Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 105

16 Rebī’ul-Thāni 1330

 

Kërkesa për Tregimin e të Tjera Incidenteve të Tilla

 

Ne shpresojmë ta arrijmë përfitimin e plotë nëse ju citoni të tjerë përveç Imamit e Zehrāsë, duke na bërë kështu nder neve, wesselām.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 106

18 Rebī’ul-Thāni 1330

 

I Argumenti i Ibn ‘Abbāsit,

II Argumentet e Hasanit dhe Huseinit,

III Argumentet e Sahābëve të Shquar Shī’itë,

IV Përmendja e Përdorimit të Testamentit si Argument nga Ata.

 

1) A mund t’jua ftoj vëmendjen tuaj te dialogu midis Ibn ‘Abbāsit e ‘Umerit në të cilin ky i fundit, gjatë një bisede të gjatë ndërmjet tyre, e pyeti:

“O Ibn ‘Abbās! A e di se çfarë ju pengoi juve nga marrja e khilāfetit?”

Ibn ‘Abbāsi thotë: “Nuk doja t’i përgjigjesha pyetjes së ‘Umerit, prandaj i thashë:

‘Nëse unë s’e di, e di prijësi i besimtarëve!”

‘Umeri tha: “Disave s’u pëlqente që edhe profetësia edhe khilāfeti të kufizoheshin te Shtëpia e juaj; prandaj, u kënaqën me manovrimin e tyre. Kurejshët e deshën për vete dhe ia dolën ta merrnin.” Unë i thashë: “O prijës i besimtarëve! A më lejon të them diçka, duke më premtuar se do ta përmbash zemërimin?”

Ai pohoi; atëherë Ibn ‘Abbāsi tha: “Sa për pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se Kurejshët e deshën për vete dhe ia arritën ta merrnin, po të them se sikur Kurejshët të ishin kapur pas asaj që kishte zgjedhur Allahu, kjo do të kishte qenë e pranueshme dhe pa hile. Sa për pohimin tënd se atyre s’u pëlqente ta shihnin edhe profetësinë edhe khilāfetin në Shtëpinë tonë, po të them se Allahu i Lartësuar e i Madhëruar, i ka përshkruar disa njerëz si të ligj, duke thënë: {...kjo për shkak se ata e urryen atë që zbriti Allahu, prandaj Ai ua asgjësoi veprat}."  (Kur’an, 47:9.)

‘Umeri u zemërua e tha:

“Kurrsesi, o Ibn ‘Abbās, unë kam dëgjuar gjëra për ty të cilat nuk dua t’i besoj, që pozita jote në sytë e mi të mos bjerë.”

Unë e pyeta: ‘Cilat janë ato, o prijës i besimtarëve? Nëse janë të vërteta, statusi im para syve të tu s’duhet të bjerë; përndryshe, unë jam i zoti ta mbroj veten nga sulmet e liga.’ ‘Umeri atëherë tha: ‘Jam njoftuar që thua se ju kanë deprivuar nga khilāfeti për shkak të zilisë, shtypjes e padrejtësisë.’ I thashë: ‘Lidhur me pohimin tënd, o prijës i besimtarëve, se ishte shtypje, këtë e kanë kuptuar edhe të arsyeshmit edhe mendjeligët. Sa për zili, Ademit ia kishin zilinë e ne jemi bijtë e tij të lakmuar.’

‘Umeri e humbi toruan dhe ia ktheu: “Kurrsesi, kurrsesi! Zemrat tuaja o bij të Hāshimit, janë mbushur me zili që s’mund të shuhet.’ Unë atëherë i thashë: ‘Avash, o prijës i besimtarëve! Mos ua mvesh një përshkrim të tillë zemrave të atyre që Allahu ua ka {larguar të gjithë ndytësinë dhe i ka pastruar me një pastrim të skajshëm} (Kur’an, 33:33.)

(Ne e cituam shprehimisht nga Tarīkh ul-Kāmil i Ibn Athīrit i cili e përfshin atë në mbyllje të jetëshkrimit të ‘Umerit, mes ngjarjeve të vitit 23, f. 24, vëll. III; ai citohet edhe nga dijetari mu‘tezilī në biogafinë e ‘Umerit, f. 107, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës.)

 

Ai debatoi me të edhe në një rast tjetër, duke e pyetur:

“Si e le kushëririn tënd?”

Ibn ‘Abbāsi mendoi se ai po fliste për ‘Abdullāh ibn Xha‘ferin e i tha: “E lashë me shokët e tij.”

Ai tha: “S’e kisha për atë; por të pyeta për Prijësin e familjes tuaj.”

Ibn ‘Abbāsi u përgjigj: “Jashtë, duke vaditur, tek recitonte Kur’an.”

‘Umeri i tha: “O ‘Abdullāh! Për gjakun e kurbanit, më thuaj të vërtetën, a është ai ende i preokupuar për khilāfetin?

Ibn ‘Abbāsi pohoi. Pastaj ‘Umeri pyeti: “A pretendon ai akoma se i Dërguari i Allahut (s) e caktoi për atë post?”

Ibn ‘Abbāsi u përgjigj: “Padyshim. Për më tepër, unë pyeta edhe tim atë nëse Profeti e kishte emëruar atë për khilāfet e ai ma pohoi.”

‘Umeri atëherë tha: “I Dërguari i Allahut e çmoi atë në një mënyrë të pazakontë, me fjalë dhe vepra, për t’i lënë vend ndokujt për ndonjë argument a justifikim, (Ai kërkon të thotë se fjala e të Dërguarit të Allahut (s) në lavdërim të ‘Alīut tregon se ‘Alīu gëzon pozitë të lartë, që pranohet pa mëdyshje nga ‘Umeri.) dhe vazhdoi ta testonte ummetin lidhur me të për ca kohë; (Ai don të thotë se Profeti, për shkak të lavdërimit të ‘Alīut me fjalë aq të urta, e teston ummetin për të parë nëse do ta pranonte atë si mëkëmbësin e tij.) madje, edhe kur u sëmur, ai deshi ta caktonte ‘Alīun me emër për atë [post], por unë e ndalova.”

(Kjo citohet nga Imām Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri në librin e tij Tarīkh ulBagdād, duke treguar se burimi i tij i besuar është Ibn ‘Abbāsi. Ajo citohet edhe nga dijetari mu‘tezilī që diskuton jetën e ‘Umerit në Sherh Nehxhul Belāga, f. 97, vëll. III.)

 

Në një dialog të tretë midis tyre, ‘Umeri tha:

“O Ibn ‘Abbās! Unë po e shoh sa padrejtësi i është bërë mikut tënd [‘Alīut].” Ibn ‘Abbāsi tha: “Atëherë jepja hakun, o prijës i besimtarëve.” Ibn ‘Abbāsi vazhdon: “Por ‘Umeri e tërhoqi dorën e tij nga e imja dhe u largua, duke pëshpëritur me vete për ca kohë. Pastaj, ai u ndal, ndaj iu afrova, e ai më tha: ‘O Ibn ‘Abbās! Nuk mendoj se njerëzit ia mohuan atij për arsye tjetër veç të qenit tepër i ri për të.’ Unë i thashë: ‘Për Allah, as Allahu as i Dërguari i Tij nuk e konsideruan tepër të ri kur e urdhëruan ta merrte Suren Teube prej dikujt (Ebū Bekrit.) .’ Me të dëgjuar këto fjalë, ai më ktheu shpinën e filloi të ecte shpejt; ndaj, e lashë të qetë.”  

(Ky dialog përcillet nga historianët në diskutimet e tyre mbi ‘Umerin, dhe ne e cituam këtu nga Sherh Nehxhul Belāga e dijetarit mu‘tezilī; ndaj, drejtojuni faqes 105 të vëllimit të tij të tretë.)

 

Sa herë u përball ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi, që është pena e ummetit, zëdhënësi i hāshimīve dhe kushëriri i të Dërguarit të Allahut (s) me situata të tilla?

Në Letrën 26, ju e patë se si debatoi ai me palën shtypëse duke cituar një hadīth që radhit dhjetë merita ekskluzive të ‘Alīut. Ky është një hadīth i gjatë e i famshëm në të cilin ai e citon Profetin (s) duke i pyetur kushërinjtë e tij:

“Cili prej jush dëshiron të jetë mëkëmbësi im në çështjet e kësaj jete, dhe të asaj që vjen?” Ata ngurruan, por ‘Alīu tha:

“Unë do të mbështes ty në këtë jetë dhe në tjetrën.”

Profeti (s) atëherë i tha ‘Alīut: “Ti je wali-u im në këtë jetë dhe atë që do të vijë.”

 

Në një hadīth tjetër, Ibn ‘Abbāsi tregon se gjatë fushatës së Tebūkut, i Dërguari i Allahut u nis, i shoqëruar nga shumë njerëz, dhe ‘Alīu e pyeti:

“A të vij me ty?” I Dërguari i Allahut (s) s’ia plotësoi kërkesën; ndaj, ai filloi të qante. Atëherë, Profeti i tha: “A nuk je i kënaqur që statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk do të ketë profet pas meje? Nuk nisem veçse duke të lënë ty si përfaqësuesin tim në mungesë.” I Dërguari i Allahut (s) i ka thënë gjithashtu atij: “Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje” dhe “Ai që më pranon mua si wali-un e tij, ‘Alīu është mawla i tij [pas meje].”

 

2) Dinjitarët e pasardhësve të Hāshimit debatonin shpesh në mënyrë të tillë. Njëherë Hasani shkoi tek Ebū Bekri i cili ishte ulur në minber-in e të Dërguarit të Allahut (s) dhe i tha të zbriste nga një vend për të cilin babai i tij ishte më i denjë. Huseini tregohet t’i ketë folur ngjashëm ‘Umerit i cili qe ulur njëherë në po atë minber. 

(Ibn Haxheri i ka cituar të dyja rastet në meksed-in e pestë të ajetit që urdhëron dashuri ndaj farefisit të Profetit (s), dhe në ajetin 14, prej të shtjelluarve në Kreun XI të librit të tij es-Sawā’ik ul-Muhrike; ndaj, drejtojuni f. 160. Dār Kutnīu e ka cituar rastin e Hasanit me Ebū Bekrin dhe Ibn Sa‘di atë të Huseinit me ‘Umerin në biografinë e këtij në Tabakāt.)

 

3) Librat e shkruar nga imāmītë lidhur me këtë temë citojnë shumë incidente në të cilat hāshimītë dhe pasuesit e tyre nga sahabët dhe tabi’īnët debatuan ngjashëm, dhe ato duhen hetuar nga ata që janë të interesuar për çështje të tilla. Mjafton të citojmë këtu Kitāb ul-Huxhxheh nga imam et-Tabarsīu ku ai citon pohimet e umejjadit Khālid ibn Sa‘īd ibn ul-‘Ās, (Khālid ibn Sa‘īd ibn ul-‘Āsi ishte prej atyre që e mohuan khilāfetin e Ebū Bekrit; ai refuzoi për tre muaj t’i jepte bejat, siç pohohet nga një grup sunnish të besuar si Ibn Sa‘di në jetëshkrimin e Khālidit në Tabakāt, f. 70, vëll. IV, duke shtuar se kur Ebū Bekri nisi trupat në Siri, ai e bëri gati flamurin për të dhe shkoi personalisht te shtëpia e tij, por ‘Umeri i tha Ebū Bekrit: “A po ia jep udhëheqjen Khālidit pasi e dëgjove atë që tha?” Ai vazhdoi të përpiqej, gjersa ai dërgoi Ebū ‘Urwe elDausin me mesazhin: “Khalīfi i të Dërguarit të Allahut (s) kërkon që të na e kthesh flamurin.” Ai e bëri këtë duke thënë: “Sundimi yt nuk na ka pëlqyer, e as shkarkimi yt nuk na ka dëmtuar.” Pasi dëgjoi këto fjalë, Ebū Bekri shkoi tek ai për t’i kërkuar falje, dhe ai i kërkoi me ngulm të mos e përmendte ‘Umerin në publik. Të gjithë historianët që e tregojnë ngjarjen e kësaj fushate për në Siri, e përmendin edhe këtë incident, sepse ai është një nga më të hollësishmit.) Selmān Fārsīut, Ebū Dher Gifārīut, ‘Ammār ibn Jāsirit, Mikdādit, Burejde el-Eslemīut, Ebū’l-Hejthem ibn ul-Tihānit, Sehlit e ‘Uthmānit, bijve të Hanīfit, Khuzejme ibn Thābitit Shehādetejnit, Ubejj ibn Ka’bit, Ebū Ejjūb Ensārīut dhe shumë të tjerë nga hulumtuesit e historisë së Ehl ul-Bejtit dhe të pasuesve të tyre. Ata nuk humbën rast për ta vërtetuar qëndrimin e tyre duke cituar pohime të hapura apo të nënkuptuara, të formuluara fuqishëm ose lëmueshëm, fjalime dhe shkrime, poezi e prozë, sipas asaj që lejonin rrethanat gjithsesi kritike të kohës.

 

4) Ata iu referuan pareshtur wasijetit, duke e përdorur si argument, siç dihet fare mirë nga studiuesit, Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh 

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top