Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

 

LETRA 29

20 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Besimi në Argumentet Tona mbi Sened-in e Tij,

II Të Dyshuarit e Zbatimit të Tij të Përgjithshëm,

III Të Dyshuarit se Ai është Detyrues.

 

1) Gjithçka që ju përmendët rreth saktësisë së hadīthit të pozitës është vërtet përtej çdo dyshimi. Āmidīu është rrëzuar në një rrugë, që ka vërtetuar largësinë e tij nga shkenca e hadīthit dhe muhadīthët. Unë ju kam bezdisur me përmendjen e pikëpamjeve të tij në qartësimin e së qartës. Ky është gabim i imi, për çka lus faljen tuaj, ngase ju jeni i aftë të falni.

 

2) Kam mësuar se ka të tjerë përveç Āmidīut nga kundërshtarët tuaj, që pretendojnë se nuk ekziston provë që hadīthi i pozitës ka zbatim të përgjithshëm dhe se ai kufizohet në kontekstin e tij. Ata e mbështesin qëndrimin e tyre me vetë tekstin e hadīthit, duke thënë se pohimi i Profetit vlen vetëm për kontekstin e tij kohor, pra kur ai e la në Medine gjatë Betejës së Tebūkut. Imami e pyeti: “Përse po më lë me gra e fëmijë?” Përgjigja e tij (s) ishte: “A s’je i kënaqur që statusi yt ndaj meje është i ngjashëm me atë të Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk ka profet pas meje?” thua se ai i shpjegoi që pozita e tij për të ishte si ajo e Harūnit për Mūsain, kur ky e la ta zëvendësonte mes popullit të tij teksa u largua për në Malin Tūr. Kuptimi i pohimit të Profetit do të ishte diçka e tillë: “Ti je për mua, gjatë Betejës së Tebūkut, si Harūni për Mūsain, të cilit iu desh të nisej për të komunikuar me Zotin e tij.”

 

3) Kundërshtuesit tuaj munden madje të thonë se ky hadīth nuk përbën provë detyruese, edhe nëse implikimi i tij është i përgjithshëm, dhe një hadīth i kufizuar nuk mund të zbatohet në kuptimin e tij të përgjithshëm; dhe paqja qoftë me ju.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 30

22 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Arabët e Konsiderojnë të Përgjithshëm,

II Rrëzimi i Pretendimit të Kufizimit,

III Rrëzimi i Zbatimit të tij Jodetyrues.

 

1) Ne ia drejtojmë argumentin e tyre se hadīthi nuk ka zbatim të përgjithshëm arabëve, që janë tepër të familjarizuar me gjuhën dhe gramatikën e tyre. Ju jeni autoriteti i arabëve, pikëpamja e të cilit është e pathyeshme dhe e padiskutueshme. A e shihni popullin tuaj t’ia dyshojë gjeneralitetin këtij hadīthi?

Nuk mendoj se po. Ju qëndroni përmbi këtë. Personat e prestigjit tuaj nuk e dyshojnë përgjithësinë e trajtës shtuese dhe përfshirjen brenda saj të të gjitha rrjedhimeve. Nëse ju, për shembull, thoni: “Të kam dorëzuar fuqinë time gjykuese”, a do të kufizohet fuqia juaj mbi disa çështje por jo të tjerat, apo do të jetë e përgjithshme dhe përfshirëse e tërë implikimeve? Subhānallāh!

Ju s’e shihni atë veçse si përgjithësues dhe kuptimin e tij si përfshirës! Nëse sundimtari islam i thotë njërit prej vartësve: “Të kam caktuar si mëkëmbësin tim ndër njerëz”, ose “të kam dhënë statusin, a pozitën time, mbi ta”, ose “të kam dhënë pasurinë time”, a do vijë ndërmend tjetërgjë pos kuptimit të përgjithshëm të një pohimi të tillë?

Apo do të dëshirojë folësi të përzgjedhë disa çështje e jo të tjerat? Sikur ai t’i thonte njërit prej ministrave të tij: “Ti mund të gëzosh gjatë jetës time atë pozitë që gëzoi ‘Umeri gjatë jetës së Ebū Bekrit, por ti s’je miku im”, a do shihej ky pohim, sipas rregullave të njohura, të nënkuptonte disa situata e jo të gjitha?

Unë s’ju shoh juve të thoni se pranoni gjë tjetër përveç zbatimit të tij përgjithësues dhe as që e dyshoj se ju e interpretoni thënien e Profetit (s): “Statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait” veçse si treguese e përgjithësisë së zbatimit, duke ndjekur udhën e teksteve të ngjashme me të në gjuhën arabe dhe normat e saj të të folurit, veçanërisht pasi ajo e përjashtoi profetësinë, duke e bërë kështu përgjithësimin e përfshirjes së gjithçkaje tjetër, fare të qartë. Ju rrethoheni nga arabë; pyetini pra ata, nëse dëshironi!

 

 2) Sa i përket pohimit të debatuesit që pretendon se ky hadīth kufizohet në kontekstin 

(Historiani bashkëkohor S. ‘Alī Asgher Razvi jep arsyet e mëposhtme për përzgjedhjen e ‘Alīut nga Profeti (s) si zëvendës i tij: “i) Ai donte t’u tregonte tërë njerëzve se e konsideronte ‘Alīun si personi më i kualifikuar për të qenë sundimtari i muslimanëve dhe kryetari i shtetit islam. Ndaj, ai (s) e caktoi si përfaqësuesin e tij në kryeqytetin e vet; ii) të gjitha forcat luftuese po niseshin me fushatën, duke e lënë Medinen pa kurrfarë trupash. Në rast sulmi mbi qytetin nga hordhitë beduine, situata mund t’i besohej ‘Alīut falë trimërisë dhe aftësisë së tij; iii) shumë hipokritë kishin ngelur në Medine dhe shumë të tjerë kishin dezertuar ushtrinë, duke u kthyer në qytet. Ata përbënin një kërcënim potencial për sigurinë e kryeqytetit Islam. Kështu, Profeti përzgjodhi si sundues në vend të tij dikë që ishte i aftë ta mbronte Medinen ndaj sulmeve pagane - si sulmit të jashtëm, ashtu edhe përmbysjes nga brenda.

Kur ushtria e la Medinen, hipokritët, për të cilët asgjë nuk ishte më e papëlqyer se ta shihnin ‘Alīun në drejtim të tyre, filluan të pëshpërisnin se i Dërguari (s) e kishte lënë ‘Alīun në Medine ngaqë donte ta hiqte qafe. ‘Alīu shkoi menjëherë pas ushtrisë dhe e mbërriti në Xhurf. I Dërguari (s) u habit kur e pa, por kur ‘Alīu shpjegoi përse kishte ardhur, ai (s) tha: ‘Këta njerëz janë gënjeshtarë. Të kam lënë në Medine që të më përfaqësosh në mungesë. A nuk je i kënaqur që je për mua si Harūni për Mūsain, veçse nuk do të ketë profet pas meje.’” (A Restatement of the History of Islam and Muslims, Stanmore: World Federation, 1997, f. 199.)  e tij, ai bie poshtë nga dy arsye: Së pari, hadīthi është në vetvete përgjithësues, siç e dini. Hamendja “Nëse supozojmë se është specifik”, s’e përjashton atë nga kuptimi i tij përgjithësues, sepse kushdo që bën një supozim nuk e kufizon supozimin te një mundësi e vetme.

Ta zëmë se një person xhunūb prek ajetin kursī p.sh. dhe ju i thoni atij: “Asnjë xhunūb s’duhet ta prekë Kur’anin”; a do të kufizohet pohimi juaj vetëm te ajeti kursī, apo do të jetë i përgjithshëm mbi tërë tekstin e Kur’anit Famëlartë? Unë s’mund të përfytyroj se ndokush mund të kuptojë që ai kufizohet te ajeti kursī në veçanti. Nëse një mjek e sheh pacientin e tij duke ngrënë hurma e ia ndalon atij ngrënien e çdogjëje të ëmbël, a do merret ndalimi të nënkuptojë vetëm hurmat, apo do të jetë i përgjithshëm duke përfshirë gjithçka të ëmbël? Unë s’e shoh atë që pretendon se kuptimi i tij është i kufizuar, t’u përmbahet normave elementare të gjuhës; përkundrazi, ai do të jetë i largët për gramatikën e saj, i distancuar nga gjykimi i shëndoshë, i huaj në këtë botë. I tillë është edhe ai që pretendon se hadīthi i pozitës zbatohet specifikisht vetëm për Betejën e Tebūkut; nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre dy rasteve.

(Sejjid Muxhtebe Mūsawī Lārī, autor i Islami dhe Qytetërimi Perëndimor, shkruan lidhur me pretendimin e zbatimit të kufizuar të ‘hadīthit të pozitës’: “Kurdoherë që Profeti (s) e linte kryeqytetin islam, ai gjithmonë caktonte dikë si zëvendës. Sikur me anë të krahasimit të ‘Alīut me Harūnin, Profeti (s) të mos kishte nënkuptuar asgjë më tepër se caktimin e zakonshëm të një zëvendësi, me autoritetin që kufizohej në Medine për sa kohë Profeti (s) nuk ndodhej aty, përse nuk përdori ai një shprehje të ngjashme për ata sahābë të zgjedhur që ai i vendoste zëvendës? Përse nuk i përdori ai këto fjalë, ose të ngjashme me to, për të përshkruar shërbesat që ofruan ata? )

Historia nuk jep asnjë fakt se Profeti (s) i shqiptoi këto fjalë në lidhje me dikë tjetër përveç ‘Alīut. E vërteta e thjeshtë është se Profeti (s) e përdori këtë rast që të shpallte virtytet e ‘Alīut, ta caktonte atë si khalīfin e tij dhe ta bënte të qartë se ai ishte trashëguesi i tij i vetëm. Sikur Profeti (s) të kishte synuar që ta caktonte atë vetëm si zëvendës për një kohë të kufizuar, nuk do të kishte patur kuptim që të përjashtohej vetëm profetësia nga privilegjet e pozitës së tij. Atëherë, domethënia do të kishte qenë: “‘Alī, rri si zëvendës i imi për ca kohë, deri sa të kthehem, por ti nuk do të jesh profet pas meje.” Të përjashtuarit e profetësisë ka kuptim vetëm nëse cilësitë dhe kompetencat e ndryshme të Harūnit duhet të vazhdojnë të vlejnë tek ‘Alīu pas vdekjes së Profetit (s).” (Imamate and Leadership, Qom, 1996, ff 55-6)

Mund të thuhej se njëri nga ata që e kuptuan mirë zbatueshmërinë e këtij hadīthi është ‘Umer ibn el-Khattābi. Njëherë, ai pa një njeri që po përfliste ‘Alīun. ‘Umeri i tha: ‘Ti je një munāfik, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: ‘Alīu është për mua si Harūni për Mūsain veçse s’do të ketë profet pas meje.’ (Ibn ‘Asākir, Tarīkh ulKebīr, vëll. I, ff. 360-1, el-Khātib elBaghdādī, Tarīkh ul-Baghdād, vëll. VII, f. 453). Duhet vërejtur se meqë nyja ‘veçse’ (innemā) tregon përjashtim, Profeti (s) nuk mund të ketë nënkuptuar se zëvendësimi i tij nga ‘Alīu ishte i përkohshëm, sepse ai kishte caktuar edhe të tjerë si zëvendësa. Fjalët e ‘Umerit gjithashtu tregojnë se ai kishte kuptuar se thënia e Profetit (s) e bënte ‘Alīun të barabartë me të në të gjitha aspektet, përveç profetësisë, sepse ai i tha personit që e përfoli ‘Alīun, “Ti je një hipokrit”, duke nënkuptuar kështu se ai kishte përfolur vetë Profetin (s).

 

Së dyti, ky hadīth nuk u shqiptua nga Profeti vetëm pas lënies së ‘Alīut si përfaqësuesi i tij në Medine, gjatë Betejës së Tebūkut; përndryshe, debatuesi do të kishte patur të drejtë të pretendonte zbatimin e tij të kufizuar. Sahīhët tanë janë mutewātir nga Imamët e pasardhjes së pastruar, duke vërtetuar se ai u tha në raste të tjera të cilave kërkuesi mund t’u referohet. Sunenet e sunnive e dëshmojnë këtë fakt, siç dihet nga studiuesit. Ne pohojmë se formulimi i këtij hadīthi e dëshmon faktin se pretendimi që ai u tha vetëm gjatë Betejës së Tebūkut është i pabazuar, siç dihet mirë tashmë.

 

3) Pretendimi se përgjithësimi i specifikuar s’mund të jetë detyrues mbi të tjerët është padyshim një gabim dhe rrëshqitje serioze. Askush s’do fliste kështu përveç atij që i qaset çështjes si ai që i ka hipur një shtaze të egër natës së errët. Kërkojmë strehim tek Allahu kundër injorancës dhe e falënderojmë Atë për shëndetin tonë të mirë.

Specifikimi i së përgjithshmes nuk e përjashton atë nga të zbatuarit si dëshmi ndaj të tjerëve, për sa kohë që çështja e specifikuar nuk është e përgjithshme, sidomos nëse ajo lidhet me këtë hadīth. Nëse pronari i thotë shërbyesit të tij: “Tregohu bujar ndaj kujtdo që më viziton sot, përveç Zejdit” e shërbyesi rrethon me bujari vetëm Zejdin, ai jo vetëm që s’do i jetë bindur zotërisë dhe do jetë përgjegjës për gabimin e vet, sipas gjykimit të intelektit, por do të meritojë edhe dënimin që i takon fajit të tij.

Asnjë i urtë nuk do ia përfillte shfajësimin sikur ai të nxirrte ndonjë të tillë; jo, shfajësimi i tij madje do t’iu dukej atyre edhe më i keq se faji. Kjo falë nënkuptimit të tij të përgjithshëm fare të qartë, duke patur qenë specifikuar mbi të tjerët, siç shihet lehtë.

 

Ju e dini shumë mirë se muslimanët janë mësuar gjithmonë t’i përdorin përgjithësimet specifike si provë, pa kurrfarë përjashtimi. Të parët nga sahābët dhe tabi‘īnët, si dhe pasuesit e tyre e kështu me radhë gjer më sot, veçanërisht Imamët nga familja e Profetit (s) dhe Imamët e tjerë ndër muslimanë, bënë pikërisht këtë. Kjo është një çështje që s’ka nevojë të ngrejë kurrfarë dyshimesh. Ju mjafton si provë ajo që kanë thënë katër Imamët dhe muxhtehid-ët në punimet e tyre mbi njohjen e degëve të dispozitave si prova të shpjegimeve të tyre. Rrota e dijes është rrotulluar në të vepruarit sipas fakteve të pranuara në përgjithësi. Nuk ekziston asgjë e përgjithshme që të mos ketë vend për specifikim. Po të hidhen poshtë këto përgjithësime, dera e dijes do të lëkundet. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu; dhe paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

Sh 

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top