Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 57

25 Muharrem 1330

 

I Të Interpretuarit e Hadīthit të Gadīrit,

II Lidhja.

 

1) Të besuarit në drejtshmërinë e sahābëve kërkon interpretimin e hadīthit të Gadīrit, qoftë ai mutewātir apo jo. Për këtë arsye, sunnitë kanë gjykuar se ‘mawla’ mbart kuptime të ndryshme të cilat janë përdorur të gjitha në Kur’anin Fisnik. Ai mund të ketë kuptimin e ‘i merituari’, siç thotë Allahu kur u drejtohet të pafeve:

{Vendi juaj është zjarri; ai është mawla-i juaj} (57:15) me kuptimin “ju meritoni dënimin e Zjarrit.” Një tjetër kuptim është ‘ndihmësi’, siç thotë Allahu, i Madhëruar qoftë Emri i Tij: {sepse Allahu është mawla-i i atyre që besojnë dhe të pafetë s’kanë mawla} (47:11).

 

Ai po ashtu d.t.th. ‘trashëgimtari’, si në fjalën e Fuqiplotit: {Ne i kemi caktuar secilit mawalī nga trashëgimia e prindërve dhe e të afërmve} (4:33), duke nënkuptuar trashëguesit. Ai po ashtu do të thotë ‘të afërmit’, siç kuptohet qartë nga ajeti i të Mirësishmit Fuqiplotë: {Kam frikë për mawalī-të pas meje} (19:5), me kuptimin të afërmit. Ai po ashtu do të thotë ‘mik’, siç tregon ajeti: {Atë Ditë, asnjë mawla s’do të mundë ta shpëtojë mawla-in e tij} (44:41).

 

‘Wali’ po ashtu tregon personin më të kualifikuar për t’u marrë me çështjet e dikujt, si atëherë kur themi: “Zr. filani është wali-u i të miturit.” Ai po ashtu do të thotë ‘mbështetësi’ e ‘i dashuri’. Disa kanë thënë: “Kuptimi i hadīthit mund të jetë ‘këdo që kam mbështetur, miqësuar ose dashur unë’ sepse ‘Alīu ishte i atillë dhe ky kuptim pajtohet me prestigjin që gëzojnë të parët e mirë si dhe me imametin e tre khalīfëve të udhëzuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

 

2) Është gjithashtu e mundur që disa njerëz e mbajtën këtë hadīth t’i referohej ‘Alīut thjesht pse njëri nga shokët e ‘Alīut në Jemen e pa qëndrimin e tij të pakompromis në zbatimin e urdhrave të Allahut, prandaj e përfoli atë. Për këtë arsye, Profetit nuk i pëlqeu qëndrimi i tyre dhe u ngrit Ditën e Gadīrit,1 lavdëroi Imamin dhe lëvdoi ndihmesat e tija, duke tërhequr vëmendjen mbi prestigjin e tij dhe duke ia mbrojtur emrin ndaj atyre që deshën t’ia përtypnin. Preteksti i përdorur nga ky grup është se në hytben e tij, Profeti (s) lavdëroi ‘Alīun në veçanti, duke thënë: “Kujtdo që i kam qenë wali, ‘Alīu i është wali” dhe Ehl ul-Bejtin e vet në përgjithësi, me fjalët:

“Po lë me ju Dy Gjëra me Peshë: Librin e Allahut dhe Pasardhjen time, Ehl ul-Bejtin tim”;

pra, ai thjesht e rekomandoi që ata duhet ta nderojnë ‘Alīun në veçanti dhe Ehl ulBejtin në përgjithësi. Ata thonë se një pohim i tillë as s’e ngarkon ‘Alīun me khilāfet e as nuk nënkupton imamet për të. Wesselam.

 

Sinqerisht,

S 

 

 

LETRA 58

27 Muharrem 1330

 

I Hadīthi i Gadīrit Nuk Mund të Interpretohet, II Preteksti për Interpretimin e tij Është Spekulativ dhe Çorientues.

 

1) Se ç’kam një ndjenjë se zemra juaj nuk është e bindur me atë që pohuat, dhe shpirti juaj nuk është i kënaqur! Ju e nderoni thellë të Dërguarin e Allahut (s) dhe e respektoni urtinë e tij të pastër, pagabueshmërinë dhe profetësinë e tij përmbyllëse, duke besuar që ai është kreu i të mençurve dhe vula e profetëve: {Ai nuk flet nga vetja; ajo s’është tjetër veçse shpallje që i zbret; atë e mëson një Fuqi e lartë} (53:3-5).

 Ta zëmë se një filosof i një besimi tjetër ju pyet për Ditën e Gadīrit, duke ju thënë: “Përse i ndaloi ai (s) tërë ato mijëra sahabë nga të vazhduarit, duke i mbajtur në të nxehtit e mesditës në atë fushë të pjekur nga dielli?

Përse ngulmoi ai të thirreshin ata që kishin ecur para, dhe të priteshin ata që kishin mbetur pas? Përse fushoi me ta në një vend aq të shkretë, ku s’kishte as ujë as bimë? Më pas, përse u predikoi ai atyre për Allahun t.a në atë vend dhe i urdhëroi të pranishmit që pasi të shpërndaheshin t’ua përcillnin atë që kishin dëgjuar atyre që s’e kishin.

Dhe, përse filloi ai me një fjalim vetëlavdërues, duke u thënë:

‘Mesa duket i dërguari i Zotit tim do vijë të më thërrasë dhe do t’i përgjigjem thirrjes; unë kam përgjegjësinë time, si edhe ju’, dhe çfarë mesazhi ishte urdhëruar të kumtonte Profeti që ummeti u urdhërua t’i bindej? Përse i pyeti ai ata: ‘A nuk besoni se s’ka zot përveç Allahut dhe Muhammedi është Robi e i Dërguari i Tij, se parajsa e Tij është hak dhe zjarri i Tij është hak, se vdekja është hak dhe jeta pas vdekjes është hak, se Vakti do të vijë patjetër, se Allahu do t’i ringjallë tërë ata që shtrihen në varre’ e ata pohuan?

Përse e mori ai menjëherë dorën e ‘Alīut, e ngriti lart gjersa iu dukën qimet e bardha të sqetullës, dhe tha:

‘O njerëz! Allahu është mawla-i im dhe unë jam mawla-i i besimtarëve’.

 

Përse atëherë e shpjegoi ai pohimin ‘Unë jam mawla-i i besimtarëve’ duke i pyetur ata:

“A s’kam unë më tepër autoritet mbi jetët tuaja se ju vetë?’ Atëherë, përse tha ai, pas një shpjegimi të tillë, se: ‘Kushdo që më ka pranuar si mawla-in e tij, ky është mawla-i i tij;

O Zot! Bëhu miku i kujtdo që e miqëson atë dhe armiku i kujtdo që i kundërvihet atij; mbështete këdo që e mbështet atë e braktise këdo që e braktis atë’.

 

Përse e zgjodhi ai pikërisht atë dhe u lut për të në një mënyrë që është e denjë për Imamët e drejtë dhe khalīfët besnikë?

 

Përse u kërkoi ai atyre të dëshmonin duke i pyetur:

‘A nuk kam më tëpër autoritet mbi ju sesa ju vetë?’ e kur iu përgjigjën me pohim, ai tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, ‘Alīu i është mawla’, apo ‘Për këdo që kam qenë wali, ‘Alīu është wali’ dhe përse e lidhi ai Kur’anin me pasardhësit e tij, duke i bërë ata shembujt që duhen ndjekur nga të urtit deri në Ditën e Gjykimit?

 

Përse kaq shumë preokupim nga një Profet aq i urtë?

 

Ç’ishte ai mision që kërkonte tërë këto prezantime dhe cili qe objektivi i aspiruar nga një ngritje kaq e paharrueshme?

 

Cili qe mesazhi që Allahu Fuqiplotë i urdhëroi të shpallte kur tha:

{O i Dërguar! Shpalle atë që të zbriti nga Zoti yt; e nëse nuk e bën, atëherë nuk do ta kesh shpallur (aspak) mesazhin e Tij. Allahu do të të mbrojë nga njerëzit} (5:67);

dhe ç’mision kërkonte kaq shumë theksim nga Allahu, i Cili urdhëroi, me një ton fare pranë kërcënimit, që ai të kumtohej?

 

Cila ishte çështja lidhur me të cilën Profeti (s) i druhej fitnes po të mos përcillej prej tij, shpallja e të cilës kërkonte një mbrojtje të thellë nga Allahu ndaj kërcënimit të hipokritëve...?”

 

Po ju pyes, në emër të gjyshit tuaj, sikur t’jua drejtonin tërë këto pyetje, a do përgjigjeshit duke thënë se Allahu, i Gjithdijshmi e Fuqiploti, thjesht donte t’u shpjegonte muslimanëve se si ‘Alīu i kish mbështetur ata dhe sa mik kishte qenë ndaj tyre?

 

Unë nuk besoj se ju do të jepnit një përgjigje të tillë e nuk mendoj se do t’i interpretonit fjalët e Allahut, apo ato të kreut të të urtëve, vulës së të dërguarve dhe të profetëve, si të tilla. Ju qëndroni përmbi të menduarit se ai (s) do të harxhonte mjetet dhe burimet e tija për të shpjeguar diçka tepër të qartë nga arsyeja e logjika, për të synuar një shpjegim të tillë.

 

S’ka dyshim se ju i shihni fjalët dhe veprat e Profetit (s) në një dritë më të mirë, të cilën nuk e përqesh i maturi dhe as nuk e kritikon filosofi a i urti. Ju pa dyshim e çmoni vlerën e pohimeve të tija e ia dedikoni urtisë dhe pagabueshmërisë. Allahu t.a ka thënë:

"Është fjala e një të Dërguari fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar, i aftë dhe besnik; me siguri shoku juaj nuk është i lojtur." (81:19- 22).

 

Ju jeni larg të akuzuarit se ai qartëson atë që është e qartë që më parë, ose shpjegon atë që dihet mirë apo bën prezantime që s’kanë as efekt as lidhje me këtë. Allahu dhe i Dërguari i Tij (s) qëndrojnë përmbi këtë. Ju, Allahu e mbështestë të vërtetën përmes vetes suaj, e dini se ajo që u shkon përshtat këtyre masave të ndërmarra në të nxehtit e mesditës të atij vendi - që janë plotësuese të veprimeve e pohimeve të tij në Ditën e Gadīrit - s’është asgjë më pak se përcjellja e Mesazhit hyjnor dhe caktimi i zëvendësit të tij (s).

 

Prova logjike dhe shpjegime racionale vërtetojnë në mënyrë të paekuivoke se ajo që ai synoi të bënte atë ditë s’ishte tjetër veçse caktimi i ‘Alīut si mëkëmbës dhe zëvendës i tij. Ky hadīth, i mbështetur nga provat, është një tekst eksplicit mbi khilāfetin e ‘Alīut, që madje nuk kërkon as interpretim, dhe nuk ekziston mënyrë tjetër për ta kuptuar. Kjo është krejt e qartë për cilindo që është {me mendje të shëndoshë, i vëmendshëm dhe dëshmues} (50:37)

 

2) Sa për pretekstin e pretenduar nga ata, ai s’është tjetër veçse spekulim dhe shtrembërim. Është sofistria e ngatërrimit dhe e zbukurimit. Profeti (s) e nisi ‘Alīun dy herë në Jemen, së pari më 8 H. Pikërisht atëherë përhapën fjalë shpifësit ndaj tij dhe disa iu ankuan Profetit (s), kur u kthyen në Medine. Pikërisht atëherë ua qortoi ai ankesat,1 dhe ata panë hijen e zemërimit në fytyrën e tij; e prapë, ata s’reshtën së përpjekuri. Hera e dytë ndodhi më 10 H.

 

Atëherë Profeti lidhi nyjen në flamurin e ‘Alīut, ia fiksoi kokoren me duart e tij, e tha: “Përpara dhe mos u shpërqendro”; me ç’rast ‘Alīu vazhdoi drejt synimit të tij si udhëheqësi i tyre i udhëzuar nga Zoti gjersa e kreu përgjegjësinë që i qe ngarkuar nga i Dërguari i Allahut. Pastaj, ai mori pjesë në Haxhin e Lamtumirës së Profetit. Pikërisht atëherë Profeti e mirëpriti shumë ngrohtë e madje ndau ushqimin me të.

 

Në atë çast, asnjë shpifës s’guxoi të hapte gojë, e asnjë i padrejtë nuk e akuzoi me ndonjë gjë; prandaj, si mund të nevojitet ky hadīth nga objeksionet e palës kundërshtuese?

Apo si mund të jetë ai vetëm përgjigje ndaj akuzave, siç pretendojnë disa?

Prapëseprapë, thjesht kundërvënia ndaj ‘Alīut nuk mjafton që Profeti të grumbullojë një pirg me lëvdata për të, siç bëri ai nga minberi i formuar prej samareve të deveve Ditën e Gadīrit, veç nëse, estaghfīru-Llāh, ai rrezikon veprat dhe fjalët, përgjegjësitë dhe misionin e vet, vetëm për të kënaqur ‘Alīun.

 

Urtia e tij hyjnore qëndron lart kësaj, sepse Allahu, i Madhëruar qoftë Emri i Tij, thotë:

{Është fjalë e të Dërguarit të ndershëm, jo e ndonjë poeti: sa pak besoni; nuk është as fjalë e ndonjë fallxhori: sa pak kujtoheni; ajo është shpallje nga Zoti i botëve} (69:40-3).

 

Po të kish dashur ai që thjesht të tregonte kontributet e ‘Alīut e të qortonte ata që kishin mëri ndaj tij, ai thjesht do kishte thënë:

“Ky është kushëriri im, djali i xhaxhait tim, babai i pasardhësve të mi, kryetari i familjes sime; ndaj mos e lëndoni”, apo diçka të ngjashme për të treguar pranimin e thjeshtë të statusit e dinjitetit të tij. Por mënyra si është formuluar ky hadīth nuk krijon përshtypje tjetër veç asaj që sugjeruam. Ajo tregon prova racionale e deduktive. Cilado qoftë arsyeja, ato pohime mbartin më së sigurti kuptime eksplicite që nuk kërkojnë hetim të shkaqeve të tyre.

 

Sa i përket të referuarit e tij Ehl ulBejtit në hadīth ul-Gadīr, kjo vetëm mbështet atë kuptim që sugjeruam, pasi ai (s) i lidhi ata me Librin Famëlartë të Allahut, duke i bërë shembuj për njerëzit e urtë, me fjalët:

“Po lë me ju këto, që për sa kohë t’iu përmbaheni, s’do ju lënë kurrë të shmangeni: Librin e Allahut dhe pasardhjen time, Ehl ul-Bejtin tim.”

 

Ai nuk e bëri këtë veçse që ummeti i tij të kuptonte se nuk kishte kujt t’i referohej dhe te kush të mbështetej pas Profetit, përveç atyre dyve. Ju mjafton si dëshmi për Imamët nga ‘Itra e pastruar e Profetit fakti se ata janë të ngjitur me Librin e Allahut të cilit e pavërteta s’mund t’i vijë as nga para as nga pas. Mu ashtu siç nuk mund t’i referohet cilitdo libri që dallon në gjykim nga Libri i Allahut, të Madhëruarit, të Lartësuarit, nuk mundet as t’i referohet një Imami që me gjykimin e tij i bie ndesh Imamëve nga pasardhësit e pastruar (‘a).

 

Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Ata nuk do të ndahen kurrë gjersa të më takojnë te Burimi.” Ai është provë se toka nuk do të jetë kurrë pa një Imam nga fara e tij i cili është i njëvlershëm me Librin. Kushdo që e heton këtë hadīth do ta shohë atë ta kufizojë khilāfetin te Imamët e ‘Itre-s së pastruar të Profetit (s). Këtë e mbështet hadīthi i përcjellë nga Zejd ibn Thābiti, cituar nga Ahmedi në Musned, në fillim të f. 122, vëll. V.

 

Ai pohon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Po lë me ju dy khalīfe: Librin e Allahut, si një litar nga qielli në tokë, dhe Ehl ul-Bejtin tim, sepse ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më bashkangjiten te Burimi.”

 

Një pohim i tillë është padyshim tregues i caktimit të khilāfetit për Imamët nga pasardhja e pastruar, paqe pastë mbi ta. Ju e dini se teksti që urdhëron ndjekjen e pasardhësve të Profetit nënkupton ndjekjen e prijësisë së ‘Alīut, pasi ‘Alīu është kryetari i padiskutueshëm pas Profetit dhe Imami i bindur i familjes së tij. Nga njëra anë, hadīthi i Gadīrit e të tjerët si ai implikojnë se ‘Alīu është Imami i familjes së Profetit statusi i së cilës, sipas Allahut dhe të Dërguarit të Tij, është i njëjtë me atë të Kur’anit Fisnik. Nga ana tjetër, ai krediton personalitetin e tij të lartë falë të cilit ai u bë wali-u i të gjithë atyre wali-u i të cilëve s’është tjetër veçse i Dërguari i Allahut (s), Wesselam.

 

Sinqerisht,

Sh 

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top