Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 83

2 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

A Mund ta Pajtoni Saktësinë e Tekstit me Besnikërinë e Sahabëve?

 

Ata që janë dhuntisur me shikim të mprehtë dhe të kuptuarit e thellë i mbajnë sahābët të jenë përmbi të bërit e çfarëdo gjëje kundër dëshirës së Profetit (s), në gjithçka ai urdhëron apo ndalon e as që lejojnë ata ndonjë gjë përveç një qëndrimi të tillë. Prandaj, ata nuk mund ta kenë dëgjuar tekstin mbi Imamin një, dy, apo tri herë e pastaj t’i jenë shmangur. Si mund të përshkruhen shokë të tillë si besnikë nëse ata e kanë dëgjuar tekstin rreth tij e pastaj janë tërhequr nga të ndjekurit e tij? Nuk mendoj se ju mund t’i pajtoni të dyja situatat, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 84

5 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

I Pajtimi i Saktësisë së Tekstit me Besnikërinë e Tyre,

II Shpjegimi i Ngurrimit të Imamit për të Kërkuar të Drejtën e Tij.

 

1) Trashëgimia jonë e hadītheve, që na është lënë nga ata sahābë, tregon se ata iu përmbajtën të gjitha teksteve, për sa kohë që ato kishin të bënin me besimin dhe merreshin me çështjet e lidhura me ahiretin, si p.sh. hadīthi i tij (s) mbi agjërimin e detyrueshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe jo në ndonjë muaj tjetër, drejtimin vetëm nga kibla gjatë namazit, numrin e vakteve të detyrueshme gjatë ditës apo natës, numrin e rekateve në secilin, si dhe mënyrën e kryerjes së tyre, hadīthi i tij se tawafi rreth Qa‘bes është shtatë herë, dhe hadīthe të tilla që synojnë arritjen e shpërblimeve në ahiret.

Sa u përket teksteve të tija, që lidhen me çështjet politike, si: khilāfeti, qeverisja, administrimi, legjislimi, pushtimet etj., ata nuk e panë të domosdoshme t’i ndiqnin apo t’u përmbaheshin atyre në të gjitha rrethanat; përkundrazi, ata i lejuan vetes ushtrimin e një sasie opinioni personal dhe ixhtihādi.

 

Nëse në të kundërshtuarit e këtyre teksteve shihnin mbështetje të kauzës së tyre, ose dobi për pushtetin e tyre, ata u kundërviheshin atyre. Ata madje mund të synonin të kënaqnin Profetin (s) duke vepruar pikërisht kështu. Ata ishin të bindur se arabët as nuk do e pranonin sundimin e ‘Alīut dhe as nuk do ta pasonin një tekst mbi atë çështje, ngase ai i shtrëngonte shumë duke zbatuar Ligjin e Allahut mbi ta, duke patur derdhur gjakun e tyre me shpatën e tij gjatë përhapjes së Fjalës së Allahut, gjersa Vullneti i Tij mbizotëroi, megjithë orvatjet e të pafeve.

 

Kështu, ata nuk i bindeshin atij me dëshirë e as nuk i ndiqnin tekstet e tilla përveç se me forcë, duke ia atribuar atij tërë gjakderdhjen në rrugën e Allahut gjatë kohës së Profetit (s), sipas zakonit të tyre të hakmarrjes në situata të tilla, sepse ata e panë atë si kandidatin e vetëm mbi të cilin do kërkonin shpagim, sidomos kur hakmarrja i bëhet zakonisht më të shquarit prej burrave të fisit armik dhe më të zgjedhurës prej familjeve të tij.

Ata e dinin se ai ishte më i miri ndër hāshimītë, pas të Dërguarit të Allahut (s), pa asnjë dyshim a diskutim. Për këtë arsye, arabët pritën rastin për ta asgjësuar; ata kërkuan lloj-lloj metodash që t’ia dilnin ndaj tij dhe ushqyen një urrejtje të madhe kundër tij e pasardhësve të tij, gjersa iu vërsulën atyre në një mënyrë që u bë e mirënjohur kudo dhe turpi i saj mbushi tokën dhe qiejt.

 

Ekziston një arsye tjetër. Kurejshët në veçanti dhe arabët në përgjithësi e kritikonin fuqinë e të vepruarit të ‘Alīut ndaj armiqve të Allahut, forcën e metodës së tij të trajtimit të shkelësve të kufijve të Allahut apo lejuesve të asaj që Ai ka ndaluar.

Ata i frikësoheshin urdhërimit nga ai të së mirës dhe ndalimit të tij të së keqes; ata i tmerroheshin drejtësisë së tij në raport me vartësit dhe barazisë së tij në çështjet publike. Asnjeri nuk shpresonte për lëshime nga ai e as që ëndërronte për kompromis me të.

Të fortit dhe të pushtetshmit ishin të dobët deri sa ai të zbatonte drejtësinë mbi ta, dhe të dobtit e të nëpërkëmburit ishin të fortë e të nderuar kur ai u jepte atyre hakun. Atëherë, si mund t’i nënshtroheshin me dëshirë arabët një njeriu të tillë, kur {Ata ia kalojnë të gjithëve në mosbesim dhe hipokrizi, aq sa më mirë të mos i njohin dispozitat e asaj që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij} (9:97), dhe {Nga banorët e Medines ka prej atyre që janë vërtet kokëfortë në hipokrizi; ti [o Muhammed] nuk i di, Ne i dimë} (9:101) e midis tyre ka nga ata që nuk ngurrojnë të kryejnë asgjë të krisur.

 

Ka edhe një arsye tjetër. Kurejshët në veçanti dhe arabët në përgjithësi e kishin zili atë për epërsitë që i kishte dhuruar Allahu. Ai ishte lartësuar nga Allahu, i Dërguari i Tij dhe të mençurit, në një status sublim falë dijes dhe bëmave të tij; të tjerët s’i arrijnë dot ato lartësi dhe ata që kishin aftësi ngurruan të konkurronin me të. Përmes famës dhe cilësive të tij, ai fitoi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij një pozicion të lakmuar nga më shpresuesit dhe një prestigj të paarritshëm nga më ambiciozët. Kështu, xhelozia mbushi zemrat e hipokritëve. Hipokritët e ligë, mosmirënjohës dhe inatçi, krahas oportunistëve, u pajtuan të gjithë që të bënin punën e tyre ndaj tij; prandaj ata i hodhën këto tekste pas shpine, duke ua lënë harresës.

 

 Ç’u bë - u bë, unë s’po të tregoj ç’kam parë;

Mendo të mirën e mos pyet: kush, kur e çfarë!

 

Gjithashtu, kurejshët dhe të gjithë arabët e tjerë kishin filluar ta lakmonin dominimin politik për fiset e tyre përkatëse dhe ambicjet e tyre zgjateshin më tej. Për këtë arsye, ata vendosën ta flaknin zotimin dhe ishin të vendosur ta shpërfillnin testamentin. Prandaj, ata bashkëpunuan të gjithë për ta lënë në harresë tekstin, duke vendosur të mos e përmendnin më kurrë. Ata ranë dakort të gjithë ta shmangnin khilāfetin, qysh në lindjen e tij, prej kandidatit të duhur, të cilit ai i ishte caktuar nga Profeti (s) dhe ta bënin me zgjedhje e pëlqime, që çdonjëri prej tyre të kishte justifikim për ta shpresuar arritjen e tij, ndonëse pas ca kohësh.

Sikur të kishin ndjekur tekstin dhe ta kishin lejuar ‘Alīun si khalīf të të Dërguarit të Allahut (s), ai khilāfet nuk do ishte larguar kurrë nga pasardhësit e tij të pastruar, ngase ai i kishte barazuar ata në Ditën e Gadīrit, si dhe në raste të tjera, me Librin e pacenueshëm të Allahut, duke i paraqitur si modele për ata që kanë mend gjer në Ditën e Gjykimit. Arabët s’do ta kishin duruar dot kufizimin e khilāfetit në një familje të vetme, sidomos kur të gjitha fiset e tyre e lakmonin dhe ai synohej nga të gjithë ata që e donin për kampet e veta.

 

Ai, vërtet, është fishkur, dobësuar dhe venitur -

Një skelet i palakmuar edhe nga xhepat më të sfilitur

 

Gjithashtu, kushdo që e njeh historinë e kurejshëve dhe të arabëve në agimet e Islamit do ta shohë se ata s’iu nënshtruan profetësisë së një hāshimīti veçse pasi u dërrmuan e u shfuqizuan; e si mund të ishin pajtuar atëherë, që pasardhësit e Hāshimit të bënin për vete edhe khilāfetin? ‘Umer ibn el-Khattābi i tha një herë Ibn ‘Abbāsit në një dialog mes tyre:

“Kurejshët e urrenin që edhe profetësia edhe khilāfeti të kufizohen brenda familjes tuaj nga frika se ju do i shtypnit të tjerët.”

(Kjo citohet nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 107, vëll. III I Sherh Nehxhul Belāgës, gjatë diskutimit të një çështjeje që meriton vëmendjen e studiuesve, të cilën e shqyrton edhe Ibnu’l-Athīri pranë mbylljes së biografisë së ‘Umerit në f. 24, vëll. III i Tarīkh ul-Kāmil, para diskutimit të ngjarjes së “shūras”.)

 

2) Të parët e mirë, atëherë, nuk mund t’i detyronin këta njerëz ta zbatonin frymën e tekstit nga frika se ata mund të rebeloheshin po ta bënin dhe të shqetësuar për pasojat e rënda të fitnes mbi një çështje të tillë. Hipokrizia nxori krye menjëherë pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut dhe fuqia e hipokritëve u rrit nga kjo humbje. Shpirtrat e errët të të pafeve u bënë edhe më të errët, themelet e besimit u dobësuan dhe zemrat e muslimanëve u venitën, aq sa ata u bënë si gjedhët e frikësuara në një natë dimri, të rrethuar nga ujqërit dhe bishat e egra. Një grup prej arabëve braktisën fenë, ndërkohë që një tjetër ishte në pritje, siç shpjeguam tek Letra 82.

 

Në rrethana të tilla, ‘Alīu i druhej pasojave të rënda nga nxitimi i çështjeve po ta merrte përsipër ai drejtimin, duke ua njohur zemrat njerëzve, siç thamë, kur hipokritët ishin ata që ishin, teksa kafshonin thonjtë në zemërim, si dhe femohuesit që përmendëm, ndërkohë që popujt politeistë ishin ashtu siç i treguam. Ensārët kishin dalluar e ishin devijuar nga muhāxhirët, duke thënë ‘ne po zgjedhim udhëheqësin tonë e ju zgjidhni tuajin...’

Shqetësimi për fenë e nxiti të tërhiqej nga të kërkuarit e khilāfetit për vete dhe të kapërcente çështje të caktuara, duke e ditur se kërkimi i khilāfetit në rrethana të tilla do ta rrezikonte ummetin dhe vinte në pikëpyetje sigurinë e fesë; ndaj ai zgjodhi të përmbahej, vetëm në preferim të interesit të Islamit e mirëqenies së përbashkët, të mirën e së ardhmes përpara asaj të së shkuarës.

 

Ai pra qëndroi në shtëpi, duke refuzuar të jepte betimin deri sa e detyruan të dilte, thjesht për ta theksuar të drejtën e tij, duke i kundërshtuar në heshtje ata që e braktisën. Po të ishte nxituar për të dhënë betimin, ai s’do të kishte patur as argument e as pretekst, por duke vepruar kështu, ai e ruajti edhe fenë edhe të drejtën e tij për t’i udhëhequr besimtarët, duke vërtetuar kësisoj mprehtësinë e mendjes së tij, butësinë e tij mahnitëse, durimin dhe preferimin e tij të interesit publik mbi atë personal. Çdo njeri, që jep kaq shumë duke përballuar kaq shumë vuajtje me siguri do të shpërblehet nga Allahu me shpërblime hyjnore. Synimi i tij ishte pa dyshim arritja e kënaqësisë së Allahut - si në atë epokë, ashtu edhe në vijueset.

 

Sa u përket tre khalīfëve dhe përkrahësve të tyre, ata e kanë interpretuar tekstin mbi khilāfetin e ‘Alīut në mënyrën që treguam më lart. Kjo nuk duhet të na habisë aspak, kur shohim se si ata i interpretojnë dhe i kuptojnë individualisht tekstet e tjera të Profetit (s) lidhur me çështje si khilāfeti, qeverisja, administrimi, legjislimi etj. Ata mesa duket nuk i konsideronin ato si çështje fetare; prandaj ishte e lehtë për ta që në praktikë t’u binin ndesh atyre. Kur më në fund e morën pushtetin, ata u kapën pas politikës së braktisjes së teksteve të tilla, duke u betuar se do i dënonin ata që i përmendnin apo madje dhe i aludonin ato.

Kur ia arritën në vendosjen e rendit, përhapjen e fesë, pushtimin e popujve dhe ngritjen e pasurisë e të pushtetit, ata nuk u shthurën në dëshirat vetjake, çka i lartësoi e i bëri të fitojnë respektin, besimin dhe dashurinë e popullit. Njerëzit i ndoqën pas në të harruarit e tekstit dhe kur ummejadët morën pushtetin, objektivi i tyre u bë zhdukja dhe shfarosja e familjes së Profetit. Megjithë tërë këtë, ca tekste të sakta kanë mbërritur te ne dhe janë ruajtur në librat autentike të hadīthit; këta, elhamdu li’l-Lāh, mjaftojnë si provë, Wesselam.

 

Sinqerisht,

Sh 

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top