“Problemi Muhamedan”
Së fundmi, shumë njerëz po përballen me ―problemin Muhamedan‖. Nuk është asgjë e re. Njerëzit kanë sulmuar Muhamedin për 1300 vite, disa për arsye të besimeve dhe të tjerët për shkak të bindjeve të tyre politike. Ai gjatë viteve të jetës ka qenë sulmuar madje edhe nga vetë familja e tij për shkak të pikëpamjeve progresive; në mesjetë ai është sulmuar nga autorët si Dante dhe Martin Luther, dhe së fundmi të gjithë ne kemi lexuar titujt rreth polemikave famëkeqe të karikaturave daneze ku një gazetë daneze, në përgjigje të aktit terrorist të kryer në emër të Islamit, publikoi disa karikatura të profetit të Islamit, të cilat nga shumë persona u konsideruan blasfemike dhe islamofobe.
Para se të merremi me mënyrën si myslimanët vetë e kujtojnë, nderojnë dhe diskutojnë rreth kujtimit të Muhamedit, duhet të merremi me këto shumë sulme të jashtme, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për atë çfarë shfaqin në lidhje me aftësinë e jo myslimaneve për të kuptuar rëndësinë e një prej liderëve në historinë e njerëzimit, por gjithashtu sepse myslimanët sot janë jashtëzakonisht të shqetësuar, madje edhe të ofenduar në lidhje me çfarë të tjerët thonë rreth Profetit të tyre. Me pak fjalë, çfarë thuhet për Muhamedin na ndikon të gjithëve, pavarësisht besimit.
Është bërë e zakonshme të pranojmë që ne jetojmë në një botë të ndërlidhur. Pra, nuk janë vetëm mallrat (rrobat që mbajmë mbi kurriz, vaji, makinat) dhe njerëzit (emigrantët, refugjatët) dhe idetë (të drejtat e njeriut, demokracia) që qarkullojnë lirisht në mbarë botën; por gjithashtu janë edhe këndvështrimet fetare, ndjenjat dhe paragjykimet e qenieve njerëzore që gjithnjë e më shumë po përballemi me to.
Kjo lidhet veçanërisht me çështjen e Muhamedit, ndoshta me më pak të njohurin dhe më të keqkuptuarin e të gjithë themeluesve të feve të mëdha botërore. Realiteti gjeopolitikal i botës tonë nënkupton që shumë vende me shumicë myslimane (Iraku, Afganistani, Irani, Arabia Saudite dhe Pakistani, madje edhe Palestina/Izraeli për shkak të traumës së vazhdueshme) dominojnë lajmet ndërkombëtare, gjë kjo që ka rezultuar në një interes deri tani të paparë rreth islamit në mesin e shumë njerëzve. Ky interesim është madje më shumë personal për disa: Vetëm në ShBA rreth 6 milionë amerikanë kanë përqafuar besimin islam, afërsisht të njëjtin numër e përbëjnë edhe hebrenjtë amerikanë ose të krishterët ortodoksë amerikanë. Ndoshta një numër i njëjtë amerikanësh kanë pjesëtarë të familjes së tyre myslimanë. Një kujtim prekës ka qenë fjalimi i Barak Obamës në vitin 2009 në Turqi, ku ai deklaroi: ― Shtetet e Bashkuara janë pasuruar nga amerikanët myslimanë. Shumë amerikanë të tjerë kanë mysliman në familjet e tyre, ose kanë jetuar në vende me shumicë myslimane- e di ngaqë unë jam një prej tyre‖. 1
Në të gjithë komunitetin mbarë botëror, rreth 1.3 bilion janë myslimanë. Nëse ne e konsiderojmë veten qytetarë të një planeti të përbashkët, është thjesht pjesë e të qënurit qytetar i edukuar të kesh dije të saktë në lidhje me besimin e islamit. Muhamedi qëndron në qendër të këtij besimi dhe nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për tu njohur me islamin pa i hedhur një vështrim të gjatë, të vështirë dhe të ngushtë këtij personaliteti, i cili është mjaft i dashur për myslimanët dhe shpesh i poshtëruar nga disa jo myslimanë. Sot, shumë nga deklaratat mizorisht ofensive dhe polemike kundër Profetit Muhamed vijnë nga disa udhëheqës të krishterë të cilët besojnë se me uljen poshtë të besimit të qenieve të tjera, ndërtojnë besimin e komunitetit të tyre.
Një udhëheqës i lartë i krishtere, Pat Robertson, u shfaq në Fox News në 18 shtator të 2002 për të deklaruar se Profeti Muhamed ― ishte një fanatik absolut me sy të egër. Ai ishte hajdut dhe bandit...D.m.th, ky Muhamedi ishte vrarës‖. Robertsoni madje e quajti islamin ―mashtrim madhështor‖, ―të keq‖ dhe ―djallëzor‖. 2
Një tjetër lider i krishtere, Jerry Falwell, madje ka përdorur edhe kodin 11/9 për të mishëruar të gjithë djallëzitë në referencën e Profetit Muhamed gjatë një interviste 60 minutëshe, duke e cilësuar Profetin ―terrorist‖.3
Mund të përmendim edhe shembuj të shumtë të tjerë, por këto shembuj mjaftojnë për të treguar ku qëndron çështja. Këta udhëheqës të krishterë nuk janë figura anësore. Ata bëjnë deklarata të tilla në organet e profilit të lartë dhe më të ndjekura mediatike. Nëse do ishim përballur me personalitetet myslimane duke bërë deklarata të tilla kundër të krishterëve apo duke etiketuar të gjithë hebrenjtë si djaj, atëherë do të ekzistonte një zemërim ndërkombëtar duke kërkuar largimin e menjëhershëm të këtyre personaliteteve. Po kështu, mund të parashikohej protestë e shpejtë nëse Falwell apo Robertson do kishin etiketuar hebrenjtë si djallëzor apo satanik.
Por, kur bëhen deklaratat për islamin apo Muhamedin, sjellja është ndryshe. Në rastin më të mirë, kur këta udhëheqës të krishterë e quajnë Muhamedin terrorist apo anti -Krisht, shikohen sikundër po ushtrojnë të drejtat e ―lirinë e fjalës‖, jo sikurse po shprehin fjalë urrejtëse. Në rastin më të keq, ka ndoshta një dyshim ngacmues mes disa dëgjuesish se këto deklarata konsistojnë në një të vërtetë. Në fillimet e dekadës së parë të shekullit 21, duket e pamohueshme që të paktën disa të krishterë (si dhe disa kampionë të hegjemonisë perëndimore) kanë një problem Muhamedan- dhe kështu kanëproblem islamin.
Arsyeja për këtë problem nuk është e vështirë të kuptohet. Me përjashtim të fanatikëve më të mëdhenj, shumica e të krishterëve sot, duke përfshirë autoritetet katolike dhe protestante, kanë arritur të kuptojnë se myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët të gjithë adhurojnë të njëjtin Zot dhe të gjithë besojnë në idenë e shpalljes, shpëtimit, të drejtat etike dhe llogaridhënien. Për disa të krishterë, gjithsesi, ideja sesi Zoti është lidhur me njerëzimin pas Krishtit mbetet një enigmë.
Muhamedi mbetet për këta të krishterë, pavarësisht jo për të gjithë, një sfidë teologjike. Në sulmin kundër Muhamedit, ata kërkojnë të konfirmojnë lidhjen speciale që besojnë se Zoti ka ndërtuar me njerëzimin nëpërmjet Krishtit. Kështu, kjo forcë ka ndaluar ata të mund të shohin Muhamedin në dritën e historisë dhe besimit dhe në këtë mënyrë të kuptojnë islamin në bazë të meritës së vet.
Ne vazhdojmë të flasim për të kaluarën në lidhje me Muhamedin, dhe kjo besohet të ketë rezultuar në një mospajtim njohës. Provojeni këtë, herës tjetër kur të jeni në një librari: hidhini një vështrim librave rreth islamit dhe shikoni të gjitha volumet rreth Profetit Muhamed. Edhe një vështrim i përciptë tregon se debati ynë publik rreth Profetit Muhamed duket se vuan nga një ndarje personalitetesh: Në njërën anë, ne shikojmë libra nga myslimanët e devotshëm (si dhe jo myslimanët simpatizantë) që pretendojnë se Muhamedi është njëri nga mësuesit më të mirë të njerëzimit si dhe njëri nga profetët më hyjnorë të dërguar nga Zoti. 4
Nga ana tjetër, shikojmë tituj tëtjerë që premtojnë se do ti ofrojnë lexuesit ―të vërtetën rreth Muhamedit‖, por në fakt janë të mbushur me një mori pasaktësish, paragjykimesh dhe gënjeshtra të panumërta. Këta tituj e prezantojnë islamin ose si një polemikë djallëzore të dizajnuar për të tallur fenë e krishterë ose si një ideologji agresive me qëllim dominim botëror ose shkatërrimin. Shumica e këtyre librave janë të shkruar nga autor të cilët nuk kanë asnjë specializim në islam, asnjë njohje me historinë islame si dhe asnjë zotërim të gjuhëve të domosdoshme për të arritur një kuptim të tillë, si p.sh. arabik apo persisht.
Kështu, shumica e tyre duken mjerisht të pavetëdijshëm përsa i përket aspekteve problematike të historisë hebraike apo të krishterë, pa folur rreth racizmit apo sëmundjeve të tjera të shoqërisë perëndimore. Megjithatë, mungesa e kualifikimeve, nuk i ka penguar këta autorë të angazhohen në kritikat e ashpra kundrejt Muhamedit dhe islamit.
Në një ekran të pikëlluar, ne madje jemi dëshmitarë të riciklimit të shumë klisheve të rëndomta dhe ofendimeve që një apo dy shekuj më parë i janë drejtuar hebrenjve e ndërsa tani po u drejtohen myslimanëve. Në veçanti, në disa mënyra të njëjta ku hebrenjtë janë pyetur në lidhje me besnikërinë‖ e tyre ndaj Evropës njësoj si besnikërinë ndaj fesë hebraike, shumica e tyre shikojnë myslimanët me një dyshim të madh dhe pyesin apo vënë në dyshim besnikërinë e tyre si qytetarë.
Myslimanët janë bërë objekt i një versioni të ri antisemitizmi. Njëri nga aspektet më të hidhura dhe ironike të këtij antisemitizmi të ri është se të paktën disa nga këto sulme janë duke u udhëhequr nga çifutët kryesisht laike, shqetësim i fundit i të cilëve është ruajtja e statusit të tanishëm të shtetit të Izraelit, me të gjithë politikat e tij thellësisht problematike kundrejt popullsisë vendase palestineze atje.5
Një shembull i vogël edhe pse me ndikim, do të ishte ai i lëvizjes më të madhe të diskredituar neokonservative, e cila i ka dhënë mbështetje ideologjike regjimit të George W. Bush. Pjesa më e madhe e ideologjisë neokonservatore përfshinte mbështetjen e njëhershme të mbrojtjes muskulore të Izraelit si dhe demonizimin e islamit. Të çudit fakti se shumica e fëmijëve dhe nipërve të hebrenjve, të cilët kanë qenë vetë objektiv i antisemitizmit, do të angazhohen tashmë drejtpërdrejtë në përhapjen e një variacioni të të njëjtit helm të antisemitizmit kundër pjesëtarëve të tjerë të familjes së njerëzimit, kryesisht bijve të tjerë të Ibrahimit. Një nga përfundimet që mund të arrijmë është se shpesh paragjykimet ndaj islamit nuk janë sëmundja aktuale. Ato janë simptomë e një hidhërimi më të thellë- paragjykimit dhe racizmit.
Kështu, fyerja e Muhamedit nuk konsiston në një fenomen të ri. Dekadat e fundit të shekullit të njëzet dhe fillimet e shekullit njëzet e një kanë parë të dyja vazhdimin e polemikave të vjetra kundër Muhamedit si dhe shpërndarjen e atyre të rejave. Një mijë vite më parë, polemikat kanë qenë rreth dhunës, seksit dhe herezisë. Sot, polemikat janë kryesisht në lidhje me dhunën, seksin dhe herezinë. Askush nuk mund të ndihmojë, por mund të pyes veten se sa jo origjinale kanë qenë këto polemika gjatë mijëvjeçarit të fundit. Nëse çështja nuk do të ishte aq ofensive, ndoshta dikush mund të bënte shaka që gjatë një mijë viteve do të mund të kishte dal ndonjë polemikë e re!
Në këtë vëllim, do të merremi kryesisht me kontekstin e jetës së Muhamedit si dhe betejat e tij. Do të trajtojmë jetën e tij martesore, të cilën islamofobët dhe polemizuesit shpesh e karakterizojnë atë si hedonist dhe të zvetënuar. Gjithashtu do të shqyrtojmë marrëdhëniet mes islamit dhe feve të tjera, vështirësitë që të krishterët kanë pasur në pranimin e sundimit hyjnor pas Krishtit, si dhe mënyrën se si myslimanët janë marrë me shpalljet hyjnore të mëparshme. Të gjitha këto janë tema mjaft të rëndësishme që meritojnë të trajtohen gjerë e gjatë si dhe me një saktësi dhe rigorozitet skolastik. Në këtë vëllim do të përpiqemi që të diskutojmë së bashku tematikat e njëjta.
Gjatë viteve të fundit, kanë qarkulluar shumë imazhe dhe pamje të Muhamedit në imagjinatën perëndimore, ku shumë prej të cilave kanë qenë të dhunshme, të çuditshme dhe të pakëndshme. Këto imazhe mund të shkaktojnë konflikte: Asnjë themelues i ndonjë tradite tjetër fetare nuk është paraqitur kaq negativisht në mënyrë të vazhdueshme- as Konfuci, as Luti, as Musai, as Buda dhe sigurisht as Isai. Disa nga imazhet e fundit negative të Muhamedit janë thjesht imazhe të riciklueshme të urrejtjes nga epoka të shkuara të Kryqëzatave dhe polemikave të të krishterëve ndaj islamit. Ajo çfarë është veçanërisht intriguese rreth këtyre stereotipave negativë është se sa jo origjinale dhe pa imagjinatë që janë. Shumë polemika mesjetare e paraqesin imazhin e Muhamedit si djallëzor, të mallkuar apo satanik, apo madje edhe si anti- Krisht.6 Disa vepra klasike të letërsisë perëndimore, si Ferri i Dante Aligerit, e përshkruan Muhamedin si të çarë përmes dhe që flaket në rrethin e nëntë të ferrit. Në vargjet e tij të tmerrshme shkruan:
Ma t‟shembun dërrasash s‟mund te gjesh fuçi, Si njanin pashe aty fare teçamë Prej mjekrës deri ku pjerdh çdo njeri. Zorrëtpërjashta i vareshin nder kambë, Gjoksin te shqyem e barkun zgavër brejte Ku n‟mut shndërrohetçdogjësend qe hamë. (Ferri, kënga 28, rreshtat 22-27)
Një mysliman i devotshëm do rrëqethej me të përmendur këto fjalë dhe do shtonte frazën Estaghfirullah (I kërkoj falje Zotit‖) për thjesht thënien e tyre. Megjithatë, ngaqë duhet të dimë si ka qenë historia e takimeve tona me njëri-tjetrin, me poshtë do paraqesim përballjen e Dantes me Muhamedin, marrë nga kënga e 28-të e Ferrit:
N‟sa me vëmendje rrija tue e vërejte,
Me këqyri e parzmin hapi me dy duer
E tha: Shiko si çapëluem „kanë krejt!
Shih Muhamedin kështu pre e c thurë!
Përpara shkon tue qa ndjekësi Ali,
Nga mjekra n „perçe ca rrashte e lëkurë!
E gjithë te tjerët, qe këtu sheh ti,
Fenëpërçanë e bane çdo lloj dasie,
E prandaj ipaçamë s‟ka mbete asnjë.
Një djall kem‟ pas, qe i harmatuem menije. 7
Ajo që është veçanërisht intriguese nuk është vetëm se sa shpirtligë dhe ofensive janë këto imazhe, por keqkuptimet themelore të mësimeve islamike që ato reflektojnë. Nga vjen ideja e Muhamedit të çarë përmes? Vjen nga zvetënimi i dy metaforave islamike: Në një ajet në Kur‘an, Zoti, flet në veten e parë shumës ―Ne‖, për të ngushëlluar Muhamedin duke i thënë:
“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, e cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” (Kur‗an 94:1-4)
Shprehja ti hapësh zemrën dikujt‖, e cila është përdorur në mënyrë të përsëritur në kontekstin kur‘anor, ndërlidh bashkë procesin fizik të frymënxjerrjes (kryesisht pas tensionit të mbajtjes së frymës) me procesin spiritual të ngazëllimit, zgjerimit, për tu mbushur me ajër, jetë dhe shpirt. Në një tjetër ajet kur‘anor (20:25), Musai i lutet Zotit t‘ia hap zemrën dhe ajo që është interesante, surja në të cilën shfaqet ky ajet është surja ―Ta Ha‖, tradicionalisht njëri nga emrat e Profetit Muhamed. Ajeti i cituar këtu rreth hapjes së zemrës hyn në fuqi, si të thuash, në biografinë tradicionale të jetës së Profetit nëpërmjet episodit të fëmijërisë së Muhamedit, ku sipas këtij tregimi, një engjëll zbret mbi Muhamedin, arrin zemrën e tij dhe i heq burimin e papastërtisë duke larë zemrën e Muhamedit deri sa zemra e tij të pastrohej plotësisht.
Nëse rikthehemi tek imazhi i Dantes, vëmë re se sa të shtrembëruara dhe sa të shpërfytyruara janë polemikat e tij ndaj Muhamedit. Një ajet në Kur‘an që ka të bëjë me qetësimin që Zoti i jep Muhamedit dhe mbushjen e tij me ngazëllim spiritual si dhe një rrëfenjë në lidhje me hapjen e zemrës së Muhamedit që simbolizon pastërtinë janë ndryshuar nga tradita polemike e krishterë si një imazh i Muhamedit që flaket në zjarr ndërkohë që i hapet tërësisht pjesa e kraharorit nga fyti deri tek stomaku. Dante kthen një varg që lidhet me zgjerimin e zemrës dhe lartësinë shpirtërore në një simbol të dënimit të përjetshëm.
Profeti i cili në mësimet islamike ngjitet në kulmin e Parajsës për tu takuar ballë për ballë me Zotin (siç do e shikojmë në kapitullin 4), dhe i cili zgjedh të rikthehet tek njerëzimi tu jap atyre mundësinë e takimit të tyre me Zotin, është ulur nga Dante në thellësi të ferrit. Kjo është ajo çfarë unë i jam referuar si mosmarrëveshja në njohje që po përjetojmë në lidhje me Muhamedin, dhe që po përkeqëson sfidën e thellë moderne të ketë një dialog të qëndrueshëm dhe të angazhuar përtej vijave të besimit. Dante padyshim është një ndër gjenitë e letërsisë perëndimore, por nëse do të kishim të bënim sot me një dialog kuptimplotë fetar përtej vijave të besimit, duhet të flasim më mirë- shumë më mirë- sesa një mendimtar italian.
Polemikat ndaj Muhamedit mund të duken jo origjinale sot, por në fakt kanë ndryshuar që nga ditët e polemikave teologjike mesjetare. Realiteti modern është njëkohësisht më i komplikuar dhe më i ngutshëm. Polemikat mesjetare ndaj Muhamedit mund të falen për mungesë burimesh të besueshme skolastike ose për mos pasjen asnjë kontakt personal me myslimanët, ku këto të fundit të mund ti kenë bindur që në fakt edhe myslimanët janë qenie njerëzore. Polemizuesit e sotëm nuk mund të pretendojnë për një injorancë të tillë. Nga njëra anë, mund tu kthehemi me një konfidencë të madhe librave të shumtë, burimeve në internet, ekspertëve dhe dokumentarëve për informacione rreth aspekteve të ndryshme të mësimeve islamike, historisë dhe shoqërisë. Por për ironi, përhapja e medias njëkohësisht ka rezultuar në një dobësim të standardeve të dijes.
Nganjëherë mund të bëhet e vështirë për syrin e pa trajnuar të zbulojë se cilët libra janë shkruar nga dijetarë të trajnuar në fushën e studimeve islamike dhe cilët janë hartuar nga fanatikët paragjykues të cilët kanë gjetur një viktimë të re dhe një objektiv shtesë për urrejtjen e tyre. Paragjykimi dhe urrejtja janë fluide dhe gjithnjë janë në kërkim të viktimave të reja. Në të kaluarën, hebrenjtë dhe afrikano amerikanët kanë qenë objektivi; ndërsa sot janë myslimanët dhe hispanikët, dhe Zoti e di kush do të bartë barrën e ksenofobisë në të ardhmen.8
Për ti shtuar më tepër këtyre ndërlikimeve, është edhe mënyra si interneti, blogosfera dhe cikli i lajmeve njëzet e katër orësh lulëzojnë në prodhimin e konfliktit. Motoja e vjetër e lajmeve gazetareske, ―Nëse gjakoset, udhëheq‖, sot i shpërblen ata që flasin në mënyrë më konfrontuese, që ngjallin më shumë polemika, thënë ndryshe zërat më të lartë. Sa ndryshe është ky mentalitet nga mësimi tradicional islamik që thotë daullja ka zërin më të lartë ngaqë është...bosh. Përkundrazi, i njëjti burim islamik pohon se shitësi i parfumeve nuk ka nevojë të mburret me cilësinë e mallit të tij, pasi aroma e luleve është vetë dëshmitare.9
Një mënyrë për të parë se si funksionon sot makina e globalizuar konflikt-prodhuese është shqyrtimi i dy krizave më të mëdha lidhur me profetin Muhamed gjatë gjeneratës së fundit. E para ishte polemika që shpërtheu pas publikimit të Vargjeve Satanike nga novelisti britanik Salman Rushdie, i cili ka shkruar shumë pjesë që preknin ndjeshmërinë myslimane, të tilla si të kesh prostitutat në një bordello me emrat e grave të Profetit. Karakteri i ―të Dërguarit‖, padyshim një imitim i keq i Muhamedit, u quajt Mahound‖, emër ky i përdorur nga polemizuesit mesjetarë të krishterë për Profetin. Ka pasur shumë demonstrata nga shumë myslimanë në mbarë botën kundër Rushdie, por dënimi më i (pa) famshëm erdhi nga Ajetollah Khomeini, i cili lëshoi një fetva kundër Rushdie në ditën e Shën Valentinit në vitin 1989. Megjithatë, pjesa më e madhe e njerëzve që protestonin kundër romanit nuk e kishin lexuar kurrë romanin e shtrenjtë dhe të gjatë në anglisht.
Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike në shtatorin e 2005, ku gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar një karikaturë ku pasqyron Profetin Muhamed si terrorist. Këto karikatura u shndërruan në metaforat e famshme të dhunës dhe shtypjes gjinore. Kësaj radhe situata ishte pak më ndryshe: Miliona njerëz anë e mbanë botës mund të shikonin karikaturat ofensive nëpërmjet klikimit të një butoni në kompjuter. Në një kthesë post moderne perfekte të ironisë dhe vetë-reflektimit, disa nga karikaturat përqeshën përpjekjen e errët të gazetës daneze për të gjeneruar polemikat vetë-shërbyese. Redaktorët të cilët kishin autorizuar karikaturat pohonin ―karikaturat trajtonin islamin në të njëjtën mënyrë që ata trajtojnë krishterimin, budizmin, hinduizmin dhe fetë e tjera.10
Kjo ishte një tjetër gënjeshtër. Hipokrizia e redaktorëve që luftonin për ―lirinë e fjalës‖ doli në pah përfundimisht kur ata rrëfyen se kishin hequr karikaturat e Jezu Krishtit pasi ishin cilësuar ofensive.11
Për më tepër, redaktorët udhëtuan në Shtetet e Bashkuara për tu takuar me disa udhëheqës islamofobik të cilët kishin drejtuar sulme kundër myslimanëve. 12 Redaktorët provuan përsëri të paraqisnin këto karikatura si një letër lakmuesi për myslimanët danezë: ata të cilët mund ti duronin këto ishin me të vërtetë pjesë e shoqërisë daneze, ndërsa ata që nuk mund të përballonin këto karikatura të tilla nuk do të mund të ishin kurrë danez. Në fakt, islamofobët nga ShBA duke u bërë aleatë me krahun e djathë ose me grupet e anti emigracionit në Danimarkë, kanë ngritur një fushatë kundër myslimanëve në këtë vend për vite me radhë. Një shembull është bashkëpunimi mes islamofobit të njohur amerikan Daniel Pipes me gazetarin e krahut të djathtë Lars Hedegaard në shkrimin me titull ―Kalbësirë në Danimarkë?‖. Në të vërtetë është diçka e kalbur në Danimarkë dhe në pjesën më të madhe të Evropës- një rritje e valës së racizmit dhe ndjenjave anti emigrante që vërehet në Francë, Danimarkë, Britani, Gjermani, Holandë dhe vendet e tjera.13
Me fjalë të tjera, karikaturat nuk ishin në të vërtetë rreth Muhamedit: ato kishin të bënin me shqetësimet e disa danezëve në lidhje me ndryshimin demografik dhe natyrën e shoqërisë daneze. Karikaturistët përdorën ndjeshmërinë e myslimanëve dhe përkushtimin ndaj Profetit për të krijuar një situatë të djegshme dhe antagoniste që, automatikisht, do të përfundonte duke paraqitur myslimanët si të jashtëm të përhershëm në shoqëri.14 Si përfundim karikaturat shkaktuan reagime që vijuan nga bojkotimi i produkteve daneze (që i kushtoi rreth 170 milion dollarë ekonomisë së Danimarkës) deri tek sulmet ndaj ambasadave daneze në disa vende (duke përfshirë Islamabadin, Pakistan në qershor 2008 si dhe djegien e ambasadës në Liban). Mbi njëqind persona, kryesisht myslimanë vdiqën në protesta, shumica të qëlluar nga policia në Pakistan, Nigeri, Somali, Afganistan etj. Përveç të vërtetës së Muhamedit dhe jetëve të anëtarëve të komunitetit të Muhamedit, një tjetër fatkeqësi e këtij episodi të trishtë ishte paaftësia e disave të parashikojnë një shoqëri pluraliste në të cilën njerëzit e të gjithë racave dhe prejardhjeve fetare të mund të jetonin në paqe dhe harmoni së bashku.
Sidoqoftë, duhet gjithashtu të përmendet se përgjigja e shumë myslimanëve gjatë këtyre protestave dhe demonstratave dështoi në njëfarë mënyre kundrejt idealeve që ka themeluar Muhamedi. Gjatë jetës së tij, kryesisht gjatë dekadës së parë profetike të tij, Muhamedi është tallur, izoluar, internuar si dhe ka qenë subjekt i tentativave për vrasje. Armiqtë e Muhamedit inkurajonin fëmijët ti gjuanin gur atij, ku veçanërisht një fqinj i padurueshëm hidhte mbeturina çdo mëngjes kur ai kalonte pranë shtëpisë së saj. Prap se prap, Muhamedi i fali ata të cilët e përndiqnin, madje edhe refuzonte të merrte hak kur i kishte të gjitha mundësitë të hakmerrej pas pushtimit të Mekës.
Ndërsa marrëdhënia e zonjës me Profetin, e cila më parë i hidhte çdo mëngjes mbeturina në kokë atij, u transformua tërësisht. Një mëngjes teksa Muhamedi po kalonte pranë shtëpisë së saj, asnjë mbeturinë nuk iu hodh më. Muhamedi hyri brenda në shtëpi dhe me mëshirë pyeti nëse gjithçka shkonte mirë. Gruaja ishte sëmurë. Pasi ajo shikoi mëshirën dhe kujdesin që Profeti tregoi ndaj saj, ndërkohë që ajo e kishte trajtuar keq atë, qau dhe u bë një nga pasuesit e tij. Ky është një shembull tjetër i dhembshurisë, mëshirës dhe faljes që tejkalon urrejtjen dhe armiqësinë. Si përfundim, është dashuria dhe dhembshuria që janë cilësi të dritës, atributet e Zotit, drita e të cilave ndriçon çdo hapësirë të errët të zemrës.
Sa herë që ndjekësit e tij i kërkonin të mallkonte persekutorët- ashtu siç kanë vepruar më parë profetët biblikë- Muhamedi refuzonte, duke thënë që ai është dërguar të jetë Profeti i Mëshirës (Nabi al-Rahma) dhe jo të mallkojë njerëzimin. Duke qenë se njëra nga detyrat që Kur‘ani u ka vendosur myslimanëve është të angazhohen në vetë-kritikën etike dhe të kritikojnë familjet e tyre dhe komunitetin për hir të Zotit (Kur‘an 4:135), duhet të pranojmë që spiritualiteti aktualisht nuk është në gjendjen që duhet të jetë në komunitetin e Muhamedit. Ekziston një minoritet shumë i vogël i komunitetit të Muhamedit, ku fatkeqësisht shpreh lidhjen e tij me Profetin kryesisht nëpërmjet zemërimit e jo mëshirës.15
Nëpërmjet këtij libri, do të eksplorojmë mënyrat e ndryshme në të cilat grupe të ndryshme myslimanësh kanë gjetur frymëzimin tek Muhamedi për të arritur bukurinë dhe urtësinë si dhe mënyrat se si disa kanë kërkuar të justifikojnë dhunën dhe paragjykimet duke iu referuar episodeve të caktuara në jetën dhe mësimet e Muhamedit.
Nëse shpresojmë të arrijmë një kuptim të saktë historik mbi jetën, mësimet dhe rëndësinë e Muhamedit, pyetja se cilave burime duhet tu referohemi është mjaft e rëndësishme. Në këtë vëllim, jam përpjekur të mbuloj pjesën më të gjerë të burimeve mbi Muhamedin, duke përfshirë burimet më të besueshme historikisht. Si fillim, kam sjellë pjesë nga Kur‘ani. Kur‘ani nuk shikohet nga myslimanët si fjalët e Muhamedit, por shpallje hyjnore që transmeton fjalët e Zotit nëpërmjet Profetit. Kur‘ani nuk është libër ―rreth‖ vetë Muhamedit: nuk është Ungjilli i Muhamedit.
Në Kur‘an nuk gjen tregime rreth mrekullive të Muhamedit si ushqyerjen e të varfrit apo shërimin e të sëmurëve. Por, vetë Kur‘ani konsiderohet mrekulli përsa i përket aspektit të tij shpirtëror, bukurisë dhe elokuencës. Megjithatë, në mund ti referohemi Kur‘anit për të marrë një kuptim më të mirë mbi botën në të cilën u shfaq Muhamedi, dhe botën për të cilën ai u përpoq të krijonte. Burimi ynë i dytë janë hadithet, deklaratat që i atribuohen Profetit Muhamed. Hadithet janë mbledhur së pari gojarisht, po më pas janë shkruar. Ekzistojnë mbledhje të haditheve të shumta në shkallë të ndryshme të besueshmërisë; së bashku ata formojnë një nga burimet kryesore për të kuptuar jetën e Muhamedit.
Burimi ynë i tretë është literatura Sira (zhanri i jetës së Muhamedit), që përpiqet të shkëpusë referenca të shkurtra Kur‘anike dhe të mbush hapësirat në mënyrë të tillë që të mund të krijojnë të gjithë historinë. E para e këtij lloji është sira e Ibn Is‘haq, që është formuluar rreth 150 vite pas Profetit. Burimi i katërt konsiston në një grup materiali të shenjtë.
Megjithëse nganjëherë këto mund të jenë burime të dyshimta për të kuptuar Muhamedin historik, janë materiale të çmuara për të kuptuar sesi Muhamedi u pranua dhe imagjinohej në fenë islame. Një formë e mirë për të vërejtur sesi të gjitha këto burime janë ndërlidhur, ndërkohë që përmbajnë pak pasiguri, është të ndërmarrim një çështje, si p.sh. mënyrën si tradita islamike kuptoi marrëdhënien ndërmjet Muhamedit dhe shpalljeve të mëparshme.
Një nga mënyrat më të prekshme për të zbuluar vazhdimësinë e Muhamedit dhe traditës biblike është nëpërmjet përkujtimeve të ndryshme të tregimeve të jetës së Muhamedit (Sira) në traditën islamike. Përgjatë shekujve, kanë ekzistuar versione të ndryshme rreth jetës së tij, të cilat shpesh përpiqen të tregojnë historitë e Muhamedit nëpërmjet epikës. Si të gjithë epikat, ata janë të ndërthurura me drama dhe konflikte; këto tregime i kushtojnë një rëndësi të madhe konflikteve të Muhamedit me mekasit si dhe luftërave mes tyre në Badr, Uhuh dhe Khandaq. Më e para dhe ndoshta më autoritarja e këtyre veprave, pra ―Jeta e Muhamedit‖, është Sirat Rasul Allah (―Jeta e të dërguarit të Zotit‖), e shkruar nga Ibn Ishaq (d. 767) e cila po mbijeton sot falë botimit të Ibn Hisham (d.883). Thënë ndryshe, biografia e plotë e Muhamedit që i referohemi sot, i përket jo më shumë se 150 viteve pas jetës së vetë Profetit. Sirat Rasul Allah aktualisht është botuar në shumë gjuhë të ndryshme, pavarësisht se autorët myslimanë modern vazhdojnë të shkruajnë më shumë tregime bashkëkohore rreth jetës së Muhamedit. Kështu, e para Sirat Rasul Allah jo vetëm mbulon jetën e Muhamedit, por gjithashtu tenton të paraqesë përfshirjen e Zotit në jetën e njeriut që nga krijimi nëpërmjet profetëve biblike e deri tek Muhamedi. Gjysma e parë e librit fillon me historinë e krijimit dhe vazhdon më tej me historinë e njohur biblike. Libri i kushton një kapitull profetëve më të rëndësishëm: Nuhut, Ibrahimit, Lutit, Jusufit, Musait, Hezkielit, Davudit, Sulejmanit, Ezras, Isait etj. Ndërsa disa
kapituj të vegjël i kushtohen profetëve të tjerë. Gjysma tjetër e librit është biografia e Muhamedit. Kështu, struktura është mjaft e ngjashme me atë të Biblës së Krishterë, ku në Dhiatën e Re, tregimet e Jezu Krishtit dhe komunitetit të hershëm vijnë pas Dhiatës së Vjetër, e cila i trajton profetët nga krijimi deri tek parashikim i arritjes së Jezusit.
Thënë ndryshe, për biografistin e parë dhe më të rëndësishëm të Muhamedit, nuk ka asnjë ndarje të mprehtë mes tregimit të Muhamedit dhe profetëve biblikë të mëparshëm. Historia e Muhamedit vazhdoi edhe pse arriti kulmin në momentin e shpalljes. Me kalimin e kohës, vëllimi i parë i librit u kufizua mjaft, derisa gjatë fundit të shekullit të njëzet duhej të kompletohej sërish. Ky kufizim i mëvonshëm është tregues i vullnetit të traditës së mëvonshme islamike për të parashtruar një ndarje të mprehtë mes revolucionit Muhamedan dhe shpalljeve profetike të mëparshme.16 Përgjatë shekujve, myslimanët janë lëkundur mes theksimit të vazhdimësisë së shpalljes së mëparshme dhe pozicionimit të Profetit si zëvendësues i tyre. Në njëfarë mënyre, ky tension nuk është shumë ndryshe mënyrave të shumta ku të krishterët artikulojnë marrëdhëniet e tyre me traditën ekzistuese hebraike.
Përgjatë shekujve, janë prodhuar shumë vëllime të njëjta si Sirat Rasul Allah që paraqesin profetësinë e Muhamedit në një kontekst më të gjerë biblik. Një shembull i mirë është punimi i Kisa‘it i cili vdiq rreth 1200. Ai shkroi një vëllim të titulluar Qisas al-anbiya‘(Tregimet e Profetëve). Ky vëllim fillon me krijimin (fronin e Zotit, tokën dhe qiejt) para se të nis me historinë e krijimit të Ademit dhe Havasë; dëbimi nga Parajsa; anija e Nuhut; migrimi i Ibrahimit; fëmijët e Ibrahimit, Isaku dhe Ismaili; Jusufi në Egjipt; vuajtjet e Ejubit; Musai dhe Haruni; Jushe, Sulejmani, Davudi dhe Isai. Me fjalë të tjera, lexuesit myslimanë të këtyre teksteve- të cilët në përgjithësi nuk u referohen më teksteve biblike- kanë parë këto figura profetike biblike si pjesë e universit të tyre dhe lexuar prejardhjen e tyre spirituale duke përfshirë profetët e njohur biblikë para Profetit. Secili kapitull bazohet në ajetet në Kur‘an, ku në mënyrë specifike përmend secilin profet dhe shtjellon tregimet e shkurtra Kur‘anike për të formuar kështu tregimin e plotë.
Vëllimet si Tregimet e Profetëve nga Kisa‘i u gërshetuan me një traditë të lavdishme veprash artistike. Artistët në oborret mbretërore filluan të dizajnonin këto shkrime të pasura duke pikturuar tregimet e profetëve. P.sh. shikoni këto dy piktura të paraqitura më poshtë nga një version i ilustruar i Qisas al-anbiya‘. Imazhi i parë paraqet Ibrahimin që sakrifikon djalin e tij Ismailin. Historia e sakrificës së Ibrahimit, në qendër të vëmendjes për traditën hebraike dhe atë të krishterë, është e një rëndësie të madhe edhe në islam. Konturet themelore të tregimit kur‘anor janë mjaft të ngjashme me atë biblikë, edhe pse djali, mjaft i rritur për të dhënë pëlqimin e tij, konsiderohet të jetë një pjesëmarrës i gatshëm në episod. Burimet myslimane nuk pajtohen se cili djalë i Ibrahimit, Isaku apo Ismaili ishte për tu sakrifikuar. Disa ndjekin traditën hebraike në përcaktimin e Isakut, ndërkohë që shumica e kësaj tradite besojnë se meqë Ismaili ishte më i madh se Isaku, ai ishte djali i vetëm‖ i Ibrahimit, kështu që Zoti i kërkon Ibrahimit të sakrifikojë atë. Të dy burimet përputhen me tregimet biblike dhe dallimet mes tyre janë karakteristikë e marrëdhënieve të traditës islame me shpalljet e mëparshme.
Megjithatë rrëfenjat e këtyre tregimeve u bënë pjesë e rrjetit të gjerë të tregimtarëve në shoqërinë myslimane duke formuar kështu bazat e njohurive të shumicës së njerëzve me historinë profetike. Thënë ndryshe, shumica e myslimanëve mësonin gojarisht historinë e tyre të shenjtë nëpërmjet historive fantastike që qarkullonin gojë më gojë dhe shpesh të treguara nga mjeshtër të rrëfimit të tregimeve në kafene dhe kontekste të ngjashme. Si ishin plotësuar këto rrëfime nga referencat shpesh të shkurtra Kur‘anore? Padyshim, dijetarët myslimanë që pasuan këtë traditë duhej të mbështeteshin në materialin e shumtë hebre dhe të krishterë për të formuluar kështu rrëfimet rreth botës para Muhamedit. Sipas dijetarëve, këto kanë përfshirë veprat hebraike si Midrash Rabbah dhe veprat sirianë të tilla si Libri i Thesareve të Shpellës, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ekzistojnë më.17 Duhet të kemi parasysh se kjo është në kohën kur pjesa më e madhe e Lindjes së Afërt të lashtë ishte dëshmitare e konvertimin gradual dhe progresiv nga krishterimi dhe hebraizmi në islam. Siç ndodh shpesh, të konvertuarit nuk braktisnin traditat e tyre, por thjesht miratonin apo asimiloninçfarëdo nuk përputhej me besimin e tyre. Ky material i pasur çifutë dhe i krishterë shpesh referohet në burimet islamike si Israi‘iliyat (literatura izraelit), dija e Bijve të Izraelit. Sot Israi‘ilijat është në qendër të një diskutimi kompleks mes myslimanëve modernë. Disa myslimanë argumentojnë se këto zanafilla janë ende një dëshmi tjetër e vazhdimësisë së ndërlikuar dhe organike ndërmjet hebrenjve, të krishterëve dhe traditës islame ndër mijëvjeçarë. Shumë kohë para Kryqëzatave dhe kolonializmit modern, këto tradita janë përzierë. Të tjerët janë përpjekur të argumentojnë në bazë të ―pastërtisë‖ se tradita islame mund dhe duhet të spastrohet nga interpretimet të cilat nuk i kanë bazat në Kur‘an dhe në traditat e Profetit.
Diskutimi nuk mbaron gjithmonë në një ndarje konservativo-liberale konvencionale. Për shembull, shumë myslimanë feministë janë kundër interpretimit të Havasë të dalë nga ―brinja e shtrembëruar‖ e Ademit me arsyetimin se vetë Kur‘ani nuk e përmend këtë.
Megjithatë, pavarësisht burimit të këtyre traditave anti feministë, në kohën e Kisa‘it (autorit të Tregimeve të Profetëve), nocioni i Havasë së krijuar nga brinja e shtrembër e Ademit ishte thurur në të kuptuarit e shumë myslimanëve dhe madje i është atribuuar edhe vetë Profetit. Këto lloje të miteve shpesh të krijimit patriarkal qëndrojnë në kontrast të plotë me modelin e krijimit të barabartë të femrës dhe mashkullit në Kur‘an. Në shkrimet islamike, të dy gruaja dhe burri thuhet të jenë krijuar nga shpirti i njëjtë (nafsin vahidatin, në Kur‘an 4:1), ku, sa për kujtesë, gramatikisht është përshkruar si të qenit femëror. Për më tepër, sipas shpjegimeve të Kur‘anit, ―rënia‖ nuk i përket vetëm Havasë: Të dy Ademi dhe Havaja përshkruhen të kenë rënë pre e shejtanit dhe të dy kanë qenë përgjegjës dhe kështu janë dëbuar nga parajsa.
Debatet e myslimanëve modernë rreth ajeteve të këtij lloji nuk lidhjen thjesht me normat gjinore. Ata gjithashtu janë pjesë përbërëse e mënyrës sesi myslimanët negociojnë apo kundërshtojnë fatin e tyre spiritual, që mbeten gjithashtu të endura- madje edhe të ngatërruara- dhe të ndryshme nga trashëgimia biblike.
Rregullat për të pasur një bisedë të frytshme dhe kuptimplotë përgjatë vijave religjioze dhe kulturore nuk janë aq të ndryshme sa rregullat për të pasur marrëdhënie kuptimplotë ndër personale. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj bagazheve të secilit duke shmangur projektimin e problemeve tona tek njerëzit e tjerë, duhet të dëgjojmë me kujdes çfarë të tjerët tregojnë në lidhje me historitë e tyre dhe të shmangim arritjen në konkluzione të shpejta. Gjykimi i të tjerëve është shpesh një ushtrim në vetë drejtësi, dhe jo plotësisht i dobishëm. Le të shqyrtojmë këto rregulla në kontekstin e projektit tonë në kujtesën e Muhamedit.
1. Të kujtojmë bagazhet dhe motivet tona
Në këtë vëllim, ne do të merremi me çështjet rreth të cilave myslimanët kanë rënë dakord si dhe tematikat të cilat kanë ngritur debate dhe diskutime të mëdha mes tyre, madje edhe të turpshme. Debati dhe diskutimi janë pjesë e domosdoshme e një dialogu të ndershëm. Kështu, asnjë nuk mund të diskutojë apo të hyjë në dialog me myslimanët pa qenë i ndërgjegjshëm i historisë së tij, pikat e forta të metat e traditës së vet. Një ndër gabimet e përgjithshme që bëhen gjatë debateve ndër-fetare është se njerëzit përfundojnë duke krahasuar aspektet më të larta dhe fisnike të traditës së tyre me aspektet më të shëmtuara të të tjerëve. Nëse dëshirojmë të kuptojmë ―Kujtimet e Muhamedit‖, duhet jo vetëm të dëgjojmë shpjegimet e myslimanëve, por duhet të pranojmë realitetin dhe historinë e traditave të tjera.
Një shembull historik hedh dritë mbi këtë pikë mjaft të bukur. Një figurë madhështore e historisë së krishterimit të hershëm modern ishte Martin Luther, i cili ka qenë gjithnjë i lidhur me reformën protestante. Luther, i cili jetoi pas pasojave të 1453 të pushtimit osman të Kostandinopojës, ishte i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm- madje i frikësuar- nga prezenca e Myslimanëve (―Turqve‖ sipas tij) dhe ishte mjaft i interesuar të studionte islamin. Ai nuk ishte i interesuar në të kuptuarit e fesë islame në vetvete, apo njohjen e myslimanëve si qenie njerëzore. Përkundrazi, ai studioi islamin për të konfirmuar nocionin e tij të formuar se kjo fe ishte heretike dhe gjithashtu inferiore ndaj krishterimit. Kjo është një pjesë e shkëputur nga parathënia e përkthimit të Kur‘anit në latinisht në vitin 1543:
Doja ti hidhja një sy tekstit të plotë të Kur‟anit. Nuk dyshoj se sa më shumë persona të devotshëm dhe të ditur lexojnë këto shkrime, aq më shumë gabime dhe emri i Muhamedit hidhet poshtë. Vetëm sa për marrëzi apo çmenduri të hebrenjve është më lehtë të vërehen sekretet e fshehura por që kanë dal në pah, kështu që kur libri i Muhamedit të bëhet më i njohur dhe tërësisht i ekzaminuar në të gjitha pjesët e tij, të gjithë personat e devotshëm mund të kuptojnë më lehtë marrëzitë dhe kurthet e djallit dhe kështu do të jetë më lehtë ti refuzosh ato.18
Me fjalë të tjera, qëllimi i Lutherit në shkrimine kësaj parathënie nuk ishte në të vërtetë përcjellja e asaj që ai kishte mësuar rreth traditës islame, por për të refuzuar gjoja ―gabimet‖ e Kur‘anit si dhe ―veçanërisht emrin e Muhamedit‖. Është intriguese mënyra sesi Lutheri gjithashtu ndërlidh refuzimin e myslimanëve me atë të hebrenjve, një tregues i asaj që kemi identifikuar si manifestime të shumta të antisemitizmit kundër hebraizmit dhe islamit. Nuk është për tu çuditur sesi Lutheri i cilëson myslimanët dhe hebrenjtë (madje edhe Papën) si njerëz të djallit.
2. Të pohojmë problemet e traditëssonë
Ndonjëherë është më lehtë të flasim për problemet e ―atyre njerëzve‖ apo ―ju njerëz‖ sesa ndershmërisht të përballemi me sfidat që na prekin të gjithëve. Rrëfimet të cilat e paraqesin Muhamedin si një ekstremist të dhunshëm apo abuzues seksi janë aq të shtrembëruara sa të gjithë shkrimet e Biblës që paraqesin Musain si vrasës ekskluziv të arratisur (Eksodi e:11-15), Ibrahimin si vrasës të mundshëm fëmijësh (Zanafilla 22:1-19), dhe Jezusin si një djalë të ri me një problem të madh menaxhimi i cili gjuan me shqelma tavolinat në mjediset zyrtare (Marku 11:15; Zanafilla 21:12). Pjesa më e madhe e besimtarëve do të thonin se këto rrëfime paraqesin një deformim të së vërtetës në lidhje me Ibrahimin që ata njohin, Musain i cili solli Turatin si dhe Jezusin (Isain) i cili mishëronte dashurinë e Zotit për ta.
Polemikat më të sofistikuara marrin vargje nga bibla dhe fjalë për fjalë u heqin atyre kontekstin. Imagjinoni të lexoni hebraizmin apo krishterimin duke u fokusuar thjesht në këto vargje biblike: Mbi dhunën: ―I bekuar është ai që i kap fëmijët tuaj dhe i përplas pas gurit !‖(Psalm 137:9) Të punosh ditën e shtunë: ―I gjithë tubimi sollën (një njeri i cili mblidhte shkopinj) jashtë kampit dhe e vranë me gurë deri në vdekje, ashtu siç Zoti ka urdhëruar Musain.‖(Numrat 15:36)
Mbi marrëdhëniet gjinore: ―Bashkëshorte, binduni burrave tuaj ashtu siç i bindeni Zotit. Burri është kreu i shtëpisë ashtu siç është Krishti kreu i kishës.‖ (Efesianë 5:22-23)
Jezusi që nuk sjell paqen, por shpatën: Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej. Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra, dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet. (Mateu 10:33-36)
Si u përgjigjemi këtyre vargjeve? Hebrenjtë dhe të krishterët më të devotshëm e kanë të vështirë të konsiderojnë këto shprehje si bazën e besimit të tyre. Disa mund të shpejtonin të hapin Biblën që të sigurohen se këto vargje nuk janë të rreme. Nuk janë. Të tjerët mund të protestonin se besimi i tyre vjen nga Zoti i dashurisë dhe drejtësisë, nga Ai i cili e do botën aq shumë saqë dha të vetmin birin e tij të Vetëmlindur për mëkatet e njerëzimit, apo vargjet e hedhjes së gurëve në Bibël janë këshillë për të nënvizuar sa seriozisht duhet të marrim në konsideratë urdhrat e Zotit. Arsyeja që solla këto vargje nuk është për të përçmuar hebraizmin apo krishterimin. Vetëm një person me një horizont të ngushtë të vetvetes kënaqet të kritikojë të tjerët duke i ulur sa më shumë. Arsyeja qëndron tek ngjashmëria e këtij procesi me islamin.
Një dredhi e ngjashme e islamofobëve është sjellja e një liste të ajeteve në Kur‘an apo fjalëve të Muhamedit duke argumentuar se këto ajete – pa asnjë kontekst, interpretim apo asnjë set alternativ të ajeteve- paraqesin esencën e islamit për të gjithë përjetësinë, pa marrë parasysh çfarë mund të thonë myslimanët apo sesi i përgjigjen ata.
A nuk na kujton Shekspiri se ―djalli mund të citojë shkrimin për qëllimin e tij‖? Disa nga ajetet e preferuara të islamofobëve janë: Mbi gjininë: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.
Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi”. (Kur‘an 4:34) Mbi luftën: “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vihuni pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues”. (Kur‘an 9:5, ―Ajeti i shpatës‖) Mbi konfliktin me hebrenjtë si pjesë e apokalipsit: ―Apostulli i Zotit tha, ‗Ora nuk do të krijohet derisa ju të luftoni me hebrenjtë, dhe guri prapa të cilit do të jetë i fshehur hebraiku do të thotë, O mysliman! Këtu është një hebre i fshehur pas meje, vrite atë.‖ (Hadith Bukhari, vol.4, libri 52, no.177)19
Si u përgjigjemi këtyre ajeteve? Shumica e myslimanëve të përkushtuar do të donin të konfirmonin që nuk janë ajete të rreme (dhe nuk janë). Më pas do të këmbëngulnin që këto vargje nuk paraqesin esencën e besimit të tyre, të cilat janë shpallje kontekstuale që i përgjigjen një momenti të caktuar në kohë, dhe nuk duhet të merren si të zbatueshme për të gjitha kohët dhe vendet- dhe sigurisht as për kohën dhe vendin tonë.
I paraqita këto shembuj paralelë nga vargje të vështira‖ nga tradita Ibrahimane për të theksuar diçka. Nëse ne fillojmë këtë udhëtim intelektual dhe fetar të predispozuar për të parë të keqen tek tradita e tjetrit, atëherë nuk ia vlen të lexosh më tej. Ka shumë libra të tjerë që me kënaqësi do të konfirmojnë paragjykimet tona të mëparshme ndaj traditave të tjera. Nëse, nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në një kulturë të bujarisë që pohon se të gjithë traditat përmbajnë vargje, mësime dhe praktika të cilat në shikimin e parë- dhe nganjëherë në të dytin apo të tretin- mund të duken plotësisht problematikë dhe më pas duhet ti pranojmë ato, por të gjithë traditat tona gjithashtu përmbajnë një mençuri dhe bukuri të thellë, atëherë jemi të gatshëm të nisim udhëtimin bashkë.
Dhe sa udhëtim i bukur është! Duke studiuar besimin e tjetrit ne mësojmë më shumë rreth besimit tonë si dhe rreth sfidave të të qenurit besimtar në botën e sotme në mënyrë më të përgjithshme.
Ndoshta mund të ekzistojë ende një shpresë e jo vetëm të mësuarit rreth njëri-tjetrit, por gjithashtu të mësuarit nga njëri tjetri. Të thuash që myslimanët duhet të kenë dijeni rreth hebraizmit dhe krishterimit është një gjë, por a jemi ne të gatshëm të ndërmarrim hapin tjetër për të mësuar nga ligji i Musait dhe ungjilli i Isait? Po kështu, krahas mësimit rreth Muhamedit si profet dhe figurë e rëndësishme historike, a jemi ne të gatshëm të mësojmë nga modelit i Muhamedit për të përkrahur të varfrin dhe të shtypurin e shoqërisë ndërsa në të njëjtën kohë i hapim zemrat tona të Madhërishmit nëpërmjet lutjes?
3. Projektimi i problemeve tona tek të tjerët
Kushdo që lexon vëllim pas vëllimi nga autorët perëndimorë të cilët akuzojnë Muhamedin- dhe në fakt të gjithë islamin- se përkrahin dhunën si një virtyt themelor dhe kardinal, duhet të pyesim veten nëse bëhet fjalë për aktin që psikologët e cilësojnë ―projektim‖. A mos vallë është kjo që vetë ShBA të cilët janë shndërruar në një perandori kolonizuese dhe uzurpuese, po përpiqen të merren me dhunën e tyre aktuale duke ua projektuar atë ―të tjerëve‖? A mos vallë është kjo që vetë shoqëria e mbi seksualizuar amerikane përdor seksin për të shitur gjithçka duke filluar nga uji mineral deri tek makinat? A mos është vallë kjo që vetë shoqëria amerikane është ende e sfiduar thellësisht me luftën për barazi gjinore?
Apo ka lidhje me të atë që të gjithë diskutimet rreth herezisë dhe devijimit kanë të bëjnë me ankthin e shumë amerikanëve dhe evropianëve në lidhje me rritjen e nivelit të emigrimit nga ―jashtë‖? A mundet që këto ndjenja të hyjnë në debate pasiononte rreth asaj që çfarë kuptimi ka të jesh amerikan ―i vërtetë‖, apo evropian ―i vërtetë‖, në një kohë të ndryshimeve masive të popullsisë globale? A është përpjekja për të esencializuar dhe demonizuar islamin një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar ―vlerat amerikane‖ pak a shumë në të njëjtën mënyrë që disa njerëz ndërtuan vlerat amerikane kundër komunizmit në një epokë më të hershme?
Apo mund të jetë kjo që të gjithë bisedimet rreth planeve islamike për të marrë botën (apo për të shkatërruar atë) në fakt maskojnë realitetin që ShBA kanë mijëra baza ushtarake në mbi njëqind vende të botës? Apo ngaqë ShBA-ja është prodhuesi dhe rezervuesi më i madh në botë i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike? Apo është kjo që ShBA-ja që posedon armë të mjaftueshme bërthamore për të siguruar që madje edhe çokollatat Twinkiedhe buburrecat ( të cilët janë dy rezistuesit më të fuqishëm të sulmit bërthamor) nuk do të mund ti mbijetojnë shkatërrimit tonë të sigurtë bashkarisht?20
Duke qenë se ShBA-ja angazhohet në luftërat kundër vendeve me popullsi më madhe muslimane dhe mbetet e zhytur në konfliktet politike me Lindjen e Mesme duke filluar nga Iraku dhe Afganistani deri në Iran dhe Palestinë/ Izrael, disa kanë filluar të tregojnë analogjinë mes Irakut dhe Vietnamit. Martin Luther King Jr. ka deklaruar në lidhje me popullin vietnamez:
Ndoshta vetëm sensi i tij i humorit dhe ironisë mund të shpëtojë atë kur ai dëgjon kombin më të fuqishëm të botës teksa flet mbi agresionin kur hedh mijëra bomba në një vend të varfër dhe të dobët mbi 8 mijë milje larg brigjeve të tij.21
A mundet që një sens i tillë i humorit dhe një angazhim për të mbështetur shenjtërinë e të gjithë jetëve njerëzore do të na ndalonte ne nga fundosja në humnerën e errët të urrejtjes drejt çdo elementi të njerëzimit? Vetëm pasi të bëjmë marrëveshje me ndershmëri dhe vetë-kritikë me tendencën tonë për të projektuar të metat dhe dështimet tona mbi të tjerët do të mund të lëvizim drejt një studimi të ndershëm dhe të dobishëm të traditave të tjera fetare.
4. Duke mësuar Rreth Njëri-Tjetrit, duke Mësuar nga Njëri Tjetri
Dekada e fundit e shekullit të njëzet dhe dekada e parë e shekullit njëzet e një kanë qenë dëshmitarë të diskutimit të madh rreth ―globalizimit‖. Ndërkohë që përkufizimet e globalizmit ndryshojnë, në përgjithësi është një njohje që sot ekziston një lëvizje e paparë e mallrave, njerëzve dhe ideve anë e mbanë botës. Disa aspekte të globalizimit janë festuar, duke qenë se pa dyshim bën të mundur njohjen me kulturat dhe qytetërimet tjera si dhe tani është më lehtë se kurrë për të vizituar njëri-tjetrin në botën e globalizuar, qoftë në prezencë apo ―virtualisht‖. Aspekte të tjera të globalizimit, gjithsesi, kanë sjellë shqetësime reale për shumë vende: për disa vende ekziston frika e humbjes së kulturës vendase, ndërsa të tjerët përballen me perspektivën e vërtetë të humbjes së vendit të punës për shkak të forcave të jashtme punëtore. Përveç kësaj, globalizimi ka luajtur rol në rritjen e dhunës nacionaliste, shkatërrimin e mjedisit planetar si dhe në rritjen e mospërputhshmërisë mes të pasurit dhe shumë të varfrit.
Krahas festimeve dhe shqetësimeve, mbetet ende një fakt: ne jemi shumë më të vetëdijshëm për ndër lidhshmërinë tonë me njerëzit e tjerë sesa kemi qenë në çdo pikë tjetër në historinë njerëzore. Shumica e të cilëve janë të angazhuar në këtë perspektivë globale ka gjasa të festojnë këtë vetëdije. Dikujt mund ti kujtohen fjalët e Martin Luther King Jr. kur ai profetizoi të gjithë fëmijët e Perëndisë të kapur pas një rrjeti të pashmangshëm të reciprocitetit apo fjalët e Profetit Muhamed kur e ka përshkruar njerëzimin si të ishte pjesë e një trupi. Ata të cilët janë më të prirur për të çmuar vlerën e një etnie, kombi apo feje të veçantë mbi njerëzimin e përbashkët, apo përkundrazi e dënojnë atë, ka të ngjarë të mbajnë zi për këtë perspektivë globale duke e parë këtë si shkatërruese dhe dëmtuese të dallueshmërisë së tyre. Pra, të festojmë apo jo, çështja qëndron tek ajo që ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër sot veçse të njohim njëri-tjetrin.
Pavarësisht nëse qëllimi ynë është të mësojmë të ndajmë të njëjtin planet apo të përpiqemi të dominojmë pjesët e tjera të botës, nuk mund të veprojmë pa pasur njohuri të thellë mbi njëri-tjetrin. Për të vetmen arsye, mund të thuhet që epoka jonë na bën thirrje për burimet që na prezantojnë ne me njëri-tjetrin. Ky libër ka për qëllim të jetë pjesë e këtij dialogu. Ambiciet e tij janë humaniste të qarta në angazhimin për ruajtjen e vlerave të njësive të shumta kulturore, fetare dhe qytetare në një kohë ku shumë do kishin preferuar të na shikonin neve duke u përballur me njëri-tjetrin nëpërmjet paradigmës së konfliktit.
Ne kemi dëgjuar së fundmi të flitet shumë rreth ―luftës së qytetërimeve‖, gjoja mes islamit dhe Perëndimit. Angazhimi im konsiston në një dialog global përmes vijave të parashikuara nga Kur‘ani, ku thuhet se Zoti na ka krijuar neve prej një mashkulli dhe një femre si dhe na bëri popuj e fise që të njihemi ndërmjet vete (Kur‘an 49:13). Ky vëllim ka si synim të kontribuojë në një dialog të ndershëm dhe vetë-kritikë mes qytetërimeve.
Siç do të shohim, shumica e myslimanëve janë vetëpërmbajtur nga krijimi i imazheve të Profetit, duke preferuar që në vend të imazheve të përqendrohen në pamjet përmes përfaqësive kaligrafike dhe tregimeve. Shqetësimi i tyre ka qenë se duke pasur parasysh dashurinë e madhe të myslimanëve dhe respektin ndaj Muhamedit, imazhet e tij mund të bëhen shkak që njerëzit të ngatërrojnë adhurimin e Zotit të Profetit me adhurimin e Profetit të Zotit. Do e vërejmë se, gjithsesi, një traditë miniaturë, padyshim një trashëgimi e sjellshme, lulëzoi në kohët mesjetare, veçanërisht në Iran, Azinë Jugore, Azinë e Mesme dhe në tokat turke.
Në kohët moderne, disa nga këto zona kanë vazhduar të prodhojnë imazhe fizike të Profetit; aktualisht mund të gjenden më tepër në Iranin e sotëm, ku është mjaft e zakonshme të gjenden varëse që mbajnë pamje të Muhamedit si dhe postera të Profetit që mund të shiten në qoshet e rrugëve.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë e dokumentimit të tensionit dhe kundërshtimeve mes myslimanëve në lidhje me mënyrën më të mirë të ruajtjes së kujtimeve të Muhamedit. Ky libër është një mënyrë për të shprehur këto kujtime kontestuese të Muhamedit, të kuptueshëm për publikun e ndryshëm, atë mysliman dhe jo mysliman.
Përtej dyshimit, ky libër ka si qëllim të hetojë burimet më autentike dhe historike rreth Muhamedit, të tregojë pozitën e tij historikisht, të sigurojë detaje të rëndësishme mbi jetën e tij, shpalljen e Kur‘anit si dhe mësimet themelore të islamit. Krahas këtyre, ky vëllim synon të merret me kujtimet e Muhamedit si dhe të shqyrtojë se si Muhamedi është mbajtur mend, festuar dhe kontestuar nga ndjekësit e tij përmes shekujve. Gjithashtu, libri kërkon të sigurojë një shpjegim se si Muhamedi është pritur në zemrat e komunitetit të tij si dhe si duhet të pritet sot dhe nesër. Pjesë e premisës sime në këtë vëllim është kjo se në qoftë se qëllimi ynë është të zhvillojmë një kuptim të rëndësisë së Muhamedit për myslimanët, atëherë duhet të kapemi një nga një pas tregimeve të jetës së tij dhe të vërejmë sesi myslimanët i kujtojnë dhe interpretojnë këto episode të rëndësishme.
Qasja jonë pastaj, luhatet mes ―Muhamedit historik‖ dhe ―Muhamedit të nderit‖, për të evokuar dy ide nga Muhamedi. Unë do përshkruaj pjesët kryesore të jetës së Muhamedit dhe në çdoçështje do të ndaloj të reflektoj në mënyrën sesi myslimanët kanë parë këto ndodhi në mënyrat historike dhe spirituale kuptimplotë. Për shembull, le ti hedhim një vështrim historisë së lindjes së Muhamedit.
Shpjegimet e Dhiatës së Re rreth lindjes së Jezuit janë të njohura për shumicën, dijetarët e lindjes (tradicionalisht thuhet të jenë tre) të cilët erdhën të kërkonin mbretin e porsalindur me ar, temjan dhe mirrë. Dijetarët thuhet të kishin ndjekur yllin që dukej madje edhe në vendin e tyre (tradicionalisht identifikohet si Persia), duke sinjalizuar rëndësinë kozmike të lindjes së Krishtit (Matthew 2:1-12).
Kështu, këto shpjegime u endën në një grup më të madh tregimesh, disa nga burimet pagane, duke rezultuar në festimin e Krishtlindjeve. Festimet e ditëlindjes së Muhamedit përbëjnë gjithashtu një ngjarje të rëndësishme për myslimanët. Të njohura si ―Mawlid‖, këto janë ditë të shënuara për myslimanët të cilët përkujtojnë hapjen e kësaj dere të mëshirës në botën tonë. Myslimanët me këtë rast këndojnë poema tradicionale dhe lutje të ndryshme. Njëkohësisht, disa myslimanëkonservatorë sulmojnë këto praktika si, në rastin më të mirë, risitë heretike dhe në rastin më të keq, mënyrat e adhurimit të Muhamedit në vend të Zotit. Me fjalë të tjera, përkujtimi i ditëlindjes së Muhamedit është një ngjarje për myslimanët për të festuar ditëlindjen e tij si dhe për të sfiduar kujtimin e tij. Tregimi i lindjes së Muhamedit konsiston në shumë tipare të cilat gjenden në lindjen e themeluesve të traditave të tjera fetare. Një nga shpjegimet më të bukura është shkruar nga një historian irakian i shekullit të katërmbëdhjetë, Ibn Kathir. Ky rrëfim është gjithashtu i mbushur me episode të mahnitshme në parajsë dhe në tokë. Ibn Kathir transmeton se lindja e Muhamedit ka qenë një ngjarje e bekuar që ka shkaktuar zhdukjen e shejtanit. Ai transmeton se shejtani ka bërtitur në katër raste: ditën që është mallkuar nga Zoti, ditën që është përjashtuar nga parajsa, ditën që ka lindur Profeti Muhamed si dhe ditën kur vargjet hapëse të Kur‘anit i janë shpallur Muhamedit.22
Lindja e Muhamedit ishte e mbushur edhe me shenja këtu në tokë. Nëna e tij, Amina, e cila ishte në Arabi, vuri re një dritë që doli nga barku i saj dhe ndriçoi të gjitha kështjellat gjatë rrugës për në Siri dhe Bizant.23
Kur bebi Muhamed u lind, ai ra në tokë, mori një pjesë balte dhe ngriti kokën drejt parajsës. Amina rrëfen se dukej sikur e gjithë shtëpia e saj ishte larë në dritë dhe dukej sikur yjet kishin ardhur aq afër saqë ajo mund ti prekte ato.
Lindja e Muhamedit gjithashtu është parë si shenjë e fundit të politeizmit dhe rikthimit të besimit në një Zot: Sipas rrëfimeve të Ibn Kathirit mbi lindjen e Muhamedit, idhujt paganë dukenin mjaft të zymtë dhe disa ranë poshtë nga vendet e tyre.24
Lindja e tij gjithashtu pati ndikim edhe në bashkësitë e tjera fetare: Në Iran, zjarri i tempullit Zoroastrian u fik dhe pallati i famshëm në formë kupole i mbretit Khosrou (mbretit Persian) u dridh aq fort saqë katërmbëdhjetë ballkonet e tij u rrëzuan. Sipas Ibn Kathir, hebrenjtë e Mekës dhe Medinës kishin parandjenjën rreth lindjes së një profeti të ri, duke treguar se dhurata e profetësisë do të largohej nga bijtë e Izraelit për tek arabët. Në mesin e të krishterëve, Nexhashij sunduesi i Abisinië dhe murgjërit e Bizantit kishin vizionin se ―një profet ka ardhur në tokën tuaj. Ndërsa ai po mbërrinte, u shfaq ylli i tij.‖25 Për sytë dhe veshët tanë bashkëkohorë, disa nga këto rrëfime mund të duken fantastike, frymëzuese apo të pabesueshme. Shpërthimet e sferës së shenjtë në fushën fizike të ekzistencës sonë sfidojnë shumë parime shkencore që kanë përvetësuar pjesa më e madhe e modernëve. Mund të duket e çuditshme që në shekullin e katërmbëdhjetë një historian si Ibn Kathir do të shfaqte pak skepticizëm në lidhje me disa nga ngjarjet më fantastike duke shtuar komente të tilla si:
Kjo është shumë e çuditshme,‖ ose, Ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje me vërtetësinë e kësaj,‖ apo shprehja tradicionale e preferuar e myslimanëve, Zoti e di më së miri‖. Në mënyrë të qartë, madje edhe në komunitetin e besueshëm të Muhamedit, kanë ekzistuar gjithnjë një seri metodash se në çfarë duhej dhe nuk duhej besuar si dhe rreth rëndësisë dhe kuptimeve të lidhura ngushtë me ngjarjet e jetës së Profetit.
Në disa mënyra, një vëmendje e madhe i është kushtuar divergjencës mes shpjegimeve tradicionale të myslimanëve të devotshëm në lidhje me Profetin dhe prezantimeve polemizuese të së djeshmes dhe sotmes. Një vëmendje jo e mjaftueshme i është kushtuar varieteteve të brendshme të myslimanëve, kujtimeve të shumta të Muhamedit.
Dhe nuk janë vetëm burimet skolastike perëndimore që kanë qenë gjithnjë mjaft të shqetësuar në lidhje me polemikat perëndimore (dhe lavdërimin e rastit të Muhamedit). Madje edhe vetë myslimanët kanë qenë të preokupuar me atë që jomyslimanët mendojnë për ta, veçanërisht në lidhje me Profetin e Nderuar. Një tregues i kësaj është se praktikisht çdo qendër islamike që kam vizituar në Amerikën e Veriut kanë një kopje të librit të titulluar 100: Një renditje e personave më me ndikim në histori, shkruar nga Michael Hart. Autori i këtij vëllimi është astrofizikan çifut i cili ka arritur në përfundimin se Profeti ka qenë personaliteti më me influencë në historinë njerëzore.26 Ky libër është shitur në rreth 500 mijë kopje, ende do të ishte e drejtë të thuhej se disa lexues myslimanë të librit 100 kishin dëgjuar më parë nga Michael ose dinin rreth propozimit të tij të diskutueshëm se mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën racore dhe atë të identitetit në ShBA është ndarja e vendit në tre zona racore: një për zezakët, një për jo zezakët dhe një për ata të cilët zgjedhin integrimin.27 Pse kaq shumë myslimanë duhej të blenin një libër të tillë nga një personalitet i tillë përçarës racor?
Kjo ishte vetëm sepse ai ka renditur Muhamedin si figurën më të lartë në historinë njerëzore. Kur ne si myslimanë shikojmë të tjerët për të na dhënë një ndiejnëafirmimi, megjithatë, ne jemi duke demonstruar një kompleks inferioriteti. Shumë biografi moderne të Muhamedit përmbajnë një seksion të gjatë të mbushur me çdo koment lavdërues që jo myslimanët perëndimorë i kanë bërë rreth Profetit. Gjatë dyqind viteve të fundit pjesa më e madhe e popullsisë myslimane në botë është kolonizuar dhe popujt dikur-krenarë që me të drejtë e shihnin veten si parakalues të të tjerëve në fushat e shkencës, edukimit dhe qytetërimit shumë shpejt u reduktuan në huamarrës apo ndjekës. Kështu, stimuluesi në veprat e shumë intelektualëve myslimanë në shekullin e njëzet bëri që të regjistrohet çdo deklaratë pozitive që një figurë evropiane ka bere rreth Muhamedit në histori. Pika e fundit e rëndësishme: Deri tani kemi biseduar kryesisht në lidhje me historinë e përfaqësive nënçmuese të Profetit në burimet perëndimore dhe gamën e kujtimeve myslimane. Po të flasim ende në këtë mënyrë rrezikohet përjetësimi i një diferencimi mes atyre që janë ―Perëndimorë‖ dhe atyre që janë ―Mysliman‖. Ky diferencim, si shumë diferencime të tjera, është i rrezikshëm- dhe sot është haptazi i rremë. Islami është pothuajse feja e dytë më e madhe në Evropë dhe së shpejti do të bëhet feja e dytë më e madhe në Amerikën e Veriut. Aktualisht në Amerikë jetojnë rreth gjashtë milion myslimanë të cilët janë, thënë më thjeshtë, perëndimorë dhe mysliman njëkohësisht. Në Evropë jetojnë dhjetëra milionmysliman dhe i njëjti numër myslimanësh janë në Rusi.
Intelektualët myslimanë, veprat e të cilëve lexohen në të gjithë botën në fakt vijnë nga Evropa dhe Amerika e Veriut. Kështu, pas eksplorimit të historisë torturuese të perëndimit dhe shpjegimet e myslimanëve rreth Profetit në të kaluarën, ne duhet të anashkalojmë këtë diferencim të lehtë për botën e sotme. Siç e kemi thënë, çështja e përfaqësimit perëndimor të islamit- në veçanti e Profetit Muhamed- është e rëndësishme dhe madje e shumë theksuar. Ankthi i myslimanëve modern me mënyrën sesi perëndimorët e përfaqësojnë Profetin është e pandashme nga çështjet e energjisë globale, hegjemonisë dhe kolonializmit.
Në këtë vëllim, ne do të shikojmë njëkohësisht përmes dy lenteve: rrëfimet e Kur‘anit dhe biografitë më të vjetra të Profetit Muhamed; mënyrat në të cilat episodet e jetës së Muhamedit janë kuptuar, përpunuar dhe kontestuar nga myslimanë të ndryshëm. Këto ndryshime, të cilat bëhen më të spikatura me ardhjen e kohës moderne, janë të lidhura në mënyrë direkte me ndryshimin e fatit të myslimanëve- nga të qenurit forca superiore e civilizuar në botë për rreth një mijë vite, deri tek durimi i traumave më të fundit të kolonializmit.
Në kohët e shkuara, kanë qenë myslimanët ata të cilët me plot konfidencë shikonin veten duke qeverisur zonat më të mëdha se madje edhe Perandoria Romake në kulmin e saj dhe kanë qenë ata që shikonin vetveten si arrirës të majës së kulmit të shkencës dhe mësimeve nga Kina në Spanjë. Shumë kohë më parë, myslimanët kanë qenë transmetuesit kulturor të lindjes dhe perëndimit- në një kohë kur termat si ― lindja‖ dhe ―perëndimi‖ kanë qenë të pakuptimtë. Larg nga kompleksi i inferioritetit që do të lindte më vonë, myslimanët janë ndjerë të sigurte për aftësitëe tyre qytetëruese dhe për fenë e tyre. Pjesë e këtij besimi është reflektuar edhe në kujtimet e tyre të Profetit. Myslimanët kanë kultivuar poezi të ndjeshme në traditën e devotshmërisë ndaj Profetit, ku i drejtohen Muhamedit si më poshtë:
Fytyra jote e bukur Zili e idhujve. Sado që unë përpiqem të të përshkruaj Në të qenurit i dashur Ti e tejkalon. Vajta nga horizonti në horizont Kërkova dashurinë e të gjithë të dashuruarve Pashë shumë bukuri. Por Ti... Je diçka tjetër.
Tradita e devotshmërisë nuk është zhdukur. Ajo është ende e gjallë në kujtimet dhe në zemrat e shumë myslimanëve në mbarë botën. Në fakt, poezia e përmendur më lart është një nga poezitë e preferuara të grupit kryesor të myslimanëve të Azisë Jugore të cilët ngjallën një traditë të quajtur Qawwali, e njohur në Azinë Jugore dhe tani përtej kufijve, falë përpjekjeve të figurave si Nusrat Fatel Ali Khan. Kjo poemë e veçantë ishte një nga poemat e preferuara të grupit kryesor Qawwali të njohur si vëllezërit Sabri, të cilët e emëruan këngën e tyre Ya Muhammad, Nur-e Mojassam (―O Muhamed, Dritë e Mëshiruar‖). Poema vazhdon me këto vargje:
O Muhamed Dritë e Mëshiruar I dashuri im Mësuesi im Ti je: Imazhi i përsosjes së dashurisë Ndriçim i bukurisë së Zotit.
Kjo është tradita e mbajtjes gjallë të kujtimit të Profetit që ne do të trajtojmë në këtë vëllim. Nëse dëshirojmë të kuptojmë intimitetin që shumica e myslimanëve ndiejnë me Profetin, atëherë është jetike të angazhohemi me këtë traditë. Ndoshta kontrasti i fundit me kompleks inferioritetin e shumë myslimanëve modernë mund tëshihet përmes studimit të një deklarate të përbashkët mistike nga islami para modern. Kjo deklaratë përbëhet nga koleksioni i teksteve të njohura si hadith qudsi (traditat e shenjta), të cilat paraqesin bisedat private mes Zotit dhe Muhamedit. Këto deklarata janë thelbësore në jetën mistike të myslimanëve. Sipas një hadithi të tillë qudsi, Zoti i zbuloi Muhamedit: ―Lawlaka, ma khalaqtu...‖
Sikur të mos ishte për ty [O Muhamed] Nuk do të kisha krijuar Qiejt dhe Tokën.
Kjo deklaratë u bë aq e dashur për shumë myslimanë, ku në traditën poetike ishte e mjaftueshme ti referohej asaj me thjesht përmendjen e një fjale lawlaka (nëse jo për ty,) dhe publiku do të kuptonte rëndësinë e saj. Madje disa nga dijetarët që kanë vënë në dyshim vërtetësinë e kësaj deklarate, ende thonë se nëse kjo reflekton më tepër një shpjegim të devotshmërisë, më shumë sesa një bashkëbisedim aktual mes Zotit dhe Muhamedit, kuptimi i saj është ende i vlefshëm! Qasja ime në këtë vëllim është mjaft e thjeshtë: në pozitën e thjeshtë të një autori, unë nuk pretendoj në lidhje me qëllimin përfundimtar të krijimit të Zotit, apo në lidhje me faktin nëse Zoti e donte kaq shumë Muhamedin saqë krijoi botën për hir të Profetit. Çfarë pretendoj unë është se myslimanët, historikisht, e kanë dashur aq shumë Muhamedin saqë i kanë shprehur përkushtimin e tyre Profetit nëpërmjet kësaj deklarate që ai është shkaku përfundimtar i krijimit. Në këtë kuptim, Muhamedi është sikur figura Logos e variacionit që hasim në vargjet e para të Ungjillit të Gjonit: ―Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Zotin...‖ (Gjoni 1:1). Disa myslimanë kanë pohuar një nocion shumë të ngjashëm- që gjëja e parë që ka krijuar Zoti ishte Drita e Muhamedit. Kjo dritë e Muhamedit, që paraprin krijimin, zë një vend të ngjashëm për mistikët myslimanë se nocioni i Logos bën për shumë teologë të krishterë, ashtu siç bën këmbëngulja e myslimanëve modernë se ―Muhamedi ishte vetëm një njeri, një njeri i thjeshtë i vdekshëm.‖ Mund të ketë qenë vetëm një Muhamed historik, por kanë ekzistuar shumë kujtime të Muhamedit. Këtu do të lundrojmë nga Muhamedi historik tek këto kujtime të shumta, të cilat kanë mjaft rëndësi pasi myslimanët në fund të ditës lidhen jo pas një nocioni abstrakt të Muhamedit, por pas kujtimeve të veçanta, mësimeve specifike. Ne nuk mund të kuptojmë interpretimet e ndryshme të islamit pa kuptuar këto kujtime të shumta të Muhamedit.
Myslimanët tradicionalisht nuk e përmendin emrin e Profetit pa i shtuar një bekim nga pas: Sal-la All-llahu alejhi ua sel lem (―Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të!‖). Në Kur‘an thuhet: “Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam” (Kur‘an 33:56). Nëse Zoti dhe engjëjt e madhërojnë Muhamedin, myslimanët gjithashtu e kanë konsideruar të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë. Madje edhe në gjuhën angleze, shumë burime tradicionale myslimane vendosin simbolin (s) pas emrit të Muhamedit, si shkurtim i frazës ―Sal-la All-llahu alejhi ua sel lem‖. Nderime të ngjashme janë shtuar edhe pas emrave të profetëve të tjerë, të tilla si ‗Alejhi salam (Paqja qoftë mbi të!). Në persisht, turqisht dhe kontekstet e myslimanëve në Azinë Jugore shpesh një frazë e tillë si Hazrat, shtohet para emrave të profetëve. Termi Hazrat do të thotë ―Prezencë,‖ dhe implikon që në qeniet e profetëve secili zbulon Prezencën e Zotit. Pra, ndërkohë që në anglisht mund të përmendim thjesht ―Muhamed,‖ mënyra e duhur për t‘iu drejtuar Profetit në islam ngjan më tepër me ―ai në të cilin ne zbulojmë Prezencën e Zotit, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.‖ Një gjuhë e tillë e devotshme mund të ngjajë tepër e zbukuruar në anglisht. Në gjuhët islamike, megjithatë, nëse neglizhohet kjo nënkupton mungesë të mirësjelljes spirituale.
Fjalën e fundit në këtë hyrje do ia kushtojmë poetit dhe sufistit të madhe dhe të dashur të shekullit të trembëdhjetë, Mavlana Jalal al-din, i njohur në perëndim si Rumi. Rumi i cili përshkruhet si ―pasardhësi i shpirtit‖ të Muhamedit si dhe një person i cili në mënyrë specifike i ngjante Profetit,28përcjell disa anekdota të përzemërta rreth Profetit. Zoti e di më së miri, siç thonë myslimanët, në lidhje me vërtetësinë historike të këtyre shpjegimeve, megjithëse ekziston një e vërtetë rreth tyre që qëndron për popullin e Muhamedit. Një tregim rrëfen sesi një mik i Profetit i quajtur Anis ibn Malik kishte shtruar një gosti. Pasi ushqimi përfundoi, Anisi pa që një pecetë që një mysafir kishte përdorur ishte e verdhë (nga yndyra). Ai thirri shërbëtoren dhe i tha të hidhte pecetën në mes të zjarrit. Shërbëtorja ndoqi urdhrat e Anisit. Të gjithë mysafirët u habitën kur peceta ra në zjarr dhe bëri shumë tym. Pas një ore, ajo mori pecetën nga stufa dhe pa që ishte e pastër dhe e bardhë, pa asnjë papastërti në të. Mysafirët u mahnitën mjaft dhe i thanë Anisit: ―O miku i nderuar i Profetit! Si ka mundësi që peceta jo vetëm nuk u dogj, por u pastrua plotësisht?‖ Anisi tha: ―Ngaqë Mustafai [Muhamedi] kishte fshirë duart dhe buzët me këtë pecetë.‖ Rumi përfundon tregimin e tij me këtë ftesë, e cila duket e përshtatshme për udhëtimin tonë drejt kujtimeve të Muhamedit:
O zemër që ke frikë prej dënimit të xhehenemit, Njihu me atë dorë dhe të tilla buzë, Nëse Profeti dhuroi një të tillë nder,, mbi një trup të pajetë, Imagjino çfarë do të bëjë me të dashuruarin shpirt!29