• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

54. Letër

 

 Dërguar Talhait dhe Zubeirit me anë të Imran bin Hasin KhuzeitI. Ebu Xha’fer el-Iskafi, autori i Nekd ul-Uthmanijje, e ka përmendur këtë letër në librin e tij Kitab ul-Mukadimeh, që trajton veprën dhe jetën e Imam Aliut

 

Kështu pra, ju e dini, megjithëse përpiqeni ta fshihni, që unë nuk kam shkuar tek njerëzit, deri sa erdhën ata tek unë, dhe që s’u kam kërkuar të më jepnin besë, deri sa ata vetë ma dhanë; edhe vet ju të dy keni qenë ndër ata që m’u afruan e më zgjatën dorën e besës. Sigurisht, njerëzit e thjeshtë nuk m’u betuan për besnikëri të detyruar nga ndonjë forcë, as sepse u dhanë pasuri. Nëse qetë dhe ju të dy të bindur se duhej të më betoheshit, kthehuni përsëri pas, një orë e më parë, dhe pendohuni përpara Zotit; e nëse më jeni betuar pa dëshirë, tashmë ma keni dhënë shkasin të veproj, sepse më qenkeni shfaqur të bindur për të më fshehur mosbindjen. Për Allah, ju s’keni më shumë të drejtë se muhaxhirët e tjerë, që ta maskoni dhe mbani fshehtë qëndrimin tuaj të vërtetëII. Do ta kishit patur më lehtë të mos ma jepnit besnikërinë, kur jua kërkova, se ta thyeni tani, pasi ma dhatë.

 

Thoni se jam vrasës i Uthmanit; le të zgjidhet, atëhere, një medinas që nuk është përkrahës nga të mitë, as nga tuajt, e të vendosë mes nesh. Po pas kësaj, njëri nga ne do duhet të përballet me dhunën e ligjit për fajin e bërë. Prandaj, hiqni dorë nga kjo rrugë tani, që keni vetëm njollën e turpit, e mos bëni t’ju shtohen edhe flakët e Ferrit. Wes-selam.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top