Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Kurani, Ehli Bejti dhe rishikimi i të vërtetës së humbur historike

Në emër të Atij që është Një, i Vetëm dhe pa të shoq – dhe me paqen e zemrës për Profetin Muhamed dhe Familjen e tij të pastër.

Ky shkrim nuk është përçarje. Nuk është propagandë.

Është një thirrje. E butë në ton, por e prerë në thelb: Koha për të ndalur hipokrizinë selektive në trajtimin e historisë sonë islame.

1-Keqpërdorimi i "Tilkë ummetun kad khalet" dhe heshtja strategjike

Ajeti "تلك أمة قد خلت" “Ai ishte një popull që iku (ka kaluar). Ata e kanë atë që fituan dhe ju do ta keni atë që do të fitoni. Dhe nuk do të pyeteni për atë që bënin ata.” (El-Bekare, 2:134), shpesh po përdoret për të ndaluar diskutimet mbi periudhën e hershme të Islamit. Por pas një leximi kontekstual, shohim se ajeti flet për përgjegjësinë individuale, jo për ndalimin e kujtesës kolektive.

Vetë Kurani përmban më shumë se 60% materiale historike – përmendja e Profetëve, popujve të shkatërruar, dhe episodet morale të së kaluarës janë baza e tij pedagogjike.

Ai tregon për Faraonin, për Beni Israelët, për Jobin, për Nuhun, për Musaun – jo për kuriozitet por për mësim dhe reflektim.

A nuk thotë vetë Zoti: «لقد كان في قصصهم عبرة لأولي الألباب»?

“Vërtet, në tregimet e tyre ka mësim për ata që kanë mend (zemër).” (Jusuf, 12:111)

Po pse kur flitet për padrejtësitë ndaj Ehli Bejtit, papritmas na kërkohet të heshtim? Pse të lejohet të flitet për meritat e disa sahabëve, por ndalohet të thuhet e vërteta për gjakderdhjen dhe marginalizimin e familjes së Profetit?

A nuk është kjo një selektivitet i turpshëm?

Historia nuk është një tabak me ëmbëlsira ku marrim çfarë na pëlqen dhe hedhim pjesën që na djeg në gjuhë.

Të flasësh për padrejtësitë ndaj Ehli Bejtit – nuk është “gjymtim i unitetit”, por shërim i ndërgjegjes së plagosur.

2-A është renditja aktuale e Kuranit ajo që deshi Profeti?

Nuk është tabu të pyesim: Pse Profeti nuk e mbledhi vetë Kuranin?

Kur ai kishte sekretarë të shpalljes, a thua u largua pa një projekt të plotë? Apo ishte ndalur nga rrethanat? Apo kishte lënë dikë me këtë amanet?

Kjo çon në tri mundësi:

1. Ose Profeti neglizhoi këtë detyrë – çka bie ndesh me idenë e tij si udhëheqës i përsosur;

2. Ose vdekja e tij e parakohshme e pengoi – çka do të kërkonte një vazhdues të autorizuar;

3. Ose ai e delegoi këtë detyrë tek dikush?

Tradita thotë: Ky ishte Imam Aliu.

Në versionin që kemi sot, renditja e sureve dhe ajeteve nuk pasqyron kronologjinë e shpalljes (tanzil), por është rezultat i një redaktimi të mëvonshëm, të udhëhequr nga figura si Zaid ibn Thabiti nën urdhrat e kalifëve. Imam Aliu nuk ishte as pjesë e këtij komisioni. Pse? A nuk ishte ai "derë e dijes", sipas vetë Profetit? Përjashtimi i tij nuk është teknik, por teologjik – ishte një mënyrë për të kontrolluar narrativën.

Kjo është e patolerueshme. Kur Aliu, sipas burimeve të shumta, e kishte mbledhur Kuranin sipas renditjes së zbritjes (tanzil), dhe kishte sqaruar kontekstin e çdo ajeti – ky Mus'haf u la mënjanë. Pse? Sepse nuk përputhej me qëllimet politike të kalifatit të sapoformuar.

Më pas, vetë Abdullah bin Mesudi dhe Aishja e refuzuan versionin e Mus'hafit të Osmanit. A mund të heshtim para këtij fakti?

3-Ajetet kyçe për Ehlul Bejtin dhe manipulimi i vendosjes së tyre

-Shembulli më tronditës është: ajeti “اليوم أكملت لكم دينكم”

“Sot jua përkryeva fenë tuaj, dhe e plotësova ndaj jush mirësinë Time, dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” (El-Maide, 5:3) – një shpallje epokale mbi përkryerjen e fesë – futet në rënditje në mes të ndalesave ushqimore dhe therjes së kafshëve?!!!

Pse? A kishte Profeti tastierë “copy-paste”? Apo ndonjë dorë tjetër e shtyu aty për ta fshehur madhështinë e Ghadir Khumm?

A ishte kjo mënyra për të fshirë emrin e Aliut pa fshirë ajetin?

-Një tjetër shembull është ajeti "إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ…" që shumica e komentuesve e lidhin me Imam Aliun kur ai dha unazën gjatë rukusë.

Ky ajet përmend Allahun, të Dërguarin dhe “ata që besojnë, që falin namazin dhe japin zekatin duke qenë në ruku” – sipas shumicës së komentatorëve, ky është Imam Aliu në momentin kur i jep një të varfri unazën e tij gjatë faljes.Përdorimi i "inname" (vetëm) dhe i shumësit "الذين آمنوا" (ata që besuan) është një metodë stilistike për të përfshirë edhe pasardhësit e Aliut.

Por ku është problemi?

Ky ajet – që flet për autoritetin (walayah) hyjnor – nuk gjendet në një pozicion që i jep atij peshën dhe kontekstin teologjik që i takon. Ai është futur brenda një serie ajetesh të përgjithshme, pa lidhje direkte me shpalljen madhështore të Ghadir Khumm-it, as me ajetin vijues "وَمَن يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ..." që sugjeron përbashkësinë shpirtërore me Ehlul Bejtin.

Kjo bie ndesh me një parim themelor të Kuranit që gjendet në po të njëjtën sure:

"يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ"

(“O i Dërguar! Shpall atë që t’u zbrit nga Zoti yt!”) – [Maide:67]

Ky ajet e urdhëron Profetin të mos fshehë asgjë nga shpallja – dhe i premton mbrojtje hyjnore ndaj kundërshtarëve. Shumë burime thonë se ky ajet zbriti për rastin e Ghadir Khumm – kur Profeti shpalli Aliun si pasardhës.

Pra, si është e mundur që shpallja e një pasuesi legjitim, e një ngjarjeje epokale që ndau udhëzimin nga politika, të futet në mënyrë të fshehur, në një ajet pa kontekst të drejtpërdrejtë?

-"Innama yuridu Allah..." (El-Ahzab:33) është një tjetër shembull ku formula "Innama" përdoret për përjashtim dhe ekskluzivitet – dhe në këtë rast, për pastrimin e Ehlul Bejtit nga çdo papastërti.

Por çfarë ndodh?

Ky fragment monumental futet brenda një konteksti që flet për gratë e Profetit, por papritmas ndërron damiri (zamiri) nga mbarësia femërore “كنّ” (kunne) në mbarësi mashkullore “كم” (kum), që nuk i përshtatet më grave, por tregon për një grup tjetër – Ehlul Bejtin, që përfshin Aliun, Fatimen, Hasan-in e Husejnin.

Ky ndërrim gjuhësor është dëshmi e gjallë se ajeti “Innama yuridu Allah...” nuk i drejtohet grave të Profetit, por një kategorie tjetër më të lartë – Familjes së pastruar (Ahlul Bejt).

4-Imam Aliu – “Ajeti” i refuzuar i këtij ymeti

Kurani na tregon se populli i Thamudit u shkatërrua sepse refuzoi "Naqatullah" – devenë e Allahut, që ishte shenjë hyjnore për ta testuar bindjen.

Ajo nuk ishte thjesht kafshë – ishte “Ajah”. Dhe kur e therën – Zoti i shkatërroi.

Po ymeti ynë?

Çfarë bëri me “Ajahun” që u lind brenda Qabesë, që ngriti flamurin në Badr, Uhud e Khayber?

Me Aliun që Profeti e shpalli si “Wali” në Ghadir, dhe e quajti “Porta e Dijes”?

E lanë jashtë testamentit. E lanë jashtë kodifikimit të Kuranit. E therën në sexhde, në xhami, me shpata të ymetit të vet.

A nuk është kjo si therja e devenë hyjnore në shtëpinë e Zotit?

# Koha për rizgjim, jo për komoditet

Ky reflektim nuk është për të ndarë, por për të zgjuar.

Renditja e Kuranit, përjashtimi i Ehlul Bejtit, heshtja e qëllimshme – nuk janë “sekrete hyjnore” por plagë të hapura që duan guxim për t'u parë dhe kurajë për t'u trajtuar.

Të mbrosh të vërtetën nuk është rrezik. Është nder.

Të reflektosh nuk është përçarje. Është përulje para Zotit.

اللهم صل على محمد وآل محمد

O Zot, dërgo bekime mbi Muhamedin dhe Familjen e tij – mbajtësit e dritës, trashëgimtarët e shpalljes, dhe gurthemeli i ndërgjegjes sonë.

Nëse ky reflektim të tronditi – është mirë. Se zemrat e gjalla nuk duhen ledhatuar, por zgjuar.

Ndaje nëse beson se historia nuk është pronë e pushtetit – por amanet i ndërgjegjes.

 

*****

Drilon Gashi

 

 

  • Kush jan shiithna asheri?
  • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
  • Fatkeqësia e së Enjtes,
  • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
  • Kurani, Ehli Bejti dhe rishikimi i të vërtetës së humbur historike
  • Dashuri ose urrejtje
  • Imamët e Ehli Sunnetit we Xhematit dhe udhëheqësit e tyre
  • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Kurani, Ehli Bejti dhe rishikimi i të vërtetës së humbur historike
    • Dashuri ose urrejtje
    • Imamët e Ehli Sunnetit we Xhematit dhe udhëheqësit e tyre
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top