Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

 

LETRA 75

17 Sefer 1330

 

I Nëna e Besimtarëve S’mbizotërohet nga Emocionet,

II E Mira dhe e Shëmtuara nuk Pohohen nga Arsyeja,

III Pse të Kundërshtohet Fjala e Nënës së Besimtarëve?

 

1) Boshti rreth të cilit sillet argumenti juaj për nënën e besimtarëve në mohimin e saj të vetëdijshëm të wasijetit për ‘Alīun është i dyfishtë: Njëri është pohimi i juaj se mosdashja e saj e paragjykuar ndaj Imamit, e detyron atë ta mohojë wasijetin. Kundërshtimi ynë është se ata që e njohin mënyrën e saj të të jetuarit e mohojnë pohimin se ajo i nënshtrohet emocioneve kur përcjell hadīth për të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, apo se ajo synon ndonjë interes të veçantë; pra, ajo s’mund të akuzohet teksa citon hadīthin e Profetit (s), paçka se një hadīth i tillë ka të bëjë me dikë të cilin ajo e pëlqen apo jo.

Zoti mos e dhashtë që interesi të mbizotërojë mendjen e saj në atë shkallë që ajo të gënjejë kur citon hadīth nga i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, duke preferuar mbështetjen e interesit personal para së vërtetës.

 

2) Tjetri është se “vetë arsyeja e refuzon pohimin tuaj që ky hadīth është i saktë, sepse s’është as logjike as e lejueshme të konkludohet se i Dërguari i Allahut (s) do ta linte fenë e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit, në djepin e saj, ndërsa robërit e Allahut të ndjekin një besim të ri, pa e patur bërë një wasijet që t’i udhëzojë ata rreth çështjeve të tyre.”

Përgjigja ndaj pretendimit tuaj është se kjo çështje mbështetet në të mirën dhe të shëmtuarën racionale, dhe sunnitë e hedhin poshtë këtë, sepse sipas gjykimit të tyre arsyeja nuk përcakton aspak nëse diçka është e mirë apo e keqe; përkundrazi, ata besojnë se është ligji ai që e përcakton këtë. Ata besojnë se çdo gjë që ligji e quan të mirë, pranohet si e mirë dhe çdo gjë që ligji e quan të keqe konsiderohet e tillë; arsyes nuk mund t’i besohet aspak në çështje të tilla.

 

3) Sa i përket asaj që përmendët në mbyllje të Letrës 74, lidhur me hedhjen poshtë të pretendimit të nënës së besimtarëve se Profeti vdiq në kraharorin e saj, ne nuk jemi të njohur me ndonjë hadīth të përcjellë nga sunnitë që ta përgënjeshtrojë atë; ndaj, nëse jeni në dijeni të ndonjë hadīthi të tillë, kini mirësinë e tregojeni, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S 

 

LETRA 76

19 Sefer 1330

 

I Të Nënshtruarit e Saj ndaj Ndjenjave,

II Arsyetimi lidhur me të Mirën dhe të Keqen, III Rrëzimi i Pretendimit të Nënës së Besimtarëve,

IV Parapëlqimi i Hadīthit të Umm Selemes ndaj të Sajit.

 

1) Gjatë diskutimit të çështjes së parë ju pohuat se dihet mirë nga mënyra e jetesës së zonjës se ajo nuk i dorëzohej emocioneve dhe se nuk synonte asnjë interes të posaçëm. Ju lutem, lirojeni veten nga prangat e zakonit dhe sentimentalitetit dhe hetojeni me kujdes e studim serioz mënyrën e të vepruarit të saj me ata që ajo pëlqente, si dhe me ata që s’i pëlqente, se aty do e shihni sentimentalitetin mëse haptasi. Mos e harroni sjelljen e saj ndaj ‘Uthmān ibn ‘Afānit me fjalë e vepra, (Drejtojuni faqes 77, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës nga dijetari mu‘tezilī, dhe faqet 457 e më tej në po atë vëllim, dhe do ta shikoni sjelljen e saj ndaj ‘Uthmānit, ‘Alīut dhe Fātimesë të shpalosë sentimentalitet në formën më të dukshme.)  intrigat e saj të fshehta e të hapta kundër ‘Alīut, Fātimesë, Hasanit e Huseinit dhe sjelljen e saj ndaj nënave të tjera të besimtarëve; jo madje, edhe ndaj vetë të Dërguarit të Allahut (s); sepse në to ka mjaft shpalosje të ndjenjave dhe synimit të interesit nga ajo.

 

Ju mjafton si provë ajo që ne kemi cituar - duke vërtetuar se si i josh sentimentaliteti disa njerëz që të sillen shtrembër - lidhur me mjeshtrit e komplotit dhe spastrimit, nga mëria ndaj zonjës Merjeme dhe të birit Ibrāhīm, paqe pastë mbi të, gjersa Allahu, Fuqiploti e i Madhëruari, i çliroi ata nga akuza të tilla të padrejta, me anë të Prijësit të Besimtarëve, në një mënyrë që është tepër e prekshme dhe e qartë: (Kushdo që dëshiron të njihet me hollësitë e kësaj fatkeqësie duhet të hetojë biografinë e zonjës Merjem [gruas së Profetit (s)], në f. 39, vëll. IV i Mustedrek-ut të Hākimit, ose në Telkhīs ul-Mustedrek nga Dhehebīu.) "E Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan." (33:25).

 

Nëse dëshironi, unë mund të rreshtoj të tjera prova e të pohoj faktin se, duke ndjekur sentimentet e saj, ajo i tha njëherë të Dërguarit (s), ‘Po të vika era maghāfir,’ (Nga ajo që ka cituar Bukhārīu në shpjegimin e tij të Sures et-Tahrīm në Sahīh, f. 136, vëll. III; ndaj, drejtojuni atij dhe mahnituni. Ka shumë hadīthe të cituara nga ‘Umeri që pohojnë se dy gratë që komplotuan kundër të Profetit (s) ishin ‘Ā’ishja dhe Hafsaja. Në lidhje me këtë çështje ekziston një hadīth i gjatë.) që ai të mos shijonte ca mjaltë në shtëpinë e nënës së besimtarëve Zejneb bint Xhehsh, Allahu qoftë i kënaqur me të. Nëse një arsye triviale si kjo ia lejon asaj t’i drejtohet të Dërguarit të Allahut në atë mënyrë, si mund t’i besohet asaj kur ajo mohon që ai la një testament për ‘Alīun? Mos harroni gjithashtu dorëzimin e saj para ndjenjave kur Esmā’ bint el-Nu’māni u martua me të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij. Ajo i tha asaj: “Kur Profeti (s) martohet me një grua, atij (s) i pëlqen që ajo t’i thotë:

‘Kërkoj mbrojtje tek Allahu kundër teje’,”

(Siç citon Hākimi në jetëshkrimin e tij të Esmā’së në el-Mustedrek, f. 37, vëll. IV, dhe citohet nga Ibn Sa‘di që ia diskuton biografinë në f. 104, vëll. VIII i Tabakāt-it dhe ky incident është i mirënjohur. Ai tregohet në jetëshkrimin e Esmā’së nga autorët e librave Isti’āb e Isābe, dhe citohet nga Ibn Xherīr Taberīu dhe të tjerët.) duke synuar kështu që ta kthejë Profetin krejtësisht kundër martesës dhe ta bëjë atë ta urrejë gruan e gjorë, thua se i lejonte vetes t’i mvishte pohime të Dërguarit të Allahut (s) për sa kohë që t’i shërbenin qëllimit të saj, madje edhe kur ky ishte i parëndësishëm a ndalues.

 

Njëherë, ai (s) e pyeti atë të shikonte se si sillej njëra nga gratë dhe ajo e informoi ndryshe nga ç’kishte parë, (Hollësirat e këtij incidenti ruhen në librat e hadīthit dhe të historisë; prandaj, drejtojuni f. 294, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, ose f. 115, vëll. VIII i Tabakāt Ibn Sa‘dit, ku ai jep gjithashtu jetëshkrimin e Sherāf bint Khalīfes.) duke synuar interesin personal. Njëherë ajo iu ankua për atë (s) të atit, duke iu nënshtruar përsëri ndjenjave, me fjalët [drejtuar Profetit];

“Mos u trego i njëanshëm tani”, (Kjo çështje citohet nga autorët e librave të hadīthit e historisë; prandaj, drejtojuni hadīthit 1020 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 116, vëll. VII, dhe citohet nga Gazālīu në kreun e tretë të pjesës mbi martesën në f. 35, vëll. II i Ihjā’ ul-‘Ulūm ed-Dīn. Ajo gjithashtu citohet në kreun 94 të librit të tij Mukāshefetul Kulūb, në mbyllje të faqes 238.) me ç’rast i ati e goditi aq rëndë saqë rrobat e saj u lyen me gjak. Njëherë, pasi u zemërua me atë (s), ajo i tha: “... e ti pretendon se je i Dërguari i Allahut”, (Cituar nga Gazālīu në të dyja kaptinat e librave të përmendur më lart.) krahas shumë incidenteve, rrëfimi i të cilëve do të kërkonte vend shumë më të madh dhe ajo që cituam këtu duhet të mjaftojë.

 

2) Ju thatë, duke komentuar mbi pikën e dytë, se sunnitë nuk e pranojnë atë që quhet racionalisht e këndshme apo e pakëndshme, etj. Unë ju mendoj tepër të lartë për të bërë një pohim të tillë, që të kujton sofistët që mohojnë dhe faktet e qarta. Mes veprave tona ka nga ato për mirësinë e të cilave jemi mjaft të sigurt dhe ato janë të lavdërueshme e të shpërblyeshme falë meritave të tyre, si bamirësia dhe ndershmëria, ngaqë e dimë se ç’janë.

 

Ndërkohë që ka të tjera me pakëndshmërinë e të cilave neve jemi gjithashtu të njohur dhe ato kërkojnë refuzim e dënim për shkak të së keqes së tyre në vetvete, si padrejtësia e dhunimi - ngase janë ajo që janë. Të urtit e dinë se ka një nevojë që i kërkon gjykime të tilla dhe të mençurit janë po aq të sigurtë mbi këto çështje sa ç’janë të sigurtë se teku është gjysma e çiftit. Arsyeja e thjeshtë logjike e përcakton dallimin ndërmjet të trajtuarit tuaj të mirë të dikujt që është i mirë ndaj jush dhe të atij që nuk është. Intelekti përcakton mirësinë e trajtimit të personit të parë ndaj jush dhe të qenit e tij i lëvdueshëm, si dhe shëmtinë e të dytit dhe qenien e tij i denjë për mohim e dënim. Kushdo që e dyshon këtë është rebel ndaj vetë arsyes së tij. 

 

Sikur e mira apo e keqja e asaj që përmendëm këtu të ishin çështje të kodit legjislativ, atëherë ato nuk do të ishin përvetësuar e zbatuar nga mohuesit e të gjitha kodeve hyjnore, si ateistët dhe sundimtarët sekularë. Megjithë mohimin e tyre të fesë, ata përsëri lejojnë barazi dhe mirësi, duke i lavdëruar dhe shpërblyer ato, pa e dyshuar aspak shëmtinë e padrejtësisë dhe të dhunimit e as domosdoshmërinë e dënimit të veprave të tilla dhe ndëshkimit të bërësve të tyre. Kriteri i tyre në gjykimin e atyre nuk është tjetër veç intelektit; prandaj, mos flitni më për ata që e përçmojnë arsyen dhe ndërgjegjen e as për ata të cilët mohojnë atë që e dinë të gjithë të mençurit, duke gjykuar në kundërshtim me diktatin e natyrës njerëzore, që Allahu i Lartë e ka krijuar dhe rrënjosur në robërit e Tij.

 

Me anë të kësaj Ai i ka aftësuar të kuptojnë fakte, që janë të dallueshme nëpërmjet dhuntisë së tyre të intelektit, ashtu siç i ka bërë t’i njohin gjërat me anë të shqisave dhe ndjesive. Natyra e tyre pra e kërkon që të jenë në gjendje ta gjykojnë racionalisht barazinë e të ngjashmet si të mira, dhe padrejtësinë e shoqet e saja si të shëmtuara, mu siç janë në gjendje të dallojnë me anë të shqisës së shijes ëmbëlsinë e mjaltit nga idhtësia e shajtimit, dhe shqisës së nuhatjes aromën e miskut nga kutërbimi i kufomës; me anë të shqisës së prekjes të dallojnë të butën nga e ashpra, nëpërmjet aftësisë së shikimit të tregojnë ndryshimin midis një pamjeje të këndshme dhe një pamjeje të shëmtuar; e nëpërmjet aftësisë së dëgjimit të bëjnë dallimin midis melodisë së fyellit dhe pëllitjes së gomarit. E tillë është natyra që e krijoi Allahu: {natyra e vërtetë në të cilën Zoti i krijoi njerëzit: nuk ka ndryshim (të natyrshmërisë) së krijimit të Tij; kjo padyshim është feja e drejtë, ndonëse shumica e tyre nuk e dinë} (30:30)

 

Esh‘arītët deshën ta ekzagjeronin fuqinë e bindjes në sistemin legjislativ dhe qëndrimin drejt një nënshtrimi total ndaj gjykimit të tij; prandaj, ata e mohuan gjykimin e të urtëve, duke thënë se nuk ka gjykim përveç asaj që është legjisluar. Kështu, ata e lanë në harresë teorinë e racionalitetit tërësor, që pohon:

“Intelekti gjykon atë që gjykon edhe Ligji”, dhe pavarësisht nga fakti se duke bërë kështu ata në të vërtetë s’i lënë vetes asnjë justifikim, duke flakur me këtë çdo kriter me anë të të cilit mund të verifikonin një kod legjislativ apo ta hidhnin tej krejtësisht. Kjo falë faktit se të arrish një rezultat të tillë me anë të provave legjislative është si të vraposh në rreth dhe këtu s’mund të përdoret asnjë pretekst. Sikur mendja të mos kishte kurrfarë autoriteti, zbatimi i sunne-tit ose hadīthi mutewātir do ishin rrëzuar.

Jo, madje! Po të mos kishte intelekt, askush s’do ta kishte adhuruar Allahun e as do ta kishte njohur Atë. Shkoqitja e kësaj teme është regjistruar në një mori veprash nga dijetarët tanë të shquar.

 

3) Sa i përket pretendimit të nënës së besimtarëve se Profeti, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, vdiq në gjoksin e saj, ai është një pretendim që ne e hedhim poshtë bazuar mbi sahīh-ët mutewātir nga burimet e Pasardhjes së pastruar (‘a). Drejtojuni asaj që pohojnë të tjerët, që i citon Ibn Sa‘di. Ai citon ‘Alīun duke thënë:

“I Dërguari i Allahut (s), gjatë sëmundjes së tij [para vdekjes], tha: ‘Më sillni vëllain tim’, e unë shkova pranë tij dhe ai më kërkoi t’i afrohesha më shumë dhe unë iu afrova; sakaq, ai u mbështet te unë. Ai vazhdoi të mbështetej te unë e të më fliste, saqë pështyma i ra mbi mua, pastaj i Dërguari i Allahut dha shpirt”;

siç thuhet në f. 51, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it të autorit, në kaptinën mbi ata që pohuan se i Dërguari i Allahut (s) vdiq në prehrin e ‘Alīut.

 

Ai është hadīthi 1107 në f. 55, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl. Ebū Na‘īmi në Hiljet ulEwlijā’, Ebū Ahmed el-Fardi në Neskh dhe shumë autorë të tjerë të librave të hadīthit e kanë cituar ‘Alīun duke thënë:

 

“I Dërguari i Allahut (s), më mësoi [në ato çaste] njëmijë dyer diturie çdonjëra prej të cilave hap njëmijë të tjera.”

Ky është hadīthi 6009 në Kenz ul-‘Ummāl, i cituar në fund të f. 392, vëll. VI. Saherë që ‘Umer ibn el-Khattābi pyetej mbi diçka lidhur me këto çështje, ai s’thonte gjë tjetër veçse:

“Pyetni ‘Alīun, ngase ai e di mirë.”

 

Xhābir ibn ‘Abdullāh Ensārīu citohet duke thënë se Ka’b ul-Ahbāri e pyeti njëherë ‘Umerin:

“Cilat qenë fjalët e fundit të të Dërguarit të Allahut (s)?”

‘Umeri u përgjigj: “Pyet ‘Alīun!”

Ka’bi e pyeti dhe ‘Alīu tha: “E lashë të Dërguarin e Zotit (s) ta mbështeste kokën mbi ije gjersa ai (s) më në fund tha: “Salātin! Salātin!”

Ka’bi tha: “Kjo, padyshim është thirrja e tërë profetëve dhe për këtë janë dërguar.”

Pastaj Ka’bi e pyeti ‘Umerin se kush ia dha guslin e xhenazes trupit të Profetit dhe përgjigja e tij përsëri ishte: “Pyet ‘Alīun.”

Kur Ka’bi pyeti ‘Alīun, ai u përgjigj se kishte qenë ai që e kishte bërë këtë, siç pohon Ibn Sa‘di në f. 51, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it dhe ky është hadīthi 1106 në Kenz ul-‘Ummāl, cituar në f. 55, vëll. IV.

 

Ibn ‘Abbāsin e pyetën njëherë:

“A e ke parë nëse koka e të Dërguarit të Allahut ishte në prehrin e ndokujt kur ai vdiq?”

Ai u përgjigj: “Ai vdiq i mbështetur në gjoksin e ‘Alīut.”

Atij i thanë se ‘Urve përcjell një hadīth nga ‘Ā’ishja që thotë se ai vdiq i mbështetur në gjoksin e saj, por Ibn ‘Abbāsi e mohoi atë, duke i thënë personit që kishte bërë pyetjen:

“A e beson ti këtë?!

Për Zotin, i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij, vdiq me kokën e mbështetur në gjoksin e ‘Alīut, dhe ‘Alīu ia dha guslin atij”,

 

siç citohet nga Ibn Sa‘di në të njëjtën faqe si mësipër dhe është hadīthi 1008 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 55, vëll. IV. Ibn Sa‘di citon Imam Ebū Muhammed ‘Alī ibn ul-Husein Zejnul-‘Ābidīnin duke thënë: “I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e familjen e tij, dha shpirt kur koka e tij ndodhej mbi prehrin e ‘Alīut.” Pohimi citohet në faqe 51.

 

Hadīthet që e dokumentojnë këtë çështje janë mutewātir nga Imamët e Pasardhjes së pastruar. Shumë prej atyre që vendosën të devijojnë nga udha e tyre e pranojnë këtë po ashtu, aq sa Ibn Sa‘di ka cituar Sha‘bīun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (s) vdiq teksa e kishte kokën në prehrin e ‘Alīut; e ‘Alīu qe ai që i dha guslin”, siç përmendet në faqen së cilës iu referuam më lart në Tabakāt. Prijësi i Besimtarëve e kishte zakon ta deklaronte publikisht këtë; ndaj ju mund t’i drejtoheni pohimit të tij në njërën prej hytbeve të veta ku ai thotë:

“Rojtarët e hadīthit nga mesi i shokëve të Profetit, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, e dinë shumë mirë se kurrë nuk kam ngurruar të zbatoj ligjet e Allahut dhe as që kam vonuar të përmbush urdhrat e të Dërguarit të Tij (s), as për një çast. Unë, el-hamdu li’l-Lāh, kam rrezikuar jetën time duke mbrojtur të tijën, kur madje edhe trimat tërhiqeshin e hapat ngadalësoheshin, e ai (s) dha shpirt kur koka e tij pushonte mbi gjoksin tim, madje pështyma e tij më ra mbi dorë dhe unë e fërkova për fytyrë. Unë u kujdesa t’ia laja trupin, tek më ndihmonin melekët dhe shtëpia e oborri u mbush me zhurmën e melekëve që zbrisnin dhe ngjiteshin..., e unë s’reshta asnjëherë së dëgjuari lutjet e tyre për të, gjersa e varrosëm; prandaj, kush është më i denjë për të nga të gjallët apo të vdekurit sesa unë?”

 

siç pohohet në fund të f. 196, vëll. II i Nehxhul Belāgës [ligjërata 194], dhe në f. 590, vëll. II i Sherh Ibn ul-Hadīdit. I tillë është edhe monologu i tij, kur po varroste Zonjën e të gjitha grave në Xhennet, paqe pastë mbi të. Ai tha:

“Es-selām aleikum, jā Resūlullāh, nga unë dhe vajza jote e cila po të vjen komshije, në nxitim për t’u ribashkuar me ty... Durimi im, o i Dërguari i Allahut, për vdekjen e të zgjedhurës tënde ka sosur dhe ngushëllimi im është zbehur e venitur. Vërtet, i thellë është pikëllimi im nga ndarja prej teje dhe e madhe është fatkeqësia, por masa e pikëllimit tënd është burim ngushëllimi, sepse unë të shtriva të flësh në varrin tënd, pasiqë shpirti të ishte nisur nga trupi yt i mbështetur mbi gjoksin tim; ndaj, {të Allahut jemi dhe Atij i kthehemi}.” gjer në fund të pohimit të tij që ndodhet në fund të f. 207, vëll. II i Nehxhul Belāgës [ligjërata 199], dhe në f. 590, vëll. II i Sherh Ibn Ebī’l Hadīdit.

 

Ummi Seleme ka transmetuar po ashtu një hadīth të saktë, që thotë:

“Pasha të Vetmin në të Cilin betohem, ‘Alīu qe më pranë Profetit kur ai vdiq. Ne [ajo e ‘Alīu] i bëmë vizitë atij një pasdite e ai përsëriste me gëzim: ‘Ka ardhur ‘Alīu! Ka ardhur ‘Alīu!’ Fātimeja pyeti nëse ‘Alīu ishte dërguar me ndonjë porosi. Më pas, ‘Alīu erdhi përsëri dhe thashë se kishte nevojë të rrinte pak i vetëm me Profetin (s), ndaj dolëm jashtë dhe u ulëm te pragu. Unë isha më pranë derës. I Dërguari i Allahut (s) e përkuli kokën pranë ‘Alīut e filloi t’i fliste në konfidencë, duke iu drejtuar me afeksion, derisa dha shpirt; kështu, ‘Alīu ishte personi i fundit që ndejti me të para vdekjes së tij (s).”

(Ky hadīth citohet nga Hākimi në fillim të f. 139, vëll. III i Mustedrek-ut të tij të saktë, vijuar nga komenti: “Ky hadīth është sahīh, por ata [Bukhārīu dhe Muslimi] nuk e botuan.” Edhe Dhehebīu ia ka pranuar vërtetësinë kur e ka cituar në Telkhīs ul-Mustedrek. Ai gjithashtu citohet nga Ibn Ebī Shejbe në Sunen, dhe është hadīthi 6096, f. 400, vëll. VI, në Kenz ul-‘Ummāl.)

 

 ‘Abdullāh ibn ‘Umeri transmeton si më poshtë:

"Gjatë sëmundjes së tij, i Dërguari i Allahut (s), kërkoi t’i sillnin vëllain; kështu, hyri Ebū Bekri, por ai u kthye mënjanë prej tij dhe e përsëriti kërkesën. Atëherë sollën ‘Uthmānin, por ai (s) u kthye mënjanë edhe prej këtij. Pastaj në praninë e tij (s) u thirr ‘Alīu. Profeti e mbuloi me rrobën e tij dhe u mbështet te ai. Kur doli nga dhoma, njerëzit e pyetën se ç’kishte thënë Profeti (s), e ai u përgjigj: ‘Ai më mësoi njëmijë çështje çdonjëra prej të cilave shpie në njëmijë të tjera’.

(Kjo citohet nga Ebū Ja‘līu me zinxhir transmetuesish që përfshin Kāmil ibn Talhan, Ibn Lahī’en, Hej ibn ‘AbdulMegāfirin, Ebū ‘Abdur-Rahmān el-Hablīun dhe mbaron me ‘Abdullāh ibn ‘Umerin. Ai citohet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, nga Ebū Ahmed el-Fardi në versionin e tij siç pohohet në f. 322, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. Taberānīu, në Mu‘xhem ulKebīr, ka pohuar se gjatë fushatës së Tā’ifit, Profeti harxhoi ca kohë në konfidencë me ‘Alīun, aq sa Ebū Bekri kaloi pranë tyre dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Biseda jote konfidenciale me ‘Alīun ka zgjatur goxha.” Ai tha: “Nuk jam unë që i është hapur [në konfidencë] atij, por Allahu...” Ky është hadīthi 6075, f. 399, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it. Ai shpesh ulej me ‘Alīun dhe i besohej atij. Njëherë ‘Ā’ishja hyri e i gjeti në një bisedë konfidenciale. Ajo tha: “O ‘Alī! Unë kaloj një ditë ndër nëntë [me tim shoq]; ndaj, pse s’më lë të qetë në atë ditë, o Ibn Ebī Tālib?” Fytyra e Profetit (s) menjëherë u skuq nga zemërimi. Drejtojuni këtij incidenti në fillim të f. 78, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga nga Ibn Hadīdi.)

 

Ju e dini se ky hadīth portetizon një sjellje tipike për profetët, ndërsa tjetri portretizon një njeri të sunduar nga epshi. Nëse një barì vdes në gjoksin e të shoqes, midis gushës dhe barkut të saj, apo në kofshën e saj..., duke patur lënë pasdore kujdesjen ndaj tufës së tij, ai me siguri do quhej i shkujdesur e i papërgjegjshëm. Allahu e faltë nënën e besimtarëve. Do të doja që ajo, kur i mohoi testamentin ‘Alīut, t’ia kishte atribuar mohimin të atit, të cilin ajo e mbante më të denjë për një wasijet të tillë, por i ati ishte në ushtrinë e ngritur nga i Dërguari i Allahut, nën përkujdesjen e tij të nderuar. Ai ishte në ushtrinë e Usāmes e cila atëherë po fushonte në Xhurf. Gjithsesi, pretendimi se ai (s) vdiq në prehrin e saj nuk i atribuohet askujt përveç ‘Ā’ishes, ndërsa pohimi i vdekjes së tij, i flijofsha prindërit për të, transmetohet nga ‘Alīu, Ibn ‘Abbāsi, Ummi Selemja, ‘Abdullāh ibn ‘Umeri, Sha‘bīu, ‘Alī ibn Huseini dhe tërë Imamët e pasardhjes së Muhammedit (s) duke e bërë kështu më të besueshëm e më për shtat personalitetit të të Dërguarit të Allahut.

 

4) Sikur hadīthi i ‘Ā’ishes të ishte përgënjeshtruar vetëm nga Umm Selemja, hadīthi i kësaj të fundit do të ishte preferuar përmbi të sajin për shumë arsye të tjera përveç atyre të përmendura këtu.

 

Sinqerisht,

Sh 

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top