Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

LETRA 103

12 Rebī’ul-Thāni 1330

 

Kërkimi i Argumenteve të Tija dhe të Pasuesve të Tij.

 

Kur e bëri Imami këtë? Dhe kur e bënë familja dhe përkrahësit e tij këtë? Lutemi të na njihni me një pjesë të saj, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 

LETRA 104

15 Rebī’ul-Thāni

 

I Disa Incidente në të Cilat Imami Debatoi,

II Argumenti i Fātime ez-Zehrāsë.

 

1) Imami u tregua i qetë në përhapjen e teksteve rreth tij, duke mos i përdorur ato për përfitim personal ndaj kundërshtarëve, falë shqetësimit të tij për sigurinë e Islamit dhe ruajtjen e fuqisë së muslimanëve. Ai shpesh e mbronte heshtjen e tij dhe ngurrimin për ta kërkuar atë [të drejtë] në rrethana të tilla, duke thënë:

“Një njeri nuk fajësohet nëse tregon durim në marrjen e asaj që i takon; faji është mbi atë që merr çfarë s’i takon.” 

(Ky është një pohim i shkurtër që ka të bëjë me objektivin e tij fisnik, dhe përfshihet në Nehxhul Belāga. Drejtojuni asaj që ka shkruar dijetari mu‘tezilī gjatë shpjegimit të tij në f. 324, vëll. IV i Sherh Nehxhul Belāgës.)

Ai përdori disa metoda të stolisura me urti të shkoqur në përhapjen e teksteve për të. 

 

A e patë se si veproi ai në incidentin e Rahbes, kur ishte khalīf, tek i mblodhi njerëzit për të përkujtuar Ditën e Gadīrit?

Ai u tha atyre:

“Po i kërkoj çdo muslimani nga ju i cili e dëgjoi se çfarë tha i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, Ditën e Gadīrit, të ngrihet e të dëshmojë atë që dëgjoi. Askush nuk duhet të çohet përveç atyre që e panë vetë atë.”

Tridhjetë sahabë, duke përfshirë dymbëdhjetë luftëtarë të Bedrit, e dëshmuan atë që kishin dëgjuar nga hadīthi i Gadīrit, siç ju kemi treguar në Letrën 56. Ky ishte maksimumi që ai mund të bënte nën rrethana të tilla kritike për shkak të vrasjes së ‘Uthmānit, dhe turbullirës së Basras e Sirisë.

Kjo, me të vërtetë, është maja e urtisë për publicitetin e atyre ditëve, dhe ç’përpjekje e lavdërueshme që e ringjalli hadīthin e Gadīrit nga varri dhe e solli në jetë pasi ishte groposur thuajse përjetë!

Turmat e njerëzve në Rahba të kujtonin ata që e panë Profetin ditën e Gadīr Khummit ta merrte ‘Alīun në dorën e tij të nderuar e t’u drejtohej njëqindenjëzet mijë vetëve nga ummeti i tij për t’ua përcjellë mesazhin se ai do të ishte mëkëmbësi i tij (s).

 

Kështu, hadīthi i Gadīrit është njëri prej më të besueshmëve nga hadīthet mutewātir; vështrojeni atëherë urtinë e Profetit (s) kur e shoqëroi atë përpara turmave gëluese, dhe ndërgjegjësohuni për mençurinë e wasi-ut të tij në atë xhuma kur i kërkoi atyre të dëshmonin, duke e ndriçuar të vërtetën në një mënyrë të qetë që diktohej nga rrethanat, dhe me metodën e paqtë që Imami parapëlqente. E tillë ishte metoda e tij në përhapjen e zotimit dhe publikimin e hadīthit. Ai ishte një njeri që e tërhiqte vëmendjen e të pavëmendshmit me metoda që nuk kërkonin shumë zhurmë e që nuk krijonin ndjenja mospëlqimi ndër njerëz.

 

Merrni në shqyrtim atë që kanë cituar muhadīth-ët nga hadīthi i përcjellë prej tij, gjatë ngjarjes së darkës së organizuar nga i Dërguari i Allahut (s) në shtëpinë e xhaxhait të tij, njeriut më të respektuar në Mekë, kur ai (s) ua tërhoqi vërejtjen të afërmve.

Ai është hadīth i gjatë dhe i shenjtë të cilin njerëzit e kanë konsideruar ngaheri si një nga provat e profetësisë dhe mrekullive të Islamit falë përfshirjes në të të mu’xhizes së ushqimit të një numri të madh njerëzish me fare pak ushqim.

 

Ne e cituam atë në Letrën 20. Ai përfundon duke thënë se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, e kapi ‘Alīun për qafe dhe tha:

“Ky është vëllai im, i porosituri im dhe zëvendësi im; ndaj, dëgjojeni dhe bindjuni atij!”

 

Mjaft shpesh, ai tregonte se si i Dërguari i Allahut (s) i thonte:

“Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje,” dhe ai gjithashtu e citonte shpesh këtë pohim të Profetit: “Statusi yt ndaj meje është si ai i Harūnit ndaj Mūsait, veçse nuk do të ketë profet pas meje”, dhe, duke kujtuar Gadīr Khummin:

“A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët se vetë ata?” Ata thanë: “Vërtet, po.” Atëherë ai tha: “Kujtdo që i kam qenë wali, ky i është wali” sipas fjalëve të Ibn Ebū ‘Āsimit, siç shpjeguam në fund të Letrës 23, krahas shumë teksteve të tilla të pakundërshtueshme. Ato janë publikuar nga muhadīthët më të besuar e më të besueshëm. Kjo ishte e tëra që ai mund të bënte në ato rrethana. {Urti e përsosur; por qortimet s’kanë dot vlerë!} (54:5)

 

 Ditën e Shūres, ai e përmbushi përgjegjësinë e tij dhe i paralajmëroi të tjerët, pa kursyer asnjërën prej cilësive a bëmave të tija pa e përdorur si argument. Gjatë ditëve të khilāfetit, ai u ankua shpesh për padrejtësinë e madhe që i qe bërë, duke e shpallur plot dhimbje ankesën e tij nga minberi, me fjalët:

“Për Allah, i biri i Ebū Kuhāfes e veshi khilāfetin për vete, kur e dinte mirë se pozita ime ndaj këtij ishte si ajo e boshtit ndaj mullirit: prej meje vërshon rrëkeja e ujit dhe zogjtë nuk ngjiten lart sa unë; prapseprapë, unë ngrita një perde ndaj tij dhe i ndejta larg. Pastaj nisa të mendoj nëse duhej të sulmoja me dorën e cunguar apo të duroja me qetësi errësirën e verbër, në të cilën të rriturit plaken dhe të rinjtë thinjen, e besimtari djersit fort gjersa ta takojë Zotin e vet. Pashë se durimi në një situatë tillë ishte më i urtë; ndaj bëra durim, ndonëse kisha një gjëmb në sy e një halë në fyt, tek shihja trashëgiminë time të grabitej”, deri në fund të ligjëratës shikshikije, që është e treta në Nehxhul Belāghe, f. 25, vëll. I. Ai shpesh thoshte:

“O Zot, kërkoj ndihmën Tënde ndaj kurejshëve dhe mbështetësve të tyre, sepse ata më mohuan (të drejtat mbi) farefisninë, ma ulën statusin dhe u bashkuan për të m’u kundërvënë në atë që është e imja, e pastaj thanë: ‘Hak për ta marrë e kemi ne, kurse ti për ta braktisur.”

 

Drejtojuni hytbes 167 ose f. 103, vëll. II i Nehxhul Belāgës. Në po atë hytbe, dikush i tha: “Dukesh shumë i etshëm për këtë çështje (khilāfetin).” Imami u përgjigj:

“Për Allah, jo; por përkundrazi, ju jeni të etshëm për të ndonëse më të largët, ndërkohë që unë jam më i përshtatshëm dhe më i afërt. Unë e kërkova si një të drejtë timen, ndërsa ju qëndruat mes meje dhe tij.” Ai ka thënë po ashtu: “Për Allah, qëkur Profeti (s) vdiq e deri më sot, më kanë përzënë nga e drejta ime dhe sakaq kanë preferuar të tjerët para meje,” siç shkruhet në hytben 5, f. 36, vëll. I i Nehxhul Belāgës.

 

Ai, paqe pastë mbi të, tha njëherë:

“Ne kemi një të drejtë ... nëse nuk na e lejojnë, atëherë do na duhet të hypim në bisht të devesë, ndonëse udhëtimi mund të jetë i gjatë.”   

(Ky pohim është fjala e urtë 21 në Nehxhul Belāga. Sejjid Razīu i ka bërë një koment shumë me vlerë, e po kështu Shejh Muhammed ‘Abduhu. Që të dy meritojnë vëmendjen e dijetarëve.)

 

Ai, paqe pastë mbi të, thotë në një letër drejtuar të vëllait, ‘Akīlit:

“Ai që ndan drejtësinë ma marrtë hakun ndaj Kurejshëve, që ma shpërfillën farefisninë e më privuan nga mbështetja e tim vëllai”, siç pohohet në Letrën 36, f. 67, vëll. III i Nehxhul Belāgës. Ai, paqe pastë mbi të, thoshte shpesh:

“Unë kërkova dhe pashë se nuk kisha mbështetës tjetër përveç familjes, ndaj u përmbajta nga hedhja e tyre drejt vdekjes. I mbylla sytë ndonëse kisha dhé në to, e u kapërdiva ndonëse kisha halë në fyt. Bëra durim duke e mbajtur zemërimin ndonëse ishte më i hidhur se shajtimi”, siç thuhet në hytben 25, f. 62, vëll. I i Nehxhul Belāgës.

 

 Njëri nga shokët e tij e pyeti njëherë: “Si qëndruat ju larg atij posti kur e meritoni më shumë se kushdo tjetër?”

Ai, siç thuhet në ligjëratën 157 të Nehxhul Belāgës, f. 79, vëll. II, u përgjigj:

“O vëlla i Beni Esedit! T’u lirua rrypi dhe e lëshove keq. Megjithatë, ti gëzon farefisninë tonë dhe të drejtën për të pyetur, e meqë pyete, tani dëgjo. Sa i përket shtypjes tonë nga disa njerëz në këtë çështje, kur ishim ne ata që gëzonim epërsi në prejardhje dhe afri më të fortë ndaj të Dërguarit, ajo erdhi nga egoizmi i disave që u mbështetën nga ca të tjerë. Pushteti është i Allahut dhe te Ai është kthimi në Ditën e Kijametit, prandaj mos pyet për këtë uzurpim mbi të cilin u gjëmua poshtë e lart..”

 

Ai, paqe pastë mbi të, ka thënë gjithashtu:

“Ku janë ata që pretenduan se ishin të thelluarit në dije, kundrejt nesh? Kjo është një gënjeshtër dhe shkelje ndaj nesh, sepse Allahu na ngriti lart ne e i mbajti poshtë ata; Ai na dhuroi neve ndërsa ata i privoi, dhe Ai na e lejoi neve hyrjen (në fortesën e dijes), por i mbajti jashtë ata. Përmes nesh i nxori ata nga verbëria e errësirës në udhërrëfimin e dritës. S’ka dyshim se Imamët nga Kurejshët janë mbjellë përmes Hāshimit. Imameti s’i shkon përshtat askujt tjetër e po kështu as qeverisja...” deri në fund të hytbes 143, f. 36, vëll. II i Nehxhul Belāgës.

 

Shqyrtoni pohimin e tij në njërën prej ligjëratave të tija:

“Kur i Dërguari i Allahut (s), ndërroi jetë, disa njerëz ia kthyen shpinën [zotimit të tyre ndaj tij], duke synuar t’i hynin të tjera rrugëve, duke u mbështetur në dredhi e favorizuar ata që s’ishin fis i tij, duke braktisur rrugën që ishin urdhëruar të ndiqnin për ta kënaqur atë, teksa i lëviznin themelet e Islamit nga vendi i tyre dhe përdorur lëndët e tyre mëkatare në ngritjen e ndërtesës. Ata u futën në Islam nga dyert e atyre që ndjekin teket e veta, duke shkuar në ekstreme në çoroditjen e tyre, të shushatur si pijanecët, tek ndjekin sunne-tin e pasardhësve të Faraonit, adhuruesve të kësaj jete, që e braktisën me qëllim fenë e tyre.”

 

Drejtojuni këtij pohimi, të cituar në fillim të f. 25, vëll. I; ai mbyll ligjëratën 2 të Nehxhul Belāgës, e cila u mbajt pas marrjes së bejatit, sepse është një nga më mbresëlënëset. Në të, ai thotë:

“Askush nuk mund të krahasohet me pasardhësit e Muhammedit, nga të gjithë anëtarët e këtij umme-ti, dhe askush s’mund të barazohet me ata që morën bekimin e tij. Ai që ishte nën urdhrin e tyre s’mund të njësohet me ta. Ata janë themelet e fesë dhe shtyllat e besimit. Përmes tyre moderohet ekstremisti dhe me ta afrohet ai që ka mbetur pas. Ata zotërojnë cilësitë e mëkëmbësve, e tek ata ndodhet testamenti dhe pasuesia. Tani e drejta i është kthyer të zotit dhe është rivendosur në vendin e vet.” Shtojini këtyre pohimin e cituar në ligjëratën 84, f. 145, vëll. I i Nehxhul Belāgës në të cilin ai çuditet për ata që iu kundërvunë: “Sa habitem me gabimin e hapët të këtyre grupeve që polemizojnë me njëri tjetrin për fenë e tyre, pa pasuar as gjurmët e Profetit (s), as shembullin e wasi-ut të tij...!”

 

 2) Zehrā’ja, paqe pastë me të, parashtroi argumente shumë të urta lidhur me këtë. Dy nga pohimet e saja u bënë aq të njohura mes pasuesve të Ehl ul-Bejtit, saqë ata ua kërkonin fëmijëve t’i mësonin përmendësh, ashtu si Kur’anin Fisnik. Ato flasin për ata “që i luajtën themelet e fesë nga vendi” dhe i ndërtuan gjetkë. Ajo tha:

 

“Si guxojnë ata, vallë? Ku po e çojnë atë, teksa po e ndërtojnë tjetërkund nga votra e Shpalljes, themelet e profetësisë, vendit ku zbret shpirti besnik, që është autoriteti i çështjeve fetare dhe sekulare? Kjo, padyshim, është një shkarje e hapët. Përse e urrejnë Ebū’l-Hasanin kaq shumë?

Për Allah, ata urrejnë fuqinë e shpatës së tij, forcën dhe veprat e tij mahnitëse dhe përpjekjen e tij të pamatë në mbështetjen e fesë së Allahut. Për Allah, sikur t’i ishin nënshtruar udhëheqjes së tij,  ai do t’i kishte çuar në rrugën e dlirë, pa lënduar asnjërin. Ai do t’i kishte sjellë te një shatërvan gufues mirësie, do i kishte këshilluar në fshehtësi e në publik, as duke mbushur barkun me rriskun e tyre, e as duke shuar etjen me mundin e tyre.

Porta e mëshirës së qiejve dhe tokës do të ishin hapur për ta kapak. Allahu do t’i dënojë ata për gjynahet që punuan; prandaj, ejani dhe dëgjojeni historinë, e, për sa të jeni gjallë, mahnituni; dhe kur mahniteni, ju zbaviteni me skandalin... Ku shkuan ata, dhe pas cilit kolltuk janë kapur? Ç’kujdestar të keq kanë marrë, e ç’bandë mizore! Sa i keq është fundi i tiranëve që ndërruan kofshët për thundrat dhe vithet për gjoksin! Të pluhrosura janë, pra, hundët e atyre që kujtojnë se ia dolën; ata janë që mbushin botën me shthurje pa e ditur këtë. Mjerë ata! {A më mirë të shkohet pas atij që udhëzon për tek e vërteta, apo pas atij që nuk udhëzon (sepse s’mund të udhëzojë as veten) gjersa ta udhëzojë dikush tjetër? Ç’është me ju? Si gjykoni?} ” 

(Kjo citohet nga Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuheri në librin e tij elSakīfe nga një zinxhir autorësh që përfshin Muhammed ibn Zekerijāin, Muhammed ibn ‘Abdur-Rahmān elMuhalebīun, ‘Abdullāh ibn Hammād ibn Sulejmānin i cili citon të atin, ‘Abdullāh ibn el-Hasanin që citon të ëmën Fātime bint Husein, duke përfunduar me Zehrā’në, paqe pastë mbi të. Ajo citohet edhe nga Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri (vd. 280), në f. 23 të librit Belagāt un-Nisā’ prej Harūn ibn Muslim ibn Sa’dānit, prej Hasan ibn Alwānit, prej Atijje el-‘Aufit që e ka përcjellë këtë hytbe nga një zinxhir që përfshin ‘Abdullāh ibn el-Hasanin nga e ëma Fātime bint Husein, nga gjyshja e saj Zehrā’, paqe pastë mbi të. Njerëzit tanë e përcjellin këtë hytbe nga Suwejd ibn Gafle ibn Ausexhe el-Xhu’fi prej Zehrāsë, paqe pastë mbi të. Tabarsīu e ka cituar në Ihtixhāxh dhe Mexhlīsīu në librin e tij Bihār ul-Enwār e ai përcillet nga shumë transmetues të tjerë të besuar)

 

gjer në fund të ligjëratës së saj që është shembull i të folurit të pasardhësve të pastruar lidhur me këtë çështje, dhe ju mund t’i gjykoni të tjerat me anë të saj, Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh

 

  • Jetëshkrimi i autorit
  • Autori
  • Hyrje & Kushtim
  • Letra 1 / Letra 2
  • Letra 3 / Letra 4
  • Letra 5 / Letra 6
  • Letra 7 / Letra 8
  • Letra 9 / Letra 10
  • Letra 11 / Letra 12
  • Letra 13 / Letra 14
  • Letra 15 / Letra 16
  • Letra 17 / Letra 18
  • Letra 19 / Letra 20
  • Letra 21 / Letra 22
  • Letra 23 / Letra 24
  • Letra 25 / Letra 26
  • Letra 27 / Letra 28
  • Letra 29 / Letra 30
  • Letra 31 / Letra 32
  • Letra 33 / Letra 34
  • Letra 35 / Letra 36
  • Letra 37 / Letra 38
  • Letra 39 / Letra 40
  • Letra 41 / Letra 42
  • Letra 43 / Letra 44
  • Letra 45 / Letra 46
  • Letra 47 / Letra 48
  • Letra 49 / Letra 50
  • Letra 51 / Letra 52
  • Letra 53 / Letra 54
  • Letra 55 / Letra 56
  • Letra 57 / Letra 58
  • Letra 59 / Letra 60
  • Letra 61 / Letra 62
  • Letra 63 / Letra 64
  • Letra 65 / Letra 66
  • Letra 67 / Letra 68
  • Letra 69 / Letra 70
  • Letra 71 / Letra 72
  • Letra 73 / Letra 74
  • Letra 75 / Letra 76
  • Letra 77 / Letra 78
  • Letra 79 / Letra 80
  • Letra 81 / Letra 82
  • Letra 83 / Letra 84
  • Letra 85 / Letra 86
  • Letra 87 / Letra 88
  • Letra 89 / Letra 90
  • Letra 91 / Letra 92
  • Letra 93 / Letra 94
  • Letra 95 / Letra 96
  • Letra 97 / Letra 98
  • Letra 99 / Letra 100
  • Letra 101 / Letra 102
  • Letra 103 / Letra 104
  • Letra 105 / Letra 106
  • Letra 107 / Letra 108
  • Letra 109 / Letra 110
  • Letra 111 / Letra 112
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top