• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

69. Letër

 

Harith Hamadaniut

 

 Kapu fort për litari të Kur’anit e merr mësim prej tij. Shikoje në dritën e tij të ligjshmen si të ligjshme e të paligjshmen si të paligjshme. Dëshmoje të drejtën që është thënë në të shkuarën. Nxirr mësim për të tashmen e botës nga historia e gjendjeve të mëparshme të saj, sepse njëra periudhë e saj  i shëmbëllen tjetrës, fundi i saj puqet me fillimin e saj dhe e përgjithshmja e saj është ndryshimi dhe ndarja. Gjykoje emrin e Zotit si tepër të madh për ta përmendur në çështje që nuk janë çështje të së drejtës. Kujtoje vdekjen më shpesh, por mos u mallo për të, përveçse kur do duhet t’i jesh përballë.

 

 Shmange veprimin që pëlqen të bësh, por që muslimanët s’e pëlqejnë. Shmange veprimin që pëlqen ta bësh fshehtas, sepse është turp të bëhet faqe botës. Shmange veprimin që vet bërësi e quan të keq dhe lyp ndjesë për të. Mos e vur nderin tënd në situata që e bëjnë objekt bisede.

 

Mos thuaj çdo gjë që dëgjon, se kjo të çon në gënjeshtër. Mos kundërshto çdo gjë që thonë të tjerët, se kjo të çon në injorancë. Vraje zemërimin tënd e fal kur ke pushtet. Tregohu i përmbajtur në çaste inati dhe ndjé, pavarësisht nga autoriteti, se kështu të venë punët shumë më mirë. Përdori për mirë favoret e Zotit e mos i shko kot bekimet e Tij. Dhe, bëhu ti vetë dëshmia e efekteve të tyre mbi ty.

 

Dije se më i shquari ndër besimtarët është më i dalluari në angazhimin e vetes, familjes e pronës, sepse jotja është vetëm ç’nis përpara, kurse ajo që lë pas u mbetet të tjerëve. Shmange shoqërinë e atij, që gjykohet keq dhe të cilit nuk ia duan punën, sepse njeriut ia di vlerën kush i rri më pranë.

 

Jeto në qytete të mëdha, ku muslimanët jetojnë në bashkësi. Shmangi vendet e dëfrimeve e të veseve e qendrat ku Zotit i binden pak. Kufizoje mendimin e mundimin në gjëra që të vlejnë, dhe mos shko shpesh e gjatë në pika tregtimi, sepse aty shenjon pisllëku e i cakton takimet Djalli. Shikoi shpesh ata që s’e kanë mirëqenien që ke ti, se kjo do të kujtojë mirënjohjen që ke borxh.

 

Mos u nis për udhë të premteve pa bërë lutjet, përveçse kur rrugëton për punë të Zotit apo ke ndonjë punë të përligjur. Bindju Zotit në të gjitha udhëzimet, sepse bindja ndaj Tij është përpara çdo gjëje tjetër. Nanurite zem rën me adhurim e dëgjim, dhe mos e detyro me forcë. Angazhoje kur është e lirë dhe e gëzuar, përveç rasteve të detyruara, që nuk duhen lënë pas dore e duhen kryer pesë herë në ditë.

 

Ji në përgjim, se mos vdekja të mbërthen 

 ndërkohë që i je larguar Zotit në kërkim të qejfeve të botës. Shmange shoqëri në e perversëve, sepse vesi shoqëron vesin. Shikoje Zotin të madh dhe duaji ata që e duan. Shmange zemërimin, se është nga armët më të fuqishme të arsenalit të armëve të Djallit.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top