• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsirit

Tefsiri që e keni në duart tuaja është punuar në një mënyrë jo të rëndomtë me të cilin jeni mësuar. Krahas tefsirit kemi dhënë edhe një tevil më të gjerë. Tevilin e kemi marrë vetëm kur kemi qenë të sigurt se janë prej Imamëve të Ehli Bejtit. Kemi përfituar prej të gjitha tefsirëve që janë botuar dhe që i kemi pasur në dispozicion.

Përveç kësaj, ka edhe shumë tefsire që nuk janë botuar ende. Në tefsir kemi dhënë vend të mjaftueshëm edhe pikëpamjeve të personave që e kanë shoqëruar Ehli Bejtin. Kemi dhënë mjaft vend edhe rrëfimeve të dobishme të vëllezërve tanë synnit që janë marrë nga librat e tyre. Thënë shkurt, janë marrë parasysh të gjitha rrëfimet që kanë të bëjnë me Imamët e Ehli Bejtit.

 

Ne ua kemi prezantuar lexuesve në mënyrë të njëjtë tesfirët që na vijnë nga ana e Imamëve të Ehli Bejtit dhe jemi të vetëdijshëm se këto do të jenë të vështira për t’i kuptuar. Ato kuptime që e kanë vështirë për të kuptuar lexuesit, ne ua kemi lënë këtë ndërgjegjes dhe vullnetit të tyre të lirë. Ata që e kuptojnë vlerën e Ehli Bejtit besojmë se do t’ia dalin disi nga ajo situatë e rëndë.

 

Hz Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Nëse dëgjoni ndonjë lajm të rëndë në lidhje me Ehli Bejtin, mos e mohoni atë. Ato na i ktheni mbrapa”.

 

Pra, nëse dëgjoni ndonjë lajm për Ehli Bejtin që kuptohet vështirë, mos nxitoni për ta mohuar në lidhje me vërtetësinë apo ekzistimin e tij. Atë lajm përcillni Ehli Bejtit dhe lëreni atyre.

Edhe i Dërguari (s.a.v.) na ka treguar qartë për gjendjen e Ehli Bejtit:

“Fshehtësia e Ehli Bejtit është më i vështiri prej më të vështirëve. Këtë fshehtësi mund ta bart vetëm një engjëll që është afër Allahut, një pejgamber të cilit i ka zbritur shpallja apo njëri, zemra e të cilit është sprovuar me iman”.

 

Po, me të vërtetë është ashtu; për të kuptuar esencën e vërtetë të Ehli Bejtit, duhet që të jesh zotëruesi i imanit. Çdo mysliman nuk mund t’i durojë virtytet e Ehli Bejtit sepse çdo mysliman nuk është zotëruesi i imanit. Por, çdokush që ka iman, është mysliman. Edhe gradat e imanit janë të ndryshme. Çdo besimtar nuk e ka imanin e njëjtë.

Hz Imam Aliu ka thënë:

“Sikur të kishte ditur Ebu Zeri diturinë brenda Selmanit, do ta kishte mbytur atë”.

 

Pra, sikur të kishte ditur Ebu Zeri lartësinë e gradës së Selmanit, sigurisht që do ta humbte mendjen e do të shkatërrohej prej asaj lartësie. Edhe të dashurit e Ehli Bejtit nuk i kishin gradat e njëjta të imanit. Çdokush nuk është i lidhur njëjtë me Ehli Bejtin.

 

 

 

  • Ehli bejti ne Kur'an
  • Parathënie
  • Sahabet në Kuran
  • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Kush janë Ehli Bejti?
  • Ehli Bejti në hadithe
  • Kurani dhe Ehli Bejti
  • Lexues të nderuar
  • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
  • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
  • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top