Haxhi Sheik Muhamed Bakir Sheikh El Islami i madh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur mbaronte falja me xhemat, unë i jepja dorën kujtdo që ishte djathtas dhe majtas meje. Një ditë, kur përfundova faljen pas të ndjerit Mirza el - Shirazit (Allahu e lartsoftë pozitën e tij!), u ktheva dhe i dhashë dorën një burri, që ishte ulur në të djathtë - një vëlla mysliman shumë i edukuar. Një fshatar qe ulur majtas meje. Mua nuk më pëlqente ai dhe nuk ia dhashë dorën. Unë menjëherë fajsova veten për mendimin përçmues që pata dhe thashë me vete:
"Ky njeri që unë përçmoj, mund të jetë besimtar, që Allahu e nderon. Menjëherë u ktheva dhe shtrëngova duart me të me gjithë mirësjelljen. Në çast ndjeva myshkun që nuk ishte si ai që dija unë. U mbusha me gëzim e lumturi dhe e pyeta burrin: A mbani myshk? "Unë kurrë nuk mbaj myshk", - u përgjigj burri. Atëherë, e kuptova se era e mirë ishte shpirtërore dhe se fshatari ishte eulija. Që atëherë unë vendosa të mos e shikoja me përçmim asnjë besimtar.