O Ali, veçoritë e besimtarit janë tri: Agjërimi, falja e namazit dhe dhënia e zeqatit. Ai që tregohet si i aftë para njerëzve, mund të njihet përmes tri veçorive: Të bën lajka para syve; të përfletë mbasi që ia kthen shpinën; dhe, kënaqet kur të qëllon ndonjë fatkeqësi. Zullumqari zotëron këto veçori: Përdor forcën ndaj atyre që i ka nën pushtet; i kundërshton ata që kanë pushtet mbi të dhe bashkëpunon me zullumqarët. Veçoritë e atij që nuk i përputhen fjalët dhe veprat (rija) janë këto: Para popullit tregohet punëtor dhe i lëvizshëm; kur është në vetmi përton gjithçka, dhe ka dëshirë që të lëvdohet për çdo gjë. Dyfytyrëshi (mynafiku) zotëron këto veçori: Kur të flasë, gënjen; nëse i mbështetesh, të tradhton; kur ta jep fjalën, nuk e mban. Veçoritë e dembelit janë këto: Tregohet i plogësht në përmbushjen e detyrës deri në skajshmëri; tregon plogështi deri në masën e shkaktimit të humbjes; dhe tregon plogështi deri sa të meritojë mëkatin. Për njerëzit e mendjes, arsyet për të dalë në rrugë janë këto: Plotësimi i nevojave jetësore; të drejtuarit kah punët që e sigurojnë Ahiretin dhe arritja e kënaqësive të lejuara. O Ali, nuk ka varfëri më të madhe se padituria, pasuri më të vlefshme se mendja dhe vetmi më frikësuese se pëlqimi i vetvetes. Asnjë vepër nuk është më e mirë sesa vepra kur merren masat paraprake, asnjë devotshmëri nuk është më e mirë sesa ruajtja prej mëkateve dhe asnjë prejardhje nuk është më e mirë se morali. Gënjeshtra shkatërron të folurit, harresa shkatërron diturinë dhe mirënjohja shkatërron dhurimin.
O Ali, kur ta vëresh hënën e re, thuaj tri herë Allahu Ekber ) dhe pastaj lexoje këtë: Elhamdulil-lahil-ledhi halekani ve halekake ve kadderake menazile ve xhealeke ajeten lil alemin1 O Ali, kur të shikohesh në pasqyrë, thuaj tri herë Allahu Ekber ) dhe pastaj lexoje këtë: Allahume kema hassente halki fe hassin hulki (O Allah, ashtu si e krijove të bukur trupin tim, ashtu edhe natyrën time bëre të bukur )
O Ali, nëse përballesh me diçka që të frikëson, thuaj: Allahume bi hakki Muhammedin ve ali Muhamedin il-la ferexhte anni (O Allah, për hir të Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, më ruaj nga kjo vështirësi ) Hz Aliu (a.s.) na tregon: E pyeta Hz Resulullahun (s.a.a) Ja Resulullah, në Kuran thuhet: Ademi pranoi prej Zotit të vet disa fjalë. Në bazë të tyre, Allahu ia pranoi pendimin... (Bekare, 37). Cilat janë ato fjalë që i pranoi Ademi (a.s.)?. - Hz Resulullahu (s.a.a.) u përgjigj:
O Ali, Allahu Teala e zbriti Ademin në Indi, Havën në Xhidde, gjarprin në Isfahan dhe Iblisin në Mijsan (vend afër Basrës). Në xhenet, nuk kishte gjë më të bukur se gjarpri dhe palloi. Gjarpri kishte katër këmbë sikur deveja. Iblisi hyri në barkun e gjarprit dhe e mashtroi Ademin. Si ndëshkim ndaj gjarprit, Allahu ia morri këmbët dhe i tha: Furnizimin ta caktova në Tokë dhe do të lëvizësh përmes barkut. Atij që i dhimbsesh, ndaj tij mos të ndiejë dhimbje Allahu . Mbasi që i ndihmoi Iblisit në gjetjen e pemës, palloit si dënim ia caktoi të ketë zërin dhe këmbët e shëmtuara. Ademi mbeti në Indi njëqind vjet dhe gjatë tërë kohës kokën e mbante në drejtim të qiellit duke vendosur duart në kokën e tij dhe duke qarë për shkak të gabimit të bërë. Pastaj, Allahu i dërgoi Xhebrailin, i cili i tha Ademit (a.s.): Ej Adem, Allahu të dërgon selamin dhe ta përcjellë këtë mesazh: Ej Adem, a nuk të krijova me duart e mia? A nuk të kam fryrë prej shpirtit Tim? A nuk të bënë sexhde engjëjt e Mi? A nuk të martova me Havën? A nuk ta caktova vendin në Xhenet? Atëherë, pse gjithë ky vajtim? Shqiptoji këto fjalë dhe padyshim Allahu do të pranojë pendimin tënd: Subhaneke, la ilahe ila ente, amiltu suen ve zalemtu nefsi, fetub aleje, inneke entet- tevvabur-rahim ) (O Allah, ti je larg prej çdo të mete. Nuk ka Zot përveç Teje. Bëra një vepër të keqe, pranoje pendimin tim. Sepse, Ti je pranues i pendimit dhe mëshirues) O Ali, nëse e vëren një gjarpër duke hyrë në shtëpinë tënde tri herë, mos e mbyt atë, përderisa e vëren se po hyn në shtëpi për herë të katërt, tek atëherë mbyte, sepse është jobesimtar. xhinët
O Ali, nëse e vëren një gjarpër gjatë rrugës, mbyte atë, sepse, unë i kam kushtëzuar xhinët që të mos shndërrohen në formën e gjarprit.
O Ali, shenjat e fatkeqësisë janë katër: Tharja e lotit, të bërit zemërgurë, dëshira e gjatë dhe dashuria ndaj botës.
O Ali, nëse të lëvdojnë në praninë tënde, thuaj: Allahume xhalni hajren mimma jezunnune vegfir li ma la jaelmune vela tuahidhni bima jekulun1 . )
O Ali, para se të hysh në marrëdhëniet seksuale me bashkëshorten, lexoje këtë lutje: Bismilahi, Allahume xhennibnesh Shejtane ve xhennibish-Shejtane ma rezakteni . ( Në emër të Allahut, O Allah, na largo neve nga shejtani dhe nga fëmija që mund të ndikojë shejtani)