Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).

 Incidentet në të cilat ata nuk ndoqën tekstet e hadīthit janë të panumërta. Merrni, për shembull, fatkeqësinë e së enjtes, i cili është më i famshmi prej incidenteve të tilla dhe më i urryeshmi. Ai transmetohet nga të gjithë autorët e sahīhëve dhe sunen-eve, dhe është dokumentuar nga të gjithë muhadīthët e historianët. Mjafton për ju ajo që transmeton Bukhārīu në kaptinën e tij mbi pohimin e të Dërguarit (s) të sëmurë: “Largohuni prej meje”, në f. 5, vëll. IV i Sahīh-ut të tij, ku ai mbështetet në autoritetin e ‘Ubejdullāh ibn ‘Abdullāh ibn ‘Utbeh ibn Mes’ūdit, që citon Ibn ‘Abbāsin duke thënë se kur të Dërguarit të Allahut (s) iu afrua vdekja, shtëpia e tij ishte plot me njerëz, përfshi ‘Umer ibn el-Khattābin. I Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, tha:

 

“Më lejoni t’ju shkruaj diçka që do t’ju mbrojë përgjithmonë nga të rrëshqiturit, pas meje.”

‘Umeri tha: “I Dërguari i Allahut është nën ndikimin e dhimbjeve dhe ju keni me vete Librin e Allahut; ndaj, na mjafton Libri i Allahut.”

Të pranishmit debatuan mes njëri tjetrit e debati i tyre u kthye në grindje. Disa prej tyre thanë: “Ejani pranë Profetit (s) që ai t’ju shkruajë diçka që do t’ju mbrojë nga rrëshqitja pas tij”, ndërsa të tjerët përsëritën ç’kishte thënë ‘Umeri.

Kur debati dhe grindja në praninë e Profetit u dendësua, i Dërguari i Allahut (s) u tha atyre: “Largohuni prej meje.”

Ibn ‘Abbāsi e kishte zakon të thonte: “Katastrofa, katastrofa e vërtetë, është ajo që e bëri të Dërguarin e Allahut (s) të hiqte dorë nga ajo që dëshironte të shkruante, për shkak të debatit dhe grindjes mes tyre.”

 

Nuk ka kurrfarë diskutimi lidhur me saktësinë e këtij hadīthi e as rastin në të cilin u shqiptua. Bukhārīu e citon atë në Kitāb ul-‘ilm me nr 114, në f. 22, vëll. I i Sahīh-ut të tij dhe ai ndodhet në mjaft vende të tjera me të cilat studiuesit janë të njohur.

Ai e citon atë në shumë vende në Sahīh. Muslimi po ashtu, e citon atë në Sahīh në mbyllje të testamentit të Profetit (s), f. 14, vëll. II. Ahmedi e transmeton hadīthin e Ibn ‘Abbāsit në f. 325, vëll I i Musned-it.

Ai përcillet nga të gjithë muhadīthët e historianët, ku secili ia redakton tekstin duke ia ruajtur megjithatë thelbin dhe përsëritur faktin se Profeti (s) u quajt “haluçinues” apo “përçart”.

 

Por ata gjithashtu përmendin se ‘Umeri tha:

“Profeti (s) është kapluar nga dhimbja” vetëm për ta lëmuar pohimin dhe zbutur ndjenjat e atyre që ai u dukej indinjues.

Ky fakt mbështetet nga ajo që ka pohuar Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuherī në librin e tij es-Sakīfe, i cili mbështetet në autoritetin e Ibn ‘Abbāsit dhe e citon atë duke thënë:

“Kur të Dërguarit të Allahut iu afrua vdekja, në shtëpinë e tij ishin të pranishëm disa njerëz, ndër të cilët edhe ‘Umer ibn el-Khattābi. I Dërguari i Allahut (s) tha:

‘Më sillni bojë e letër që t’ju shkruaj diçka që do ju mbrojë nga të rrëshqiturit pas meje.’ Të pranishmit dalluan mes njëri tjetrit dhe debatuan, disa duke thënë: ‘Afrohuni dhe shikojeni të Dërguarin e Allahut t’ju shkruajë diçka,’ ndërsa të tjerë përsërisnin atë që kishte thënë ‘Umeri. Kur debati e grindja u rritën, i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, u zemërua dhe tha: ‘Largohuni prej meje’”  siç pohohet në f. 20, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī.

 

Siç e shikoni nga ky hadīth, ai është i qartë në të treguarit se disa individë e transmetuan kundërvënien e ‘Umerit me kuptim, e jo shprehimisht. Kjo vërteton gjithashtu se muhadīthët që nuk dëshironin ta pohonin emrin e personit që kundërshtoi, prapë se prapë ia kishin cituar fjalë për fjalë pohimin. Në kreun e tij mbi shpërblimin e të deleguarve, në Kitāb ul-Xhihād we’l-Sijer, f. 118, vëll. II, Bukhārīu pohon:

 

"Kabseh na transmetoi një hadīth nga Ibn ‘Ajīne, Selmān el-Ehweli dhe Sa‘īd ibn Xhubejri, që citojnë pa ndërprerje Ibn ‘Abbāsin, duke thënë:

“Një të enjte, ah çfarë dite ishte ajo e enjte...” dhe shpërtheu në vaj gjersa lotët e tij njomën zallin e atëherë tha: “dhimbja e të Dërguarit të Zotit (s) u rrit të enjten; ndaj, ai urdhëroi t’i sillnim material shkrimi që të na shkruante diçka, e cila do të na mbronte nga rrëshqitja pas tij; por njerëzit debatuan, duke e ditur që askush nuk duhet të debatojë në praninë e një profeti dhe thanë:

‘I Dërguari i Allahut (s) është përçart.’ Ai (s) atëherë u tha: ‘Hiqmuni, sepse dhimbja që kam është më e durueshme se ajo që po më shkaktoni,’ dhe ai la në testamentin e tij para se të vdiste, tri porosi: të nxirreshin politeistët nga toka arabe, të shpërbleheshin të deleguarit ashtu siç i shpërblente ai,’ dhe të tretën e kam harruar.”

(E treta s’ishte tjetër veçse çështja që Profeti (s) dëshironte të shkruhej për t’i mbrojtur ata nga rrëshqitja, por politika i detyroi muhadīthët ta “harronin” atë, siç sugjeron muftiu hanefī i Sūrit, Haxhi Dā‘ūd el-Dedeh.)

 

Po ky hadīth transmetohet nga Muslimi në mbyllje të kreut mbi wasijetin në Sahīh dhe nga Ahmedi në hadīthet e Ibn ‘Abbāsit në f. 222, vëll. I i Musned-it, si dhe të gjithë muhadīthët.

Në kreun e tij mbi wasijetin, Muslimi citon Sa‘īd ibn Xhubejrin në një vend dhe Ibn ‘Abbāsin në një tjetër, duke thënë:

“Asaj të enjte, oh, ç’e enjte ish ajo...” dhe lotët e tij vazhduan të rridhnin gjersa u dukën si perla të radhitura në zinxhir, atëherë ai vazhdoi e tha: “I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Më sillni një fletë dhe një filxhan me bojë’ ose ‘një fletë dhe ca bojë’, ‘që t’ju shkruaj diçka pas së cilës nuk do të shmangeni kurrë’; atëherë, disa njerëz thanë: ‘I Dërguari i Allahut (s) është përçart."  

(Ky hadīth citohet shprehimisht nga Ahmedi në f. 355, vëll. I i Musned-it të tij, krahas shumë autorëve të tjerë të librave të hadīthit.)

 

Kushdo që e studion këtë incident të urryeshëm nëpër sahīh-ë do ta vërejë shpejt se i pari që tha se i Dërguari i Allahut (s) ishte “përçart” qe padyshim ‘Umeri dhe disa prej të pranishmëve në ato çaste ndoqën shembullin e tij. Në hadīthin e parë, ju i dëgjuat fjalët e Ibn ‘Abbāsit:

 

“Të pranishmit në shtëpinë e tij dalluan ndërmjet tyre dhe u grindën, disa thonin: ‘Ejani dhe shikojeni të Dërguarin e Allahut t’ju shkruajë diçka’, ndërsa të tjerë përsërisnin atë që kishte thënë ‘Umeri”, d.m.th. “i Dërguari i Allahut është përçart.”

(Kjo është ajo që ka cituar Bukhārīu nga ‘Ubejdullāh ibn ‘Abdullāh ibn ‘Utbe ibn Mes’ūdi prej Ibn ‘Abbāsit, dhe citohet edhe nga Muslimi e të tjerë.)

 

Në një hadīth tjetër të transmetuar nga Taberānīu, në el-Ewset, si dhe në f. 138, vëll. III i Kenz ul-‘Ummāl-it, ‘Umeri citohet duke thënë:

“Kur Profeti u sëmur, ai tha: ‘Më sillni një fletë shkrimi dhe një filxhan me bojë, që t’ju shkruaj diçka pas së cilës s’do të rrëshqisni kurrë’; atëherë, gratë pas perdes thanë:

‘A s’e dëgjuat atë që tha i Dërguari i Allahut?’ Unë u thashë: ‘Ju jeni si gratë që admiruan Jusūfin; kur i Dërguari i Allahut (s) sëmuret, ju shtrydhni sytë, e kur shëndoshet, i hipni në qafë!”

‘Umeri vazhdon e tregon: “Atëherë, I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Lëri ato, se janë më të mira se ti’!”

 

Ju mund ta shihni se ata nuk e përqafuan kurrë frymën e këtij hadīthi.

Sikur ta kishin bërë, ata do të ishin mbrojtur përgjithmonë nga devijimi.

Sa do të donim që ata të ishin ndalur vetëm tek të qenurit të pabindur, e të mos i ishin përgjigjur atij me fjalët:

“Na mjafton Libri i Allahut,” thua se ai nuk e dinte statusin e Librit të Allahut mes tyre, apo se ata ishin më të ditur se ai mbi veçoritë dhe meritat e tij.

 

Sa do të donim që ata të ishin kënaqur me të tëra këto, e jo ta kishin befasuar me pohimin e tyre të vrazhdë: “I Dërguari i Allahut është përçart” pikërisht kur atë po e mundonte agonia e vdekjes.

Çfarë lamtumire për të Dërguarin e Allahut (s)!

 

Ata s’e zbatuan urdhrin e Profetit (s) për shkak të, siç pretendonin ata, të mjaftuarit e tyre me Librin e Allahut, thua se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë ajetin:

"Çfarëdo t’ju japë i Dërguari i Allahut, merreni, dhe çfarëdo që t’jua ndalojë, bindjuni!." (59:7).

 

Ata thanë:

“I Dërguari i Allahut është përçart”, thua se nuk e kishin dëgjuar kurrë ajetin:

"Kjo është fjala e të Dërguarit fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar dhe besnik; vërtet, shoku juaj nuk është i lojtur} (81:19-22);

dhe pohimin e të Lartit, të Gjithdijshmit:

"Ajo është fjalë e (Zotit nga goja e) të Dërguarit të ndershëm, jo e ndonjë poeti: sa pak besoni; nuk është as fjalë e ndonjë falltori: sa pak kujtoheni! Ajo është shpallje e Zotit të botëve." (69:40-3)’

dhe fjalën e Fuqiplotit, të Madhëruarit:

"Shoku juaj as ka rrëshqitur e as që është mashtruar; ai nuk flet nga mendja e tij, ajo s’është veçse shpallje që i shpallet; atë ia mëson i fuqishmi." (53:2-5),

krahas shumë ajeteve të tilla plot urti hyjnore, që e dëshmojnë të gjitha si të mbrojtur nga Zoti kundër përçartjes.

 

Madje, edhe arsyeja e dëshmon këtë, por ata ishin të vetëdijshëm për faktin se i Dërguari i Allahut (s) dëshiroi ta përforconte zotimin e khilāfetit dhe ta theksonte të qenit e tij e drejta e ‘Alīut në veçanti dhe e Imamëve nga pasardhja e pastruar në përgjithësi; prandaj, ata u vendosën si një bllok për ta penguar atë, siç e pranoi askush tjetër por vetë khalīfi i dytë në një bisedë private që ai pati me Ibn ‘Abbāsin...! Ajo ndodhet në rreshtin 27, f. 114, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës nga Ibn Ebī’l-Hadīdi.

 

Nëse shqyrtoni pohimin e tij:

“Më sillni një fletë e një filxhan boje, që t’ju shkruaj diçka me anë të së cilës nuk do rrëshqisni kurrë pas meje”, dhe pohimin e tij në hadīthin e Dy Gjërave me Peshë: “Po lë me ju atë së cilës, për sa kohë t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të rrëshqisni: Librin e Allahut dhe Ehl ul-Bejtin”,

ju do ta kuptoni se qëllimi i të dyja hadītheve është i njëjtë dhe se ai (s) dëshiroi, edhe duke qenë i sëmurë, t’i shkruante për ta hollësirat e urdhëresave të përfshira në Hadīthin e Thekalejnit.

 

2) Ai e tërhoqi urdhrin e tij ndaj tyre për shkak të pohimit me të cilin ata e befasuan, duke e detyruar të ndërrojë mendje, ngase pas shqiptimit të tij nuk do të kishte asnjë efekt që ai t’ua shkruante atë, përveç grindjes dhe përçarjes, që do t’i çonte ata të diskutonin nëse ai ishte vërtet përçart, estaghfīru’Llāh, apo jo, pikërisht siç bënë madje edhe në prani të tij, kur ai mund t’i shihte, aq sa ai s’mundi t’u thonte më shumë se të iknin tutje, siç e patë.

 

Sikur ai të kishte këmbëngulur për ta shkruar, ata do t’i ishin rikthyer pretendimit të tyre se ai e kishte shkruar atë në kllapi, dhe shumë prej pasuesve të tyre do të kishin shkuar në ekstreme në përpjekje për të vërtetuar se ai e bëri këtë duke qenë përçart, estaghfīru’Llāh dhe do të kishin mbushur librat e tyre me akuza të tilla, si e si ta refuzonin shkrimin e tij dhe ta përdornin si pretekst të moszbatimit të tij.

 

Për këto arsye, urtia e tij e mrekullueshme vendosi që ai, paqe pastë mbi të e familjen e tij, ta linte një shkrim të tillë nga frika se kundërshtuesit e dëshirës së tij dhe pasuesit e tyre mund të hapnin shteg për të hedhur dyshim mbi vetë profetësinë; kërkojmë strehim tek Allahu, dhe i lutemi për ndihmë. Ai (s) e pa se si ‘Alīu dhe përkrahësit e tij do t’i ishin bindur idesë së një shkrimi të tillë, qoftë e shkruar apo jo, ndërsa të tjerët nuk do të vepronin sipas tij edhe sikur ta shkruante. Mençuria, atëherë, e kërkoi që ai ta linte atë ngase ajo s’do të kishte patur asnjë efekt përballë kundërshtimit që lindi, përveç përçarjes, siç shihet qartë, Wesselam.

 

  • Kurani dhe Ehli Bejti
  • Kush janë Ehli Bejti?
  • Ehli Bejti në hadithe
  • Fatkeqësia e së Enjtes,
  • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top