• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

26. Letër

 

Imam Aliu e ka shkruar këtë letër me porosi për një nga nëpunësit që kishte dërguar për mbledhje taksash

 

Druaju Zotit në ato punë e raste, kur askush tjetër s’të është pranë, përveç Tij, dhe askush tjetër s’të vëzhgon, përveç Tij. Përpiqu që ajo që bën publikisht në bindje të Zotit, të mos jetë ndryshe prej asaj që bën kur je vetëm. Kush ka për fytyrë të vetmisë fytyrën që shfaq në shoqëri dhe s’bën dot ndry she nga ç’thotë, e ka kryer detyrën e tij. Adhurimi i tij është i pastër qelibar. Ki parasysh, gjithashtu, që të mos i acarosh, të mos i bësh të pakënaqur dhe të mos i përçmosh për shkak të pozitës tënde prej nëpunësi të lartë.

 

Ata janë vëllezërit e tu në besim dhe ndihmojnë në përtëritjen e pandërprerë të të ardhurave. Natyrisht, në këtë taksë ti ke të drejtën tënde të njohur mbi një pjesë të caktuar të saj; po në të kanë të drejtë dhe të tjerë pjesëtarë, e këta janë të varfrit, të gjymtuarit e ata që heqin për bukën e gojës. Ne do ta përmbushim të drejtën tënde, nëse ti përmbush të drejtën e tyre. Po nëse nuk vepron kështu, Ditën e Gjykimit do kesh numrin më të madh të armiqve!

 

Sa fatkeq është njeriu, që në Gjyqin e Zotit do ketë kundër nevojtarët, të skamurit, lypsarët, të përzënët, borxhlinjtë e endacakët pa asnjë qindarkë në xhep! Ai që s’e merr besimin se riozisht, që gjen gëzim në tradhti e s’e mban dot të panjollë veten e besën, fiton përbuzjen më të madhe të kësaj bote.

E s’ka dyshim që përçmimi e mjerimi i tij në botën tjetër do jenë ku e ku! Sigurisht, tradhtia më e ndyrë është ajo që bëhet kundër popullit dhe mashtrimi më i shëmtuar është ai që i bëhet Imamit të tij. E s’kam se ç’them më pas kësaj.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top