• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

44. Letër

 

Ziadit, birit të një babe të panjohur, kur Imam Aliu u informua se Mu’avia i kishte shkruar për ta gënjyer e lidhur pas vetes si të afërm në gjak

 

Mësova se Mu’avia të kishte shkruar një letër për të ta mpirë tru rin e topitur dhe mprehtësinë. Ruhu prej tij, se është vet Djalli e ai i avitet besimtarit nga çdo anë - ballë për ballë e pas shpine dhe djathtas e majtas, në përpjekje për t’i mposhtur intelektin e për ta mbërthyer pastaj befasisht, kur nuk e ka mendjen fare.

 

Ka ndodhur në ditët e Umerit që Ebu SufianiI të nxirrte nga goja fjalë të papërgjegjshme e pëshpëritje qëllimliga e djallëzore, që nuk vendosin dot farefisni, as lindin dot të drejtën e trashëgimit. Ai që i merr parasysh, është si ai që shkon në gosti pa qenë i ftuar, apo si pagurja që varet në shalë të kalit.

 

 Shënim i Sejjid Raziut: Kur e lexoi Ziadi këtë letër, tha:

 

“Për Allah, vetë Ali ibn Ebu Talibi po më jep një provë që ai është im vëlla”. Kjo çështje i mbeti ndër mend, deri sa vetë Mu’avia e shpalli vëlla nga i ati. Shprehja ‘el-waghil’, që përdor Prijësi i Besimtarëve, kupton njer iun që i bashkohet shoqërisë së një tryeze për të pirë, pa qenë pjesëtar i saj. Si rregull, një njeri i tillë dëbohet dhe përçmohet. Kurse fjalët ‘Naut ul-muzebzeb’ nënkuptojnë paguren e drurit apo diçka të ngjashme me të, që lidhet pas shalës së kalit e lëkundet sa andej këtej kur kalorësi nget kafshën për ta nxituar.

 

____________

 Në ditët e kalifit Umer, Ziadi ishte dërguar me një mision luftarak në Jemen. Kur u kthye pasi kishte mbaruar punë, iu drejtua me një fjalim një grupi njerëzish ku bënin pjesë Imam Aliu, kalifi Umer, Amr bin Asi dhe Ebu Sufiani. Amrit i bëri shumë për shtypje mprehtësia e tij dhe tha: “Sa djalë i mirë! Po të kishte qenë kureish, mund të kishte drejtuar gjithë Arabinë nën skeptrin e tij”. Ebu Sufiani ia ktheu: “Ai është kureish dhe unë e di se kush është i ati”. Amr bin Asi e pyeti kush ishte, dhe Ebu Sufiani iu përgjigj: “Jam unë”.

 

Në fakt, kronikat thonë se nëna e Ziadit, Semija, ishte një skllave e re e Harith bin Kildes, gruaja e një skllavi që quhej Ubejd. Ajo bënte jetë të shthurur në lagjen Harrat ul Bakije të qytetit Taif, që frekuentohej nga njerëz të degjeneruar e imoralë. Një herë kishte shkuar tek ajo edhe Ebu Sufiani me ndërmjetësinë e Ebu Merjem Salulit.

 

Si rezultat lindi Ziadi. Kur e dëgjoi këtë histori nga Ebu Sufiani, Amri e pyeti pse nuk e kishte shpallur një gjë të tillë. Ebu Sufiani tregoi me gisht kalifin Umer e i tha se kishte frikë prej tij, përndry she do ta kishte njohur për djalë. E vërteta është se ai s’guxoi kurrë të fliste sa ishte gjallë Umeri. Po kur Mu’avia e ndjeu veten mjaft të fuqishëm, nisi të këmbente letra me Ziadin, sepse kishte nevojë për njerëz të zotë, të zgjuar, dinakë dhe mjeshtër të makinacioneve.

 

Imam Aliu mori informacion për letërkëmbimin e tyre dhe i shkroi Ziadit një letër, me të cilën e paralajmëronte të mos binte në kurthin e Mu’avies. Por kjo i shkonte shumë për shtat karakterit të Ziadit. Ai u hodh në krah të Mu’avies, që e shpalli vëlla dhe e përfshiu në familjen e tij, megjithëse Profeti kishte deklaruar: Fëmija i njihet një bashkëshorti të ligjshëm, ndërsa shkelësi i kurorës mar tesore meriton vetëm gurë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top