• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

18. Letër

 

Abdullah bin Abbasit, governatorit të Basras

 

Ti e di që Basra është vendi ku ka bërë Shejtani këmbë për të mbjellur trazira. Mbaji banorët e saj të kënaqur, duke i trajtuar njerëzisht, e hiqua nga zemra ankthet e frikës. Kam marrë vesh për rreptësinë e treguar ndaj beni TemimitI e për dhunën e ushtruar kundrejt tyre. Beni Temimët janë nga ata që kur u perëndon një yll, u lind një yll tjetër. Në periudhën para Islamit s’ua kalonte njeri në artin e luftës dhe në fisnikëri, po as tani, në Islam, s’ua kalon. Me ne kanë një lidhje gjaku të veçantë dhe një raport të posaçëm. Do ketë shpërblim për ne, në se i kushtojmë vëmendje farefisit, dhe do biem në mëkat, nëse e harrojmë dhe e shpërfillim. O Ebu Abbas, Allahu të mëshiroftë! Përm baje veten në ato që thua ose bën me njerëzit e tu, qoftë për mirë apo për keq. Ne të dy jemi partnerë në këtë përgjegjësi. Më jep për veten tënde prova që përputhen me përshtypjet e mira që kam për ty, e mos më provo që mendimi im për ty ka qenë i gabuar.

__________

 

( Kur arritën në Basra Talhai dhe Zubeiri, një pjesë e beni Temimëve iu bashkua re belimit të tyre për t’i marrë hakun Kalifit dhe u shqua shumë në përhapjen e trazirave. Duke u nisur nga kjo armiqësi e tyre e nga thyerja e betimit të besnikërisë, Abdullah ibn Abbasi nisi t’i keqtrajtonte. Sjelljet e tij ndaj tyre u bënë edhe më të ashpra, kur u bë governator i Basras. Por në këtë fis kishte edhe pasues të sinqertë të Imam Aliut. Ata i dërguan Imam Aliut nëpërmjet Harithe bin Kudames një letër, në të cilën i ankoheshin për keqtrajtimin e njerëzve të tyre. Atëhere Imam Aliu i shkroi Abdullah ibn Abbasit këtë letër, me të cilën e porosiste të ndryshonte metodat e të sillej mirë me ta, si dhe i tërhiqte vëmendjen në af ërsinë gjinore, që ekzistonte midis beni Hashimit dhe beni Temimit. Kjo farefisni vinte nga fakti që beni Hashimi dhe beni Temimi takoheshin në pikëpamje gjenealogjike tek Ilias bin Muziri, sepse Hashimi është pasardhës i Mudrie bin Iliasit ndërsa Temimi është pasardhës i Tebikhe bin Iliasit.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top