• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

62. Letër

 

Popullit të Egjiptit, dërguar nëpërmjet Malik el-Eshterit, kur e caktoi gov ernator të këtij vendi

 

Kështu pra, Zoti i Madhërueshëm e nisi Muhammedin si paralajmërues i të gjithë botëve e dëshmitar i të gjithë profetëve. Kur vdiq ai, muslimanët u grindën për pushtetin pas tij. Për Allah, as që më kishte shkuar mendja e nuk e kisha imagjinuar kurrë që, pas Profetit, Arabët do t’ia hiqnin kalifatin Ehl-i Beitit, e që do mund të ma mohonin këtë pozicionI, veç kur pashë fare papritur turma njerëzish rreth e qark një njeriu, të cilit i betoheshin për besn ikëri.

 

 Por unë s’mund ta shtrija dorën time të besës. Pastaj pashë se si shumë njerëz i iknin Islamit për në gjendjen ku kishin qenë, duke dashur ta rrënonin fenë e Muhammedit. Atëhere më hyri frika mos Islami çahej e shkatërrohej, po të mos i dilja në mbrojtje atij e njerëzve të tij, gjë që do kishte qenë një goditje më e madhe sesa humbja e pushtetit. Se, tek e fundit, kjo s’mund të zgjaste shumë e çdo gjë do të kalonte, ashtu si zhduket një mirazh e tretet një   ré në qiell. Prandaj e mbajta veten në këto ngjarje, deri sa e keqja u shkatërrua e zhduk dhe feja gjeti siguri dhe paqe.

 

Pjesë e po asaj letre:

 

Për Allah, po t’i kisha ndeshur vetëm e ata të ishin aq shumë, sa ta mbush nin dheun cep më cep, s’do ta kisha humbur mendjen, as do isha shqetësuar. Unë jam i qartë në vetvete dhe Zoti më ka dhënë bindje në udhëprirjen time të drejtë dhe në udhëprirjen e tyre të gabuar. Kjo më jep shpresë të piqem me Zotin e t’i gëzoj shpërblimet e Tij, e më jep brengë sepse njerëz mendjengushtë dhe perversë morën në duar punët e shoqërisë, përvetësuan fondet e Zotit si t’i kishin të tyret, skllavëruan njerëzit e TijII, luftuan të virtytshmit dhe u vëllazëru an me mëkatarët.

 

Ndër ta është ai që Islami e ndëshkoi dhe e rrahu me fshikull, ngaqë u deh me verëIII, si dhe ai që s’e pranoi Islamin, deri sa e kuptoi se vetëm përmes tij mund t’i rriste fitimet e kësaj boteIV. Po të mos ishte kështu, unë nuk do kisha ngulur këmbë që t’ju mblidhja për t’ju qortuar, mobilizuar e nxitur për xhihad; po nëse nuk pranoni dhe tregoni dobësi, unë do t’ju braktis.

 

A nuk e shihni si janë rrudhur kufijtë e vendeve tuaja, si janë zaptuar qendrat tuaja të banimit, si i kanë rrëmbyer zotërimet tuaja, dhe si i kanë sul muar qytetet dhe tokat tuaja? Zoti pastë mëshirë për ju! Çohuni për ta dërrmuar armikun e mos qëndroni të përgjumur, ndryshe do duhet të mbani zgjedhën e skllavërisë dhe vulën e poshtërimit, e atëhere fati juaj do jetë vërtet i mbrapshtë. Rrini zgjuar, se, nëse flini ju, nuk fle hasmi juaj.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top