Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

 

LETRA 77

20 Sefer 1330

 

Pse të Preferohet Hadīthi i Umm Selemes mbi atë të Āishes?

 

Thua se preferenca e juaj e hadīthit të Ummi Selemes mbi atë të ‘Ā’ishes (Allahu qoftë i kënaqur me të dyja), sipas asaj që pohuat, të mos mjaftonte, ju shkuat një hap më tej duke thënë se arsyet për një preferim të tillë janë më të shumta se ato që treguat. Cilat janë këto arsye? Tregojini, Allahu ju mëshiroftë, sado të shumta që të jenë dhe mos lini jashtë asnjë, sepse qëllimi ynë është të studiojmë e të mësojmë, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 78

22 Sefer 1330

 

Arsye të Tjera për të Preferuar Hadīthin e Ummi Selemes

 

Jo vetëm që Sejjida Ummi Seleme besoi me plot zemrën në Librin famëmadh të Allahut, që dallon të drejtën nga e shtrembra dhe urdhëron pendim te Allahut Fuqiplotë, siç dëshmon ai vetë, (referohet ajetit 4 të Sures et-Tahrīm: {Nëse ju të dyja pendoheni te Allahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tashmë kanë rrëshqitur}.) por ajo as nuk qortohet në Kur’an për mosbindje ndaj Profetit e as për mbështetje të armiqve të wasi-ut të tij;

(Mosbindja e saj ndaj mëkëmbësit të Profetit manifestohet me mohimin e saj të testamentit të Profetit (s) për të, dhe të mbajturit mëri ndaj tij deri sa ishte gjallë. Sa për mosbindjen e saj ndaj Profetit dhe gatishmërisë së Allahut për t’u rreshtuar me Profetin e Tij kundër saj, kjo vërtetohet nga ajeti: {Nëse bashkëpunoni kundër tij, ta dini se Allahu është Mawla-i i tij, e po ashtu Xhibra’īli dhe besimtarët e ndershëm, edhe melekët e mbështesin atë} (66:4).) e as nuk u rreshtuan Allahu, Xhibra’īli, besimtarët e vërtetë dhe melekët kundër saj; e as nuk e kërcënoi Allahu atë ta divorconte dhe t’i jepte Profetit (s) një grua më të mirë se ajo, (Ky hadīth dhe ai që i paraprin i referohet ajetit: {Mundet që po t’ju divorcojë ai, Zoti i tij do ta bekojë në vendin tuaj me gra më të mira se ju, të nënshtruara ndaj Allahut, që i besojnë vërtetësisht Atij...} (66:5) ) dhe as nuk e solli shembullin e grave të Nuhit dhe Lutit si në një kategori me të, (Kjo është një referencë ndaj fjalës së Fuqiplotit: {Atyre që nuk besuan Allahu u sjell shembull gruan e Nūhit dhe gruan e Lūtit...}, gjer në fund.) e as u përpoq ajo që ta shtynte Profetin t’i bënte vetes të ndaluar atë që Allahu ia kishte lejuar, (Kjo i referohet ajetit: {O i Dërguar! Përse ia ndalove vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të kënaqësh gratë tuaja?} (66:1) ) dhe as predikoi ndonjëherë Profeti (s) dhe tregoi nga banesa e saj duke thënë: “Mu atje është fesadi, përçarja dhe fitneja...; prej së andejmi do të dali briri i shejtanit”, (Kjo citohet nga Bukhārīu në kreun e tij mbi ngjarjet që ndodhën në shtëpitë e grave të Profetit në librin e xhihādit dhe jetëshkrimit të Profetit në Sahīh. Ajo ndodhet po ashtu edhe në f. 125, vëll. II, pas kreut të urdhërimit të khums-it dhe pagimit të tij. Formulimi i tij në Sahīh-un e Muslimit është: “I Dërguari i Allahut doli nga shtëpia e ‘Ā’ishes dhe tha: ‘Briri i shejtanit do të dalë nga ky vend’;” prandaj drejtojuni faqes 503 të vëllimit të dytë.) e as ia lejonte edukata asaj të shtrinte këmbët përpara Profetit kur ai falej, duke treguar kështu mosrespekt ndaj tij dhe ndaj namazit, pa i lëvizur ato nga vendi i tij i sexhdes deri kur ai t’i bënte me shenjë, pastaj t’i jepte shenjë, ai t’ia ngrinte këmbën gjersa të çohej dhe pastaj ajo ta ulte prapë...!

(Drejtojuni Sahīh-ut të Bukhārīut, në kreun mbi veprat e lejuara gjatë namazit, f. 143, vëll. I.)

 

 Ja si ishte ajo. Thua se nuk i indinjoi e i ngriti njerëzit kundër ‘Uthmānit, duke e quajtur Na‘dhal e thënë shprehimisht: ‘Uktulu Na’dhal fekad kafer (vriteni matufin, se është bërë qafir)!’

(Njollosja e ‘Uthmānit dhe demaskimi i shumë veprimeve të tija prej saj, të quajturit e tij me llagape e pohimi: “Vriteni Na’dhalin se është bërë kafir”, zor se janë anashkaluar nga ndonjë libër mbi ngjarje dhe çështje të tilla. Ju mjafton ajo që ndodhet në Tarīkh et-Taberī, [vëll. IV, f. 477] el-Kāmil fī Tarīkh e Ibn ul-‘Athīrit dhe të tjerë. Disa individë e dënuan sjelljen e saj dhe thurën vargje lidhur me këtë, si p.sh:

Ti fillove diçka dhe komplotove, Si shiu dhe erërat që fryjnë vërshove; Ti i urdhërove të vritnin Imamin, Gjoja se ai kish braktisur Islamin...

gjer në fund të këtyre vargjeve të cilat janë të cituara në faqe 80, vëll. III i Tarīkh ulKāmil i Ibn ul-‘Athīrit, pas shpjegimit se si filloi Beteja e Devesë.[Shejh Muhammed ‘Abduh shkruan: “Një herë ‘Uthmāni ishte në minber, kur Umm ul-Mu’minīn ‘Ā’ishe nxori që nga poshtë velit të saj këpucët dhe këmishën e Profetit (s) e tha: ‘Këto janë këpucët e të Dërguarit të Allahut (s) dhe këmisha e tij, akoma të paprishura, ndërkohë që ti e ke ndryshuar fenë dhe Sunnetin e tij.’ Pastaj u thanë fjalë të ndezura, sidomos pas thirrjes së saj: ‘Vriteni këtë Nadhal, se është bërë kafir!’, duke e quajtur me emrin e një çifuti mjekërgjatë në Medine.” (Balādhūrī, Ansāb ul-Ashrāf, vëll. V, f. 88; Ebū’l-Fidā, Tarīkh, vëll. I, f. 172; Ibn Ebī’lHadīd, Sherh, vëll. II, f. 77).]

 

Thua se nuk doli nga shtëpia, pasi qe urdhëruar nga Allahu të qëndronte brenda, (Domethënë, kur Fuqiploti urdhëron: {Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj si në kohën e injorancës} (33:33).) nisi devenë e saj ‘Asker dhe udhëhoqi një ushtri, (Deveja që ‘Ā’ishja po ngiste gjatë incidentit të Basrës quhej ‘Asker. Ajo iu soll asaj nga Ja‘lī ibn Umejja dhe ishte e fortë, mashkull. Kur e pa, ajo e pëlqeu, por kur mori vesh se quhej ‘Asker, ndërroi mendje e tha: “Kthejeni, se nuk më duhet.” Ajo pohoi se i Dërguari i Allahut (s) e kishte njoftuar për këtë emër dhe ia kishte ndaluar ta ngiste; prandaj, ata ia ndërruan shalën dhe ia sollën asaj sërish, duke i thënë: “Të kemi gjetur një tjetër, më të madhe e më të fortë.” Kështu, ajo mbeti e kënaqur. Ky incident përmendet nga një numër historianësh dhe jetëshkruesish; prandaj, drejtojuni faqes 80, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī.)

 

0 duke zbritur një kodër e ngjitur një mal. Megjithatë, ajo s’deshi t’ia dinte për asnjë këshillë por këmbënguli t’i printe ushtrisë që kish ngritur për të luftuar Imamin.

(Hadīthi rreth kësaj është mjaft i famshëm dhe përbën një prej shenjave të profetësisë dhe mrekullive të Islamit. Ai është përmbledhur nga Imam Ahmedi gjatë citimit të hadīthit të ‘Ā’ishes në Musned, vëll. VI, ff. 52, 97. Po kështu edhe Hākimi, i cili e citon në f. 120, vëll. III i Mustedrek us-Sahīhejn, si dhe Dhehebīu që e pranon të njëjtën gjatë citimit në Telkhīs ul-Mustedrek.)

 

 Pohimi i saj se i Dërguari i Allahut vdiq në gjoksin e saj, është po aq i mirë sa pohimi i saj që pretendon se ai (s) pa ca sudanezë duke kërcyer në xhaminë e tyre me mburoja e shigjeta dhe gjoja e pyeti nëse do të donte t’u hidhte një shikim, ftesë të cilës ajo iu përgjigj me pohim.

‘Ā’ishja vazhdon e thotë:

“Ai më la të qëndroja pas tij, faqja ime mbi të tijën, e tha: ‘O bijtë e Arfadit, vazhdoni!” gjoja duke i nxitur ata të vallëzonin që zonja të zbavitej, gjersa e pyeti nëse kishte parë mjaft. Kur ajo tha “Po,” ai i tha asaj të ikte."

(Ky hadīth është i padiskutueshëm. Ai citohet nga të dy Shejhët në sahīh-ët e tyre; prandaj, ju mund t’i drejtoheni Sahīhut të Bukhārīut, fillimi i kreut mbi dy bajramet, f. 116, vëll. I; dhe Sahīh-ut të Muslimit, në kreun e lojërave të lejuara në ditët e bajramit, f. 327, vëll. I. Po ashtu, drejtojuni Musned-it të Imam Ahmedit, f. 57, vëll. VI)

 

Ai gjithashtu i ngjan tregimit tjetër të saj, në të cilin ajo pohon:

“I Dërguari i Allahut (s) u fut njëherë brenda dhe dy robina po këndonin plot hare për mua. Ai u shtri në shtrat. Ebū Bekri hyri dhe më qortoi me fjalët: ‘A mos po dëgjoj fyellin e shejtanit të luhet në praninë e të Dërguarit të Allahut?!’ Profeti (s) iu afrua dhe i tha t’i linte ato rehat.”

(Kjo citohet nga Bukhārīu, Muslimi dhe Imam Ahmedi prej hadīthit të ‘Ā’ishes, të cilit iu referuam në shënimin e mësipërm.)

 

Prapë, e ngjashme me këtë është një ngjarje tjetër. Ajo thotë:

“Profeti (s) vrapoi me mua dhe unë e kalova. Ne e vazhduam këtë për vite, gjatë të cilave unë shtova peshë, dhe kur ma kaloi mua, ai tha: ‘Kjo [radhë] shlyen atë tjetrën!’ siç citohet nga Imam Ahmedi në hadīthin e ‘Ā’ishes në f. 39, vëll. VI i Musned-it. Apo si pohimi i saj:

“Unë e kisha zakon të luaja me vajza dhe disa nga shoqet e mia vinin të luanin me mua; i Dërguari i Allahut (s) i fuste brenda që të luaja me to”, që citohet nga Imam Ahmedi kur diskuton ‘Ā’ishen në f. 75, vëll. VI i Musned-it.

Apo si një tregim tjetër i saji i cituar nga Ibn Ebī Shejbe në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VII:

“Kam arritur shtatë merita, që s’i ka patur asnjë grua, veç Merjeme bint ‘Imrānit: Meleku i shpalljes ka zbritur në formën time; i Dërguari i Allahut (s) u martua me mua kur isha virgjëreshë, të cilën s’e kishte prekur njeri më parë; shpallja zbriti mbi të kur po kryenim marrëdhënie; ai më donte më shumë se çdo grua tjetër; për mua i zbritën ajete që gati e çuan ummetin në shkatërrim; unë e pashë Xhibra’īlin ndërsa asnjëra prej grave të tjera të Profetit (s) nuk e pa atë; dhe ai dha shpirt në shtëpinë time kur aty nuk ishte askush përveç meje dhe melekut të vdekjes.”

(Është pranuar njëzëri se ai (s) vdiq në prani të ‘Alīut dhe se ‘Alīu po e mjekonte e po kujdesej për të; prandaj, si mund të jetë e saktë të pretendohet se ai vdiq kur aty s’ndodhej asnjeri përveç ‘Ā’ishes dhe melekut të vdekjes? Ku ishin ‘Alīu dhe ‘Abbāsi atëherë? Dhe ku ishin Fātimeja dhe Safijja? Apo, ku ishin bashkëshortet e tija dhe hāshimitët? Si ia lanë ata vetëm ‘Ā’ishes? Është po ashtu mjaft e qartë se Merjemja (‘a), nuk i zotëronte në të vërtetë asnjërin prej virtyteve që i vesh asaj nëna e besimtarëve; atëherë, ku qëndron urtia në të përdorurit e saj si përjashtimi i vetëm?! )

 

“Hadīthe” të tjera që ajo ka rrëfyer hyjnë në më shumë hollësira mbi “meritat” e saja, duke u futur të gjitha në të njëjtin kallëp.

 

 Sa i përket Ummi Selemes, mjafton si meritë besnikëria e saj ndaj wali-ut të saj dhe wasi-ut të Profetit (s) të saj. Ajo është e mirënjohur për opinionin e saj të mprehtë dhe zgjuarsinë e lartë, īmānin e fortë, sugjerimin e saj në Ditën e Hudejbijes i cili dëshmoi për shkathtësinë e saj intelektuale, gjykimin e urtë dhe statusin e ngritur; Allahu e mëshiroftë dhe e bekoftë, Wesselām.

 

Sinqerisht

Sh

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top