Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 61

1 Sefer 1330

 

Kërkesa për Tekste nga Burime Shī‘ite

 

Përderisa nderi dhe dinjiteti i të parëve të mirë të ruhen, atëherë s’ka asgjë të gabuar në shqyrtimin e tërë hadītheve që kanë të bëjnë me Imamin, atyre që iu referuat, përfshi hadīthin e Gadīrit apo cilindo tjetër, pa nevojën për interpretim. Ju gjithashtu mund të dini hadīthe të tjera rreth kësaj teme me të cilat sunnitë nuk janë të njohur; a mund t’ju kërkoj pra, t’i përcillni që ne të njihemi me to. Sinqerisht,

S

 

LETRA 62

2 Sefer 1330

 

Dyzet Hadīthe

 

Po, ne do t’ju përcjellim hadīthe mutewātir me të cilët sunnitë nuk janë të familjarizuar. Ato transmetohen nga anëtarët e pasardhjes së pastruar të Muhammedit (s), dhe prej tyre po ju rrëfejmë dyzet:

 

1) Es-Sadūk Muhammed ibn ‘Alī ibn Husein ibn Babawejh Kumī ka përfshirë në Ikmāl ed-Dīn wa Itmām un-Ni‘meh, siç transmeton ‘Abdur-Rahmān ibn Samrai, një hadīth të veçantë ku Profeti (s) i thotë ‘Abdur-Rahmānit: “O Ebī Samra! Nëse pikëpamjet dallojnë dhe opinionet ndryshojnë, drejtoju ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai është Imami i ummetit tim dhe zëvendësi im mbi ta pas meje.”

 

2) Po aty, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin duke rrëfyer një hadīth ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Madhëruari e i Lartësuari, u hodhi një shikim hetues banorëve të tokës dhe më zgjodhi mua të jem Profet; atëherë ai hodhi edhe një shikim dhe e zgjodhi ‘Alīun Imam dhe më urdhëroi ta marr për vëlla, e ta caktoj wali dhe vizir.”

 

3) Sadūku, po në Ikmāl, gjurmon një hadīth deri te Imami Xha‘fer es-Sādik që citon babain dhe paraardhësit e tij duke cituar të Dërguarin e Allahut (s), me fjalët: “Xhibra’īli më ka thënë se Zoti i Fuqisë, e Lartësuar qoftë Madhëria e Tij, ka thënë: ‘Kushdo që mëson se Unë jam Zoti që s’ka të dytë dhe se Muhammedi është Robi dhe i Dërguari Im, se ‘Alī ibn Ebī Tālibi është khalīfi i Muhammedit dhe se Imamët prej pasardhësve të tij janë Provat e Mia, atëherë Unë do e lejoj të futet në Parajsë me Mëshirën Time.”

 

4) Sadūku, sërish në Ikmāl, gjurmon një hadīth tek Imam Sādiku, që citon të atin dhe gjyshin duke cituar nga i Dërguari i Allahut (s) se: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë: I pari është ‘Alīu dhe i fundit el-Ka‘imi; ata janë khalīfët dhe të porositurit e mi.”

 

5) Sadūku, në Ikmāl, gjurmon një tjetër hadīth deri tek Asbagh ibn Nebete që thotë se njëherë Emīr ul-Mu’minīni u afrua, me dorën e tij në atë të Hasanit, e tha: “I Dërguari i Allahut (s) erdhi njëherë te ne dhe dora e tij ishte mbi timen mu kështu, e tha: ‘Më e mira ndër krijesa pas meje dhe wali-u i tyre, është ky vëllai im që është Imami i çdo muslimani dhe prijësi i çdo besimtari pas meje’.”

 

6) Sadūku, sërish në Ikmāl, gjurmon një hadīth deri tek Imam Ridāi që citon stërgjyshërit e tij se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Kushdo që dëshiron të kapet pas fesë sime e të hipë në Barkën e Shpëtimit pas meje, le të ndjekë shembullin e ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai është i porosituri (wasijjī) e mëkëmbësi (khalīfetī) im mbi ummetin tim, gjatë jetës sime e pas saj.”

 

7) Sadūku, përsëri në Ikmāl, përcjell një hadīth të të Dërguarit të Allahut (s) nga Imam Ridāi që citon paraardhësit e tij se Profeti (s) tha: “Unë dhe ‘Alīu jemi etërit e këtij ummeti; kushdo që na njeh mirë, njeh Allahun, e kushdo që na mohon, mohon dhe Allahun, të Pashoqin, Fuqiplotin. Nga pasardhësit e ‘Alīut janë nipat e mi Hasani e Huseini, që janë prijësat e rinisë së Xhennetit, dhe nga pasardhësit e Huseinit do jenë të mitë: kushdo që u bindet atyre më bindet mua, e kushdo që s’u bindet atyre më mosbindet edhe mua; i nënti prej tyre është Kā’imi i tyre - Mehdīu.”

 

8) Sadūku, gjithashtu në Ikmāl, gjurmon një hadīth tjetër me isnad deri te Imam Hasan el-‘Askerīu që citon paraardhësit e tij gjer te i Dërguari i Allahut (s) duke iu drejtuar Ibn Mes’ūdit, me fjalët: “O Ibn Mes’ūd! ‘Alī ibn Ebī Tālibi është Imami yt pas meje; ai është zëvendësi im mbi ty.”

 

9) Duke cituar një hadīth nga Selmāni, Sadūku thotë në Ikmāl, se Selmāni e vizitoi njëherë Profetin dhe e gjeti Huseinin në prehrin e tij; Profeti (s) po e puthte duke i thënë: “Ti je udhëheqës, bir i një udhëheqësi, Imam dhe bir i një Imami, vëlla i një Imami, baba i Imamëve dhe Provë (huxheh) e Allahut, bir i Provës së tij e baba i nëntë Provave nga fara jote, i nënti nga të cilët është Kā‘imi.”

 

10) Sadūku, sërish në Ikmāl, citon një hadīth që mbërrin te Selmāni i cili citon një hadīth të të Dërguarit të Allahut (s) ku ai thotë: “O Fātime! A s’e ke marrë vesh se ne jemi Ehl ul-Bejti? Allahu na e ka bërë ahiretin më të dashur se dunianë, dhe Allahu i Lartësuar, i Madhëruar qoftë Emri i Tij, u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe më zgjodhi mua nga krijesat e Tij; pastaj Ai hodhi një shikim të dytë dhe zgjodhi tët shoq e më frymëzoi të të martoj me të e ta marr si wali e vizir dhe ta bëj khalīfin tim mbi ummetin tim. Kështu, yt atë është më i miri i profetëve, yt shoq është më i miri i wasi-ve dhe ti je e para që do të vijë pas meje.”

 

11) Sadūku, prapë në Ikmāl, citon një hadīth të gjatë ku përmend se një grup prej mëse dyqind muhāxhirësh e ensārësh po kërkonin dije dhe studionin fikh, dhe se çdonjëri prej tyre filloi të krekosej, ndërsa ‘Alīu rrinte i heshtur. Ata e pyetën: “O Ebū’l-Hasan, ç’të pengon të flasësh?” Në përgjigje të pyetjes së tyre, ai u kujtoi atyre një pohim ku i Dërguari i Allahut tha: “‘Alīu është vëllai im, viziri im, trashëguesi im, wasiu im, zëvendësi im mbi ummetin tim e wali-u i çdo besimtari pas meje; pranojini pra këto për të, që të gjitha.”

 

12) Sadūku, prapë në Ikmāl, citon një hadīth të gjatë përcjellë nga ‘Abdullāh ibn Xha‘feri, Hasani, Huseini, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, ‘Umer ibn Ebū Seleme, ‘Usāma ibn Zejdi, Selmāni, Ebū Dher el-Gifārīu dhe Mikdādi, që tregojnë se ata e kanë dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Unë kam më tepër autoritet mbi besimtarët se ata vetë; pas meje, vëllai im ‘Alīu ka më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë besimtarët.”

 

13) Sadūku, sërish në Ikmāl, citon elAsbagh ibn Nebeten i cili citon Ibn ‘Abbāsin që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s), duke thënë: “Unë, ‘Alīu, Hasani, Huseini dhe nëntë pasardhës të Huseinit jemi të pastruar.”

 

14) Sadūku, përsëri në Ikmāl, citon Ibn Abājeh ibn Rab’ien duke cituar Ibn ‘Abbāsin që pohon se i Dërguari i Allahut (s), ka thënë: “Unë jam kreu i Profetëve, kurse ‘Alīu është kreu i wasi-ve.”

 

15) Sadūku po ashtu ka cituar në Ikmāl një hadīth të përcjellë nga Imam Sādiku me isnād, ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Lartmadhëruari Fuqiplotë, më preferoi mua mbi të gjithë profetët dhe preferoi ‘Alīun mbi të gjithë wasi-të, preferoi nga pasardhësit e ‘Alīut Hasanin e Huseinin, dhe zgjodhi nga pasardhësit e Huseinit wasi-të që e ruajnë besimin ndaj shtrembërimit të ekstremistëve, përdhosjes së gënjeshtarëve dhe keqinterpretimit të devijuesve.”

 

16) Sadūku, sërish në Ikmāl citon ‘Alīun që përcjell nga i Dërguari i Allahut (s) se: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë: i pari prej tyre është ‘Alīu, dhe i fundit është elKā‘imi të cilit Allahu, i Lartësuari Fuqiplotë, do t’ia hapë lindjen dhe perëndimin.”  

(Ky hadīth dhe ata përpara tij gjenden në një kaptinë të veçantë që përmban atë që është transmetuar nga Profeti lidhur me Kā‘imin [Mehdīun], dhe se ai është i dymbëdhjeti në linjën e Imamëve; shih kreun XXIV e Ikmāl ed-Dīn we Itmām unNi’meh, f. 149-167. )

 

17) Sadūku, ka cituar në Āmālī një hadīth të gjatë të përcjellë nga ‘Alīu ku i Dërguari i Zotit (s) thotë: “‘Alīu është nga unë e unë jam nga ‘Alīu, që është krijuar nga brumi im; ai ua zgjidh mospajtimet njerëzve sipas Sunne-tit; ai është Prijësi i Besimtarëve, udhëheqësi i të parëve nga të gjithë njerëzit, dhe më i miri i wasi-ve.”

 

18) Sadūku, po aty, ka cituar një tjetër hadīth të gjatë të raportuar nga ‘Alīu, ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Alīu është Prijësi i Besimtarëve sipas wilājet-it të Allahut, të Lartësuarit dhe Fuqiplotit, që Ai e lidhi në Arshin e Tij dhe u kërkoi melekëve të dëshmonin: ‘Alīu është Mëkëmbësi dhe Huxhet-u-Llāhi; ai është Imami i muslimanëve.”

 

19) Sadūku, përsëri në Āmālī, citon Ibn ‘Abbāsin që pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “O ‘Alī, ti je Imami i muslimanëve, Prijësi i Besimtarëve, udhëheqësi i më të shquarve ndër njerëz, Prova e Allahut pas meje dhe kreu i wasive.”

 

20) Sadūku, po ashtu në Āmālī, citon Ibn ‘Abbāsin që përcjell nga i Dërguari i Allahut (s) se ai tha: “O ‘Alī! Ti je zëvendësi im mbi ummetin tim, dhe ti je për mua si Sethi për Ademin.”

 

21) Sadūku, prapë në Āmālī, citon Ebū Dher Gifārīun duke thënë: “Ishim njëherë me të Dërguarin e Allahut (s) në xhaminë e tij kur ai (s) tha: ‘Nga kjo derë do të hyjë një burrë i cili është Prijësi i Besimtarëve dhe Imami i muslimanëve’, kur ia behu ‘Alī ibn Ebī Tālibi, dhe i Dërguari i Allahut i uroi mirëseardhjen, ktheu fytyrën e tij të ndritur nga ne, dhe tha: “Ky është Imami juaj pas meje.”

 

22) Në Āmālī, Sadūku citon Xhābir ibn ‘Abdullāh Ensārīun duke cituar të Dërguarin e Allahut me fjalët: “Alī ibn Ebū Tālibi është i pari prej tyre që pranoi Islamin dhe ai është më i dituri... Ai është Imami dhe khalīfi pas meje.”

 

23) Në Āmāli, Sadūku citon një hadīth të saktë me isnad nga Ibn ‘Abbāsi që citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “O njerëz! Fjalët e kujt janë më të mira se ato të Allahut? Zoti juaj, e Madhe është Bujaria e Tij, më ka urdhëruar ta caktoj ‘Alīun mbi ju si Imamin më të shquar, si khalifin dhe wasi-un tim, dhe ju duhet ta konsideroni atë vëllain dhe vizirin tim.”

 

24) Në Āmālī, Sadūku citon edhe një hadīth të saktë me isnād, të përcjellë nga Ebū ‘Ejjāshi, që thotë: “I Dërguari i Allahut (s) hipi njëherë në minber dhe mbajti një fjalim, ku tha: ‘Kushëriri im ‘Alī është gjithashtu vëllai im, viziri im, zëvendësi im dhe ai që shlyen borxhet e mia në emrin tim.”

(Ky hadīth, bashkë me katër të tjerët që i paraprijnë, citohet nga Gājet ul-Merām prej Sadūkut. Ata janë mjaft të gjatë, dhe ne cituam prej tyre atë që dëshmon mbi argumentin tonë. Sa i përket hadītheve që vijojnë, ata gjenden në Kreun XIII të Gājet ul-Merām-it.)

 

25) Në Āmālī, Sadūku citon po ashtu një hadīth të saktë me isnād, përcjellë nga Prijësi i Besimtarëve që thotë: “Njëherë, i Dërguari i Allahut (s) mbajti një fjalim ku tha: ‘O njerëz! Muaji i Allahut po afron’, dhe vazhdoi të numërojë veçoritë e muajit të Ramazānit. Unë e pyeta: ‘O i Dërguari i Allahut (s)! Cila është më e mira prej veprave në këtë muaj?’ Ai u përgjigj: ‘Të qëndruarit larg nga ajo që të ka ndaluar Allahu’, pastaj ai shpërtheu në lotë, ndaj e pyeta: ‘Çfarë të hidhëron, O i Dërguari i Allahut?’ e ai u përgjigj: ‘O ‘Alī! Po pikëllohem nga haramet e tmerrshme që do të të ndodhin në të njëjtin muaj’, duke shtuar: ‘Ti je wasi-u im, babai i pasardhësve të mi dhe zëvendësi im mbi ummetin tim gjatë jetës sime e pas saj; urdhri yt është po aq urdhërues sa i imi, e po kështu ndalimi yt’.”

 

26) Në Āmālī, Sadūku citon një tjetër hadīth nga ‘Alīu me fjalët: “I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im e unë jam i yti; jam zgjedhur të jem Profeti ndërsa ti je zgjedhur të jesh Imami; unë kujdesem për Shpalljen, ndërsa ti për vënien në jetë të saj; ti je babai i këtij ummeti. O ‘Alī! Ti je wasi-u e mëkëmbësi im, viziri dhe trashëgimtari im dhe babai i pasardhësve të mi’.”

 

27) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth me isnād të saktë të përcjellë nga Ibn ‘Abbāsi: “Teksa ensārët po mblidheshin në Xhaminë e Kubā’s, i Dërguari i Allahut (s) tha: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im dhe unë jam i yti; ti je i porosituri dhe zëvendësi im dhe Imami i ummetit tim pas meje: Allahu do ta ndihmojë atë që të ndihmon ty dhe do t’i jetë armik kujtdo që të kundërvihet ty’.”

 

28) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth të gjatë nga Ummi Seleme në të cilin i Dërguari i Allahut (s) i drejtohet kështu asaj: “O Ummi Seleme! Dëgjo e dëshmo: Ky ‘Alī ibn Ebī Tālib është i porosituri im; ai është zëvendësi im, sprovuesi i armiqve të mi dhe vigjëluesi i Haudit tim.”

 

29) Në Āmālī, Sadūku ka cituar gjithashtu Selmān el-Fārsīun me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: ‘O muhāxhirë dhe ju ensārë! A t’ju drejtoj tek ajo, e cila për sa kohë t’i përmbaheni, s’do ju lërë kurrë të shmangeni, pas meje?’ Ata thanë: ‘Po, o i Dërguar i Allahut!’ Ai (s) tha: ‘Ky ‘Alī është vëllai im dhe i porosituri im, viziri, trashëgimtari e zëvendësi im; ai është Imami juaj; ndaj, duajeni aq sa unë dhe respektojeni aq sa unë, sepse Xhibraīli më ka urdhëruar t’jua them këto juve’.”

 

30) Në Āmālī, Sadūku citon po ashtu me isnād një hadīth të gjatë të përcjellë nga Zejd ibn Arkami në të cilin i Dërguari i Allahut (s) citohet duke thënë: “A t’ju drejtoj tek ajo, e cila për sa kohë t’i përmbaheni, do ju mbrojë nga shkatërrimi dhe shmangia? Imami dhe wali-u juaj është ‘Alī ibn Ebī Tālibi; prandaj, mbështeteni atë, dëgjojani këshillën dhe kini besim tek ai, sepse Xhibra’īli më ka urdhëruar t’jua them këtë juve.”

 

31) Në Āmālī, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin se i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī! Ti je Imami i ummetit tim dhe khalīfi im mbi ta.”

 

32) Në Āmālī, Sadūku citon Ibn ‘Abbāsin lidhur me një hadīth ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, më shpalli: ‘Kam zgjedhur nga ummeti yt një vëlla e trashëgimtar për ty, një zëvendës e ekzekutues të testamentit tënd.’ Unë pyeta: ‘O Zot! Kush është ai?’ Ai u përgjigj: ‘Është ai që më do Mua dhe të cilin Unë e dua...’, gjersa Ai tha në fjalën e Tij hyjnore: ‘Është ‘Alī ibn Ebī Tālibi."

 

33) Në Āmālī, Sadūku citon Imam Sādikun duke transmetuar një hadīth të përcjellë nga paraardhësit e tij ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Gjatë isrā’-së sime, Zoti im, e Madhëruar qoftë Fuqia e Tij, më premtoi se ‘Alīu është Imami i të devotshmëve, udhëheqësi i të përzgjedhurve, prijësi i fesë.”

 

34) Në Āmālī, Sadūku citon një hadīth me isnād tek Imami er-Ridā i cili citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Alīu është prej meje e unë jam prej ‘Alīut; Allahu i luftoftë ata që luftojnë ‘Alīun; ‘Alīu, padyshim, është Imami i krijesave, pas meje.”

 

35) Shejh et-Ta’ife Ebū Xha‘fer Muhammed ibn Hasan et-Tūsī, në veprën e tij Āmāl citon një hadīth të përcjellë nga ‘Ammār ibn Jāsiri në të cilin i Dërguari i Allahut (s) citohet duke i thënë ‘Alīut: “Allahu të ka stolisur në mënyrën që është më e dashur për Të - me asketizëm gjer në atë shkallë që ti nuk ndjehesh i privuar nga cilado prej kënaqësive të kësaj jete, dhe asnjera prej tyre s’ndjehet e privuar nga ti, e Ai të ka dhuntisur me dashurinë për të skamurit, duke ta bërë shoqërimin me ta të mirëpritur, dhe ata të mirëpresin si Imamin e tyre; prandaj, sihariqe për këdo që të do dhe beson në ty, e mjerë kushdo që të urren dhe thotë gënjeshtra për ty.”

 

36) Në Āmālī, Shejh es-Sadūku ka cituar edhe një hadīth me isnād te ‘Alīu i cili gjatë predikimit nga minberi i Kūfas, tha: “O njerëz! I Dërguari i Allahut (s) më ka dhuruar dhjetë cilësi që janë më të shtrenjta për mua se çdo gjë mbi të cilën ndriçon dielli. Ai më ka thënë: ‘O ‘Alī! Ti je vëllai im në këtë jetë e tjetrën e më i afërti për mua mes tërë krijimit gjer në Ditën e Ringjalljes; shtëpia jote në Xhennet është përballë simes; ti je trashëgimtari im, i porosituri im pas meje, prijës mbi armiqtë dhe mbi familjen time; ti ma mbron familjen në emrin tim gjatë mungesës sime; ti je Imami i ummetit tim; ti zbaton drejtësinë mes ndjekësve të mi; ti je miku im, dhe miku im është miku i Allahut; armiku yt është armiku im, dhe armiku im është padyshim armiku i Allahut."

 

37) Në el-Nusūs ‘alā el-A’imme, Sadūku citon Hasanin duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë tim eti: ‘Ti je trashëgimtari i dijes sime, brumi i gjykimit tim e Imami pas meje’.”

 

38) Sadūku citon ‘Imrān ibn Hasīnin me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë ‘Alīut, ‘ Ti je Imami dhe zëvendësi im pas meje."

 

39) Po aty, Sadūku citon ‘Alīun që pohon se i Dërguari i Allahut (s) i tha: “O ‘Alī! Ti je wasi-u mbi ata që kanë vdekur nga familja ime, dhe khalīfi i atyre që janë gjallë nga ummeti im.”

 

40) Po aty, Sadūku citon Huseinin duke thënë: “Kur Allahu shpalli ajetin: {E ata që janë farefis, sipas Librit të Allahut, kanë përparësi ndaj njëri tjetrit} (33:6, 8:75) e pyeta të Dërguarin e Allahut (s) ta interpretonte atë dhe ai tha: ‘Ju jeni farefisi; kur unë të vdes, yt atë ‘Alīu është më i denji për mua dhe pozicionin tim; kur babai yt të vdesë, vëllai yt Hasan është më i denji për të; e nëse Hasani vdes, atëherë ti je më i denji për pozicionin e tij." 

Kjo është mbyllja e asaj që deshëm t’ju citonim në aq nxitim. Raporti i saj me pjesën tjetër të teksteve është si ai i shportës me lulet në lëndinë, ose pika e ujit me oqeanin; megjithatë, një pjesëz duhet të mjaftojë; el-hamdu li-Lāhi Rabb’il ‘alemīn, Wesselam.

 

Sinqerisht,

Sh

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top