• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

47. Amanet

 

 Për Imam Hasanin dhe Imam Huseinin, pas atentatit të Ibn Mulxhemit

 

Ju këshilloj t’i jepeni Zotit e të mos i lakmoni kënaqësitë e kësaj bote, edhe sikur vetë ato t’ju rendin pas. Të mos ju vijë keq, kur ju mohohet gjë e saj. Flisni të vërtetën e veproni në mënyrë të tillë, që të prisni shpërblim. Të jeni armiq të shtypësve dhe ndihmës të të shtypurve. Ju këshilloj ju dhe gjithë fëmijët e mi e anëtarët e familjes time, si dhe këdo tjetër, të cilit mund t’i bien në dorë shkrimet e mia, që të keni frikë prej Zotit, t’i mbani parasysh punët tuaja dhe të mbani raporte të mira me të tjerët, sepse kam dëgjuar gjyshin tuaj, që thoshte: “Sheshimi i mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin është më i mirë se lutjet dhe agjërimi”. Mbani Zotin parasysh në sjelljet me jetimët dhe mos i lini të vuajnë nga uria e të rrënohen nën sytë tuaj.

 

Mbani Zotin parasysh në marrëdhëniet me fqinjët tuaj, sepse Profeti këshillohej me ta. Ai na nxiste e këshillonte edhe ne në të mirë të tyre, aq sa mendonim mos u linte pjesë në trashëgim. Mbani parasysh Zotin në çështjet e Kur’anit. Askush nuk duhet t’jua kalojë në veprimin mbi bazën e tij. Mbani parasysh Zotin në punët e lutjes, sepse lutja është shtyllë për fenë tuaj. Mbani parasysh Zotin në punët e shtëpisë së Tij.

 

Mos e braktisni sa të jeni gjallë, se nuk do t’ju kursejnë, po ta braktisni. Mbani parasysh Zotin në punët e xhihadit, duke përdorur në rrugën e Tij pasurinë, jetën dhe gjuhën tuaj. Nderojeni farefisninë e shpenzoni për të tjerët. Mos u bëni të huaj për njëri-tjetrin e mos i prishni lidhjet me njëri-tjetrin.

 

Mos hiqni dorë nga urdhë rimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes, ndryshe do ju mundë djallëzia dhe Zoti nuk do t’jua vërë më veshin, kur të doni t’i kërkoni. O bij të Abdul-Muttalibit, mos derdhni gjak muslimani duke u përligjur me vrasjen e Imam Aliut. Hapni sytë: Mos vrisni për llogari time, përveçse atë që vrau.

 

 Prisni sa të vdes nga goditja që më ka dhënë432. Vetëm atëhere mund t’ia merrni jetën, por vetëm me një të goditur; mos e torturoni e mos ia prisni gjym tyrët, se kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit, që thoshte, ‘mos i prisni duart e këm bët, edhe sikur të jenë të një qeni të tërbuar’.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top