Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 89

14 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

I Pranimi i Pavërtetësisë së Preteksteve të Tilla,

II Kërkesa për Tregimin e Incidenteve të Tjera.

 

1) Ju ia mbyllët shtigjet lejimit të pavërtetësisë së preteksteve të tilla.

 

2) Vazhdoni, atëherë dhe tregojini të gjitha incidentet e tjera, në të cilat ata përdorën gjykimin e tyre ndaj hadīthit të Profetit, wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 90

17 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

Regjimenti i ‘Usāmes

 

Nëse ju me të vërtetë i jeni nënshtruar së vërtetës, pa iu frikësuar asnjë fajësimi, atëherë ju jeni qëllimi përfundimtar dhe objektivi i vërtetë. Ju qëndroni përmbi të ngatërruarit e asaj që është e drejtë me atë që s’është dhe jeni përmbi të fshehurit e së vërtetës. Ju jeni edhe më shumë se kaq, më i nderuar e më i virtytshëm.

Ju, Allahu e ngrittë statusin tuaj të nderit, më kërkuat të tregoj për ju të gjitha incidentet e tjera në të cilat ata preferuan të ndiqnin opinionet e tyre karshi të bindurit ndaj urdhrave hyjnore; prandaj, shqyrtoni incidentin e regjimentit të Usāma ibn Zejd ibn Hārithit, që u nis për të luftuar romakët. Kjo ishte fushata e fundit në jetën e Profetit (s) i cili i kushtoi asaj rëndësi të madhe, duke i urdhëruar shokët e tij të pregatiteshin për të dhe duke i nxitur me ngulmim që të niseshin. Vetë ai shpirt i pastër ngriti një ushtri për t’i dhënë të rreshtuarve në të inkurajim të madh moral dhe për t’ua prekur ndërgjegjen.

 

Ai nuk kurseu nga mobilizimi asnjë burrë të njohur as nga muhāxhirët as nga ensārët, si Ebū Bekri, ‘Umeri, (Muhadīthët dhe historianët e kanë pranuar njëzëri faktin se Ebū Bekri e ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ishin të rreshtuar në këtë ushtri, duke e pohuar këtë fakt pa rezervë në librat e tyre, dhe ky është një nga rastet të cilin ata s’e kanë diskutuar kurrë. Drejtojuni, pra, cilitdo libër që përmban informacion mbi këtë fushatë si p.sh. Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit, Tarīkh-ut të Taberīut e atij të Ibnu’l-Athīrit, Sīre Halebījje, Sīre Dehlānījje, dhe të tjerave, që ta shikoni vetë. Gjatë shtjellimit të kësaj fushate në vëll. III të Sīre-s, Halebīu përmend një anekdotë interesante të cilën do të donim t’jua citonim këtu ashtu siç e formulon ai: Kur kalifi Mehdī hyri në Basra, rastisi të shihte Ijās ibn Mu’āwijen - i cili shquhej për mprehtësinë e intelektit, dhe i cili atëherë ishte një djalë i ri - të rrethuar nga katërqind burra të dijes dhe prestigjit. Mehdiu tha: “Çfarë mjekrash! A s’mund të kishin gjetur një të rritur që t’u printe në vend të këtij djaloshi?” Atëherë ai u kthye nga djali dhe e pyeti se sa vjeç ishte. Ai u përgjigj: “Unë, Allahu e zgjastë praninë e Prijësit të Besimtarëve mes nesh, jam aq sa ç’ishte ‘Usāme bin Zejd ibn Hārithi kur i Dërguari i Allahut (s) i besoi atij udhëheqjen e ushtrisë në të cilën shërbyen dhe Ebū Bekri e ‘Umeri.” Mehdiu i tha: “Afrohu, Allahu të bekoftë.” Ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç atëherë.) Ebū ‘Ubejde, Sa‘di dhe rangu i tyre. 

(‘Umeri e kishte zakon t’i thonte ‘Usāmes: “I Dërguari i Allahut (s) vdiq duke të lënë komandant mbi mua.” Ai citohet nga një sërë dijetarësh të shquar si Halebīu gjatë diskutimit të ushtrisë së ‘Usāmes në Sīre Halebījje, krahas shumë muhadīthëve dhe historianëve. )

 

  Kjo ndodhi më 26 Sefer 11 H. Të nesërmen, ai thirri ‘Usāmen e i tha:

“Shko te vendi ku është vrarë yt atë dhe vërsule kalorësinë mbi të, sepse po të ngarkoj udhëheqës të këtyre trupave; zaptoje Ubnen (Ajo është një territor në Balkā’ midis ‘Ashkelonit (port në Palestinën jugperëndimore) e Ramallāhut, pranë Mu’tes, ku Zejd ibn Harīthe e Xha‘fer ibn Ebū Tālib, i dy krahëve në Xhennet, ranë shehidë.) në mëngjes, digjua shtëpitë dhe kthehu më shpejt se lajmi i veprave të tuaja. Nëse Allahu të jep sukses mbi ta, mos qëndro atje shumë gjatë. Merr udhërrëfyes me vete; shpërndaji të tjerët të mbledhin informata për ty dhe le të të shoqërojnë zbuluesit.”

 

Më 28 Sefer, zjarrmia iu rrit dhe atë e kapën dhimbjet e kokës. Më 29 Sefer, ai e pa se ata ngurronin të niseshin; atëherë, ai doli që t’i nxiste të fillonin fushatën. Ai ia lidhi flamurin ‘Usames me duart e tija të bekuara për t’ua prekur atyre ndërgjegjen dhe forcuar vendosmërinë. Pastaj, ai tha:

“Nisu në Emër të Allahut, në Rrugën e Tij dhe luftoji ata që s’besojnë në Zot.”

‘Usāma e mori flamurin e lidhur dhe ia dorëzoi Burejdes, pastaj fushoi në Xhurf. Edhe atje, ata bënë bisht dhe nuk u nisën, megjithë tërë pohimet e prera të Profetit (s) që i urdhëronte të nisnin fushatën, si: “..zaptoni Ubnen në mëngjes!” dhe “..kthehuni më shpejt se lajmi i veprave tuaja!”, krahas shumë urdhrave të tjera lidhur me atë regjiment që ata nuk i zbatuan. Për më tepër, disa prej tyre filluan ta vinin në dyshim urtinë e zgjedhjes së ‘Usāmes për drejtimin e tij, pikërisht siç e kishin dyshuar atë të të atit, duke bërë shumë pohime me këtë kuptim, edhe pse e panë Profetin (s) t’ia ngarkonte një përgjegjësi të tillë dhe i dëgjuan fjalët e Profetit (s) ndaj tij: “po të ngarkoj udhëheqës të këtyre trupave” dhe e panë se si ai (s) ia lidhi atij flamurin, që është simbol i autoritetit, me duart e tija të famshme dhe se ai e bëri tërë këtë megjithë zjarrminë e tij.

 

Të gjitha këto nuk i ndalën ata nga hedhja e dyshimeve mbi urtësinë e përzgjedhjes së tij si komandant i regjimentit, aq sa shfryerjet e tyre e zemëruan Profetin (s) që doli me kokën e lidhur  (Çdo muhadīth, jetëshkrues e historian që e ka përmendur këtë regjiment, ka përmendur gjithashtu mospëlqimin prej tyre të caktimit të ‘Usāmes mbi ta nga ana e Profetit dhe zemërimin e tij të madh kur mori vesh atë, kështu që ai mbajti hytben që cituam më lart; prandaj, drejtojuni kreut mbi regjimentin e ‘Usāmes në Tabakāt Ibn Sa’d, Sire-t e Halebīut dhe Dehlānīut, dhe libra të tjerë mbi këtë temë.) e i mbështjellë në çarshaf, në dhimbjet e zjarrmisë, të shtunën, më 10 Rebī’ul-Ewwel, vetëm dy ditë para se të vdiste, dhe u ngjit në minber. Pasi u ul në minber, ai falënderoi Allahun dhe e madhëroi Atë, pastaj, sipas konsensusit të historianëve e të dijetarëve, tha:

 

 “O njerëz! Kam marrë vesh se disave prej jush u është prishur qejfi për caktimin e ‘Usāmes nga unë. Nëse keni dyshime për caktimin e tij, ju keni vepruar kështu [edhe] kur caktova të atin, i cili, për Allah, ishte i denjë për një autoritet të tillë e po kështu është edhe i biri.”

 

Ai i nxiti ata të nisnin marshimin dhe në të vërtetë ata filluan t’i linin lamtumirën e të niseshin për t’iu bashkuar trupave të fushuara në Xhurf, ndërkohë që ai vazhdonte t’i nxiste të shpejtonin. Pastaj sëmundja e tij u përkeqësua, por ai prapë vazhdonte të thonte:

“Ushtria e ‘Usāmes! Kryejeni misionin e ushtrisë së ‘Usāmes! Nisini trupat e ushtrisë së ‘Usāmes!”

Ai vazhdoi t’i përsëriste këto urdhra edhe kur ata kundërshtuan t’i bindeshin. Më 12 Rebī’ul-Ewwel, ‘Usāma e la kampin e tij të përkohshëm në Xhurf dhe e vizitoi Profetin (s) i cili e urdhëroi të niste misionin e tij menjëherë, duke i thënë:

“Nesër, me lejen e Allahut të Lartësuar, nisu herët në mëngjes”, prandaj ai i la lamtumirën dhe u nis për në kamp. I shoqëruar nga ‘Umeri dhe Ebū ‘Ubejde, ai u kthye përsëri të shihte Profetin. Të tre mbërritën te Profeti (s) kur ai po jepte shpirt. Ai, u flijofshin jeta ime dhe ato të kësaj bote për hir të tij, vdiq po atë ditë dhe ushtria u kthye në Medine, ku shqyrtoi anullimin e plotë të fushatës.

 

Ata e diskutuan këtë çështje me Ebū Bekrin, duke ushtruar mjaft trysni mbi të për ta mbështetur idenë e tyre të anullimit, megjithë të parit e theksit që kishte vënë Profeti për ta shpejtuar misionin dhe të dëgjuarit e pohimit të tij që theksonte se duhet të niseshin duke i dërguar trupat aq befasi sa të mos i lejonte armikut ta merrte vesh, duke bërë tërë atë sforcim për ta mobilizuar ushtrinë personalisht dhe caktuar ‘Usāmen që të merrte drejtimin e saj e duke ia lidhur flamurin me duart e tija, me fjalët: “Nesër, me bekimin e Allahut të Lartë, nisu herët në mëngjes”, gjersa vdiq, siç e patë. Të mos ishte për khalīfin e sapoemëruar të Profetit (s), ata do të kishin vendosur që ta anullonin fushatën e ta zgjidhnin nyjën e flamurit, por khalīfi e refuzoi këtë dhe kur e panë të vendosur për ta kryer misionin, ‘Umeri iu afrua dhe në emër të ensārëve i kërkoi që ta shkarkonte ‘Usāmen nga posti i komandantit të ushtrisë dhe të vendoste dikë tjetër.

 

S’kishte kaluar shumë kohë qëkur ata e kishin zemëruar dhe mërzitur Profetin me pakënaqësinë e tyre ndaj caktimit të ‘Usāmes si prijës i regjimentit, e as qëkur ai (s) kishte dalë nga shtëpia e vet për të njëjtën arsye, me zjarrmi të fortë, i lidhur, i mbështjellë me çarçaf, pa mundur të ecte pa u ndalur, me këmbët që mezi e mbanin nga dhimbja prej së cilës vuante; duke u pat ngjitur në minber, me frymëmarrje të rënduar, në luftë me dhimbjen, e thënë:

“O njerëz! Kam marrë vesh se disave prej jush i është prishur qejfi pse caktova ‘Usāmen. Nëse e vini në dyshim caktimin e tij, ju e keni bërë këtë edhe kur caktova të atin, i cili, për Zot, ishte i denjë për një autoritet të tillë, e po kështu është edhe i biri.” Kështu e theksoi ai (s), duke u betuar në Allah, se ata duhet t’i bindeshin asaj që ai kishte urdhëruar. Por ata nuk u bindën. Kalifi i ri refuzoi t’i nënshtrohej trysnisë së tyre për ta shkarkuar ‘Usāmen nga posti i tij. Ai u vërsul dhe e kapi ‘Umerin për mjekre, duke thënë: “Mos të gëzoftë jot ëmë dhe mos të pastë! Atë e ka caktuar i Dërguari i Allahut (s) kurse ti akoma më kërkon ta shkarkoj?!”  (Kjo citohet nga Halebīu dhe Dehlānīu në librat e tyre të sire-s, dhe Ibn Xherīr Taberīu gjatë diskutimit të ngjarjeve të vitit 11 H. në Tarīkh-un e tij, krahas autorëve të tjerë të librave të historisë.)

 

Ata e nisën pa dëshirë regjimentin e ‘Usāmes. Numri i përgjithshëm i trupave të tij nuk ishte më shumë se tremijë, përfshi njëmijë kalorës. (Ai iu vërsul Ubnes, ua dogji shtëpitë, ua preu palmat, kalorësia e tij u fut në lagjet e tyre, duke vrarë disa e zaptuar të tjerë. Mes atyre që ai vrau ishte edhe vrasësi i të atit. Asnjë nga muslimanët nuk u vra, prandaj, el-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn. Usāma kishte hipur mbi kalin e të atit. Flamuri i tyre shkruante: “O ti që je i mbështetur nga Zoti, merrua jetët”, që ishte flamuri i Profetit (s) gjatë betejës së Bedrit. Ai ua ndau dy pjesë të presë kalorësisë dhe një këmbësorisë, duke marrë për vete po aq.)

 

Atij i bënë bisht shumë prej atyre që u mobilizuan nga vetë i Dërguari i Allahut (s). Sipas Hyrjes së katërt të Shehristānīut në el-Milel we’n-Nihel, Profeti (s) u tha: “Shkoni në ushtrinë e ‘Usāmes, Allahu i mallkoftë ata që i bëjnë bisht asaj.”

 

Ju gjithashtu mund ta dini se fillimisht ata ishin ngurrues për të shkuar me regjimentin; pastaj në fund dezertuan, vetëm për të hapur themelet e strukturës së tyre politike dhe vendosur bazat e saj, duke e preferuar këtë para zbatimit të urdhrave të Profetit (s). Ata e panë se një strukturë e tillë politike ia vlente më shumë të kishte vëmendjen dhe interesimin e tyre, pasi ngurrimi i tyre për t’u mobilizuar s’do ta anullonte nisjen e trupave, dhe as shmangia e mobilizimit. Sa i përket khilāfetit, ata do ta kishin humbur atë me siguri po të kishin marrë pjesë në fushatën që i parapriu vdekjes së Profetit. Ai kishte dashur që ata të linin kryeqendrën për t’i hapur rrugën vendosjes së qetë dhe të paqtë të khilāfetit të Prijësit të Besimtarëve ‘Alī ibn Ebī Tālib. Prandaj, kur ata të ktheheshin, ky khilāfet duhet të ishte vendosur e stabilizuar për ‘Alīun dhe s’do të kishte patur asnjë mundësi për ta që të diskutonin apo dyshonin.

 

 Profeti e kishte zgjedhur ‘Usāmen, i cili ishte shtatëmbëdhjetë vjeç,  (Kjo është më e mundshmja. Disa thonë se ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç, disa thonë nëntëmbëdhjetë e të tjerë njëzet, por askush nuk thotë se ai ishte më shumë se aq.)  si komandantin e tyre thjesht për t’ua zbutur kokat disave prej tyre, dhe nga dëshira e tij për ta përmbajtur ambicjen e të tjerëve, e gjithashtu si masë sigurie për të ruajtur paqen në të ardhmen nga kundërshtimi i atyre që ishin padyshim ambiciozë e shpresues, në rast se do të kishte zgjedhur ndonjërin prej tyre.

 

Por ata ishin aq të zgjuar sa ta kuptonin atë që ai (s) po planifikonte; ndaj, e kundërshtuan emërimin e ‘Usāmes, refuzuan me ngulmim ta shoqëronin atë, dhe nuk e lanë Xhurfin gjesa shpirti i Profetit u kthye te Zoti i vet. Pikërisht atëherë ata vendosën ta anullonin fushatën dhe ta zgjidhnin nyjen e flamurit nga njëra anë, dhe të shkarkonin ‘Usāmen nga ana tjetër. Për më tepër, shumë prej tyre u bënë dezertorë, siç e patë. Këto janë pesë arsye përse ata nuk vepruan sipas hadīthit të Profetit (s) duke preferuar interesat e tyre politike dhe duke ndjekur gjykimin e tyre në vend që të zbatonin frymën e hadīthit, Wesselam.

 

Sinqerisht,

Sh

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top