• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

41. Letër

 

Një nëpunësi

 

Unë të kisha bërë njeriun tim të rëndësishëm, shok udhe në misionin tim. Askënd tjetër nga farefisi s’e shikoja më afër se ti në çështje besnikërie e në përmbushjen dhe përligjien e shpresave të mia. Po kur koha mësyu tët vëlla, armiku i shpalli luftë, besimi i njerëzve u përçudnua dhe ummeti mbeti i dyzuar në udhëkryq, ia ktheve shpinën edhe ti. E braktise, kur e braktisën të tjerët, e le në baltë, kur e lanë të tjerët dhe e tradhtove bashkë me të tjerët. Nuk ndënje krah tët vëllai, nuk e përligje besimin e tij.

 

Duket se ti s’do që ta fitosh kënaqësinë e Zotit me xhihad e nuk ke patur qëllime të mira ndaj Tij; ke luajtur me njerëzit për kënaqësi të kësaj bote e ke pritur vetëm kur të binin në çoroditje, për të zhvatur nga pasuria e tyre. E sapo t’u dha mundësia për të shpërdorur besimin e tyre, dole nga hija ku rrije në pritë me një kërcim grabitqari, duke kafshuar copa pasurishë që ishin caktuar për vejusha e jetimë, siç kafshon ujku një dele të plagosur e të pafuqishme.

 

Pastaj e ngarkove prenë e rrëmbyer për Hixhaz, i kënaqur nga vetja e pa asnjë brerje në ndërgjegje. Sikur po çoje në shtëpi ç’të kish lënë yt atë e jot’ ëmë! Mallkimi i Zotit rëntë mbi këdo që do të keqen e Tij. Zot i Madh! Nuk e beson Ditën e Gjykimit? S’paske frikë nga llogaria që do japësh?

 

O ti, që ndër ne mbaheshe i mençur! Si mund ta gëzosh të ngrënët e të pirët, kur e di që ha e pi atë që s’është marrë në rrugë të ligjshme? Si mund të blesh skllave të reja e gra të veja me para jetimësh, varfanjakësh, besimtarësh e pjesëmarrësish në xhihad? Vet Zoti i kish ndarë ato para për ta e për të mbrojtur e forcuar qytetet e Tij. Ki frikë nga Zoti dhe ktheua njerëzve gjënë e tyre. Nëse s’vepron kështu e Zoti më jep fuqi mbi fatin tënd, do t’i shfajësohem duke ta këputur jetën me shpatën time, që ti e di mirë se shpie drejt e në Zjarr.

 

Për Atë Zot, edhe sikur vet Hasani e Huseini t’i kishin bërë ato që ke bërë ti atje, s’do kisha pasur pikë mëshire për ta; rrugët tona s’do puqeshin më kurrë, veç po t’i sillja prapë në të drejtë e pasi ta çrrënjosja të keqen e prapësisë së tyre. Të betohem, për Allah! Sikur e gjithë kjo pasuri, që ti e bëre tënden kaq paturpësisht, të më kish rënë në pjesë si haku im i ligjshëm, e unë ta kisha, pra, të drejtën për t’ua lënë fëmijëve të mi, shpirti im s’do mundej të gjente paqe, kurrë. Mblidh veten e mendo për një çast sikur shetitja jote në këtë botë mori fund dhe përfundoi nën dhé të zi: Atë kohë do të të shfaqet gjithë ç’ke bërë e do jesh atje ku mëkatarët ulurijnë: “Medet!”

 

 Sepse duan të rikthehen, po më kot. Sepse e kanë shpenzuar jetën dhe ka sosur koha kur mund të shpëtonin.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top