri në Ditën e Kiametit?

 

A është e logjikshme që një i mangët ta përfaqësojë një të përkryer?

Kurani është i pastër prej të gjitha dyshimeve dhe për këtë ekziston një dëshmi hyjnore. Krahas kësaj, edhe Ehli Bejti është i pastër prej të gjitha dyshimeve. Nuk mund të mendohet që njëri të ndikojë në paraqitjen e dyshimit brenda tjetrit sepse, e mangëta nuk mund ta pranojë brenda vetes të përkryerën. Allahu i Lartësuar na thotë: 

 

“Padyshim, se ky është një Kuran i pastër dhe i ndershëm dhe se atë nuk mund ta prekë askush tjetër përveç të pastërve” (Vakia, 77-79). 

 

Nuk mund të japim ndonjë gjykim duke e shikuar vetëm anën e jashtme të këtij ajeti, sepse Kuranin mund ta prekin edhe ata që janë të pastër, edhe ata që nuk janë të pastër. Për të kuptuar kuptimin e vërtetë të ajetit duhet që ta përdorim tevilin.

Brenda Kuranit janë përfshirë vetëm pesë persona që janë të pastër prej të gjitha papastërtive. Në lidhje me këtë, kemi folur më hollësisht më lart dhe kemi thënë se Ehli Bejti përbëhet prej pesë personave. Kjo është përmendur në Suren Ahzab, ajeti 33:

“O Ehli Bejt! Allahu dëshiron t’ju pastrojë deri në skaj prej të gjitha papastërtive”.

 

Tani, nëse kthehemi te papastërtia që përmendet në ajetin e mësipërm, a është e mundur që të japim kuptimin e këtij ajeti në këtë mënyrë: Vetëm ata që e kanë të pastër brendësinë e tyre mund ta arrijnë diturinë e Kuranit. Dhe, këta janë vetëm Ehli Bejti dhe askush tjetër.

 

Kurani i pastër dhe Ehli Bejti i pastër.

 

Nëse i shikojmë tefsiret që nuk janë marrë prej Imamëve, do të mund të vërejmë ekzistimin e shumë kundërshtimeve. Sepse, të gjithë dijetarët jashtë Ehli Bejtit janë të mangët, vetëm Ehli Bejti është i përkryer. Nëse opsioni i zgjedhjes është në duart e njerëzve me mendje të shëndoshë, sigurisht që ata do t’i zgjedhin të përkryerit.

Ata që e marrin tefsirin e Kuranit nga sahabet, duhet që të heqin dorë prej tyre, mbasi që u është bërë e njohur identiteti e tyre. Sepse, është e padyshimtë se brenda sahabeve ka edhe mynafikë dhe njëkohësisht brenda sahabeve ka edhe të mirë që nuk janë pastruar prej të gjitha llojeve të papastërtive.

 

Pra, mund të flasin gënjeshtrën dhe të nënshtrohen pasioneve të tyre. Kjo gjendje është e largët për Imamët e Ehli Bejtit sepse, me dëshirën e Allahut, të gjithë ata janë të pastër prej të gjitha papastërtive. Gjithçka është e qartë, tefsirin dhe tevilin e Kuranit mund të na përcjellin drejtë e saktë vetëm Imamët e Ehli Bejtit. Në lidhje me tevilin, Allahu ka thënë:

 

 “Tevilin e Kuranit e di vetëm Allahu dhe ata që janë pajisur me dituri thonë: Ne u kemi besuar atij, të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes”. (Ali Imran, 7). 

 

Këtë ajet e kanë përthyer e shpjeguar në shumë mënyra të ndryshme. Sipas tyre, tevilin e Kuranit e di vetëm Allahu dhe këtë e kanë besuar ata që kanë iman. Nëse tevilin e Kuranit e di vetëm e vetëm Allahu atëherë me këtë do të shprehim dobësitë e të dërguarve të cilët i ka dërguar Ai.

 

Padyshim, që të gjithë të dërguarit i kanë ditur tevilet e librave hyjnor. Në të kundërtën, ata nuk kanë mundur të na mësojnë atë që nuk e kanë ditur. Padyshim, që ata e kanë ditur tevilin e Allahut të Madhëruar. Së fundi, ata e përfaqësonin Atë mbi sipërfaqen e tokës dhe sigurisht që është dashur që të zotërojnë dituri të gjerë. I mangëti nuk mund të përfaqësojë të përkryerin.

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë sahabeve:

“Sikur që kam luftuar për zbritjen e Kuranit ashtu edhe njëri nga mesi juaj do të luftojë për tevilin e Kuranit”.

Ebu Bekri e pyeti: “O Resulullah! A jam unë ai?”.

I Dërguari (s.a.v.) iu përgjigj: “Jo, ti nuk je ai person”.

Pastaj, Ymeri e pyeti: “O Resulullah! A jam unë ai person?”.

I Dërguari (s.a.v.) iu përgjigj: “Jo, ti nuk ai person. Ai që do ta bëjë këtë është duke i riparuar sandalet e mijë”. Sahabet shkuan te Hz Aliu, i cili ishte duke i riparuar sandalet e të Dërguarit (s.a.v.) dhe e përgëzuan me këtë lajm. 

 

Para se t’i përmendim burimet e këtij hadithi, e shohim të dobishme që ta bëjmë shpjegimin e tij. Këtu po tregohet haptas se Hz Aliu do të luftojë për tevilin e Kuranit. Nëse Hz Aliu nuk e di domethënien e tevilit, si do të luftojë ai për këtë?

Aq më shumë, kur të lexojmë në librat e historisë se kundër kujt ka luftuar, atëherë do të kuptojmë më mirë rëndësinë e hadithit të të Dërguarit (s.a.v.). Mbas të Dërguarit (s.a.v.), Imam Aliu nuk ka luftuar kundër hebrenjve apo të krishterëve. Ai ka luftuar kundër atyre që janë deklaruar se janë mysliman.

 

Këtu është rëndësia e tevilit. Së fundi, të gjitha mosmarrëveshjet janë paraqitur për shkak të tevilit të Kuranit. Por, për t’i parandaluar mosmarrëveshjet, i Dërguari (s.a.v.) ua ka bërë me dije sahabeve se si duhet që të veprojnë në këto raste.

Krejt çka duhej të bënin ishte që të qëndrojnë afër Imam Aliut. Mirëpo, kur e lexojmë historinë vërejmë se një numër i madh i sahabeve ishin renditur në anën e frontit që luftonin kundër Imam Aliut. Ata që luftonin kundër Imam Aliut nuk kishin kuptuar asgjë nga Kurani. Ata ishin njëjtë sikur ata që kanë luftuar kundër të Dërguarit (s.a.v.) gjatë zbritjes së Kuranit.

 

Edhe ata nuk dinin se çka kishte sjellë Kurani. Në fund mund të themi këtë: Pranimi i tevilit nga ndonjëri tjetër jashtë Imamëve të Ehli Bejtit do të thotë heqja dorë nga i Dërguari (s.a.v.) dhe pranimi i tij nga ndonjë vend tjetër. Të gjitha rrëfimet që janë sjellë nga ata që janë jashtë Ehli Bejtit nuk janë asgjë tjetër veçse produkte të mendjeve të tyre. Ndërsa, tevilet që i kanë sjellë Imamët, i takojnë vetëm pronarit të shpalljes, të Dërguarit (s.a.v.). Mohimi i saj do të jetë në kundërshtim me mendjen dhe logjikën.

 

Hadithin e lartpërmendur e transmetojnë:

Imami i mez-hebit Hanbeli, imami Ahmed bin Hanbel në librin “Musned”.

Autori i Sahihit, Nesei në librin “Hasais”.

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”.

Ibn-ul Esir në librin “Usud-ul Gaabe”.

Ibn-i Haxher el-Askalani në librin “El-Isabe”.

El Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Ibn Abdel-Birr në librin “El Istij’ab”.

Ebu Ja’la në librin “Musned”.

Bejhaki në librin “Su’b el-Iman”.

Said bin Mansur në librin “Sunen”.

Dejlemi në librin “Firdevs”.

Ibn Huban në librin “Sahih”.

Muhib et-Tabari në librin “Rijad-un Nadara”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

 

I Dërguari (s.a.v.) na ka bërë me dije haptas edhe në hadithe tjera se diturinë e Kuranit duhet ta marrim nga Imam Aliu:

“Aliu është bashkë me Kuranin dhe Kurani është bashkë me Aliun. Ata nuk do të ndahen njëri nga tjetri deri në Ditën e Kiametit”.

Atëherë, a nuk duhet që ta mësojmë Kuranin nga Imam Aliu?

A nuk duhet që të jetë i pastër prej të gjitha dyshimeve Ai që është bashkë me Kuranin?

Imam Aliu ishte duke luftuar kundër Muavijes dhe Muavija ishte duke e humbur luftën por Muavija përdori një dredhi të madhe. Ai i lidhi për majat e shtizave librat e Kuranit dhe i bëri thirrje ushtrisë së Imam Aliut që të gjykojë Kurani në mes tyre.

 

Imam Aliu iu drejtua ushtrisë së tij dhe tha:

“Mbrapa kësaj që ju po e shihni nuk ka asgjë tjetër veçse hile. Ajo që po ju tregon juve është Kurani që heshtë ndërsa unë jam Kurani që flet”.

 

Imam Aliu na bën me dije në një mënyrë të bukur se si duhet kuptuar Kuranin e shkruar mbi letër. Virtyti nuk është në atë çka është shkruar mbi atë letër. Virtyti i vërtetë i Kuranit është në mendjen që e shpjegon dhe e interpreton atë.

Sikur të mos kishin njerëzit mendje, çfarë dobie do të kishte Kurani?

Këtë na e bën me dije shembulli i mendjes së përkryer, Imam Aliu. Ai është shpjeguesi e përkthyesi i vërtetë Kuranit. Sikur të kishin mjaftuar vetëm librat nëpër shkollat e larta, nuk do të kishte pasur nevojë për profesorë.

 

Çdokush do ta kishte marrë librin dhe do të ishte bërë krye në veti doktor, inxhinier apo avokat. Por, këtu ka nevojë për vërtetësinë dhe kuptimin e diturive të atyre që e kanë shprehur atë. Përndryshe, nëse çdonjëri e shpjegon dhe e ujdis atë që e ka lexuar sipas asaj se si e ka kuptuar vetë, atëherë duket që të mendojmë për mospajtimet që do të paraqiten. Të njëjtën mund të themi edhe për Kuranin.

 

Kurani është pranuar nga ana e të Dërguarit (s.a.v.) si shpallje dhe pastaj është lënë ymmetit përmes duarve të besueshme të Ehli Bejtit. Të themi se kuptimi i Kuranit u është lënë ymmetit, ashtu si dëshirojnë apo dinë ata vet, kjo do të thotë të lyejmë me yndyrë bukën e atyre që e përgënjeshtrojnë Kuranin. Sepse, ata që dëshirojnë që ta përgënjeshtrojnë Kuranin, ata kanë nevojë për vende që kuptohen vështirë dhe që kanë nevojë për tevil.

 

Që ta tejkalojmë këtë ne duhet që t’i drejtohemi tevilit dhe tefsirit të Imamëve të Ehli Bejtit. Në Turqi nuk janë përkthyer ende tefsirët e tillë kështu që qytetarët e kanë vështirë që të përfitojnë prej tyre. Inshalla kjo do të ndryshojë për një kohë të shkurtër dhe çdokush do të mund të përfitojë atë dituri.

 

Burimet e hadithit që e përmendëm më lart:

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”.

Munavi në librin “Fajd-ul Kadir”.

Tabarani në librin “Mu’xham-ul Evsat”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin “Sava’ik-ul Muhrika”.

Seblenxhi në librin “Nur-ul Absar”.

 

Në një hadith tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Më i miri prej juve që gjykon është Aliu”.

 

Për të dhënë gjykimin e drejtë sigurisht që kemi nevojë për diturinë e Kuranit. Në këtë rast, asnjë sahabe nuk mund të krahasohet me Imam Aliun. Ai që është më i drejti në gjykim sigurisht që është vendi i referencës së ymmetit për çdo çështje, përndryshe do të arrijmë në atë vend në të cilin është tani ymmeti.

 

Burimet e hadithit janë:

Imami i mez-hebit Hanbeli, imami Ahmed bin Hanbel në librin “Musned”.

Ibn-i Maxhe në librin “Sahih”.

Buhariu në librin “Sahih”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlia”.

Sujuti në tesfirin “Durr-ul Mensur”

Bejhaki në librin “Delail”.

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”.

Ibn-i Sa’d në librin “Tabakaat”.

Ibn-ul Esir në librin “Usud-ul Gaabe”.

Ibn Abdel-Birr në librin “El Istij’ab”.

Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin “Sava’ik-ul Muhrika”.

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”.

Ibn-i Haxher el-Askalani në librin “Fath-ul Bari”.

Bagavi në librin “Musned”.

Muhib et-Tabari në librin “Rijad-un Nadara”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

Tabarani në librin “Mu’xhem”.

 

Imam Aliu foli nga mimberi:

“O njerëz! Më pyetni në lidhje me Librin e Allahut. Unë mund të tregoj se cili ajet ku ka zbritur, natën apo ditën, në rrafshinë apo mal”.

 

Këto fjalë të Imam Aliut na mjaftojnë për ta kuptuar gjerësinë e dijes së tij për Kuranin dhe këtë veçanti nuk e zotëron asnjë sahabe. Nga pikëpamja e të kuptuarit të drejtë të Kuranit, për neve është e dobishme që mbas të Dërguarit (s.a.v.) diturinë e Kuranit ta marrim prej Imam Aliut.

 

Këto fjalë të Imam Aliut mund të gjenden në këto libra:

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”

Ibn-i Sa’d në librin “Tabakaat”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”.

Ibn-i Haxher el-Askalani në librat “Tehzib-ut Tehzib” dhe “El-Isabe”

Ibn Abdel-Birr në librin “El Istij’ab”.

Ibn Xherir et-Tabari në tefsirin “Xhami-ul Beyan”.

Ibn’ul Anbari në librin “Masahif”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

Muhib et-Tabari në librin “Rijad-un Nadara”.

El-Munavi në librin “Fajd-ul Kadir”.

 

Njëri prej sahabeve, që ishte njëkohësisht edhe hafëzi i Kuranit, Abdullah bin Mesudi, ka thënë:

 

“Kurani ka zbritur mbi shtatë shkronja. Çdo shkronjë e ka kuptimin e jashtëm dhe të brendshëm. Ali bin Ebu Talibi i dinte kuptimet e tyre të brendshme dhe të jashtme”.

 

Prej këtij rrëfimi mund të kuptojmë se anët e jashtme dhe të brendshme të Kuranit i dinte vetëm Hz Aliu. Përndryshe, pa i pasur këto dy dituri nuk mund ta bëjë tefsirin apo tevilin e Kuranit. Edhe hafëzi i njohur i Kuranit, Abdullah bin Mesudi, po e pranon haptas se është larg prej asaj diturie. Atëherë, Imam Aliu qenka i pashoq për diturinë e Kuranit në mesin e sahabeve. Gazali e ka një fjalë të famshme:

“Diturinë e vërtetë të Kuranit mund ta marrim vetëm prej Hz Aliut”.

 

Librat burimor:

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë vajzës së tij, Hz Fatimes:

“O Fatime! A je e kënaqur që të martoj me dijetarin më të madh brenda ymmetit, më të parin që e ka pranuar Islamin dhe që e zotëron butësinë më të madhe?”.

 

Nga hadithi mund të kuptojmë se Imam Aliu është më i dijshmi i ymmetit. A mund të jetë e drejtë që të shkojmë te ndonjëri tjetër për çështjet e Kuranit? Allahu i Madhëruar ka thënë: “A janë të njëjtë të dijshmit me të padijshmit?”.

 

Burimet e hadithit:

Imami i mez-hebit Hanbeli, imami Ahmed bin Hanbel në librin “Musned”

Tabarani në librin “Mu’xhem”.

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

Ibn-ul Esir në librin “Usud-ul Gaabe”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Ibn-i Sa’d në librin “Tabakaat”.

Ibn Abdel-Birr në librin “El Istij’ab”.

Dejlemi në librin “Firdevs”.

Munavi në librin “Fajd-ul Kadir”.

Muhib et-Tabari në librin “Rijad-un Nadara”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”.

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Unë jam qyteti i urtësisë dhe Aliu është dera e këtij qyteti”.

 

Nuk e shohim të nevojshme që të bëjmë me dije për rëndësinë e urtësisë që duhet të shkojë bashkë me diturinë. Sepse, një njeri pa urtësi është sikur gjella pa kripë. Vlerat më të rëndësishme janë dituria e bashkëngjitur me urtësinë. Athua ku janë duke shkuar myslimanët kur Imam Aliu po i zotëruaka këto vlera? Kuranin duhet që ta mësojmë prej pronarit të urtësisë.

 

Burimet e hadithit:

Termiziu në librin “Sahih”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”.

Munavi në librin “Fajd-ul Kadir”.

Hatib el-Bagdadi në librin “Tarih Bagdad”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Ibn Xherir në librin “Tehzib-ul Asar” …

 

Hadithin e lartpërmendur e ka thënë i Dërguari (s.a.v.) edhe në një formë të ngjashme:

“Urtësia është ndarë në dhjetë pjesë. Nëntë pjesë u janë dhënë Aliut dhe një pjesë njerëzve. Edhe në atë pjesë që u është dhënë njerëzve, Aliu është më i dijshëm se ata. 

(po të njëjta burime si më lart)

 

Në një hadith tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Falënderimi qoftë për Allahun që na ka dhënë urtësinë” (Imami i mez-hebit Hanbeli, imami Ahmed bin Hanbel në librin “Menakib”)

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është dera e tij. Kush dëshiron dituri, le të hyjë nga dera”

 

Të flasim drejtë për hir të kënaqësisë së Allahut. A është me të vërtetë dituria e myslimanëve të ditëve të sodit prej derës së diturisë së Hz Aliut?

Në cilin xhami keni dëgjuar se është dhënë ndonjë fetva që bazohet në diturinë e Imam Aliut?

Prej cilave autoritete të larta fetare keni dëgjuar se janë bazuar te Imam Aliu për t’i dhënë gjykimet?

 

Dera e diturisë është mbyllur mbas të Dërguarit (s.a.v.) dhe myslimanët kanë bërë gjithçka që të braktiset ajo derë. Dhe, kjo sikur nuk ka mjaftuar dhe Imam Aliut dhe pasardhësve të tij i kanë thënë rafizi (ekstremist), dhe këtë janë duke e vazhduar ende.

 

Allahu i Madhëruar thotë: “Hyni nga dyert nëpër shtëpitë tuaja!”.

Ai që nuk hyn në shtëpi nga dera por nga ndonjë vend tjetër, është vjedhës! Ai që dëshiron për të arritur te qyteti i diturisë së të Dërguarit (s.a.v.) duhet që të hyjë kah dera e Imam Aliut. Posaçërisht, nuk është vështirë që të paramendojmë për shkatërrimet e fatkeqësitë që mund të na godasin apo që na kanë goditur si pasojë e braktisjes së derës së diturisë në çështjet e rëndësishme të Kuranit.

 

Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i tij na kanë treguar derën dhe neve na takon përulja ndaj urdhrit të tyre. Përndryshe, do ta ndjekim nefsin e shejtanit. Kur iu dha urdhri i bërjes së sexhdes, ai e krahasoi veten me njeriun dhe e fitoi mallkimin e përhershëm të Allahut. Edhe ne nëse krahasohemi me vetveten tonë, jo kështu bëhet, jo ashtu bëhet, atëherë çka na duhet dera? Mos të mashtrohemi me këto lloje të krahasimeve. Mos të vonohemi për të hyrë në rrugën e Rrahmanit sepse është duke u afruar në ditë e tillë që pendimi nuk do të sjellë asnjë dobi.

 

Burimet e hadithit:

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”

Hatib el-Bagdadi në librin “Tarih Bagdad”.

Ibn-ul Esir në librin “Usud-ul Gaabe”.

Ibn-i Haxher el-Askalani në librin “Tehzib-ut Tehzib”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Munavi në librin “Fajd-ul Kadir”.

Hejsemi në librin “Mexhma’uz-Zevaid”.

Tabarani në librin “Mu’xham-ul Evsat”.

Ibn-i Xherir në librin “Tehzib-ul Asar”.

Muhib et-Tabari në librin “Rijad-un Nadara”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “El-Ma’rifatu”.

Dejlemi në librin “Firdevs-ul Ahbar”.

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”.

Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin “Sava’ik-ul Muhrika”.

Damiri në librin “Hajat-ul Hajvan”

Hadithin e transmetojnë: Akili, Ibn Udejji dhe Termiziu.

 

Në një hadith tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“O Ali! Mbas meje, ymmeti do të has në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme dhe ti do t’i zgjedhësh ato”.

 

Nuk e shohim të udhës që t’i numërojmë mosmarrëveshjet në të cilat ka hasur ymmeti sepse gjendja e sotme e ymmetit është e qartë për çdonjërin. I Dërguari (s.a.v.) e ka lënë Imam Aliun si zgjedhës të problemeve ndërsa shumica e ymmetit e ka braktisur atë dhe ende nuk është duke e kërkuar atë.

Kanë shkruar me dhjetëra volume të tefsrireve të Kuranit por nuk kanë përfituar aspak nga dituria e Imamit, nuk i janë drejtuar atij dhe ende janë duke vazhduar me këtë avaz. Kishim pasur dëshirë që ta mësojmë shkakun e këtij xhehaleti të thellë.

 

Burimet e hadithit:

Hakim en-Nishaburi në librin “Mustedrik”.

Ebu Nu’ajm el-Isfahani në librin “Hiljet’ul-Evlija”.

Muttaki el-Hindi në librin “Kenz-ul Ummal”.

Munavi në librin “Kunuz el-Hakaik”.

Dejlemi në librin “Firdevs”.

Ibn Asakir në librin “Tarih Damask”.

Ibn-i Haxher el-Hejtemi në librin “Sava’ik-ul Muhrika”.

Hadithin e ka transmetuar dijetari i hadithit Ibn Udeyy’de.

 

  • Kurani dhe Ehli Bejti
  • Kush janë Ehli Bejti?
  • Ehli Bejti në hadithe
  • Fatkeqësia e së Enjtes,
  • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top